Intervistë Radios Evropa e Lirë-Mustafa: Kosova në rrezik nëse nuk zbatohet marrëveshja
Faqja 1 e 1
Intervistë Radios Evropa e Lirë-Mustafa: Kosova në rrezik nëse nuk zbatohet marrëveshja
Mustafa: Kosova në rrezik nëse nuk zbatohet marrëveshja
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mustafa, dihet tashmë mendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mandatin e presidentes. Cilët do të jenë hapat e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas këtij mendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës?
ISA MUSTAFA
Në asnjë rast, Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon implementimin e marrëveshjes politike, të cilën ne e kemi arritur në prillin e vitit të kaluar, sepse ne nuk do ta bënim një marrëveshje të tillë pa kushtet, që ne i kemi përcaktuar në marrëveshje.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka kërkuar një marrëveshje të tillë. Atë e ka kërkuar Qeveria amerikane, përmes Ambasadës Amerikane këtu. Ne kemi besuar dhe po ashtu besojmë në Qeverinë amerikane, në qëllimet e mira të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja është aprovuar duke pasur parasysh dy kushte themelore. Njëra që të bëhet reforma kushtetuese dhe reforma zgjedhore, dhe e dyta që të shkurtohet mandati i qeverisë së tanishme dhe Parlamentit, sepse kemi konsideruar që ka pasur abuzime shumë të mëdha të votave.
Prandaj, kemi insistuar që të bëhet reforma dhe të shkohet në zgjedhje të reja për Parlament dhe në zgjedhje të reja për president të Republikës së Kosovës, në mënyrë që presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Të gjithë e kanë pranuar atë. E kanë pranuar partitë që kanë qenë subjekte të marrëveshjes, e ka pranuar Ambasada Amerikane dhe kanë dëshmuar për atë marrëveshje dhe, po ashtu, e ka pranuar edhe presidentja e tanishme në momentin kur i është deklaruar vullneti ynë që ajo mund të jetë presidente për një afat të caktuar kohor, përderisa të mos shpallen zgjedhjet për president të ri.
Unë mendoj se kjo marrëveshje ka mundësi të realizohet dhe duhet të realizohet, sepse është tepër e rrezikshme që të mos realizohet. Pasojat do t’i bart Kosova në qoftë se ne fillojmë t’i shkelim, fillojmë ta mashtrojmë njëri-tjetrin dhe fillojmë ta presim njëri-tjetrin në besë te marrëveshjet e tilla, për arsye se më s’do t’i besojmë njëri-tjetrit - s’do t’i besojmë as presidentes, as Hashim Thaçit, dhe po ashtu nuk do t’u besojmë edhe faktorëve ndërkombëtarë në qoftë se ata na thërrasin si ndërmjetësues për marrëveshje të ndryshme.
Unë do të insistoj në emër të LDK-së që marrëveshja të realizohet, që zgjedhjet për president të bëhen ashtu si i kemi parë.
Si do të vijë deri të zgjedhjet është punë tjetër dhe po ashtu është çështje tjetër se si Gjykata Kushtetuese është marrë me disa fusha, të cilat nuk bien në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk është punë e Kushtetueses të thotë se çka pret populli.
I gjithë populli i Kosovës e ka ditur se për cilin mandat është zgjedhur presidentja. Prandaj, Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë anketë me popullin në mënyrë që ajo të dalë tash dhe të flasë në emër të asaj se çfarë pret populli në të ardhmen.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mustafa, kur flisni për rrezik, çfarë rreziku mund të ketë Kosova nëse nuk zbatohet marrëveshja dhe a është më e rëndësishme një marrëveshje apo mendimet e Gjykatës Kushtetuese?
ISA MUSTAFA
Rreziku do të jetë se ne jemi në një fazë shtet-ndërtimi të Kosovës, në të cilën pozita nuk mundet gjithmonë të bjerë vendime që e çojnë vendin përpara. Ajo duhet gjithsesi të ulet dhe të akordohet me opozitën për marrjen e vendimeve të ndryshme dhe për dhënien e përkrahjes në Kuvend, veçmas për çështjet, të cilat ne i konsiderojmë me interes të Kosovës dhe ne nuk do të ulemi fare më të bëjmë marrëveshje të tilla, për arsye se pozita po i shkel këto marrëveshje.
Ndërkaq, unë krejtësisht nuk e shoh të arsyeshme që të shtrohet tani pyetja a marrëveshja apo Gjykata Kushtetuese, sepse unë konsideroj se të rëndësishme janë edhe njëra edhe tjetra: edhe mendimi i Kushtetueses për fushën e vet, por edhe marrëveshja për fushën e saj,d sepse pa marrëveshje politike Kushtetuta nuk mund të ndryshojë.
Ne qëndrojmë prapa asaj që implementimi i asaj marrëveshjeje politike nuk e cenon fare Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse ka mënyra që ajo të implementohet dhe të mos cenohet vendimi ose mendimi i Gjykatës Kushtetuese.
RADIO EVROPA E LIRË
Është thënë se LDK do të bëjë bllokimin e reformave kushtetuese dhe zgjedhore. Me çfarë çmimi nuk do t’i bllokonit reformat, ndërkohë që Atifete Jahajaga do të mbetet në pushtet? A do të hyni në koalicion me PDK-në, siç është përfolur në media?
ISA MUSTAFA
Mendoj që janë krejtësisht të gabueshme vlerësimet se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i bllokojë reformat. LDK-ja nuk ka hyrë në këto reforma që t’i bllokojë.
Reformat po i bllokojnë ata që po i shkelin marrëveshjet. Ata janë bllokues të reformave dhe ne do të insistojmë që të zhbllokohen reformat, sepse nuk ka asnjë kuptim nesër të bëhen ndryshimet kushtetuese, ndërkaq të mos ndryshojë Kushtetuta në ato pjesë, në të cilat ne jemi marrë vesh të ndryshojë.
Ne nuk shohim kurrfarë nevojë që të ndryshohet Kushtetuta, në qoftë se Kushtetuta nuk ndryshohet për qëllimin, që ne jemi marrë vesh të ndryshojë. Nuk ka kurrfarë kuptimi që Kushtetutën ta ndryshojmë vetëm që t’ia rrisim kompetencat presidentit, ndërkaq ai president të mos jetë i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ajo që ne insistojmë është që ne ta çojmë reformën përpara, por reforma të çohet përpara sipas një marrëveshjeje dhe jo duke i shkelur marrëveshjet. Bllokuesit janë ata, por tani është ndërrim i tezave - ata që po e shkelin marrëveshjen, ata që po mashtrojnë ata tash po thonë që LDK-ja po bllokon.
Si do të votojnë deputetët e Kuvendit nga LDK-ja, është çështje e tyre nesër. Unë e them publikisht se unë më, atyre deputetëve nuk do t’u them se është një qëndrim ose një marrëveshje politike që të votoni kështu, por do t’i lëmë që ata të votojnë sipas vullnetit të tyre.
RADIO EVROPA E LIRË
Prej atëherë kur u zgjodh presidentja Jahjaga në detyrë dhe moszbatimi i marrëveshjeve, a ndiheni ju si LDK të tradhtuar nga PDK-ja?
ISA MUSTAFA
Jo nuk ndihemi, sepse nuk i kemi besuar Partisë Demokratike të Kosovës në këtë marrëveshje, ne i kemi besuar Ambasadës Amerikane dhe nuk kemi shkuar se na ka ftuar PDK-ja, por që na ka ftuar ambasadori i një shteti mik, të cilit ne i kemi besuar dhe i besojmë. Ne ndihemi të mashtruar nga këto dy subjekte, të cilat kanë qenë aty dhe natyrisht të mospërmbajtjes së marrëveshjes edhe nga ndërmjetësuesi i kësaj marrëveshjeje.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mustafa, flitet për një koalicion të ri për formimin e një qeverie të re. Si i shihni këto zhvillime dhe a mendoni se mund të ribëhet një qeveri tjetër me partner të ri, pa u mbajtur zgjedhjet?
ISA MUSTAFA
Mendoj se mënyra e sjelljes së kësaj qeverie flet se kjo qeveri i ka ditët e numëruara, sepse është shumë vështirë të qeveriset vendi kështu, është një koalicion shumë i brishtë, një qeveri e cila nuk mund të marrë vendime të rëndësishme për Kosovën.
Çfarë koalicioni do të bëjë dhe ku do t’i gjejë partnerët partia në pushtet tani, me në krye zotin Thaçi, është punë e tyre, por ne nuk shohim kurrfarë ndryshimesh që do të bëheshin edhe me një koalicion të ri, sepse do të jetë vetëm ndryshim i partnerëve, të cilët po ashtu nuk kanë fuqi të rëndësishme të votës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mendoj se të gjithë ne duhet të përgatitemi për zgjedhje të ardhshme, por këtyre zgjedhjeve duhet t’iu paraprijë një reformë zgjedhore për arsye se nuk është mirë të na përsëriten gabimet - përsëritja e tyre dhe abuzimeve, vjedhja e votave në të ardhmen do t’i kushtojë shumë vendit - por që të kryhet reforma zgjedhore dhe pastaj të futemi në zgjedhje.
RADIO EVROPA E LIRË
EULEX-i thuhet është duke hetuar raste të krimeve të luftës në Kosovë. Në kuadër të këtyre hetimeve, EULEX-i po ashtu thuhet se ka bërë një raport ku, sipas medieve, flet edhe për vrasjen e disa zyrtarëve të LDK-së pas lufte. Cili është komenti juaj për këtë çështje?
ISA MUSTAFA
Ne, për këtë do të japim një deklaratë të veçantë si LDK. Nuk dëshiroj që sot të shprehem për atë. Janë duke punuar njerëzit tanë në LDK, në mënyrë që të formulohet deklarimi ynë dhe për këtë do të njoftohet opinioni.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
» Pragë: Vdiq Peter Vail, gazetar i Radios Evropa e Lirë
» Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i Radios Kosova e Lirë
» Thaçi: Mund të ketë zgjerim, jo koalicion të ri-Intervistë Evropa e Lirë
» Kurti: Rrezik nëse Serbia avancon në integrime para shqiptarëve
» Pragë: Vdiq Peter Vail, gazetar i Radios Evropa e Lirë
» Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i Radios Kosova e Lirë
» Thaçi: Mund të ketë zgjerim, jo koalicion të ri-Intervistë Evropa e Lirë
» Kurti: Rrezik nëse Serbia avancon në integrime para shqiptarëve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi