Pushimi me pasoja i Kuvendit
Pushimi me pasoja i Kuvendit
Pushimi me pasoja i Kuvendit
Mbyllja e hershme e sesionit të punës së Kuvendit të Kosovës deri në muajin shtator, do të mund të reflektojë negativisht në procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit në muajin shtator, si dhe në mospërmbushjen e agjendës evropiane për integrime, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese dhe njohësit e rrethanave të integrimeve.
Mallzum Baraliu, ekspert i çështjeve juridike-kushtetuese, thotë se pushimi i hershëm në Kuvendin e Kosovës mund të ndikojë që të mos kompletohen ligjet e nevojshme për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit, dhe një gjë e tillë mund të ndikojë drejtpërdrejt në këtë proces.
“Çdo vonesë e kryerjes së obligimeve, përmbylljes së planeve të punës, në këtë rast edhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mund të ndikojë në rrumbullakimin e miratimit të ligjeve, të cilat janë të detyrueshme për Kuvendin e Kosovës deri në shtator, atëherë kur pritet që Grupi Ndërkombëtar i Mbikëqyrjes të mbajë mbledhjen përfundimtare në Prishtinë, për të përmbyllur atë që quhej pavarësi e kushtëzuar dhe për të pasur Kosova përfundimisht, si shtet, statusin sovran të një shteti sovran në të ardhmen”, shprehet Baraliu.
Ai shton se mosrrumbullakimi i ligjeve deri në shtator, do ta komplikojë situatën ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtarë.
“Në qoftë se nuk respektohet dinamika e koordinuar dhe e planifikuar në mënyrë të përbashkët nga institucionet tona dhe ndërkombëtarëve, veçanërisht Grupit Ndërkombëtar i Mbikëqyrjes, e cila dinamikë është planifikuar dhe respektuar, padyshim që do të ketë rrjedhoja".
"Padyshim që mund të ketë influencë jo të dëshiruar sepse do të mund të vlerësohej si diçka që nuk paraqet seriozitet të institucioneve tona në respektimin e dinamikës dhe planit të paraparë për të përmbyllur pavarësinë e kushtëzuar”, thotë ai.
Ndryshe, pushimit të hershëm të Kuvendin e Kosovës, vendi mund t’ia sheh sherrin edhe në proceset integruese evropiane, vlerëson Shenoll Muharremi, njohës i rrethanave integruese.
Sipas tij, stina e verës këtë vit është më e ngjeshura sa i përket integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, për shkak se në muajin tetor pritet vlerësimi i Bashkimit Evropian se a është ose jo e gatshme Kosova që të fillojë negociatat për marrëveshjet për Stabilizim Asociim.
“Janë përmendur, një kohë të gjatë, pesë reforma kyçe që Kosova duhet t’i ndërmarrë. Fakti që Kuvendi shkon në pushim, do të thotë që Kosova nuk do të arrijë t’i zbatojë këto pesë kushte dhe ne tani dyshojmë nëse mund ta marrim ndonjë vlerësim pozitiv”.
“Duke e ditur që pushteti e ka shumicën në Kuvend dhe ndikimin, të cilin e ka përdorë në raste siç janë: çështja për privatizimin e telekomin apo çështja e autostradës, është për keqardhje që ata nuk janë angazhuar që ta bëjnë një agjendë të përbashkët me Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të sigurohemi se ne i ndërmarrim reformat e nevojshme dhe marrim dritë jeshile për ti filluar negociatat për marrëveshjen për stabilizim asocim”.
Sipas Muharremit, janë dy skenarë të pritur se mund të ndodhin në tetor.
Ai thotë se mund të pritet që Kosovës t’i thuhet se është e gatshme për t’i filluar negociatat për Stabilizim Asociim ose e kundërta dhe që është opsion më i besueshëm të ndodhë, t’i tregohet përsëri se cilat janë reformat që duhet t’i ndërmarrë në mënyrë që të jetë e gatshme që t’i fillojë negociatat.
“Është për keqardhje, për shkak se edhe ashtu Kosova vazhdon ët jetë e fundit në rajon. Kosova edhe ashtu ka humbur shumë kohë dhe ne me të vërtetë kemi shpresuar që ta marrim dritën jeshile dhe ta zëmë hapin me vendet tjera të Ballkanit perëndimor”.
“Ne tash kemi drojë që në tetor nuk do ta marrim dritën jeshile, por do ta marrim listën e reformave, të cilat ne nuk i kemi ndërmarrë dhe për të cilat qe një kohë të gjatë i dimë se cilat janë. Kjo do të mund t’ia humbë Kosovës, qytetarëve dhe bizneseve të vendit, rreth 2 vite të procesit të integrimeve edhe ashtu tepër të stërvonuar për qytetarët e Kosovës”, thekson Muharremi.
Sido që të jetë, Muharremi shprehet se e gjithë kjo që po ndodhë, e vë në dyshim sinqeritetin, dëshirën dhe vullnetin politik të pushtetit për integrimet evropiane

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» FOTO E DITËS: NJË DITË PUSHIMI E PRESIDENTIT OBAMA
» Shkarkimi i kreut të SHISH, Rama: Berisha rrënoi pavarësinë, pasoja në jetën politike
» Policia: Sulmi ndaj eskortës së Kryeministrit mund të kishte pasoja vdekjeprurëse (Foto/Video)
» Kafshojnë qent endacak me pasoja vrasjeje
» "Diasporën Shqiptare" vazhdon regjistrimi aktual i popullsisë në Kosovë, por me pasoja te mëdha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi