Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Deçan dy të rinj theren me thika

Shko poshtë

Në Deçan dy të rinj theren me thika Empty Në Deçan dy të rinj theren me thika

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 18, 2012 3:46 pm

Në Deçan dy të rinj theren me thika


Në Deçan dy të rinj theren me thika Therje
I riu A.Ramosaj, 19 vjeç, nga fshati Carrabreg të Deçanit, është therur rëndë më thikë të martën në mbrëmje, në qendër të Deçanit. Ngjarja ndodhi pas një përleshjeje që kishte filluar në mes të dy grupeve të rinjsh. Edhe një i ri tjetër, nga fshati Isniq, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është plagosur lehtë.
Kjo zënkë mes grupeve të rinjsh, sipas dëshmitarëve, ka ndodhur pas zënkave të shpeshta që i kishin pasur më herët, gjatë kohës së shkollës. Bëhet fjalë për dy grupe të rinjsh, njëri nga fshati Strellc, ndërsa grupi tjetër nga fshati Carrabreg. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur para platosë së Komunës së Deçanit ishte duke u mbajtur festivali folklorik gjithëkombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”.


Sipas komandantit të stacionit policor në Deçan, Sejdi Dobraj, njëri nga të dyshuarit që kishte kryer veprën është arrestuar, ndërsa tjetri ende ndodhet në arrati. Motivet e rastit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa komandanti Dobraj ka njoftuar se po vazhdojnë hetimet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi