Kastriot Myftaraj:Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës në Prishtinë dhe terrorizmi bërthamor i UÇK
Faqja 1 e 1
Kastriot Myftaraj:Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës në Prishtinë dhe terrorizmi bërthamor i UÇK
Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës në Prishtinë dhe terrorizmi bërthamor i UÇK
Nga Kastriot Myftaraj
Sot, 70 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ka mijëra romane të shkruar nga shkrimtarë hebrej, nga e gjithë bota, ku tregohet për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej këtyre librave janë jo pak të çuditshëm, si libri i shkrimtarit hebreo-amerikan Philip Roth “The plot against America” (2004). Në këtë libër tregohet se si do të kishin shkuar gjërat për botën dhe hebrejtë nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 1940 nuk do t’ i kishte fituar Roosevelt por kandidati rival izolacionist. Libri është i botuar edhe në shqip me titullin “Komploti kundër Amerikës”. Por nuk ka ndodhur gjatë këtyre shtatë dekadave që një shkrimtar hebre të ketë botuar një roman ku të tregohet se si një grup luftëtarësh hebrej antifashistë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi zotërojnë një bombë bërthamore të prodhuar nga shkencëtarë hebrenj, duan ta shpërthejnë atë në kryeqytetin e Gjermanisë naziste, në Berlin, si ndëshkim për Holokaustin, dhe që të marrë fund lufta, me vdekjen e Hitlerit. Arsyeja se përse shkrimtarët hebrej nuk e kanë bërë një gjë të tillë nuk është e vështirë të kuptohet. Ata e dinë se një libër i tillë, ndonëse fiction, do t’ i njolloste sadopak hebrejtë me përgjegjësinë e terrorizmit bërthamor në Luftën e Dytë Botërore. Se terrorizmi bërthamor është një gjë aq e rrezikshme, për të cilën ka aq ndjeshmëri të madhe, saqë edhe nëse thjesht bëhet letërsi me të, le një gjurmë faji. Pra faj wshtw edhe se një hebreu i paska shkuar në mendje kjo, qoftë ky edhe një shkrimtar! Se faji shumëfishohet kur shumë hebrej ta lexojnë dh eta pëlqejnë librin.
Shkrimtarët hebrej janë vetëfrenuar për shkak se e kanë të fuqishëm atë që mund të quhet si instinkti kolektiv i vetëmbrojtjes. Definitivisht këtë gjë nuk e kanë shqiptarët e Kosovës. Shkrimtari Albatros Rexhaj, i lindur në Prizren dhe banues në Prishtinë, siç vetëprezantohet, ka botuar në 2012 romanin “Bombë në Beograd”. (Botime “Dudaj”, Tiranë) Romani është një histori e terrorizmit bërthamor, që ka të bëjë me përpjekjen e një komandanti të famshëm të UÇK-së për të kryer një atentat bërthamor kundër Serbisë. Autori, në një shënim në nisje të librit thotë se: “Ngjarjet zhvillohen në verën e vitit 1998. Ato janë fryt i imagjinatës, por ngjashmëritë me persona dhe ndodhi konkrete janë të mundshme”.
Kjo do të thotë se bëhet fjalë për një ngjarje reale, të kryer nga njerëz realë, por që autori e ka elaboruar letrarisht me anë të imagjinatës. Por thelbi i ngjarjes supozohet të jetë real.
Personazhi kryesor i ngjarjes është komandant Agroni i UÇK-së, të cilin autori e përshkruan si komandanti më i famshëm i kësaj ushtrie për aksionet e tij luftarake, dhe ai të cilit serbët ia kishin më së shumti frikën. Autori nuk i kursen lavdërimet për të: “Komandant Agroni u bë fantazma e natës dhe të gjithë e admironin”(f. 49)
Komandant Agroni arriti të vriste komandantin më të famshëm të forcave speciale të Ushtrisë serbe: “Vrasja e Ostojiçit ishte goditja më e rëndë që UÇK-ja kishte mundur t’ i jepte ushtrisë serbe, sepse ai vlerësohej si një lloj legjende prej të tijve”. (f. 9)
Por komandant Agroni ka një brengë. Ai kur ishte fëmijë ka parë serbët teksa i vrasin familjen e tij. Kështu që ai, si një luftëtar i veçantë që është kërkon të kryejë një hakmarrje të veçantë ndaj serbëve si ndëshkim për krimin ndaj familjes së tij, dhe për krimet e tjera të serbëve ndaj shqiptarëve, gjatë kësaj lufte. Është vera e vitit 1998. Komandant Agroni ideon një plan për një atentat bërthamor ndaj Serbisë dhe në këtë plan tërheq edhe shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së. Agroni arrin që të blerë një bombë bërthamore-valixhe, apo bombë-çantë siç e quan autori dhe atë kërkon ta shpërthejë në Beograd. Prej këtej edhe titulli i librit “Bombë në Beograd”. Autori shkruan: “ndërkaq e kishte ndarë mendjen që rruga e tij për në Beograd të mos kishte kthim, sepse aty do ta aktivizonte bombën dhe do të hidhej në erë bashkë me beogradasit”. (49)
Kështu, komandanti më i famshëm i UÇK-së do të bëhej një kamikaz bërthamor në Beograd. UÇK, Kosova, dhe kombi shqiptar në përgjithësi ishin shumë pranë që t’ i jepnin botës kamikazin më të famshëm të të gjitha kohërave. Autori na rrëfen dhe përmasat e katastrofës së pritshme: “Ky qytet ishte Beogradi. Tanimë, nga një metropol prej dy milionësh, ishte shndërruar në një qytet gërmadhash. Kudo kishte trupa njerëzish dhe ata që kishin mbetur gjallë mallkonin veten pse nuk kishin vdekur bashkë me të tjerët”. (70)
Kuptohet se ata që kishin mbetur gjallë do të vdisnin së shpejti për shkak të dozave të larta të rrezeatimit radioaktiv që kishin marrë. Ky do të ishte gjenocid nuklear. Lajmi se UÇK kishte siguruar një bombë bërthamore i bëhet e ditur Washingtonit nga Moska. Dhe ja se çfarë ndodh me këtë rast, citoj librin, ku drejtori i CIA-s thotë: “Presidenti ka urdhëruar personalisht nisjen e Flotës së Gjashtë për në Adriatik, kurse për në zyrën tonë në Prishtinë kemi nisur një ekip ekspertësh dhe agjentësh nga më të mirët që kemi mundur t’ i mbledhim nëpër stacionet tona nëpër Europë. Sekretarja e Shtetit ka kontaktuar personalisht me presidentët e Jugosllavisë e Shqipërisë, si dhe me liderin paqësor të shqiptarëve të Kosovës dhe i ka informuar për angazhimin tonë shtesë në rajon. Prej tyre ka marrë garanci se të gjitha veprimet do të zhvillohen në bashkëpunim të plotë dhe nën ombrellën tonë”. (23-24)
Pra, atëherë kur pritej që të niste një aksion i SHBA, i NATO-s kundër Serbisë, për shkak të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve nis një aksion i SHBA, i NATO-s, në bashkëpunim me Serbinë, kundër… UÇK-së, kundër shqiptarëve!
Agroni nuk vepron i vetëm në aksionin e tij terrorist bërthamor. Ai ka bashkëpunëtorë të shumtë në rradhët e UÇK-së. Për të futur bombën në Kosovë, në mënyrë që ta kalojë në Serbi ai bën një operacion të ndërlikuar. Autori shkruan për këtë në libër: “Vetëm ai e dinte se si kishte mbërritur bomba deri aty. Nga Turqia ishte sjellë në Shqipëri, ku ishte transportuar pa kurrfarë problem, sepse të gjithë e kishin përqëndruar vëmendjen në Ulqin dhe tek Agroni. Madje Agroni e kishte luajtur lojën edhe më mirë se ç’ pritej. Ua kishte hedhur amerikanëve dhe i kishte ngatërruar aq shumë sa vështirë se mund t’ ia gjenin fillin së vërtetës. Gjatë kohës kur ai luante Xhejms Bondin në Ulqin, bomba kishte mbërritur në Tropojë dhe, derisa të ftoheshin pak gjakrat, rrugëtimi i saj ishte ndalur për njëfarë kohe”. (f. 145)
Kështu, autori implikon edhe Shqipërinë në këtë histori të terrorizmit bërthamor. Duke qenë se Shqipëria i kishte krijuar mundësi UÇK-së që të vepronte nëpërmjet territorit të saj, atëherë Shqipëria do të ishte përgjegjëse si shtet, nëse në Serbi bëhej Holokausti bërthamor. Nuk është teprim të thuhet se kjo do të sillte si pasojë shpërbërjen zyrtarisht nga bashkësia ndërkombëtare të shtetit shqiptar.
Autori thotë se të gjithë ushtarët e UÇK-së të cilët vijnë në dijeni për zotërimin e bombës bërthamore janë shumë entuziastë për aksionin e pritshëm në Beograd: “Torbën e hapi njëri prej ushtarëve më besnikë të Naimit dhe prej aty nxorri diçka që dukej si çantë biznesmenësh, por edhe më e thellë. Ushtari deshi ta hapte, por Naimi nuk e lejoi, sepse e dinte që asnjëri prej ushtarëve të tij nuk e kishte idenë për mënyrën se si funksiononte një armë e tillë. Edhe vetë ai nuk e kishte menduar kurrë ndonjëherë se do të vinte një ditë e tillë kur do të kishte në dorë një armë nukleare.
-Tani fitorja është e jona!- tha njëri prej ushtarëve.
Naimit i shkëlqyen sytë”. (145)
Në fantazinë e Albatros Rexhajt kishte ushtarë të UÇK-së, të cilët të besonin se fitorja për kauzën e tyre mund të vinte me një atentat bërthamor në Beograd?! Autori thotë, me gojën e një komandanti të UÇK-së, se para se të shpërthehej bomba, Serbisë do t’ i bëhej një ofertë ultimative: “Ne do të propozojmë bisedime paqësore, por si parakusht do të kërkojmë ndalimin e të gjitha sulmeve serbe”. (f. 192)
Por një ultimatum bërthamor nga ana e UÇK-së në adresë të Serbisë, do të kishte siu pasojë të menjëhershme një reagim të fuqishëm ndërkombëtar. Një zhvillim i tillë do të kishte si pasojë mbledhjen e atypëratyshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të niste saora një aksion ushtarak kundër UÇK-së dhe Shqipërisë që e kishte lejuar atë të vepronte në territorin e saj. UÇK do të shpallej organizata terroriste nr. 1 në botë. Vetë Shqipëria do të shpallej shteti nr. 1 sponsor i terrorizmit në botë, për shkak të mbështetjes së evidentuar që i kishte dhënë UÇK-së. Për herë të parë në historinë e saj, OKB do të vendoste jo më thjesht për përjashtimin e një shteti-anëtar, por për shpërbërjen e tij. Ata që do t’ i adresonin ultimatumin nuclear Serbisë, duhet të jepnin edhe kohë, se për kërkesat e tyre nuk mund të merrej vendim aty për aty. Por gjatë kohës së afatit të ultimatumit, popullsia e Beogradit do të largohej nga qyteti, kështu që bomba nuk do të bënte ndonjë dëm të madh në njerëz edhe nëse shpërthente në qytet. Por si të shpërthente, si të mos shpërthente bomba, ajo tashmë do ta kishte bërë efektin e saj shkatërrimtar ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Pasojat për shqiptarët e Kosovës, për shtetin shqiptar, për kombin shqiptar do të qenë të njëjta. Serbia do të fitonte të drejtën për t’ i dëbuar shqiptarët nga territori i Kosovës, madje nga krejt territori i Serbisë. Nuk është çudi që Maqedonia të gjente rastin për të bërë të njëjtën gjë. Shteti shqiptar do të pushonte së ekzistuari. Në hapësirën ku kishte qenë shteti shqiptar, do të vendosej administrimi ndërkombëtar deri kur të merrej vendimi se si do të ndahej ky territori mes vendeve fqinje. Në hapësirën e ish-shtetit shqiptar do të tuboheshin edhe shqiptarët e Kosovës, e ndoshta edhe ata të Maqedonisë. Në këtë hapësirë do të niste një konflikt ndërshqiptar, për shkak se shqiptarët e Kosovës do të fajësoheshin që kishin shkaktuar jo vetëm humbjen e Kosovës, por edhe zhdukjen e shtetit shqiptar. Konflikti do të shkallëzohej deri në luftë me armë. Krimi i organizuar do të lulëzonte në kulm. Gjithashtu edhe fundamentalizmi islamik. Shqipëria do të shndërrohej në Libanin e Europës. Fundamentalistët islamikë nga gjithë hapësira shqiptare të tubuar në Shqipëri, do të ndjeheshin të fuqishëm dhe do të kërkonin të merrnin nën kontroll sa më shumë territor nga ish-shteti shqiptar. Shqipëria do të kthehej pas në vitin 1914. Të krishterët ortodoksë do të kërkonin ndërhyrjen ushtarake të Greqisë. Katolikët të Italisë. Serbia (në atë kohë ishte ende Jugosllavia) do të ndërhynte ushtarakisht në Shqipërinë e Veriut, duke zënë territore deri në atë që dikur e ka quajtur vija strategjike, për sigurimin e kufijve të saj. Dhe këtë gjë do ta bënte që nga derdhja e Lumit Buna e deri në Bjeshkët e Sharrit. Me kohë Serbia do të aneksonte territorin e Shqipërisë deri në Drin. Greqia do të merrte një pjesë të mirë të Shqipërisë së Jugut.
Në fund të librit, Agroni zbulon se ka qenë viktimë e një plani të shërbimeve të fshehta ruse dhe serbe, të cilët kur patën ardhur në dijeni se njerëzit e UÇK-së kërkonin të blinin një bombë bërthamore vendosën që ta shfrytëzojnë këtë për të bërë një operacion mashtrues. Autori shkruan për këtë gjë: “Në të vërtetë shqiptarët ishin nxitur të blinin bombën duke besuar se vërtet po shtinin në dorë një armë atomike funksionale. Ata nuk e dinin se i tërë operacioni ishte një ide e përbashkët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse. Rusët e kishin inskenuar gjithë ngjarjen duke filluar kinse nga ikja e shkencëtarëve. Që më parë, ata ia kishin hequr bombës detonatorin dhe kështu e kishin bërë jofunksionale”.(f. 224)
Por kjo nuk e ndryshon faktin që UÇK kishte dashur të kryente një atentat terrorist bërthamor. Madje pasojat e atentatit për shqiptarët e Kosovës dhe shtetin shqiptar, do të qenë të njëjta pavarësisht nëse arrinte të kryhej shpërthimi ose jo.
Kur unë them se Kosova dhe Shqipëria nuk ia kanë parë ende sherrin këtij libri, po ka shumë gjasa që t’ ia shohin, shumëkush e merr këtë si teprim, si teori konspiracioni myftarajane. Pak ditë më parë të gjithë në Kosovë do të qeshnin nëse do t’ u thoshe se në Kosovë do të krijohet Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës, në një kohë që ai nuk ekziston as në Beograd. Por ja që tani kjo gjë është një kërkesë zyrtare e bashkësisë ndërkombëtare për qeverinë e Kosovës, dhe në rradhë të parë është kërkesë e amerikanëve. Dhe a nuk do të ta quanin teori konspiracioni, teprim, pak kohë më parë nëse do të thoshe se presioni që iu bëhej shqiptarëve të Kosovës nga ndërkombëtarët për të harruar krimet e serbëve ndaj tyre, duke e paraqitur këtë si provë qytetërimi, në fakt ishte pikënisja për ta projektuar fajin tek shqiptarët, dhe parakushti që të arrihej deri te zbatimi i një agjende të fshehtë, pjesë e së cilës është edhe krijimi i Tribunalit ndërkombëtar për krimet e luftës në Kosovë. Kur tribunalet e këtij lloji nuk krijohen në një vend të tretë, siç ndodhi me Tribunalin e Hagës, ato krijohen në territorin e vendit mbi të cilin rëndon faji kryesor për luftën dhe krimet e saj. Shembulli i parë që të vjen në mendje është Tribunali Ndërkombëtar i krijuar në Nuremberg të Gjermanisë, në vitin 1945. Kështu që me krijimin e Tribunalit në Prishtinë, në një kohë që një i tillë nuk po krijohet paralelisht në Beograd, Kosova po konsiderohet a priori si vendi që ka përgjegjësinë më të madhe për fajin e luftës dhe gjenocidin gjatë saj. Tash Tribunali Ndërkombëtar i Prishtinës ka detyrë që ta vërtetojë këtë gjë, pra që të justifikojë raison d’ etre, arsyen e ekzistencës së tij. Dhe ky Tribunal Ndërkombëtar në Prishtinë është pasojë e një llogarie diabolike antishqiptare, kështu që prej tij duhet pritur më e keqja, prej tij duhen pritur veprimet më paranoide antishqiptare. Tribunali ndërkombëtar në Prishtinë nuk po krijohet që të sqarohen edhe akuzat e Dick Marty, siç po thonë disa diplomatë perëndimorë në Prishtinë. Në të vërtetë, akuzat e Dick Marty u bënë edhe që të mund të krijohej Tribunali Ndërkombëtar në Prishtinë.
Duke qenë se Tribunali Ndërkombëtar në Prishtinë është rezultat i një obsesioni paranoid antishqiptar, nuk është çudi që ai të hapë dhe procese paranoide si ai për terrorizmin bërthamor të UÇK-së. Nuk është çudi që Tribunali, krijimi i të cilit do të quhej çudi pak kohë më parë, ta marrë seriozisht edhe historinë e treguar në librin e Albatros Rexhajt “Bombë në Beograd”, ose së paku të frymëzohet prej tij. Aq më tepër që autori, në një shënim në nisje të librit thotë se: “Ngjarjet zhvillohen në verën e vitit 1998. Ato janë fryt i imagjinatës, por ngjashmëritë me persona dhe ndodhi konkrete janë të mundshme”.
Nuk e di nëse Albatrosi është konsultuar me ndonjë jurist penalist kur ka vendosur këtë shënim, por nëse konsultohet sot me një avokat të mirë penalist, ai me siguri që do t’ i thotë se me këtë shënim, Tribunali Ndërkombëtar ka të drejtë ta kërkojë autorin e librit për ta pyetur. Se kuptimi i shënimit të mësipër është se bëhet fjalë për një ngjarje reale, të kryer nga njerëz realë, ndonëse të përshkruar në mënyrë letrare. Tribunalit Ndërkombëtar i interesojnë në libër pikërisht ngjashmëritë me persona dhe ndodhi konkrete, për të cilët flet autori. Prandaj, nuk është çudi që autori i librit, Albatros Rexhaj të thirret nga hetuesit e Tribunalit Ndërkombëtar të Prishtinës për të dëshmuar. Duke qenë se bëhet fjalë për terrorizëm bërthamor çështja është shumë serioze. Çdo njeri që ka dijeni për një ngjarje të tillë burgoset dhe e kalon jetën në burg nëse nuk vendos të bashkëpunojë me gjykatën. Nuk është çudi që kështu të ndodhë edhe me Albatrosin. Albatrosi nuk duket të jetë ndonjë burrë trim. Ndonëse i lindur në 1975, ai nuk iu bashkua UÇK-së për të luftuar në luftën të cilën në librin e tij e përshkruan hollësisht. Kështu që kur hetuesit t’ i ofrojnë bashkëpunimin me Tribunalin Ndërkombëtar, Albatrosi duket se do të ketë prirjen që të pranojë të dëshmojë sipas historisë që do t’ i ofrojnë ata. Nga një Tribunal si ai që do të krijohet në Prishtinë, duhet pritur më e keqja.
Është për t’ u habitur që në Kosovë nuk kuptohet rreziku që bart një libër si ai “Bombë në Beograd”, i cili është botuar që prej dy viteve. Autori ka një lloj emri në Kosovë, madje në rrjetet sociale është shumë i njohur.
Në Facebook, faqja e tij “Filozofia Urbane” ka 360 mijë fansa. Jo të gjithë shqiptarë të Kosovës, shumë prej tyre janë shqiptarë të Shqipërisë, të Maqedonisë, etj. Gjithsesi, pjesa më e madhe janë shqiptarë të Kosovës, ose shqiptarë të diasporës me origjinë nga Kosova. Dhe ky është një tregues tjetër se shqiptarët e Kosovës e kanë humbur instinktin e vetëmbrojtjes kolektive. Imagjinoni se cfarë do të kishte ndodhur nëse një shkrimtar izraelit, me kaq shumë fansa në Facebook do të kishte publikuar librin “Bombë në Berlin”, me shënimin se ka ngjashmëri me persona e ngjarje reale. Imagjinoni reagimin e hebrejve ndaj tij, dua të them.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kastriot Myftaraj: Qyqet e Gurit të Zi
» Kastriot Myftaraj: Ambasadori xhamajerikan Withers në Shqipëri
» KASTRIOT MYFTARAJ:10 shqiptarët e Kosovës që kanë dëmtuar Shqipërinë!?
» Kastriot Myftaraj: Katedralja ortodokse në Tiranë qendër e terrorizmit
» Kastriot Myftaraj sjell një raport sekret për Dronin!
» Kastriot Myftaraj: Ambasadori xhamajerikan Withers në Shqipëri
» KASTRIOT MYFTARAJ:10 shqiptarët e Kosovës që kanë dëmtuar Shqipërinë!?
» Kastriot Myftaraj: Katedralja ortodokse në Tiranë qendër e terrorizmit
» Kastriot Myftaraj sjell një raport sekret për Dronin!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi