Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-nxënësi theret me thika me gjimnazistin për një cigare

Shko poshtë

Ish-nxënësi theret me thika me gjimnazistin për një cigare Empty Ish-nxënësi theret me thika me gjimnazistin për një cigare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 31, 2012 11:48 pm

Ish-nxënësi theret me thika me gjimnazistin për një cigare


Ish-nxënësi theret me thika me gjimnazistin për një cigare Largea_knife-atack1351671537
Sherri banal për një cigare në oborrin e shkollës "Dervish Hekali" në Ballsh ka çuar në plagosjen me thikë të një 16-vjeçari dhe plagosjen me sende të forta të autorit. Burime nga Policia e Fierit bëjnë me dije se ngjarja ndodhi dje rreth orës 08 e 30 minuta të mëngjesit, kohë kur pritej të niste mësimi. Mario Xhafa, 16 vjeç nga fshati Hekal i Mallakastrës, nxënës i vitit të parë, është plagosur me thikë nga Dragan Hasani, 20 vjeç. Sipas dëshmisë së shokut që e shoqëronte 16-vjeçarin, ka qenë Dragan Hasani që e ka nisur sherrin dhe më pas e ka qëlluar me thikë dy herë nxënësin. "Dragani i kërkoi një cigare Marios dhe ai i tha që nuk e pinte. Ai e ka ofenduar dhe i ka thënë se e ka parë duke pirë dhe Mario reagoi në të njëjtën mënyrë", tregon Altini, shoku i klasës së 16vjeçarit që u plagos. Pas kësaj, 2 të rinjtë janë përplasur fizikisht, ndërkohë që 20vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 2 herë në këmbë dhe në kofshë dhe është larguar nga shkolla "Dervish Hekali". Shokët e kanë çuar menjëherë 16-vjeçarin e plagosur në spitalin e Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Sipas dëshmive të nxënësve të shkollës, autori i ngjarjes, Dragan Hasani njihej si problematik dhe kishte kryer edhe herë të tjera veprime kriminale në Ballsh. Nga ana tjetër, efektivët e policisë së Ballshit dhe Fierit janë vënë në lëvizje për gjetjen e autorit, të cilin e kanë arrestuar disa orë pas ngjarjes. Ndërkohë që edhe 20vjeçari ka marrë plagë të shkaktuara nga mjetet e forta, me të cilat e ka goditur nxënësi 16-vjeçarHasani është shoqëruar me pranga në duar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit. Pas marrjes së mjekimit 20-vjeçari Dragan Hasani është futur në dhomat e izolimit. Bluzat e bardha të spitalit të Fierit kanë pohuar se 16vjeçari ka pësuar dy plagë në këmbë të shkaktuara nga thika, por pasi ka marrë mjekimin është jashtë rrezikut për jetën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi