Cila është zgjidhja e “guximshme” për veriun?

Kosova duhet të ketë guxim politik të trajtojë problemin e veriut, ishte një nga mesazhet që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen i drejtoi lidershipit të Prishtinës në përfundim të vizitës së tij në Kosovë.
Duke e bërë të qartë se problemi i veriut nuk zgjidhet ushtarakisht dhe me me dhunë, Rasmusen kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi të gjejnë një zgjidhje politike.
Megjithatë, aktualisht në Prishtinë nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimit sa i përket problemit të veriut krahasuar me trajtimin që i është bërë këto vitet e fundit.
Pozitë e opozitë në Kosovë thonë se zgjidhja për veriun ekziston në Planin e presidentit Ahtisari, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, problemi sipas tyre, është se ky Plan dhe këto ligje nuk po mund të zbatohen në atë pjesë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi rikujton deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi se pjesa veriore nuk do të fitojë status të veçantë politik.
“Kryeministri e ka thënë dje në mënyrë të qartë se nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë status tjetër për veriun e Kosovës dhe se do të ketë vetëm mundësi për zbatimin e Pakos së Ahtisarit, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe ky është angazhimi ynë. Natyrisht që angazhimi duhet të jetë permanent edhe nga ana e KFOR-it, EULEX-it dhe mekanizmave tjerë vendas e ndërkombëtar”, ka thënë Kuçi.
Edhe partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, përveç kritikave që i adreson te qeveria për pasivitet dhe mos trajtim të duhur të problemeve në veri, nuk sheh zgjidhje tjetër përveç asaj që parasheh Plani i presidentit Ahtisari.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri thotë se ndihma më e madhe që mund t’i japë komuniteti ndërkombëtar zgjidhjes në veri është që ta shtoj trysninë mbi Beogradin që të pushojë së financuari strukturat ilegale të cilat po pamundësojnë shtrirjen e autoritetit të institucioneve të shtetit të Kosovës në atë pjesë.
“Zgjidhja ekziston në Pakon e Ahtisarit. Ti mund të dialogosh apo bisedosh me dikë se si të zbatohet kjo por jo a të zbatohet diçka që parashihet me Kushtetutë. Ajo që i duhet Beogradit, kushtimisht thënë, është një presion nga bashkësia ndërkombëtare që të largohet nga përkrahje dhe financimi i strukturave ilegale atje. Kjo është e tëra dhe asnjëherë as ne nuk kemi thënë që atje duhet më forcë ushtarake t’i zgjidhim problemet”, ka theksuar Beqiri.
Krahas deklaratave të zyrtarit të lartë të NATO-s për dialog politik për veriun, edhe instituti KIPRED kishte parashikuar se veriu po rrëshqet kah autonomia.
Por, që të ndodhë kjo, ky institut kishte parashikuar që në Kosovë do të krijohet një qeveri më e fuqishme në përbërje Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani thotë se kjo parti politike fillimisht pret lirimin e liderit të saj Ramush Haradinaj nga Haga, ku Tribunali pritet të nxjerrë vendimin në lidhje me aktgjykimin shtesë që e ngarkonte Haradinajn për krime lufte.
Por, në çdo rast, Ramadani e përjashton mundësinë që AAK të hyjë në ndonjë koalicion qeverisës tani apo më vonë me qëllim të avancimit të statusit politik të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe.
“Këto janë spekulime të momentit dhe të pabaza, sepse Aleanca asnjëherë me veprimet e veta nuk ka qëllim që ta dëmtojë shtetin e Kosovës dhe një autonomi për veriun ne besojmë thellë se paraqet dëmtim të shtetit të Kosovës. Prandaj, pjesë e agjendës sonë nuk është thellimi i të keqës në veri, por pjesë e agjendës sonë është shtrirja e autoritetit të shtetit dhe zgjidhja e problemit atje (në veri)”, ka deklaruar Ramadani.
Veriu i Kosovës ka sfiduar jo vetëm autoritetin e shtetit të Kosovës, i cili për më shumë se katër vjet nuk arriti të shtrijë pushtetin në atë pjesë, por edhe misionet ndërkombëtare të vendosura në Kosovë nga qershori i vitit 1999 e këndej.
Strukturat politike serbe atje thonë se nuk do ta njohin asnjëherë shtetin e Kosovës dhe se do të vazhdojnë të funksionojnë paralelisht duke zbatuar vetëm ligjet e Serbisë.
Një situatë e tillë në veri, është konsideruar si çështje e pazgjidhur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i cili i ftoi palët e përfshira të bisedojnë dhe gjejnë zgjidhje politike, por e cila, sipas tij, do të nënkuptonte në fund, integrimin dhe jo ndarjen e kësaj pjese nga Kosova.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Drews: Zgjidhja për veriun me mjete paqësore dhe dialog
» E vetmja zgjidhje për veriun është plani i Ahtisaarit
» Ç’ ËSHTË NJERIU? CILA ËSHTË ORIGJINA? ÇFARË LLOJ SHORTI KA AI?
» Sot është përvjetori i 16-të i fjalës së guximshme të gazetës kombëtare “Bota sot”
» Cila është përmbajtja e Rezolutës për bisedime me Serbinë?[/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi