Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

Shko poshtë

AGIM GASHI  ËNDRRA E DITËLINDJES SIME Empty AGIM GASHI ËNDRRA E DITËLINDJES SIME

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 26, 2015 11:27 pm

AGIM GASHI

ËNDRRA E DITËLINDJES SIME


AGIM GASHI  ËNDRRA E DITËLINDJES SIME 11796213_10153066116819077_8706849410631641672_n


Më 27.07. 2015 kam ditëlindjen time.Si çdo herë edhe kësaj radhe do të jetë si ditët tjera të zakonshme!

Po vjen ditëlindja ime. Vjen si ditë e qetë, siç vijnë të gjitha ditët. Por sytë e mi nuk shohin veçse zymtësi. Zemra ime po çmendet nga furtunat e jetës. Plagët e saj të thella derdhin gjakun rrugëve të dhimbjes.
Për pak ditë vjen ditëlindja ime. Linda me shenjën e luanit. Në ditën e mirë të së premtes. Në ditën e bukur të verës, kur njerëzit korrnin e ndërtonin jetë. Por, më ka treguar nëna më vonë, askush nuk u gëzua për ardhjen time, veç ajo që më ushqeu me gjakun e saj. Pasi erdha në jetë, asaj shpesh i mungoi edhe buka. Isha fëmija i parë, u bëra dhembja e parë, në shtëpinë e varfër, në Ballkanin e shqetësuar.
Sa vite kanë kaluar? Koiçidencë e çuditshme: botë e keqe, sillesh e përsillesh rreth meje, e unë,sot, përsëri, jam i uritur për bukë, jam i etur për ujë.
Jam i etur për dashuri nëne, jam i etur për dashuri atdheu, jam i etur për dashuri gruaje, jami i etur për dashuri familjeje.
Zot! Përse m’i ke mohuar?
Ku je, gjyshi i Gashëve, po ti, babai im? Ku është kulla jonë? Ku është biografia e saj? Ku është Neli, biri im?KU është Shqipja?
Kanë shkuar, kanë shkuar dhe unë s’e kam prekur ende qiellin, ndërsa stina ime po mbaron!
Dhe ai lejlek që vinte dikur, e harroi rrugën, se kulla jonë, kulla e Gashëve nuk është më!
Ja erdhi edhe ditëlindja ime. Një thirrje kam. Një lutje bëj:
O njerëz! Gjaku e fisi im! Miqtë e mi! Ooooooooooo populli im! Për ditëlindjen time të gjashtëdhjetenjë, më dhuroni vuajtjet tuaja, hallet, urinë, brengat, mallin,vetminë, borxhet.

Dhe mbani për vete lumturinë, gëzimin, dashurinë, buzëqeshjen...
E nëse nuk keni ku tandizni zjarrin tuaj, fërkojeni për zemrën time, ju lutem!
Aty do të gjeni zjarr për gjithë tokën e Arbrit!
Qofshi gjithnjë të lumtur!


Jetova me ëndrra.Ëndërrova në gjumë dhe i zgjuar. Por, medet! Ishin dhe mbetën vetëm ëndrra!
U përballa me vrasësin tim, që tinëzisht e pa mëshirë hyri në trupin tim. Dhe unë isha e jam krejt vetëm, vetëm me katër faqe te zhveshura të mureve, në dhe të huaj, në shtëpi të huaj. Tani më bën shoqëri edhe Ai që jeton në mua. I ngre zërin televizorit, për mua e për atë, që vetmia të na mbushet me zhurmë. Eh si është jeta?! Prisja vdekjen e dikujt, që jeta ime të zgjatet pak. Më tmerronte ky vrasës me qetësinë e tij. Ma numëronte çdo përtypje nofullash e bile edhe kafshatët e gojës. Nuk isha e as nuk jam në ëndërr. Shpresat treteshin nga egërsia e vrasësit tim. Ai kërkonte e ndoshta akoma e kërkon lëkurën time dhe unë, i detyruar, i bëja vend në sofër. Mos qofshi kurrë “unë”.
Unë me mikun e panjohur,ujë po pim nga kroi i harruar. Dhe mendojmë, me dhimbje, se nuk të bëhet shtëpia jote, ky kotec i huaj.
Mendoja se nuk të bëhet shpëtimtar, një pjesë trupi, e huaj. Ishim gabuar.Tani jetoj falë vllaut apo motres sime që jeton në dy botrat tona. Ai jeton në mua. Ai dhe unë tani jemi një. Dhe jemi një që po na duket si asnjë. Jemi falë doktorëve të Aacheni dhe profesor Neumanit!
Por edhe koteci i huaj po më mjafton!
E vështirë, e tmerrshme, e rëndë, e egër është pritja që të të mbajë gjallë ndonjë dorë e huaj.
Dhe ju, miqtë e mi, mos harroni të më dërgoni dhuratat që ju kërkova. Do t’i marr me vete.

Të gjitha urrejtjet me vete do t’i marr.
Asnjë të keqe nuk do lë në këtë botë.
Që tek ju të mbretërojë dashuria,
Për jetë e mot!
Edhe pse nuk vdiset pa thënë Zoti!


17.07. 2013-2014.-2015
Düren A.G. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi