Morina: kemi dështuar!
Morina: kemi dështuar!
Morina: kemi dështuar!
Shqipe Osmani
Institucionet e Kosovës nuk i paguajnë vetëm policët serb pa e njohur sistemin e sigurisë. Buxheti i varfër mjafton për të paguar edhe mjekët serb, që veprojnë paralelisht sistemit të shëndetësisë së Kosovës.
“Ne kemi pasur kohë qe 9 vjet të punojmë për integrimin e këtij sistemi, kemi dështuar dhe tani kjo çështje është e rregulluar në aspektin juridik të funksionimit të sistemit shëndetësor me pakon Ahtisari ku komuna vendos për sistemin shëndetësor”, thotë Morina
Prishtinë, prill - Pavarësisht faktit se Kosova prej më shumë se një viti është shtet i pavarur dhe e ka Kushtetutën e saj, shumë sfera kanë mbetur jashtë kontrollit të shtetit. Edhe në shëndetësi funksionojnë dy sisteme paralele shëndetësore, përveç atij të Kosovës edhe i Serbisë, ndërsa shumë nga mjekët serb marrin nga dy paga. Institucionet e Kosovës vlerësojnë të jenë të përkushtuara, që sistemi shëndetësor në gjithë Kosovën të jetë unik, por kjo nuk është bërë ende për faktin se me unifikimin e sistemit shëndetësorë, është i lidhur edhe funksionimi i procesit të decentralizimit si dhe funksionimi i sistemit informativ, dhe atij të sigurimeve shëndetësore. Në anën tjetër kjo situatë mbase iu shkon për shtati punëtorëve shëndetësor serb, të cilët marrin paga të dyfishta. Këtë funksionim të dy sistemeve shëndetësore e kritikon opozita, e cila lë vend për kritikë në qasjen e qeverisë për unifikimin e sistemit shëndetësor.
Sistemi shqetësim për të gjithë
Skënder Berisha këshilltar për media i ministrit Alush Gashi, thotë se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që në gjithë territorin e Kosovës të ketë një sistem unik të bazuar në ligjet që dalin nga Kushtetuta e Kosovës. Ai nuk mohon faktin se punonjësit serb nuk i përgjigjen këtyre ligjeve edhe pse paga marrin nga institucionet e Kosovës. Berisha vë në pah se problem në vete për krijimin e një sistemi unik është mos vullneti i punonjësve serb për integrim. Megjithatë, Berisha mendon se një fakt i tillë nuk i pengon institucionet që të jenë të përgjegjshme kundrejt ligjeve në fuqi për të avancuar sistemin shëndetësor në veri të Mitrovicës dhe në enklavat serbe. Ai shprehet i bindur se me përkushtimin e institucioneve sistemi shëndetësor në Kosovë, do të jetë unik në gjithë territorin.
Rita Hajzeraj (AKR) nënkryetare e Komisionit Kuvendar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, thotë se mos krijimi i një sistemi unik shëndetësor në Kosovë është një shqetësim i madh, i të gjithëve. “Unë shoh një pengesë shumë të madhe për ecjen përpara për integrimin e gjithë shoqërisë në ato vende ku janë dy sisteme. Fillimisht problemi qëndron në procesin e decentralizimit, që në fakt me këtë proces disa kompetenca do t’u mbesin vetëm komunave dhe nuk do t’i përgjigjen Ministrisë së Shëndetësisë drejtpërdrejt”, është shprehur Hajzeraj. “Neglizhenca e qeverisë po ndikon, që funksionimi i dy sistemeve paralele të vazhdojë edhe në këtë kohë kur jemi shtet i pavarur dhe kemi Kushtetutën tonë”, thotë Hajzeraj. Ajo mbase e sheh problemin e decentralizimit si element kyç në krijimin e sistemit unik shëndetësor në tërë territorin e Kosovës.
Qeveria të rezistojë ndaj “tekeve” serbe
Hyrishahe Hulaj, deputete e LDK-së, thotë se derisa ekzistojnë ligjet e shtetit të Kosovës të gjithë duhet t’i respektojnë. “Ligjet e Kosovës duhet t’i respektojnë të gjithë, edhe qytetarët serb që jetojnë në enklava”, thotë Hulaj duke theksuar kështu se problemi i integrimit të punëtorëve shëndetësorë në sistemin e Kosovë është kompetencë e qeverisë, e cila sipas saj duhet të jetë më rezistente në këtë pikë dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, t’i koordinojë veprimet, që këto enklava të integrohen në një sistem unik shëndetësor. Mimoza Ahmetaj, (PDK), është kritike për përgjegjësinë e raportimit në nivelin, qendror për të gjitha institucioneve shëndetësore, që funksionojnë në Kosovë me theks të veçantë të atyre në enklavat serbe. Sipas saj sistemi unik në Kosovë mbase mund të jetë i mundur vetëm atëherë, kur shteti i Kosovës do ta ketë sistemin e sigurimeve shëndetësore dhe atë informativ shëndetësor. Ahmetaj shprehet se institucionet janë duke punuar intensivisht për unifikimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Deputetja Qamile Morina (LDD) thotë se mos krijimi i sistemit unik shëndetësor në tërë Kosovën është neglizhencë e institucioneve tona. Sipas saj, ajo që e vështirëson krijimin e një sistemi unik është Pakoja Ahtisari, dhe ligjet që kanë rrjedhë mbi bazën e kësaj pakoje, të cilat definitivisht e kanë shkëputur unitetin e sistemit shëndetësor. “Ne kemi pasur kohë qe 9 vjet të punojmë për integrimin e këtij sistemi, kemi dështuar dhe tani kjo çështje është e rregulluar në aspektin juridik të funksionimit të sistemit shëndetësor me pakon Ahtisari ku komuna vendos për sistemin shëndetësor”, thotë Morina. Ajo vë obligimet dhe përgjegjësitë, tek qeveria e Kosovës duke theksuar kështu se qeveria duhet të ketë planin dhe strategjinë se si t’i qaset integrimit të enklavave serbe në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bajrush Morina:GJENERALI I DORËZUAR, BESNIKU I DËSHPËRUAR DHE KORABI I DËSHTUAR!
» LDD: Shtyllat kryesore të shtetësisë kanë dështuar
» Rexhepi: EULEX-i ka dështuar në misionin e tij
» Kadri Mani: Përurimi i dështuar!
» Shuarja e qiririt të një ideologjie të dështuar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi