Sylë Mujaj:MISIONI LETRAR-Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi
Faqja 1 e 1
Sylë Mujaj:MISIONI LETRAR-Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi
Sylë Mujaj:MISIONI LETRAR-Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi
MISIONI LETRAR
*
MUSA JUPOLLI
ti poet që i këndon dashurisë
pa më thuaj në vena t'vlon
si valë në dallgore fuqishëm
lapsi në letër i atdhedashurisë
fjala e misionit letrar
studim e mjeshtri
toponim e morfologji
ti piktor hyjnizim i dashurisë
tablo në pëlhurë Atdheun
analogji me të kaluarën e sot
në kujtesë fotografi e pikturë
ti arkitekt në zbukurim
në shtizë flamuri valon
Bashkimin e Shqipërisë
fikcion e realitet
po ti bujk në grusht dheun puthë
bukëbardhë e bereqetshëm premtimdhënës
mësues i fëmijëve tanë në mësim
Lahutë t'Malcis'e
O Moj Shqypni
shkodranishte
siomologji në gjeografi
E NËNA
Nëna o Atdheu im
në lindje motër e vëlla
shton dashuri
lidhë miqësi
Vajza nga Dardania
ka dhënë Besë
djalit nga Çamëria
Ftesë:
Jungjatjeta,
jeni të ftuar
me 28 Nëntor
Dasmë bën Shqipëria !
*
Ku ka më bukur se Atdhe e Dashuri ?
musa jupolli,06/07/2012
Mentor Thaqi
N´bekim Trolli, imvëlla Musa Jupolli! *** Falë vargu prej së largu!
*E MISIONI I VARGUT?!
Me ngjyra,
po po me ngjyra
mbahet edhe lektyra
dhe ruhet
aty ku duhet!
Vargu
ndërtuar me fjalë
poetike
edhe prej së largu
sjellë valë
tejoqeanike,
nuk ka një Shabllon
por ka një Mision
kur lexohet
dhe mbarëkuptohet!
Në Etapat e mia
kohore
arbërore,
as GjysmëDielli
e as GjysmëHëne,
as pata
e as pashë
se vetëm kjeshë,
e tevona,
po drapër,
po çekan
e jo drapër dhe çekan
mbi timin AtDhe
që mi thanë Vatan
që nga dje
e jo pardje!
Kryqëzatave herët
nuk iu ramë kurrë
përmes
me t´pabesë,
ishin sa t´ngrira
e sa t´vala
e herëherë në unison,
pajë mi tha fjala
mr t´vetin Mision.
Atë Ftesë,
me kënaqësi shpirti
e pranoj
ImVëllaPoet,
me besë,
me Shpresë
se Dasmë do jetë
e një dashurie t´vërtetë!
Misioni yt letrar,
Mision dhe qëllim
n´mësim
e jo n´kamuflim
Poet,
e din më së miri
ti vargliri
dhe ashtu mbet,
dritë kandili
t´falë secili
Atdheut t´vet!
Mbarësi,
n´trashëgimi
o Shqipni!
Ashtu kjoftë,
sot,
n´mot,
kjo Tokë
u bekoftë!
Mentor Thaqi VS., 06.07.2012
SYLË MUJAJ
Ne Përgatitje dasme ishim me vite.... tash erdhën ditët, kur vajza nga Dardania u nisë për te djali ne Çamëri....ajo qau bjeshkët e e afër detit ne amfiteatrin e Butrintit do bëhet festa e madhe, janë te ftuar dëgjova edhe Doruntina e Kostandini, ...Nora e Kelmendit herët e shtrëngoj “çinngat e Atit”, thirrin nga Bjeshka edhe Ded Gjo Lulin e Mic Sokolim, nga Karadaku po vjen Idriz Seferi me burra,,,,.....
Heeeeeee Sot kemi dasmë te madhe, e poetet e imituan tokën shqiptare se bashku ne ISOOOO-n e tyre Musa, Mentori e Xhemaili me ta është e A.Përgjegjaj, ftesa jo rastësisht u bë nga ta, atje neper “zik-zakët”, leqet e malësisë po vejnë edhe çika e Malësisë nga Tuzi Xhesika, ....
E misionarë e artit kombëtar po e rregullojnë skenën qe te dalim mirë ne dasmën e madhe ....
SKËNDERBEU
Sot, ura e shenjtë
Zgjohet më herët
Retë shprishura
U bënë bashkë,
Qyqet harruan
Refrenin e vetë,
Në Kosovë
Po vije Skënderbeu.
Kullë e Dukagjinit
Sot,
Zgjeroi frëngjitë
Dri me Dri u lidhen
Në hartën gjeografike
Kambanat qe herët,
Zgjuan Dardaninë
Erdhi në Kosovë
Skënderbeu.
ADEM JASHARI ME NE
Atëbotë zogjtë s’kënduan
S’këndonin atëbotë as zanat
E koha e vështirë, me ty kaloj,
Kur kënga e agimeve preki buzët e kallura
Dhe liria Kosovë u shumëzua.
Emri yt jehonë, kushtrim kombin mbuloj,
Martirë për liri.
Dhe ti je aty,
Je aty Adem, populli të thërret,
Atëherë mësove sa duhet jeta,
Sa duhet liria,
Dhe Kosova
Dhe si ruhet familja,
Hej, Shaban, Hamëz, dëshmor, sa vetë..
Arritëm në prag t’bashkimit, ecim me lehtë,
Rini, burrëri, gra, kujtojmë për veti,
Ishin vepra e juaja, mesazh për jetë.
ALI (ALIU) KELMENDI
(akrostik)
Ah kur kohë stuhish - furtunash nder ne,
Lëshuan shtatë dhe plandosen dhembje
Lëshove kushtrim lirie n’djalëri,
I vogël jam atdhe, betim me ke.
Kalove mure
Theve prangat,
Teksa lirinë kërkove,
Edhe copë rrugëtim le porosi n`bashkim,
Lëvizje, fronte, se bashku dëshirove,
Me fjalë malësori t`përshëndes n`amshim.
Edhe Rugova n`Preshevë, tha lotin,
N`çadrat fjalësh Tua, gjithëve na ke.
Dhe vegimi i fjalëve tua
Bashkim koha moti,
Idol, mbete.
Ti je me ne.
ADEM DEMAQI
(akrostik)
Atdheu matet, njeri personaliteti,
Duam apo s’duam Demaqi korife,
Edhe “prishi politika”, autoritete,
Mësuam, e pati lirin ne gji e fjalën atdhe.
Do duam, nderojmë këtë shqiptar,
E kishte Kosovën me veti n’ qeli,
Me mbeti çdo herë Ademi krenar,
Arritëm duke “shtyrë”, pa fajin e tij,
Qëndrove “Bac”, sot ec në stuhi,
Ishe shkëmb, të qenit njeri.
Kalove, grila, burgje, ti mbete rrugëtim
Radhite dekada burgjesh, zëri vazhdon,
Erdhi kohën e re, prinë ne çlirim,
Na mbetemi ne dëgjim, na sugjeron,
Adem ishe për liri, me ty bashkim,
Ra vuajtja, populli shpreh nderim.
VETËVENDOSJES SE KOSOVËS
Ti theve prangat, ngrite kokë
Rini e vrullshme,
Rënkove jo kotë për ditën e Re,
Të vjetër sa qenia ime.
Idol Ballkani Che Gevara e nise,
Burgun kalove, ec krenar me ne,
U nise po e prek burrërinë,
Ne kërkojmë, ti e preke Atë,
I ri, kur kërkoje lirinë.
Athua kaç u dashka, hiqet verbëria,
Le çdo gjë, mbështetur në dashuri,
Bëre hap që ty të donë rinia,
The bindshëm; jo, jo më anarki,
Në tribunë populli, Krenaria.
Kalove shtigje dhe u kalite në jetë,
U ngrite nga robëria në energji,
Rrugëton, pengesat i sfidon,
Të ecet Shqip në shekullin e Ri,
I ri mbetsh në popull LIRI.
STUDENTI
Sot valle shqipe n’Prishtinë
Të "bletëve punëtore",
Protestë
Protestë
Protestë,
U zgjuam natën dhe takimin mbërrimë,
Dikush gëzim, tjerët festë,
Erdhëm mes konviktesh, në vendtakim
Nëpër biseda, takime kombëtare
Të "shenjë e zjarrit", mbajtën fjalim...
Ishim në rrugëtim si kurrë më parë.
1 herë, Kosova, ah, koha jonë
9 herë takimesh që depërtoi,
8 herë zë studentit a është vonë,
1 rreze dielli në legjendë, fitoi
E sot 2011 - ta është gati:
Dhe pyetja e rend shpërthen?:
Kjo rini mbajti robëri.
MËSUESI
Ai, mësoi nxënës, jashtë programit t’partisë,
Eci, me nxënës dorë për dore,
Ai s’la “libër të ndaluar”, detyrë shtëpie,
U ngrit e vazhdoi prore,
Edhe studenti, krenari,
Se gjenerata po i vije mbas,
Ishte mësuesi, zgjoi kombëtari.
Ishte, mbetet krenari në çdo çast.
Vitet kaluan, çunat u bënë burra,
I quam mësim-edukim në vepër,
Të demonstratave urtë pa turra,
Ishin, për një të re tjetër,
Të mëdhenj mësues-nxënës pa tjetër.
1 herë me mësues, mbuluar çdo qytet
9 herë mësuesi te kushtrimi,
8 herë mësuesit simbol për jetë,
1 herë shenjë falënderimi.
NXËNËSI
Atëherë kur n’pranverë, ra kushtrimi,
Dhe xixëllonja, nxënësit kombëtar,
Erdhën në rrugëtim, për liri e shpëtim.
Dhembja e madhe pëlcet,
Me t’mitur, n’burgun e parë.
Ai, si lulja e ngulfatur
Vodhi rrezet e shpëtimit
Dhe u u rrit, u bë burrë në qeli,
1 herë, sot në rrugëtim,
9 herë, në burg nxënësi i mirë,
8 herë, nga burgu plotësove mësim,
1 herë, për Kosovën e lirë.
NËNA
(akrostik)
Në agun e hershëm, nënëlokja zgjuar,
E mori qumështin për fëmijët ngadalë,
Në mërrolët e ballit, ju dëftua,
A është biri në burg sot i gjallë,
E vërtetë: “çka mendon nëna mos të gjet”.
Ti ec me mua në terrin e zi,
E fort nënëloke, bëre fëmijë.
Buzë pragut vizitoje, buzën kafshon,
Unë e fort bir, fjala me dridhërimë,
Renditën rrudhat balli, me përqafon,
Gati nxuri n’thua, duart t’lidhura.
Dhe ofshamat godasin, bëhem i qetë.
Me dorën e hijeve dhe pikëllimeve
Përshëndeti kohën dhe dhembjet.
U bëftë ashtu bir, në qeli, nëna pretë,
Rënd e paske, duhet të kesh jetë, rini,
Ishin fjalë lokje, ndjenjën vullnet,
Të vizita, përshëndetje, sytë e mi.
MINATORI
Miniera dridhej, teksa studenti u zgjua,
Ishin mineralet në rrugëtim,
Nëpër zgafelle u kërkua,
Ashtu, pritem këtë agim.
Miniera dridhej, teksa studenti u zgjua,
Ortek i vije Kosovës çdo anë sot,
Rënkojnë bjeshkët, si kohën e lashtë,
Ishte Dardania, nuk e themi kot.
Në maratonën e gjatë të lirisë.
1 herë qytetaria, ec në fitore,
9 herë kushtrimi qytet e katund,
8 herë po ecën krenare prore,
1 herë nisja nuk u ndal askund.
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Jul 07, 2012 9:07 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sylë Mujaj:MISIONI LETRAR-Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi
BUJKU
Dhe ai mbolli lirinë si arën
Dhe grurin për bukën e jetën.
Ai la plugun... mori rrugën e marshit
U bashkua nëpër Kosovë,
Ja dha pushtuesit flakaresh në kalim,
Këndoj me student, Prishtinë, Tetovë,
U bë ne popullit, bujk dëshmor.
Ishte bujku krenar në udhëtim.
I patrembur qiti gjoksin “hienave” grabitqar,
I pa ndarë me fëmijët – rini,
Ai dha ushqim e para,
Ishte, bujku, hyri ne histori,
Të fituarat, quhen krenari.
1 herë, bujkun kujtojmë
9 herë, u ngritëm lavdërim,
8 herë, dëshmuat e ju mendojmë,
1 herë, bindet në nderim.
KULLA E ISA BOLETINIT
(akrostik)
Kaluan shumë vite baca Isë,
U larguan sorrat dhe retë e zeza,
Le kullë dhe jetën trim i Shqipërisë,
Le porosi Isniqin, le mullar e lëmesa,
Aty mburrëm, porosi për kombin mbarë.
Erdhi krenaria e popullit shqiptar,
Ishim në ethe nga pushtuesi klasik,
Sa fshehtas kujtuam, sot me ty krenar,
Arritëm te kulla, populli fisnik.
Bëhet festa thirret, o Isë Boletini,
Ofshame, tri varret u përkujtuan,
Lë kushtrim, Vlore, andej Verrinj,
E jotja dita, emri yt na nderon,
T’mos ndalet bashkimit si sot,
Isë përshëndesim ne këtë mënyrë,
Në ecjet nuk ndalemi më dot,
Të bashkuar e pruam këtë porosi.
2 herë bashkë Kosovë, Shqipëri,
0 frohen “bletët”, me vlera,
1 herë puthe shqip në pavarësi,
1 bëhemi baca Isë tu rrit ndera.
BUNARI I MILOSH KOPILIQIT
(akrostik)
Të përgatitur shqiptarët “mbrehen” kosat,
E rrajë kombi i afrohen bunarit ngadalë,
Bunarit krenar “plisin” mbi ballë,
Urojnë në takim Drenicë e Rugovë,
Nga Labëria - Tuzi valë – valë,
Arriti, Llapi e Tetovë,
Rreth bunari ujë, nga Miloshi,
Isha i etur tha, burri nga Vermoshi,
I eturi piu n’bunar ujin shqiptar.
Melodi recitimi, rreth kurorë,
Ishin muzat që na bashkuan,
Lëshoni hapësirë erdhi Vlora,
Lëndinë që se kemi ditë,
Oshtinë bunari si “bleta ne koshere”,
Se ditë burrëria, pret të bijtë,
Heu u deshtë të jem vetja vet.
Kumtesa, për bunar Miloshit,
O këtu rrjedh uji nga historia,
Përshëndeten burrat e Taraboshit,
Ishim shkelur, bëhet gjeografia,
Lëshohen shpatieve n’takim,
I falën bunarit, qe diti t’na pretë,
Qe rrjedh uji, ka mbarësi e bekim,
I yni uji, si dolli e viti,
Takim KODRA, bereqetin rriti.
2 takime nga Kodër kolonia,
0 h, mirë do ishte takimi n’ Shalë,
1 vit përgatitje e rrajë miqësie
1 herë nisen vlerat s’duhet ndalë.
YLLKA (AFRIM) DOMI
(akrostik)
Ylber i Kosovës, Qabratin n’ lartësi
Llambë ndriçuese në krejt Kosovën
Kalove arte jete, me ne madhështi
Agimi pranveror, zgjon Gjakovën.
Do ecim-gëzohem Yllka, martire, je sot
Orkide, ishe bukur ne t’kemi lakmi
Me ylber, krenar, nuk derdhim lot
Ishe e familjes, në kombin krenari
AGIM RAMADANI
(Porosia)
(Në telefonin e Agim Ramadanit edhe sot është porosia: "Momentalisht nuk gjendem këtu, leni porosinë")
Më mbeti fjala tek porosia
Zëri yt mbushur mall
Mbas telefonit, ah,
Thekshëm klith vetmia
Unë mbeta vrarë, ti gjallë.
Nota çiftelie, ngjyra n`panel
Për atdheun the: nuk çlirohet me fjalë,
"Vrenjtur mos rri rruga duhet çelë,
për Kosovë, gjitha duhet falë".
Detin kalove në male t`Koshares
Mbete Agim n’agun e lirisë,
Pushka theu gur kufirit
Për të qenë simbol lirisë.
Gurin me gur, Kosovë e mall
Me ngjyrë, letër, poezi
Emri fluturon mbi dallgë
Është Agimi i lirisë.
Me mbeti fjala porosia,
Ishte zëri mbushur mall,
Kur mbas telefonit ah, zotëron Qetësia,
Unë mbeta vrarë e ti gjallë.
ALEKSANDËR MOISIU
Arritëm pranë teje,
Durim Sizifi,
Lëshomëni të pushoj
Në shkallët e Luganos
Dua ta përshëndes
Moisiun,
N’ këtë pranverë
Të gëzimit.
Dhe sot
Të jesh
A t’ mos jesh
Ballkani gjëmon,
Athua porosia
Jote jeton.
Po pse Mojsi
Ndodhi kjo çmenduri
Oshtimë nëpër kampe
Mbushur plotë e përlotë
Isha në Zürich,
Në Lozanë.
Si kudo shqiptarë
Gjenevë e Luganë
U bë si dikur
N’ Tiranë.
ËNJTI
Mos të lind n’derë farë e keqe,
Në murriz të qitet ligësia e shpirtit.
Vetës t'ia caktosh peshën në kandar,
Je cep i gurit në themel të shtëpisë,
I gatshëm me krahun tënd të djathtë
T'i falesh Entit.
Të vdesësh pavdekshmërish të bëhesh fli,
Për tokën, për qiellin, për themelin e shtëpisë.
Gjol i thanave të kuqe,
sado pak të shuash etjen e tokës,
duhet fli
për Ënjtin dhe tokën ilire.
PREMTI
Pragu i premtimit,
Cili duhet të jesh
Në këto ditë t’brishta ?!
Je Ndeshtrashë
Apo mbanë nga Thana?!
Mësohu se e premtja
Është e Premtit.
Premtimet po i vonohen
Tokës,
Rrumbullak një javë
Të Ënjti ynë.
SIMBOLI
(Piktorit të njohur Ibrahim Kodra)
Trekëndësha, katrorë, trapeza,
Ngjyra e kaltër, e gjelbër
Kuq e zi,
Rruga jote për në kodër
Kodër.
Skicë, sy përlotur në papirusin tënd
Të kodrave e gjeneratave
Mbi kodër,
Kodër.
Jeta simbol, biografia
Trekëndësh:
Ballkan,
Lindje,
Perëndim
Kodër.
RAPSODI ME NE
Agim Gashit
Rapsod te lumtë goja
Fjala jote mbeti ne letër
Arti, s’ është loja
Është jetë s’është gjë tjetër.
Kaq shumë miq u takuam
Përpëlitem disa halle të lira
Njëri tjetrin nuk lënduam
Mbetem miq ne te mira
Ah mërgatë he virane
Kënga, arti mblidhen tok
Dëgjoj thirrjen e një nëne
Vërtet te FB-ut, jemi shok,
Me njëri tjetrin mirë e qojnë
Pa pikë thercash e xhelozi
Si “bletët punëtore” punojnë
Se bashkim jep fuqi
Flasin natën, ditën punojnë
Por prapë koha është flori
Agim Gashi të nderojmë
Po sjellë jetë, e freski.

E tash te filloj dasma se erdhën te gjithë....
KUR FATI STE HARRON
...Atdhe dhe Dashuri dy emra e një ndjesi,Atdhe dhe Dashuri dy emra një besnikëri...Ju admiroj i nderuar z. M.Jupolli,fjala Juaj "zgjon" edhe shpirtin e tretur pas shtate bjeshkësh e shtate qiejsh...kënaqësi, dashuri dhe respekt...fjala e bute dhe e bukur hape dhe dyert e hekurta...!
LINDA HOXHA
Poeti,mjeshtër i penës dhe i fjalës na ngjall ne shpirt ,mallin e pashtershëm për vendlindjen ....!Përgëzime për këto vargje kaq te bukura,plote ndjenje dhe dashuri !
ADEM SALIU
Vajza nga Dardania ka dhen Bese djalit nga Çamëria ftes;jungjatjeta jeni te ftuar me 28 Nëntor Dasme bene Shqipëria,faleminderit poetit Musa me vargje ndashmërie,por dhe një dëshirë shpirtërore për bashkimin e trojeve Shqiptare dashtë Zoti e u jetësofshin dëshirat e poeteve,Thonë kultura është shpirti i një kombi,me te cilën mere fryme,gjallëron,frymon shpirti i poetit si pulsi ne refren,,,Përgëzime poet Musa,respekt-Rita Saliu
ZHORZH SAND
"Ftesë :
Jungjatjeta ,
jeni të ftuar
me 28 Nëntor
Dasëm bën Shqipëria !
*
Ku ka më bukur se Atdhe e Dashuri ?" Përgëzime, poet, për mesazhin e poezisë dhe vargun tënd gjithnjë të frymëzuar e të veçantë!
HYQMET HASKO Një qasje poetike mjafte te bukur tek te dy poezitë,,një sinonim i mrekullueshme poetik Atdhe e mbarvlersuar me Nenën..Poezitë kanë shumë thellësi mendimi dhe përcjellin një mesazh te qartë poetik..Urime miku im
SALI MANI
Një gjetje e spikatur ne ide e ne varg,per Poetin me lapsin ne letër ne atdhedashurinë,për Piktorin hyjnizim i dashurisë,Arkitektin n'zbukurim,Bujku nje grusht dhe nga buka e bardhe,Mësuesi n'shkodranishte simologji n'gjeografi,Nena oh nena veç dashuri,dhe ne bese një ftese nga vajza nga Dardania,për djalin nga Çamëria,jeni te te ftuar te gjithë me 28 Nëntor se Dasme bën Shqipëria!!!Një mrekulli ne vargje si gjithmonë nga ju i nderuari Poet!!!Respekt pe ju gjithmonë,Feti Mani.
NEHAT EMRULLAHU
Miku im i nderuar Musa Jupolli ju dini ti këndoni atdheut dhe dashurisë, ju i këndoni dhe ftoni te gjitha shtresa me shume dashuri Misionit "Ftesë:
Jungjatjeta,
jeni të ftuar
me 28 Nëntor
Dasmë bën Shqipëria ! Athua vetëm formalisht është kuptuar nga liderët politik' bashkimi kombëtare apo duhet edhe atyre te ju behet 'Ftese' për bashkim kombëtare jo formal me qellim qe Misioni te behet Formal. Juve përgëzime miku im për angazhim dhe kontribut te vazhdueshëm për realizim te Misionit Kombëtare.
AGIM GASHI
http://agim.poeticforum.com/t20953-musa-jupollimisioni-letrar#26952 Ska jo më bukur se atdhedashuria por ska edhe më bukur kur mërgimtari poet mbjell vargje për atdheun duke i ujitur ato me lotët e dhembjes dhe krenarisë. Përgëzime vëlla i dashur!
Musa Jupolli:Misioni letrar
agim.poeticforum.com
Musa Jupolli:Misioni letrar
agim.poeticforum.com
Musa Jupolli:Misioni letrar ti poet që i kendon dashurisë pa më thuaj në vena t'vlon si valë në dallgore fuqishëm lapsi në letër i atdhedashurisë fjala....
MALLI POETIK AUTOR
Me stilin e tij te veçantë, poeti shtrin ne te tre dimensionet (gjerë, gjatë, lart) universin e mendimit atdhetar,te cilin e ndalon ne te gjitha kategoritë dhe nivelet njerëzore shqiptare, esteikish, filozofikisht, shpirtërisht dhe patriotikisht, për te evokua ndërgjegjen atdhetare, dëshirën dhe pasioni, detyrën dhe domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar. E kam thëne, dhe e theksoj, Pavarësia është shpallur si Komb dhe duhet te festohet e ndjehet vetëm si KOMB! Kufijtë janë vene mbrapa dhe po kështu, duhet te zhduken... Komplimenti vëlla poet Musa Jupolli për ketë poezi porosi - memorie!
MILAZIM KAJTAZI
mision letrar
mision poetik
historikë
ju ngjatëjeta mik
i bashkohem vargut tuaj
në urim
e për bashkim
ne përvjetorë
e për festim
thirrjes suaj
dëgjojë poeti
e arkitekti
piktori e aktori
edhe bujkun në arë
prite më ardhë
nënë e vajzë
mësuesit para më i dalë
një herë në njëqind vjetë
do mblidhemi kësmet
MIRA KORANCE
Urimet me te sinqerta për ju vëlla artist e shume patriot e shpirt fisnik ne krijimtari,Z.Musa Jupolli..!Misioni letrar
ti poet që i këndon dashurisë
pa më thuaj në vena t' vlon
si valë në dallgore fuqishëm
lapsi në letër i atdhedashurisë
fjala e misionit letrar
studim e mjeshtri
toponim e morfologji
ti piktor hyjnizim i dashurisë
tablo në pëlhurë Atdheun
analogji me të kaluarën e sot
në kujtesë fotografi e pikturë:Suksese me tej e Fund-Jave te mbare,ju e familja juaj i nderuar Zoti ju bekoftë ...nga ♥ Mira!
RUDINA HYSENI
urimet e mia me te mira..artist.
Kur Fati Ste Harron Unë barte ne mendje dhe zemër çdo here një urim t'imin personal për ata qe vërtetë e meritojnë:e nderofsh emrin dhe vendin,oxhakun dhe gjakun qe i takon...z.M.JUPOLLI JU n'a nderoni dhe Ne ...sepse nuk ka nderim me te madh se t'a nderon kombin me vepra qe ngiten larte horizontit te dijes dhe dritës...uroj te bëni një shekull JETE !
VERION MIHAJ
...urime për vargjet e bukura z Musa.
XHEMAJL RUDI
Misioni Letrare dhe Nena...simbole qe ndërlidhen me Mëmëdheun dhe Lirinë ...Urime dhe suksese mik!
ADI HOXHA
"vajza nga DARDANIA
ka dhe ne bese
djalit nga CAMERIA,
Ftese:
Jungjatjeta,
jeni te ftuar
me 28 Nëntor
Dasme bën SHQIPERIA!...."
MIR SE TE NA VINI!
e ku ka me bukur POET, se këto vargje-HIMN qe te çojne shpirtin peshë....
Vargje shpirti e një pene te art shqiptare!
Ju përshëndes! Faleminderit
RINA RINAA
“Misioni letrar ashtu siç e përshkruani ju poet është edhe lajtmotiv, mision impresionues e impenjues,bukuria e të bukures kur ju poet me aq përkushtim nuk leni anash atdhetarizmin,përgëzime"E misionarë e artit kombëtar po e rregullojnë skenën qe te dalim mirë ne dasmën e madhe
MISIONI LETRAR * MUSA JUPOLLI ti poet që i këndon dashurisë pa më thuaj në vena t'vlon si valë në dallgore fuqishëm lapsi në letër i atdhedashurisë fjala e misionit letrar studim e mjeshtri toponim e morfologji ti piktor hyjnizim i dashurisë tablo në pëlhurë Atdheun analogji me të kaluarën e sot në kujtesë fotografi e pikturë ti arkitekt në zbukurim në shtizë flamuri valon Bashkimin e Shqipërisë fikcion e realitet po ti bujk në grusht dheun puthë bukëbardhë e bereqetshëm premtimdhënës mësues i fëmijëve tanë në mësim Lahutë t'Malcis'e O Moj Shqypni shkodranishte siomologji në gjeografi E NËNA Nëna o Atdheu im në lindje motër e vëlla shton dashuri lidhë miqësi Vajza nga Dardania ka dhënë Besë djalit nga Çamëria Ftesë: Jungjatjeta, jeni të ftuar me 28 Nëntor Dasmë bën Shqipëria ! * Ku ka më bukur se Atdhe e Dashuri ? musa jupolli,06/07/2012
Mentor Thaqi N´bekim Trolli, imvëlla Musa Jupolli! *** Falë vargu prej së largu! *E MISIONI I VARGUT?! Me ngjyra, po po me ngjyra mbahet edhe lektyra dhe ruhet aty ku duhet! Vargu ndërtuar me fjalë poetike edhe prej së largu sjellë valë tejoqeanike, nuk ka një Shabllon por ka një Mision kur lexohet dhe mbarëkuptohet! Në Etapat e mia kohore arbërore, as GjysmëDielli e as GjysmëHëne, as pata e as pashë se vetëm kjeshë, e tevona, po drapër, po çekan e jo drapër dhe çekan mbi timin AtDhe që mi thanë Vatan që nga dje e jo pardje! Kryqëzatave herët nuk iu ramë kurrë përmes me t´pabesë, ishin sa t´ngrira e sa t´vala e herëherë në unison, pajë mi tha fjala mr t´vetin Mision. Atë Ftesë, me kënaqësi shpirti e pranoj ImVëllaPoet, me besë, me Shpresë se Dasmë do jetë e një dashurie t´vërtetë! Misioni yt letrar, Mision dhe qëllim n´mësim e jo n´kamuflim Poet, e din më së miri ti vargliri dhe ashtu mbet, dritë kandili t´falë secili AtDheut t´vet! Mbarësi, n´trashëgimi o Shqipni! Ashtu kjoftë, sot, n´mot, kjo Tokë u bekoftë! Mentor Thaqi VS., 06.07.2012
SYLË MUJAJ Ne Përgatitje dasme ishim me vite.... tash erdhën ditët, kur vajza nga Dardania u nisë për te djali ne Çamëri....ajo qau bjeshkët e e afër detit ne amfiteatrin e Butrintit do bëhet festa e madhe, janë te ftuar dëgjova edhe Doruntina e Kostandini, ...Nora e Kelmendit herët e shtrëngoj “çinngat e Atit”, thirrin nga Bjeshka edhe Ded Gjo Lulin e Mic Sokolim, nga Karadaku po vjen Idriz Seferi me burra,,,,..... Heeeeeee Sot kemi dasmë te madhe, e poetet e imituan tokën shqiptare se bashku ne ISOOOO-n e tyre Musa, Mentori e Xhemaili me ta është e A.Përgjegjaj, ftesa jo rastësisht u bë nga ta, atje neper “zik-zakët”, leqet e malësisë po vejnë edhe çika e Malësisë nga Tuzi Xhesika, .... E misionarë e artit kombëtar po e rregullojnë skenën qe te dalim mirë ne dasmën e madhe ....
PREMTI Pragu i premtimit, Cili duhet të jesh Në këto ditë t’brishta ?! Je Ndeshtrashë Apo mbanë nga Thana?! Mësohu se e premtja Është e Premtit. Premtimet po i vonohen Tokës, Rrumbullak një javë Të Ënjti ynë.
RINA RINAA “Misioni letrar ashtu siç e përshkruani ju poet është edhe lajtmotiv, mision impresionues e impenjues,bukuria e të bukures kur ju poet me aq përkushtim nuk leni anash atdhetarizmin,përgëzime"E misionarë e artit kombëtar po e rregullojnë skenën qe te dalim mirë ne dasmën e madhe
ADI HOXHA "vajza nga DARDANIA ka dhe ne bese djalit nga CAMERIA, Ftese: Jungjatjeta, jeni te ftuar me 28 Nëntor Dasme bën SHQIPERIA!...." MIR SE TE NA VINI! e ku ka me bukur POET, se këto vargje-HIMN qe te çojne shpirtin peshë.... Vargje shpirti e një pene te art shqiptare! Ju përshëndes! Faleminderit

RUDINA HYSENI urimet e mia me te mira..artist. Kur Fati Ste Harron Unë barte ne mendje dhe zemër çdo here një urim t'imin personal për ata qe vërtetë e meritojnë:e nderofsh emrin dhe vendin,oxhakun dhe gjakun qe i takon...z.M.JUPOLLI JU n'a nderoni dhe Ne ...sepse nuk ka nderim me te madh se t'a nderon kombin me vepra qe ngiten larte horizontit te dijes dhe dritës...uroj te bëni një shekull JETE ! VERION MIHAJ ...urime për vargjet e bukura z Musa. XHEMAJL RUDI Misioni Letrare dhe Nena...simbole qe ndërlidhen me Mëmëdheun dhe Lirinë ...Urime dhe suksese mik!
SKËNDERBEU Sot, ura e shenjtë Zgjohet më herët Retë shprishura U bënë bashkë, Qyqet harruan Refrenin e vetë, Në Kosovë Po vije Skënderbeu. Kullë e Dukagjinit Sot, Zgjeroi frëngjitë Dri me Dri u lidhen Në hartën gjeografike Kambanat qe herët, Zgjuan Dardaninë Erdhi në Kosovë Skënderbeu.
NËNA (akrostik) Në agun e hershëm, nënëlokja zgjuar, E mori qumështin për fëmijët ngadalë, Në mërrolët e ballit, ju dëftua, A është biri në burg sot i gjallë, E vërtetë: “çka mendon nëna mos të gjet”. Ti ec me mua në terrin e zi, E fort nënëloke, bëre fëmijë. Buzë pragut vizitoje, buzën kafshon, Unë e fort bir, fjala me dridhërimë, Renditën rrudhat balli, me përqafon, Gati nxuri n’thua, duart t’lidhura. Dhe ofshamat godasin, bëhem i qetë. Me dorën e hijeve dhe pikëllimeve Përshëndeti kohën dhe dhembjet. U bëftë ashtu bir, në qeli, nëna pretë, Rënd e paske, duhet të kesh jetë, rini, Ishin fjalë lokje, ndjenjën vullnet, Të vizita, përshëndetje, sytë e mi.
Kryqëzatave herët nuk iu ramë kurrë përmes me t´pabesë, ishin sa t´ngrira e sa t´vala e herëherë në unison, pajë mi tha fjala mr t´vetin Mision. Atë Ftesë, me kënaqësi shpirti e pranoj ImVëllaPoet, me besë, me Shpresë se Dasmë do jetë e një dashurie t´vërtetë! Misioni yt letrar, Mision dhe qëllim n´mësim e jo n´kamuflim Poet, e din më së miri ti vargliri dhe ashtu mbet, dritë kandili t´falë secili AtDheut t´vet! Mbarësi, n´trashëgimi o Shqipni! Ashtu kjoftë, sot, n´mot, kjo Tokë u bekoftë! Mentor Thaqi VS., 06.07.2012
ADEM JASHARI ME NE Atëbotë zogjtë s’kënduan S’këndonin atëbotë as zanat E koha e vështirë, me ty kaloj, Kur kënga e agimeve preki buzët e kallura Dhe liria Kosovë u shumëzua. Emri yt jehonë, kushtrim kombin mbuloj, Martirë për liri. Dhe ti je aty, Je aty Adem, populli të thërret, Atëherë mësove sa duhet jeta, Sa duhet liria, Dhe Kosova Dhe si ruhet familja, Hej, Shaban, Hamëz, dëshmor, sa vetë.. Arritëm në prag t’bashkimit, ecim me lehtë, Rini, burrëri, gra, kujtojmë për veti, Ishin vepra e juaja, mesazh për jetë.
ALI (ALIU) KELMENDI (akrostik) Ah kur kohë stuhish - furtunash nder ne, Lëshuan shtatë dhe plandosen dhembje Lëshove kushtrim lirie n’djalëri, I vogël jam atdhe, betim me ke. Kalove mure Theve prangat, Teksa lirinë kërkove, Edhe copë rrugëtim le porosi n`bashkim, Lëvizje, fronte, se bashku dëshirove, Me fjalë malësori t`përshëndes n`amshim. Edhe Rugova n`Preshevë, tha lotin, N`çadrat fjalësh Tua, gjithëve na ke. Dhe vegimi i fjalëve tua Bashkim koha moti, Idol, mbete. Ti je me ne.
ADEM DEMAQI (akrostik) Atdheu matet, njeri personaliteti, Duam apo s’duam Demaqi korife, Edhe “prishi politika”, autoritete, Mësuam, e pati lirin ne gji e fjalën atdhe. Do duam, nderojmë këtë shqiptar, E kishte Kosovën me veti n’ qeli, Me mbeti çdo herë Ademi krenar, Arritëm duke “shtyrë”, pa fajin e tij, Qëndrove “Bac”, sot ec në stuhi, Ishe shkëmb, të qenit njeri. Kalove, grila, burgje, ti mbete rrugëtim Radhite dekada burgjesh, zëri vazhdon, Erdhi kohën e re, prinë ne çlirim, Na mbetemi ne dëgjim, na sugjeron, Adem ishe për liri, me ty bashkim, Ra vuajtja, populli shpreh nderim.
VETËVENDOSJES SE KOSOVËS Ti theve prangat, ngrite kokë Rini e vrullshme, Rënkove jo kotë për ditën e Re, Të vjetër sa qenia ime. Idol Ballkani Che Gevara e nise, Burgun kalove, ec krenar me ne, U nise po e prek burrërinë, Ne kërkojmë, ti e preke Atë, I ri, kur kërkoje lirinë. Athua kaç u dashka, hiqet verbëria, Le çdo gjë, mbështetur në dashuri, Bëre hap që ty të donë rinia, The bindshëm; jo, jo më anarki, Në tribunë populli, Krenaria. Kalove shtigje dhe u kalite në jetë, U ngrite nga robëria në energji, Rrugëton, pengesat i sfidon, Të ecet Shqip në shekullin e Ri, I ri mbetsh në popull LIRI.
STUDENTI Sot valle shqipe n’Prishtinë Të "bletëve punëtore", Protestë Protestë Protestë, U zgjuam natën dhe takimin mbërrimë, Dikush gëzim, tjerët festë, Erdhëm mes konviktesh, në vendtakim Nëpër biseda, takime kombëtare Të "shenjë e zjarrit", mbajtën fjalim... Ishim në rrugëtim si kurrë më parë. 1 herë, Kosova, ah, koha jonë 9 herë takimesh që depërtoi, 8 herë zë studentit a është vonë, 1 rreze dielli në legjendë, fitoi E sot 2011 - ta është gati: Dhe pyetja e rend shpërthen?: Kjo rini mbajti robëri.
MËSUESI Ai, mësoi nxënës, jashtë programit t’partisë, Eci, me nxënës dorë për dore, Ai s’la “libër të ndaluar”, detyrë shtëpie, U ngrit e vazhdoi prore, Edhe studenti, krenari, Se gjenerata po i vije mbas, Ishte mësuesi, zgjoi kombëtari. Ishte, mbetet krenari në çdo çast. Vitet kaluan, çunat u bënë burra, I quam mësim-edukim në vepër, Të demonstratave urtë pa turra, Ishin, për një të re tjetër, Të mëdhenj mësues-nxënës pa tjetër. 1 herë me mësues, mbuluar çdo qytet 9 herë mësuesi te kushtrimi, 8 herë mësuesit simbol për jetë, 1 herë shenjë falënderimi.
NXËNËSI Atëherë kur n’pranverë, ra kushtrimi, Dhe xixëllonja, nxënësit kombëtar, Erdhën në rrugëtim, për liri e shpëtim. Dhembja e madhe pëlcet, Me t’mitur, n’burgun e parë. Ai, si lulja e ngulfatur Vodhi rrezet e shpëtimit Dhe u u rrit, u bë burrë në qeli, 1 herë, sot në rrugëtim, 9 herë, në burg nxënësi i mirë, 8 herë, nga burgu plotësove mësim, 1 herë, për Kosovën e lirë.
E NËNA Nëna o Atdheu im në lindje motër e vëlla shton dashuri lidhë miqësi Vajza nga Dardania ka dhënë Besë djalit nga Çamëria Ftesë: Jungjatjeta, jeni të ftuar me 28 Nëntor Dasmë bën Shqipëria ! * Ku ka më bukur se Atdhe e Dashuri ? musa jupolli,06/07/2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Sylë Mujaj:MISIONI LETRAR-Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi
MINATORI Miniera dridhej, teksa studenti u zgjua, Ishin mineralet në rrugëtim, Nëpër zgafelle u kërkua, Ashtu, pritem këtë agim. Miniera dridhej, teksa studenti u zgjua, Ortek i vije Kosovës çdo anë sot, Rënkojnë bjeshkët, si kohën e lashtë, Ishte Dardania, nuk e themi kot. Në maratonën e gjatë të lirisë. 1 herë qytetaria, ec në fitore, 9 herë kushtrimi qytet e katund, 8 herë po ecën krenare prore, 1 herë nisja nuk u ndal askund.
BUJKU Dhe ai mbolli lirinë si arën Dhe grurin për bukën e jetën. Ai la plugun... mori rrugën e marshit U bashkua nëpër Kosovë, Ja dha pushtuesit flakaresh në kalim, Këndoj me student, Prishtinë, Tetovë, U bë ne popullit, bujk dëshmor. Ishte bujku krenar në udhëtim. I patrembur qiti gjoksin “hienave” grabitqar, I pa ndarë me fëmijët – rini, Ai dha ushqim e para, Ishte, bujku, hyri ne histori, Të fituarat, quhen krenari. 1 herë, bujkun kujtojmë 9 herë, u ngritëm lavdërim, 8 herë, dëshmuat e ju mendojmë, 1 herë, bindet në nderim.
KULLA E ISA BOLETINIT (akrostik) Kaluan shumë vite baca Isë, U larguan sorrat dhe retë e zeza, Le kullë dhe jetën trim i Shqipërisë, Le porosi Isniqin, le mullar e lëmesa, Aty mburrëm, porosi për kombin mbarë. Erdhi krenaria e popullit shqiptar, Ishim në ethe nga pushtuesi klasik, Sa fshehtas kujtuam, sot me ty krenar, Arritëm te kulla, populli fisnik. Bëhet festa thirret, o Isë Boletini, Ofshame, tri varret u përkujtuan, Lë kushtrim, Vlore, andej Verrinj, E jotja dita, emri yt na nderon, T’mos ndalet bashkimit si sot, Isë përshëndesim ne këtë mënyrë, Në ecjet nuk ndalemi më dot, Të bashkuar e pruam këtë porosi. 2 herë bashkë Kosovë, Shqipëri, 0 frohen “bletët”, me vlera, 1 herë puthe shqip në pavarësi, 1 bëhemi baca Isë tu rrit ndera.
BUNARI I MILOSH KOPILIQIT (akrostik) Të përgatitur shqiptarët “mbrehen” kosat, E rrajë kombi i afrohen bunarit ngadalë, Bunarit krenar “plisin” mbi ballë, Urojnë në takim Drenicë e Rugovë, Nga Labëria - Tuzi valë – valë, Arriti, Llapi e Tetovë, Rreth bunari ujë, nga Miloshi, Isha i etur tha, burri nga Vermoshi, I eturi piu n’bunar ujin shqiptar. Melodi recitimi, rreth kurorë, Ishin muzat që na bashkuan, Lëshoni hapësirë erdhi Vlora, Lëndinë që se kemi ditë, Oshtinë bunari si “bleta ne koshere”, Se ditë burrëria, pret të bijtë, Heu u deshtë të jem vetja vet. Kumtesa, për bunar Miloshit, O këtu rrjedh uji nga historia, Përshëndeten burrat e Taraboshit, Ishim shkelur, bëhet gjeografia, Lëshohen shpatieve n’takim, I falën bunarit, qe diti t’na pretë, Qe rrjedh uji, ka mbarësi e bekim, I yni uji, si dolli e viti, Takim KODRA, bereqetin rriti. 2 takime nga Kodër kolonia, 0 h, mirë do ishte takimi n’ Shalë, 1 vit përgatitje e rrajë miqësie 1 herë nisen vlerat s’duhet ndalë.
YLLKA (AFRIM) DOMI (akrostik) Ylber i Kosovës, Qabratin n’ lartësi Llambë ndriçuese në krejt Kosovën Kalove arte jete, me ne madhështi Agimi pranveror, zgjon Gjakovën. Do ecim-gëzohem Yllka, martire, je sot Orkide, ishe bukur ne t’kemi lakmi Me ylber, krenar, nuk derdhim lot Ishe e familjes, në kombin krenari
AGIM RAMADANI (Porosia) (Në telefonin e Agim Ramadanit edhe sot është porosia: "Momentalisht nuk gjendem këtu, leni porosinë") Më mbeti fjala tek porosia Zëri yt mbushur mall Mbas telefonit, ah, Thekshëm klith vetmia Unë mbeta vrarë, ti gjallë. Nota çiftelie, ngjyra n`panel Për atdheun the: nuk çlirohet me fjalë, "Vrenjtur mos rri rruga duhet çelë, për Kosovë, gjitha duhet falë". Detin kalove në male t`Koshares Mbete Agim n’agun e lirisë, Pushka theu gur kufirit Për të qenë simbol lirisë. Gurin me gur, Kosovë e mall Me ngjyrë, letër, poezi Emri fluturon mbi dallgë Është Agimi i lirisë. Me mbeti fjala porosia, Ishte zëri mbushur mall, Kur mbas telefonit ah, zotëron Qetësia, Unë mbeta vrarë e ti gjallë.
ALEKSANDËR MOISIU Arritëm pranë teje, Durim Sizifi, Lëshomëni të pushoj Në shkallët e Luganos Dua ta përshëndes Moisiun, N’ këtë pranverë Të gëzimit. Dhe sot Të jesh A t’ mos jesh Ballkani gjëmon, Athua porosia Jote jeton. Po pse Mojsi Ndodhi kjo çmenduri Oshtimë nëpër kampe Mbushur plotë e përlotë Isha në Zürich, Në Lozanë. Si kudo shqiptarë Gjenevë e Luganë U bë si dikur N’ Tiranë.
ËNJTI Mos të lind n’derë farë e keqe, Në murriz të qitet ligësia e shpirtit. Vetës t'ia caktosh peshën në kandar, Je cep i gurit në themel të shtëpisë, I gatshëm me krahun tënd të djathtë T'i falesh Entit. Të vdesësh pavdekshmërish të bëhesh fli, Për tokën, për qiellin, për themelin e shtëpisë. Gjol i thanave të kuqe, sado pak të shuash etjen e tokës, duhet fli për Ënjtin dhe tokën ilire.
MIRA KORANCE Urimet me te sinqerta për ju vëlla artist e shume patriot e shpirt fisnik ne krijimtari,Z.Musa Jupolli..!Misioni letrar ti poet që i këndon dashurisë pa më thuaj në vena t' vlon si valë në dallgore fuqishëm lapsi në letër i atdhedashurisë fjala e misionit letrar studim e mjeshtri toponim e morfologji ti piktor hyjnizim i dashurisë tablo në pëlhurë Atdheun analogji me të kaluarën e sot në kujtesë fotografi e pikturë:Suksese me tej e Fund-Jave te mbare,ju e familja juaj i nderuar Zoti ju bekoftë ...nga ♥ Mira!
SIMBOLI (Piktorit të njohur Ibrahim Kodra) Trekëndësha, katrorë, trapeza, Ngjyra e kaltër, e gjelbër Kuq e zi, Rruga jote për në kodër Kodër. Skicë, sy përlotur në papirusin tënd Të kodrave e gjeneratave Mbi kodër, Kodër. Jeta simbol, biografia Trekëndësh: Ballkan, Lindje, Perëndim Kodër.
RAPSODI ME NE Agim Gashit Rapsod te lumtë goja Fjala jote mbeti ne letër Arti, s’ është loja Është jetë s’është gjë tjetër. Kaq shumë miq u takuam Përpëlitem disa halle të lira Njëri tjetrin nuk lënduam Mbetem miq ne te mira Ah mërgatë he virane Kënga, arti mblidhen tok Dëgjoj thirrjen e një nëne Vërtet te FB-ut, jemi shok, Me njëri tjetrin mirë e qojnë Pa pikë thercash e xhelozi Si “bletët punëtore” punojnë Se bashkim jep fuqi Flasin natën, ditën punojnë Por prapë koha është flori Agim Gashi të nderojmë Po sjellë jetë, e freski.
AGIM GASHI http://agim.poeticforum.com/t20953-musa-jupollimisioni-letrar#26952 Ska jo më bukur se atdhedashuria por ska edhe më bukur kur mërgimtari poet mbjell vargje për atdheun duke i ujitur ato me lotët e dhembjes dhe krenarisë. Përgëzime vëlla i dashur! Musa Jupolli:Misioni letrar agim.poeticforum.com Musa Jupolli:Misioni letrar agim.poeticforum.com Musa Jupolli:Misioni letrar ti poet që i kendon dashurisë pa më thuaj në vena t'vlon si valë në dallgore fuqishëm lapsi në letër i atdhedashurisë fjala....
NEHAT EMRULLAHU Miku im i nderuar Musa Jupolli ju dini ti këndoni atdheut dhe dashurisë, ju i këndoni dhe ftoni te gjitha shtresa me shume dashuri Misionit "Ftesë: Jungjatjeta, jeni të ftuar me 28 Nëntor Dasmë bën Shqipëria ! Athua vetëm formalisht është kuptuar nga liderët politik' bashkimi kombëtare apo duhet edhe atyre te ju behet 'Ftese' për bashkim kombëtare jo formal me qellim qe Misioni te behet Formal. Juve përgëzime miku im për angazhim dhe kontribut te vazhdueshëm për realizim te Misionit Kombëtare.
MILAZIM KAJTAZI mision letrar mision poetik historikë ju ngjatëjeta mik i bashkohem vargut tuaj në urim e për bashkim ne përvjetorë e për festim thirrjes suaj dëgjojë poeti e arkitekti piktori e aktori edhe bujkun në arë prite më ardhë nënë e vajzë mësuesit para më i dalë një herë në njëqind vjetë do mblidhemi kësmet
MALLI POETIK AUTOR Me stilin e tij te veçantë, poeti shtrin ne te tre dimensionet (gjerë, gjatë, lart) universin e mendimit atdhetar,te cilin e ndalon ne te gjitha kategoritë dhe nivelet njerëzore shqiptare, esteikish, filozofikisht, shpirtërisht dhe patriotikisht, për te evokua ndërgjegjen atdhetare, dëshirën dhe pasioni, detyrën dhe domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar. E kam thëne, dhe e theksoj, Pavarësia është shpallur si Komb dhe duhet te festohet e ndjehet vetëm si KOMB! Kufijtë janë vene mbrapa dhe po kështu, duhet te zhduken... Komplimenti vëlla poet Musa Jupolli për ketë poezi porosi - memorie!
SALI MANI Një gjetje e spikatur ne ide e ne varg,per Poetin me lapsin ne letër ne atdhedashurinë,për Piktorin hyjnizim i dashurisë,Arkitektin n'zbukurim,Bujku nje grusht dhe nga buka e bardhe,Mësuesi n'shkodranishte simologji n'gjeografi,Nena oh nena veç dashuri,dhe ne bese një ftese nga vajza nga Dardania,për djalin nga Çamëria,jeni te te ftuar te gjithë me 28 Nëntor se Dasme bën Shqipëria!!!Një mrekulli ne vargje si gjithmonë nga ju i nderuari Poet!!!Respekt pe ju gjithmonë,Feti Mani.
HYQMET HASKO Një qasje poetike mjafte te bukur tek te dy poezitë,,një sinonim i mrekullueshme poetik Atdhe e mbarvlersuar me Nenën..Poezitë kanë shumë thellësi mendimi dhe përcjellin një mesazh te qartë poetik..Urime miku im
KUR FATI STE HARRON ...Atdhe dhe Dashuri dy emra e një ndjesi,Atdhe dhe Dashuri dy emra një besnikëri...Ju admiroj i nderuar z. M.Jupolli,fjala Juaj "zgjon" edhe shpirtin e tretur pas shtate bjeshkësh e shtate qiejsh...kënaqësi, dashuri dhe respekt...fjala e bute dhe e bukur hape dhe dyert e hekurta...! LINDA HOXHA Poeti,mjeshtër i penës dhe i fjalës na ngjall ne shpirt ,mallin e pashtershëm për vendlindjen ....!Përgëzime për këto vargje kaq te bukura,plote ndjenje dhe dashuri ! ADEM SALIU Vajza nga Dardania ka dhen Bese djalit nga Çamëria ftes;jungjatjeta jeni te ftuar me 28 Nëntor Dasme bene Shqipëria,faleminderit poetit Musa me vargje ndashmërie,por dhe një dëshirë shpirtërore për bashkimin e trojeve Shqiptare dashtë Zoti e u jetësofshin dëshirat e poeteve,Thonë kultura është shpirti i një kombi,me te cilën mere fryme,gjallëron,frymon shpirti i poetit si pulsi ne refren,,,Përgëzime poet Musa,respekt-Rita Saliu ZHORZH SAND "Ftesë : Jungjatjeta , jeni të ftuar me 28 Nëntor Dasëm bën Shqipëria ! * Ku ka më bukur se Atdhe e Dashuri ?" Përgëzime, poet, për mesazhin e poezisë dhe vargun tënd gjithnjë të frymëzuar e të veçantë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Musa Jupolli:Misioni letrar
» *Mentor Thaqi & Musa Jupolli
» Mentor Thaqi § Musa Jupolli
» Musa Jupolli:Mentor Thaqi-it
» Musa Jupolli & Mentor Thaqi
» *Mentor Thaqi & Musa Jupolli
» Mentor Thaqi § Musa Jupolli
» Musa Jupolli:Mentor Thaqi-it
» Musa Jupolli & Mentor Thaqi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi