Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i Radios Kosova e Lirë
Faqja 1 e 1
Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i Radios Kosova e Lirë
Shënohet 11 vjetori i Radios Kosova e Lirë (4. 1. 1999 – 4. 1. 2010)
11 VJET ME ZËRIN E RADIOS-KOSOVA E LIRË, 11 VJET ME ZËRIN E LIRISË DHE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nga Milazim KADRIU
Me
një pritje rasti, më 4 janar, në lokalet e Radios-Kosova e lirë, në
Prishtinë, shënohet 11-vjetori i fillimit të emetimit të programit të
kësaj Radioje dhe Agjencisë së lajmeve Kosovapress, në fshatin Berishë
të Rrafshnaltës së Drenicës. Në përkujtim të kësaj date të
rëndësishme të historisë së informimit gjatë kohës së luftës në vendin
tonë, anëtarët e stafit, gazetarët, teknikët dhe luftëtarët e lirisë me
këtë rast shpalosën kujtime për luftën tonë çlirimtare dhe fitimtare
si dhe për kohën kur filluan nga puna institucionet e para të
informimit, të themeluara nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Më 4 janar 1999 në orën 15 e 55 minuta filloi transmetimi I parë I emisionit të RKL
Nisma
për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të
Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj
nisme janë angazhuar, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa
idenë e kanë përkrahur dhe kanë ndihmuar: Azem Syla, Hashim Thaçi,
Rexhep Selimi, Ramë Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku e të
tjerë.
Pas
disa përgtitjesh dhe përpjekjesh më 3 janar 1999 u bënë përgatitjet e
funditdhe u vendos që më datën 4 janar 1999, të transmetohet emisioni i
parë eksperimental provues. Ahmet Qeriqi përgatit informatën e parë, e
cila u emetua me rastin e hapjes së programit.
Në
orën 15 e 55 minuta në Rrafshnaltë, përballë pllakës përkujtimore të
atdhetarit Rifat Berisha, ku paraprakisht ishte vendosur antena
transmetuese, në prani të dhjetëra pjesëmarrësve, ka filluar të
përhapet tingulli paralajmërues i shoqëruar me fjalët “Ju flet Kosova e
lirë”. Emetimi ka qenë eksperimental dhe ka zgjatur 5 minuta. Veç
tekstit të prezantimit të lajmërimit për fillimin e emetimit është
lexuar edhe Komunikata e SHP të UÇK-së, që kishte të bënte me fillimin
e punës në radio dhe në Agjenci.
Stafi i radios dhe i agjencisë gjatë kohës së luftës
Ekipin
e parë të gazetarëve dhe të teknikëve të Radios e të Agjencisë e kanë
përbërë: Ahmet Qeriqi, Nezir Myrtaj, Martin Çuni, Nusret Pllana, Isë
Krasniqi Berat Luzha, Rizah Berisha, Ismet Sopi, Valdet Hoti, dhe Habib
Zogaj.
Emetimin e programit e ka filluar më 4 janar të vitit 1999, në fshatin Berishë të Rrafshnaltës të Drenicës.
Më
21 qershor të vitit 1999, është ndërprerë emetimi në Berishë, ndërsa më
12 korrik, të po atij viti ka rifilluar punën në Prishtinë, në lagjen
Bregu i Diellit ku Radio-Kosova e Lirë emeton aktualisht. Me rastin e
caktimit të statusit dhe të ndarjes së licencave, në fillim të vitit
2000, Zyra e Komisionerit të Përkohshëm për Media, e cila asokohe
drejtohej nga zyrtari i lartë i OSBE-së, z. Simon Haselock, Radios
Kosova e Lirë nuk ia ka pranuar statusin paraprak autonom, ashtu sikur
iu ka pranuar disa mediumeve të tjera që kanë transmetuar para
vendosjes së Zyrës së Misionit të OSBE-së për mediat, në Kosovë.
Me
rastin e rikonfirmimit të licencave në nëntor të vitit 2000,
Radios-Kosova e Lirë, iu ka marrë e drejta e emetimit në valën 101
megaherc, si dhe e drejta e posedimit të një frekuence ndihmëse.
Në
prill të vitit 2001, me vendim të ZKPM-së Radios-Kosova e Lirë i
ndalohet emetimi në bazën emetuese në Berishë, ku ka transmetuar prej 4
janarit të vitit 1999.
Aktualisht, Radio-Kosova e Lirë,
transmeton program ditor informativ, kulturor, edukativ dhe muzikor,
në valët FM, në frekuencë 94.2, me mbulim të territorit të komunës të
Prishtinës dhe të një pjese të territorit të Kosovës.
Nga një
radio që gjatë luftës, mbulonte tërë territorin e Kosovës, dhe ishte i
vetmi medium informativ në Kosovë, aktualisht Radio Kosova e Lirë,
mbulon me dëgjueshmëri vetëm 25-30% të territorit të Kosovës,
JU FLET KOSOVA E LIRË!
Për lirinë e Kosovës, ju flet!
Për heroizmin e trimave dhe trimëreshave
Për fitoren!
Lirinë!
Për Kosovën e Lirë,
Shqipërinë…
Iliridën e Çamërinë,
Ju flet Zëri i lirisë,
Nga një trevë e çliruar i Shqipërisë.
Përhapet kudo në Kosovë,
Krisma gjëmimtare e lirisë,
Përhapet kudo flakërima:
Nga Drenica në Dukagjin,
Nga Llapi në Anadrin,
Nga Shala në Nerdime.
Nga Karadaku në Koshare
Nga Pashtriku në Berishë,
Ju flet Kosova e lirë,
Me besë-betimin e legjendarit,
Për trimat e Kumanovës ju flet
Për gjoksin shkëmb të Hamzë Jasharit,
Me zërin e Zahirit, të Luanit, të Adrianit,
Ju flet bashkë me këngën e Mujë Krasniqit e Beqir Gashit,
Me pushkën gjëmimtare të Tahir Sinanit,
Me turravrapin nga Greqia në Pashtrik, të Astrit Sulit
Merr shenjë në tytën e snajperit të Indrit Carës,
Gjëmon fuqishëm në bunkerët e serbit
të ngritur në erë nga minat e Besim Malës,
Ju flet Kosova e Lirë!
Më zërin gjëmimtar të lirisë,
Ju flet për Kosovën e lirë,
Me gjuhën e lirisë,
Duke derdhur rrëke mllefin kundër barbarisë!
Ju flet zëri i ndërgjegjësuar i lirisë
Dëgjoni!
Sërish ju flet Kosova e Lirë,
Për jetë e mot, zëri i lirisë.
(Veterani anonim)
Radio-Kosova e Lirë botuese e veprave dokumentare, letrare e artistike
Radio-Kosova
e Lirë ka edhe sektorin e botimit dhe të publikimeve Deri tani ka
botuar: Radio-revistën Kosova e Lirë 1999-2000, shtatë numra,ndërsa ka
sjell edhe këto publikime:
Nezir Myrtaj............. Jehonë lufte
Ahmet Qeriqi...........Meditime në arrati, roman
Nusret Pllana.........Rruga e lirisë
Ahmet Qeriqi...........Në gjurmim të lashtësisë, studime
Martin Çuni..............Reportazhe lufte
Ahmet Qeriqi...........Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar, studime
Ahmet Qeriqi...........Burgu, roman
Martin Çuni.............Jetë e furtunë, përmbledhje poetike
Kasim Shala............Poezi dhe rrëfime, (poet dëshmor)
Bajram Bekteshi......Mbizotërat, përmbledhje poetike
Bedri Tahiri.............Përtëritja, libër me tregime
Endrit Myrtaj...........Vargjet e mia, përmbledhje, poetike për fëmijë
Afrim Berisha..........Lirikë vjeshte përmbledhje, poetike
Zëri i lirisë..............Broshurë e Radios-Kosova e lirë
Ahmet Qeriqi...........Luftëtarë të NDSH-së (1944-1950)
Ahmet Qeriqi...........Fenomene shqiptare, studime
Muhamet Pirraku.....Për kauzën e UÇK-së
Haki Qeriqi..............Libër me poezi
Martin Çuni.............Themele jete (Tregime për fëmijë)
Ahmet Qeriqi...........Krojmiri (1455-1999), monografi
Bajram Bekteshi.....Unë dhe vargu, pëmbledhje poetike
Ahmet Qeriqi...........Koha e jeniçerëve, roman
ARKIVI I II III............ ( Lajmet 4.1.-21.6. 1999)
Radios-Kosova e lirë, në përvjetorin e saj të 11-të i kanë arritur shumë urime nga Kosova, Shqipëria dhe mërgata.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Intervistë Radios Evropa e Lirë-Mustafa: Kosova në rrezik nëse nuk zbatohet marrëveshja
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
» Pragë: Vdiq Peter Vail, gazetar i Radios Evropa e Lirë
» Sot shënohet 21 vjetori i themelimit të LDK-së
» Shënohet 12 vjetori i protestës së studentëve të UP-së
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
» Pragë: Vdiq Peter Vail, gazetar i Radios Evropa e Lirë
» Sot shënohet 21 vjetori i themelimit të LDK-së
» Shënohet 12 vjetori i protestës së studentëve të UP-së
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi