Shuarja e qiririt të një ideologjie të dështuar
Faqja 1 e 1

13-01-2009 / Nga Kostaq Xoxa
Mashtruesit komunistë kanë pasë verbuar edhe intelektualët!
50-vjetori i revolucionit të Fidel Kastros në Kubë, u festua në mënyrë të tillë që vetë Fideli, në prag të vdekjes, po e sheh dhe po e kupton se po i lë shëndenë kësaj bote, me shpirt të plasur për dështimin tërësor të “lumturisë kubane”. Paga mesatare e kubanezëve është sot, e konvertuar në lekë të vjetra tonat, rreth 25.000 – 30.000 lekë në muaj. Kuba renditet e 150-a ndër 157 shtete. Por Fidelit i llogaritet pasuria vetjake në 900 milionë dollarë. Vetëm Nexhmija ankohej publikisht se ishte e varfër dhe pa shtëpi! Por, amà, daja i E.H.-s, me mbiemrin Çuçi, e mallkoi në shtyp nga Italia të nipin, ku u arratis, duke i bërë edhe një portret që mos e pastë as hasmi, - siç thuhet në një shprehje të vendit tonë. E akuzonte edhe për vjedhjen e florinjve të së shoqes, që kishte mbetur në Shqipëri.
Iku ajo koha kur Fideli kishte miq komunistë në të gjithë botën, duke filluar nga Stalini, te E. Hoxha e gjer te majtistët e intelektualizmit europian. Zhan-Pol Sartri dhe e shoqja, Simona dë Buvuar, e ngritën në qiell. Ishte koha kur dështimet ekonomike të Stalinit, sidomos katastrofa kolektiviste e kolkozeve dhe e sovkozeve, propagandohej si sukses i paarritshëm. Në Bashkimin Sovjetik nuk mungonin mjaft intelektualë si ata që përmendëm, të cilët e vizitonin këtë vend që po përfundonte socializmin triumfues dhe po përgatitej për periudhën e komunizmit, si faza më e lartë e shoqërisë njerëzore(!). Ndër intelektualët me emra të mëdhenj, që i binin qylit në B.S., të ftuar me rastin e manifestimeve propagandistike për Luftën në emër të Paqes, mund të përmenden Luí Aragoni, Elsa Trilolé , Pol Elyari, Romen Rolani, Sartri, dë Bovuari, Heriói. Kritiku i shquar letrar francez, Haymé, i quajti këta njerëz “des bêtes” (hajvanër). Dhe historia i dha të drejtë. Në të vërtetë, tre vjet më parë Sartri pati 100-vjetorin e lindjes. Pritej t’i bëhej një ceremoni madhështore. Në fakt, ajo që u bë për nder të tij, mund të quhet një vakësirë. Numri i aktiviteteve u thjeshtësua së tepërmi. Ekspozitat kishin pak të pranishëm. E gjitha kjo, kur u pa çfarë përbindëshi ishte Stalini (pas destalinizimit që bëri Krushovi në Kongr. XX). Pastaj tanimë, në vitin 2005, edhe Fidel Kastros i kishte rënë aureola. Sartri u kujtua me vonesë për të pranuar krimet e Stalinit...
Edhe E. H.-a nuk i kurseu paratë për vakancat beharore gratis të njerëzve si Fosko Dinuçi, që të mos përmendim të tjerët. Këtyre u mungonte vetëm samari, - që të përdorim fjalorin e Haymésë.
Por duhet të jemi të saktë: Nëse Sartri e të tjerët ishin talente (po të mënjanojmë verbërinë politike), Dinuçët tanë ishin fare ordinerë, me përkushtimin që të bëheshin hamej për të transportuar “veprat” e E. Hoxhës, që s’i lexonte askush.
Ishin të pakët intelektualët e spikatur, si André Zhidi i cili, pasi kishte vajtur njëherë te Stalini, si të tjerët, e kishte kuptuar menjëherë katastrofën ekonomike sovjetike, që po servirej si “parajsë”, bëri një vetëkritikë të hapur, kur u kthye. Dhe nuk e gëlltiti më supën propagandistike të diktatorëve të Lindjes komuniste.
Masakra e kundërshtarëve, si thyerja e vezëve për t’u bërë omëletë marksistëve!
Kjo metaforë interesante është marrë nga një shkrim i “RD”-së, i 9 janarit të këtij viti. Nuk dallohet nëse është një përkthim; por, sidoqoftë, është një fjali me një domethënie mbresëlënëse. Meqë jemi në përvjetor të lindjes së F. Kastros, bëhet një krahasim ndërmjet krimeve të këtij kundër qëndrestarëve të cilësuar si antikomunistë dhe viktimave të Pinoçetit, në Kili. Për të parin tregohet se ka ekzekutuar 16 mijë veta dhe burgosur më shumë se 100 000 në kampet e tij të punës së detyruar. Citojmë RD-në: “Ndërkohë liberalëve, anekënd botës, nuk u bëjnë shumë përshtypje këto krime të rënda, duke mos u ditur as emrat kampeve të shumta në gulagët e Kastros, nga të cilët po kujtojmë vetëm disa: Kilo 5.5, Pinar del Rio, Kilo 7, Capitolo, si edhe mjaft burgje për fëmijë deri në dhjetë vjeç (“fajësitë politike mund të manifestohen edhe në një moshë shumë të vogël”.). Dy milionë prej të panënshtruarve mosmirënjohës të Fidelit janë arratisur nga parajsa e tij socialiste; më shumë se 30 mijë kanë vdekur në përpjekje për t’ia mbathur. Ndërkaq (majtistëve) iu rri mendja papreras te Guantanamo...”. Për Pinoçetin lexojmë: “Grushti i tij i shtetit nisi për të parandaluar një grusht shteti të socialistit Salvador Aliende, si dhe militantëve të tij të stërvitur në Kubë, në Gjermaninë Lindore dhe në Korenë e Veriut. Pinoçeti kaloi një rezolutë në Dhomën kilene të Deputetëve, sipas së cilës Aliende nuk kishte respektuar Kushtetutën. Më vonë kjo u pranua edhe nga një referendum, në vitin 1980, ku Pinoçeti fitoi 67% të mbështetjes. “Referendumi ishte i manipuluar”, - thonë majtistët. Por, po të ishte kështu, përse nuk u manipulua edhe referendumi i 1988-ës, që i shkaktoi dorëheqjen Pinoçetit? Kështu u rivendos plotësisht demokracia dhe Pinoçeti e respektoi votën dhe dha dorëheqjen. Majtistët u përçapën të plotësonin kundër Pinoçetit një dosje me akuza për vrasje . Por ata mbetën të shastisur kur zbuluan jo vetëm që numri i të vrarëve doli shumë më i vogël sesa ai që raportonte Radio "Moska", por nuk arriti dot as shifrën 3000, përkundrejt 16 mijëve të Fidelit, shifër për të cilën majtistët e bënin syrin qorr!”. Eja e zëru besë shifrave të së majtës! Kastro, që vrau me mijëra - dhe me gjakftohtësi - mbetet një hero për idiotët e dobishëm të të indoktrinuarve mashtrues. Sepse për ta, vrasja e pjesëtarëve të borgjezisë është njësoj si të thyesh vezë për t'u bërë omëletë marksistëve, ndërkohë që vrasja e të kuqve për ta është një abuzim i patolerueshëm ndaj të drejtave të njeriut!” .
Si në ´97-n: “Na vratë”, kur bënë kërdinë!
Nëntëdhjetë e shtata është një vit i mbrapshtë, që ka për autorësi majtizmin tonë. Megjithatë, do të mjaftonin statistikat që të dalë blof propaganda majtiste se ata që e pësuan dhunën ishin tregishtorët, domethënë propagandistët e nxitjes së rebelimit të tribunave. Mashtrimi mediatik për “të gjetur fajtorët” tek ata që duhej të linin pushtetin në favor të pushtetrrëmbyesve, të cilët e shndërruan kokëposhtë problemin e firmave huamarrëse, duke viktimizuar vetveten,- edhe kjo tymnajë çoroditëse, kështu, - e bëri punën e vet. Ajo ishte një kohë e krimit politik të përditshëm, përveç djegieve, shkatërrimit të ndërtesave që ishin paracaktuar për privatizim “kur të vijmë në fuqi!”, shpartallimit të hipotekave (që t’i biem më qafë pronës së trashëguar!), e shumë prapësi të tjera.
E pamë krahasimin e Fidel Kastros me Pinoçetin. Këtë të fundit e paraqitën si delen e zezë të shoqërisë sonë, teksa Fidelin nuk e përshëndeti me mirëdashje vetëm Zhan-Pol Sartri, por edhe shumë intelektualë të tjerë të së majtës, që u kujtuan paksa vonë për sistemin stalinist! Te ne pikturohen si humanë ata që kanë bërë krimet më monstruoze. Disa prej tyre, me nam për sadizmin në kohën e E. Hoxhës, ç’t’u bësh se s’janë më në jetë, apo janë duke vdekur nga pleqëria, pa do të ishin të denjë të jepnin sërish vendime politike ( se janë mësuar me drejtësinë e Vishinskit” dhe me “parimet zhadanoviste të Luftës së Klasave). Bluzën me portretin e Çe Gevarës e mbajnë mjaft të rinj në Perëndim, nga ata që nuk e dinë se çka bërë. Atyre do t’u dukej si sajesë që ai i shijonte aq shumë ekzekutimet, saqë nuk mungonte të dilte në një dritare të zyrës së tij, që lejonte të shihte në oborrin e burgut, mbi një shesh ku togat e pushkatimit vrisnin “armiqtë”. Sa herë që një nënë e vizitonte për t'iu lutur që të lironte birin e saj, krejtësisht të pafajshëm, Gevara e shfaqte shijen e tij revolucionare të humorit, duke e qëlluar dhe vrarë të riun, mu përpara syve të saj. I vetmi ekzekutim që ai nuk e shijoi dot, ishte ekzekutimi i tij. “Fidel es un pais” (Fidel është një shtet) shkruhet me germa të mëdha në tabelat propagandistike nëpër Havanë. (A nuk i ngjan thënies së Luigjit XIV, L’état c’est moi?). Fatkeqësisht, vrasësi i pamëshirshëm që ata brohorasin nuk është në gjendje që të nisë një plan të ri pesëvjeçar. Dobia e tij e fundit është se po del në pah më qartësisht analfabetizmi moral i së majtës. “Është duke u shuar flaka e qiririt, e cila i parapriu natës së gjatë që do të mbulojë një herë e mirë me errësirë një ideologji të dështuar”, - shkruhet në artikullin e cituar, me rastin e 50-vjetorit të revolucionit të Kastros. Me ketë rast i urojmë edhe ne që të mos i gëzojë ato 900 milionë dollarët abuzivë, kur njerëzit marrin 25.000 – 30.000 lekë të vjetra: Ku thërret kiameti!
Në librin shkencor të një grupi historianësh me prestigj, me titullin “Libri i Zi i komunizmit”, përcaktohen 25 milionë të vrarë nga nazistët dhe 100 milionë të vrarë nga komunizmi. Ky është dështimi i komunizmit në shifra. Por majtistët tanë, nuk i duan shifrat dhe kërkojnë të pagëzojnë me ujë të bekuar mëkatarët e sistemit enverist, që dashkan të bëjnë “drejtësinë” shqiptare, bash ata që kanë qenë në pararojë të padrejtësisë!
U lutemi, ndërkaq atyre që e shohin nga një dritare gjysmë opake e nga larg, atë padrejtësi që ka shkretuar të drejtat më elementare të njerëzve tanë të pafajshëm, që të respektojnë fjalën, mendimet dhe të drejtat e cunguara të të vuajturve nga diktatura, për të mos i nëpërkëmbur, sërish, për herë të dytë. Pjesa më e madhe e popullit tonë të sfilitur nuk kërkon mëshirë, por drejtësi....Gazeta 55

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Similar topics
» Xhelal Zejneli: Dështimi i një ideologjie antihistorike
» Adem Zaplluzha:SHUARJA E KËLTHITJES
» Kujtim Majaci, shuarja e një legjende futbolli
» Ibrahim Egriu:Pesë vite nga shuarja e kompozitorit Musa Piperkut
» Publikimi i dështuar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi