Fatmir Minguli:ADEM ZAPLLUZHA POETI KOSOVAR I REVOLTES
Faqja 1 e 1
Fatmir Minguli:ADEM ZAPLLUZHA POETI KOSOVAR I REVOLTES
Fatmir Minguli:ADEM ZAPLLUZHA POETI KOSOVAR I REVOLTES
Poeti kosovar Adem Zaplluzha është një nga krijuesit më në zë i poezisë kosovare dhe njëkohësisht nga më origjinalët jo vetëm në Kosovë.
Libri i parë me poezi botohet në Prishtinë në vitin 1974 e titullohet "Puthje",kur dihen vështirësitë e çdo lloji të asaj kohe. Por ato mijëra vargje që dergjeshin sirtarëve të bibliotekës vetjake të poetit ,e patën dritën e botimit në vitin 1995 e kështu me radhë deri në ditët tona ku numri i përgjithshëm i librave poetik shkon në 55.
Nuk janë shumë për të treguar hallet e Kosovës së dashur e të popullit të saj martir. Por poeti Adem Zaplluzha është një kronometër i ngjarjeve në Kosovë ,duke shkruar hapur para vitit 1999 librin e tij krejt modern "Muret".Aty kritika letrare duhet të shohë origjinalitetin e këtij poeti e ndoshta nuk duhet të merret me vargjet patetikë e retorikë që ngjajnë si fjalime të politikanëve. Poezia te libri "Muret" është sa ekzistencialiste aq dhe moderne ku simboli i murit është Kosova e robëruar .
Adem Zaplluzha i ka përdorur pothuaj gjithë llojet e poezisë si subjekt e si gjini. Kështu duke qenë konseguent në revoltën e përhershme si poet dhe si qytetar ai ka botuar disa libra me satira poetike ku spikatin "Bajraktarët e vatanit" dhe "Don Kishoti dhe Rosinanti".Në vargje plot kuptim,ku një muzikalitet i poezisë popullore vjen dhe shkrihet me ironinë e kohëve që kalojmë,Adem Zaplluzha paraqitet një njohës i hollë i jetës së kosovarëve.
Librat me poezi për fëmijë janë një grupim tjetër i poezive të këtij poeti kërkues. Libra të tillë si "Merre kodin" ,"Kashalasha në vargje" si dhe libri tepër prekës "Letra nga mërgimi" sjellin shpirtin e ndjeshëm të poetit ,shpirt që poezitë për fëmijë i kthen në kopshte plot me lule e pemë të bukura.
Poetika e Adem Zaplluzhës bazohet në mënyrë automative në konceptet e poezisë moderne. Jo rrallë këto poezi të sjellin mendime të mëdha për jetën në Kosovë për të shkuarën e saj ,për Eposin e Kreshnikëve dhe origjinalietet e Dardanisë,sjellin kohën e Motit të Madh ,Skënderbeun tek libri epik "Mirmëngjes imzot” e deri te "Hyji i Prekazit"që hymnizon veprën e madhe të Adem Jasharit e të familjes së tij.
Kjo poetikë prek pothuaj fenomenet më delikate të jetës siç është shfaqur me forcë në librin "Stoli në parkun e vjetër" ku meditimi për hallet e moshës së tretë vendosen në një shtëpi azili diku në Prishtinë e krejt poezitë duken si dialogje të një teatri absurd. Libra që trasmetojnë me forcë filozofike këto fenomene janë dhe "Kalorësit e mjegullave","Kafshimi i mikut","Letër atdheut",”Për çdo dekadë nga një baladë"etj.
Për poetin Adem Zaplluzha tek tuk dëgjohen zëra se ai" shkruan shumë"!!!Por për poetin Adem Zaplluzha kanë shkruar shumë studjues nga Kosova ,Shqipëria,Rumania,Amerika etj. Libri i tij "Pema e bekuar"është përkthyer në Rumani me sukses të plotë,ndërkohë që ai është përfshirë në disa leksikone e antologji të shkrimtarëve shqiptarë duke filluar kronologjikisht me "Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë "të Hasan Hasanit. Kohët e fundit është pjesëmarrës në një antologji të shkrimtarëve të Kosovës në Rumani ,në gjuhën rumune.
Librat e fundit të poetit Adem Zaplluzha veç revoltës së përhershme dallohen për një konçizitet e tejpashmëri çka e afron më shumë lexuesin shqiptar në Kosovë,Shqipëri e aq më shumë në diasporë,kryesisht në Amerikë,Kanada,Gjermani ,Zvicër e gjetkë ku jetojnë e punojnë shqiptarë.
Prandaj ,si i thonë një fjale të urtë se "noti mësohet duke notuar",ashtu dhe poeti shijohet duke e lexuar .
Autori ka gati për botim edhe një libër me poezi në prozë e cila sipas vështrimeve të para të recencave do të jetë risi në letërsinë kosovare dhe më tej.
Poeti Adem Zaplluzha nuk i ndahet revoltës,e njëkohësisht nuk i jepet konformizmit në diskurset letrare .Diku larg festivaleve të bujshme të poezisë ai qëndron i vendosur në origjinalitetin e tij ,nuk del jashtë vetvetes e përherë është në pozicion "luftimi" për t'i treguar të gjithëve nëpërmjet artit të poetit Shpirtin e tij, Kosovën e dashur ashtu siç është dhe ashtu siç duhet të jetë.
Mjafton edhe një libër të lexosh nga Adem Zaplluzha do kuptosh që ai është poet i vërtetë.
Fatmir Minguli
Durrës 2 korrik 2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA
» Fatmir Minguli:BISEDE PER LIBRIN “STOLI NE PARKUN E VJETER” TE POETIT ADEM ZAPLLUZHA
» Fatmir Minguli:POETI QË BISEDON ME HAPËSIRAT E JETËS KOSOVARE
» Fatmir Minguli:KONCEPTUALITETE MODERNE NE POETIKEN E ADEM ZAPLLUZHES
» Fatmir Minguli:Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
» Fatmir Minguli:BISEDE PER LIBRIN “STOLI NE PARKUN E VJETER” TE POETIT ADEM ZAPLLUZHA
» Fatmir Minguli:POETI QË BISEDON ME HAPËSIRAT E JETËS KOSOVARE
» Fatmir Minguli:KONCEPTUALITETE MODERNE NE POETIKEN E ADEM ZAPLLUZHES
» Fatmir Minguli:Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi