Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

Shko poshtë

AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME Empty AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 17, 2012 7:42 pm






AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 0

AGIM GASHI:ENDERRA E DITELINDJES SIME

A është e mundur
Në këtë ditë kaq të qetë
Për mua e zymtë
Ndërsa në zemrën time
Çmendet furtuna e jetës
Ia çkapërderdhë plagët zemrës sime
E çkapërderdhë qiellin
Shpirtin sma lë rehat

Kamë lindur më 27.07....
Me shenjën e Luanit
Ditë e premte
Stina e verës
Njerëzia korrnin
Fshinin
Ndërtonin
Për mua skush
Dert nuk kishte
Edhe pse isha fëmiu i pare
Nëna më pat thënë
Më shumë ishe i uritur se sa ngi
Në Ballkanin e shqetsuar
Hej botë e shkretë
Si sillesh e përdridhesh
Rreth unit tim
Çkoinçidencë
Edhe sot i uritur
Për bukë
I etur për ujë
Për dashuri nëne
Për dashuri atdheu
Për dashuri gruaje
Për dashuri familjare
O ZOT
Pse asgjë nuk kam

Kulla e gashëve
Nuk ishte rastësi
Ajo është kujtesë
Mbamendja ime
Me faqe plot biografi
Që tani as rrënojë si gjen
Gjyshi i vdekur
Babai shkoi pas tij
Nelin ma vranë
E unë sa se kam prekur qiellin
Po mbaron edhe stina ime

Isha fëmijë atëherë
Botën shihja me njëqind ngjyra
Mbi kullat tona
Oxhaqet nxirrnin tym çdo ditë
Më një verë
Mbi majën e oxhakut
Ishte lëshuar një ljejlek
Që kurr sdo ta harronte qerdhen e vetë
Thonin se ishte fati
Por ja që humbi kulla
Humba dhe unë
Në përjetsinë time

II
Edhe pak ka mbetë
Ditëlindja ime po ofron
As Zoti më spo më dëgjon
Unë spo mundem
Ta drejtoj fatin tim
Duke e përcjellë leljekun në fluturim
Atë zog shtegtar
I paskan rënë puplat
Memzi krahët shpalosë
Jeta në mbarim

III
O njerz
O miqtë e mi
O gjaku e fisi im
Ju lus e ju përkulem
Deri në tokë
Këmbët ua puthë
Për ditëlindjen time
Dhuromëni vuajtjet e juaja
Dhuromëni hallet
Urinë
Brengën
Mallin
Vetminë
Borgjet...
Këto do të ishin
Dhuratat më të shtrenjëta
Në pesdhjetetetë vjetorin
E shekujve të mi
Për vete ndalni lumturinë
Gëzimin
Dashurinë
Qeshjen...
E nëse nuk keni ku ta ndizni zjarrin
Ju lutem
Fërkojeni për zemrën time
Ka zjarr për tërë token e Arbërit
Qofshi të lumtur gjithnji

Gjithmonë me ëndërrat jetova
Endërrova fjetë e zgjuar
Endërrova edhe Morenë
Edhe unë isha si arbëreshët
E me ta nuk më lidhte vetëm kënga
Nuk më ldhte vetëm gjuha
Por më lidhte edhe dhembja
Endërrova edhe për dashuri
Për Kosovë
Për Shqipëri
Për liri
Për varret e të parëve
Për histori e lavdi
Po kursehen nga fjalët e mëdha
Se ato janë zbraztësi
Ndjellin fatkeqësi
Distancohem edhe nga vetja
E më mire të më ruaj Zoti
Se sa robi
Hej o njez
Zoti e di
Kur duhet të ik

IV
Po jetoj me vrasësin
Që më ka hyrë në trupin tim
Pa askend pranë
Rrënqethem
Ndez me rrëmbim aparatin televiziv
Ia lëshoj zërin e lartë
Të më mbushet dhoma zhurmë
Përjetoj të harruaren
E pamundur
Nuk jamë në ëndërr
Prku rreth vetes
Pastaj shtrydh një puçërr në trup
Pëshpëris
A do ta shporr vrasësin tim
Që me të ha kafshatat e bukës së mykur
Nganjëherë bëj qef
Gjithnji me vrasësin tim
Ai mi ka numruar lugët
Mi numron përtypjet e nofullave
Deri kur do të përtypem
Sa do të kem për tu përtypur
A mësova diç nga përtyoja
Smë lë rehat jo

Dikur zgataraqesha si doja
Se isha në shtëpinë time
E kur të jesh në shtëpinë tënde
Bën ç´të duash
Sillu si ta doj zogu i qejfit
Ndërsa tani që kam vrasësin këtu
Në dhe e shtëpi të huaj
Pres vdekjen e dikujt
Për ta shtyer jetën pak
O Zot sa trishtim kam
Pesdhjetetetë shekuj po i mbush
Po i humbë shpresat tërësisht
Nga vrasësi im kam frikë
Ai po e do lëkurën time
Buzqeshjen
Duhet ta pranoj
Endërr nuk jamë
Vrasësit tim
Vend në sofër i bëj
Mos qofshi në lëkurën time

Do të pi ujë nga kroi i harruar
E në syrin e tij do kërkoj
Engjëllin tënd
Vetëm tani jamë bindë
As koteci i huaj
Smund të bëhet shtëpia jote
E si mund të bëhet pra
Një pjesë trupi i huaj
Shpëtimtari yt
Haj kafshë e zezë
Si po të nxirrka jashtë
Edhe shtëpia jote


Dashurinë ma ka ngulfatë
Në kroin e harruar
Vrasësi im

Nuk paska gjë më vështirë
Nuk paska më tmerr
Se kur pret
Që dora e huaj
Gjallë të të mbajë
E ju mos i harroni
Dhuratat që ju kam kërkuar
Kur të iku
Me vete do ti marr
Urrejtjet e botës mbarë
Most të lë të kqija në kët botë
E juve dashuria
Për jetë e mot

17.07.2012
Düren A.G.


Agim Gashi:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

Po vjen ditëlindja ime. Vjen si ditë e qetë, siç vijnë të gjitha ditët. Por sytë e mi nuk shohin veçse zymtësi. Zemra ime po çmendet nga furtunat e jetës. Plagët e saj të thella derdhin gjakun rrugëve të dhimbjes.
Për pak ditë vjen ditëlindja ime. Linda me shenjën e luanit. Në ditën e mirë të së premtes. Në ditën e bukur të verës, kur njerëzit korrnin e ndërtonin jetë. Por, më ka treguar nëna më vonë, askush nuk u gëzua për ardhjen time, veç ajo që më ushqeu me gjakun e saj. Pasi erdha në jetë, asaj shpesh i mungoi edhe buka. Isha fëmija i parë, u bëra dhembja e parë, në shtëpinë e varfër, në Ballkanin e shqetësuar.
Sa vite kanë kaluar? Koiçidencë e çuditshme: botë e keqe, sillesh e përsillesh rreth meje, e unë, sot, përsëri, jam i uritur për bukë, jam i etur për ujë.
Jam i etur për dashuri nëne, jam i etur për dashuri atdheu, jam i etur për dashuri gruaje, jam i etur për dashuri familjeje.
Zot! Përse m’i ke mohuar?
Ku je, gjyshi i Gashëve, po ti, babai im? Ku është kulla jonë? Ku është biografia e saj? Ku është Neli, biri im?
Kanë shkuar, kanë shkuar dhe unë s’e kam prekur ende qiellin, ndërsa stina ime po mbaron!
Dhe ai lejlek që vinte dikur, e harroi rrugën, se kulla jonë, kulla e Gashëve nuk është më!
Edhe pak ditë vjen ditëlindja ime. Një thirrje kam. Një lutje bëj:
O njerëz! Gjaku e fisi im! Miqtë e mi! Për ditëlindjen time të pesëdhjetetetë, më dhuroni vuajtjet tuaja, hallet, urinë, brengat, mallin, vetminë, borxhet.

Dhe mbani për vete lumturinë, gëzimin, dashurinë, buzëqeshjen...
E nëse nuk keni ku ta ndizni zjarrin tuaj, fërkojeni për zemrën time, ju lutem!
Aty do të gjeni zjarr për gjithë tokën e Arbrit!
Qofshi gjithnjë të lumtur!

Jetova me ëndrra. Ëndërrova në gjumë dhe i zgjuar. Por, medet! Ishin dhe mbetën vetëm ëndrra!
E tash më duhet të përballohem me vrasësin tim, që tinëzinsht e pa mëshirë ka hyrë në trupin tim. Dhe unë jam krejt vetëm, vetëm me katër faqet e zhveshura të mureve, në dhe të huaj, në shtëpi të huaj. I ngre zërin televizorit, që vetmia të më mbushet me zhurmë. Pres vdekjen e dikujt, që jeta ime të zgjatet pak. Më tmerron ky vrasës me qetësinë e tij. Më numëron çdo përtypje nofullash. Nuk jam në ëndërr. Shpresat po humbas nga egërsia e vrasësit tim. Ai kërkon lëkurën time dhe unë, i detyruar, i bëj vend në sofër. Mos qofshi kurrë “unë”.
Unë ujë do të pi nga kroi i harruar. Dhe mendoj, me dhimbje, se nuk të bëhet shtëpia jote, ky kotec i huaj. Dhe mendoj se nuk të bëhet shpëtimtar, një pjesë trupi, e huaj.
E vështirë, e tmerrshme, e rëndë, e egër është pritja që të të mbajë gjallë dora e huaj.
Dhe ju, miqtë e mi, mos harroni të më dërgoni dhuratat që ju kërkova. Do t’i marr me vete.

Të gjitha urrejtjet me vete do t’i marr.
Asnjë të keqe nuk do lë në këtë botë.
Që tek ju të mbretërojë dashuria,
Për jetë e mot!

17.07.2012
Düren A.G.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME Empty Re: AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 17, 2012 10:01 pm



  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 157514_100003268513745_709747539_q
    Yllka Haxhiaj O Gjeni te dergoj njemije perqafime , ti shkelen mendjes time ..... lumturia s'esht vecse nje enderr, dhimbja eshte e vertet....

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 565126_100000922814009_1464002834_q
    Abdi Përgjegja
    Vella Agim,
    Edhe Une njemije perqafime me mall dhe respekt,te dergoj me perzemersine ma te madhe per Ty,ne keto caste,kur sapo lexuam si familje poemen Tende autobiografike,e cila nuk eshte vetem e Jotja,ajo eshte e gjithe vellezerve dhe motrave Shqiptare,kudo qe ndodhen.Shkruaj vella ,shkruaj cdo dite,duke e ndare dhimbjen me motra e vellezer,ajo lehtesohet,e bashke me te lehtesohet shpirti e mbushet me dashurine dhe respektin,i cili kurr s'do te mungoje,ashtu sic nuk mungon dhe tash vlersimi.Te perqafoj fort Vella poet e kengetar i Atdheut dhe dashnor i Jetes,e cila tek e fundit,sic kam shkruar,dje,eshte gjithcka dhe asgje:))


  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q

    Agim Gashi Ju falenderoj shumë e dashur Yllka e i dashur vlla Abdi. Fjalët e Juaja janë teper njerzore, vllëzërore e fjalë ngushllimi që ska ngushllim.Ju përqafoj edhe unë e Ju dëshiroj shëndet mbi të gjitha e tjerat me radhë!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 371720_100000958833941_126306819_q
    Burhan-Lirie Zhilivoda Poeme vertete e dhimbshme,e nxjerre thelle nga brendesia e shpirtit tend,beso qe duke e lexuar me ze para familjes sime(sepse dua qe edhe femijet tone t'i njohin vlerat tua,ta njohin te madhin AGIM GASHIN) te gjitheve na u mbushen syte me lot .Urojme qe ditelindjen e ardhshme ta festosh si me i lumturi ne bote,te urojme shume shendet dhe shume perqafime ---familja Zhilivoda.

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 41673_1475749406_8718_q
    Musa Jupolli ‎*
    O vëlla, jetë qindvjeqare,
    jetë e mbushur me kujtime
    nepër ara e nepër fusha
    jeta jote histori me skenar
    e mbushur me germa
    t' Mëmdheut për lirinë e saj
    po, vëlla edhe hjeka
    forca në ty magji
    te njohim me fuqi
    në melodi t' Atdheut
    jep vargut e këngës
    ngjyrën e filozofinë e jetës
    Andaj ne jemi me Ty siq Je ti me ne !

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME Empty Re: AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 17, 2012 10:14 pm

AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 372366_1265130917_1647091044_q

lir Çumani Nje Himn per dhimbjen dhe dashurine Njerezore.... Urime Agim!

AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 186854_1042150289_1279049777_q

Silvana Berki Në vend të komentit z. Gashi :

Një mbrëmje ,
diellin doja ta prekja...
ndaj, kanatet e dritares i hapa gjerë e gjatë...
Vec.... rrezja nuk më erdhi vetëm brenda,
një zog...të vetmuar ma solli dhuratë.

I dhash ca thërrime për ta lëmuar,
i dhash dhe pak ujë që ta freskoja...
Nga këndi i dhomës ku edhe u struka...
prej atje e vështroja,
por dot se ndihmoja.

Ai i frikësuar përplasej ndër mure,
mobilje e kudo shihte gjë të bardhë,
se e bardha i përngjante me dritën,
e bardha i dukej porta nga kish ardh.

Eh të isha zog ! ( mendova)
udhërrëfyes do të bëhesha për të,
me gjuhën e tij do ti cicëroja,
e do ti thosha, ”jo cdo gjë e bardhë është portë gjithnjë” . S.B.






  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 273813_1390955702_1193322010_q
    Merita Smaja Te pergezoj per poezine e te uroj gjithe te mirat !

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q
    Agim Gashi Ju falemnderit shumë e dashur Silvana. Edhe poezinë e Juaj si shenjë rrespekti që kam për Juve e futa në dokumentet e mia të Akllapi.net!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q
    Agim Gashi Ju falemnderit Merita!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 369367_100001855671747_229738653_q
    Xheva Gjilan I gezofsh edhe shum vite te tjera i nderuari bace Agim , pasuria jote jemi ne miqte e tu ..Ehh dikujt shkon jeta vetem zi ... Mos tu shterofte pena kurre ...Suksese e flm per etiketim .!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q
    Agim Gashi Ju falemnderit Xheva moj mike e nderuar dhe e rrespektuar!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q
    Agim Gashi Ju falenderoj shumë famlje e madhe Zhilivoda e cila në shekuj e breza edukoj njerz të mëdhenjë. Të falemnderit vlla i dashur Musa që me vargjet tua ma zbutë dhëmbjen e vrafërinë!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q
    Agim Gashi Ju falemnderit i dashur Ilir.Përshëndetje edhe për Juve miku im!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 157657_100002620145406_573710275_q
    Eduart Pasha Vlonjat
    AGIM GASHI

    ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

    A është e mundur
    ...Mehr anzeigen


    AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 49081_100000945263952_51158031_q
    Gezim Uruci POEZIA PO e PO , por edhe ju shume interesante. Ju admiroj per vargun plot shpirte.

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q
    Agim Gashi Ju falemnderit shumë vlla i dashur. Shëndet e knaqësi për Ty gjithmonë!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 49081_100000945263952_51158031_q
    Gezim Uruci E more vella sa brenga e domethanje kan vargjet e tua, nje torbe e mbushur me vuajtje dhe mistere...... qe quhen AGIM GASHI...... !

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q
    Agim Gashi Po i dashur, më shumë se një torbë. Mendoj se ka me thasë por po duhet ti përballojmë o vlla!
    vor 10 Stunden · Gefällt mir · 1

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370823_100002339944294_2014154563_q
    Xhelal Luca Heu Agim Gashi
    Si pe te zen shtrati ?
    Je lis me rrema,
    Shqipe me krena .

    Agim Gash Burrnia
    S'te harron Shqiperia
    S'te harron Kosova ,
    Te kerkon liria .

    Ti kengen s'e ndale
    Tunde fushe e male
    Ylber ke me mbet
    Mbi male poet
    Edhe njeqind vjete
    Per ty do kete jete .

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 372399_1540052990_1785657521_q
    Eduard M. Dilo Dhimbje pa kufi dhe nje dhimbje njerezore po ashtu. Pershendetje Agim.

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 260759_100000494043957_14065499_q
    Drit Syri Lengate endrre..qe prek ne shpirt . T'uroj Jete e shendet Rapsod dhe Poet Z/Agim Gashi !Respekt!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370303_1342220805_1634693640_q
    Kujtim Stojku Nje poemth qe nderthuret permes nje narracioni poetik te dhimbshem.Poezia e Agimit kalon neper vite shkalle shkalle duke biseduar me njera tjetren....Nje mesazh poetik qe e ve lexuesin ne mendime....nje jete gjysem shekullore kaluar permes sakrificash dhe perpjekjesh titanike per mbijetese....Aty , ne brendesi te ketyre vargjeve gjendet e shprehur bukur me stilin e poetit, guximi,shpresa,besimi dhe me se fundi ngdhnjimi...Urime

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q
    Agim Gashi Ju falemndrit shumë i dashur Eduard, Drit e Kujtim. Kalofshi një ditë të bardhë e plot surpriza të këndshme!

  • AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 370094_644509076_1220042111_q
    Agim Gashi I dashur Xhelal, vargjet tua më ngrisin në moral të lart duke e mbushë zemrën time me dashuri miqsore e njerzore. Të falemnderit vlla i dashur!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME Empty Re: AGIM GASHI:ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi