Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - QAJNË TINGUJT E VIOLINËS... – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - QAJNË TINGUJT E VIOLINËS... – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - QAJNË TINGUJT E VIOLINËS... – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 15, 2012 9:47 pm

VIKTORIA XHAKO - QAJNË TINGUJT E VIOLINËS... – Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO - QAJNË TINGUJT E VIOLINËS... – Poezi

Qau violina jonë atë natë,
Kur pranë m’u ule e kryet ma more në gji,
Dhimbshëm rënkuan sustat e ndryshkura të divanit,
Kur sytë më puthe e zjarrin tënd derdhe aty.

Bulurojnë mendimet brenda kafkës së nxehtë,
Dritarja jote ka heshtur përgjithnjë.
I afrohem xhamit veshur me mjegull,
Hukas me shpirt,
Trokas pa gishtërinj,
Të thërras pa zë.

Si në kurthe e makthe ëndrrash të paqena,
Gjarpërinj vetëtimash më shfaqen aty,
Fytyrën kanë thyer ditët, të gjitha,
Diku hedhur një copë,
Diku hedhur një tjetër,
Diku... diku... mbetur një sy.

Më zbresin qepallave shtëllunga netësh,
Skelete mendimesh, brejtur nga koha.
Zinxhirët e dhimbjes të ndryshkur, të vjetër,
Frymën më marrin... dhe qeshet bota.

Por tingujt e violinës qajnë... qajnë...

E diel 8 korrik 2012 ora 00:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - QAJNË TINGUJT E VIOLINËS... – Poezi 480704_481075981919919_422127384_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi