Thaçi: Zëri i Mustafës, zë i shkëputur nga realiteti

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë përgjigje për disa prej çështjeve kyçe që kohëve të fundit shoqërojnë skenën politike në Kosovë.
Pas paralajmërimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kjo parti mund të bllokojë me votë në Kuvend ndryshimet kushtetuese, apo edhe mund të bojkotojë sesionin e ri të punimeve të Kuvendit, nëse nuk respektohet marrëveshja politike, sipas së cilës zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen këtë vit, kreu i ekzekutivit të Kosovës i kundërpërgjigjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë për Top Chanel.
Sipas kryeministrit Thaçi, zëri i liderit të kësaj partie është zë i shkëputur nga realiteti dhe paralajmërimet për bojkotim të Kuvendit të Kosovës nuk i shërbejnë shtetit. Madje, sipas tij, nuk mund të sillemi me standarde të dyfishta.
Thaçi mbështet Jahjagën - Top Channel Albania -... vonTopChannelAlbania
“Ne nuk mund të sillemi me standarde të dyfishta. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Sejdiu ta respektojmë të gjithë, vendimin për rastin Pacolli ta respektojmë të gjithë, ndërsa në anën tjetër, tani, vendimin e Gjykatës Kushtetuese ta vëmë në kontestim. Mendoj se është sjellje thjeshtë e interesit të ngushtë dhe një veprim inatçor krahas respektimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tek e fundit, dua të them shumë hapur, në mënyrën më të sinqertë para qytetarëve të Republikës së Kosovës, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese më së tepërmi ka dëmtuar politikisht PDK-në, sepse PDK në zgjedhje do ta fitonte presidentin, në zgjedhjet që do të mund të organizoheshin”, ka deklaruar Thaçi.
Kryeministri Thaçi ka fajësuar LDK-në sepse sipas tij gjithë ky “pështjellim” është sjellë nga kjo parti e cila kërkoi të interpretonte amendamentin për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të presidentes.
Duke folur për veriun e Kosovës dhe thirrjet e herëpashershme të ndërkombëtarëve që problemi në atë pjesë të zgjidhet qoftë edhe me një dialog politik, Thaçi ka thënë se së pari duhet të ndodhë implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve dhe pajtimi arrihet vetëm me një proçes politik.
“Pastaj, natyrisht se normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, por edhe pajtimi, arrihet vetëm me një proces politik. Ne kemi pasur takime politike si shtet edhe me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi. Prandaj, edhe avancimi i kontakteve në nivel të profilit më të lartë politik nënkupton edhe qasje serioze mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve si dy shtete të pavarura dhe sovrane, për t’u integruar sa më shpejt edhe në NATO e BE, të dyja shtetet. Këtë proçes e mbështetin shumë fuqishëm SHBA dhe BE”, ka nënvizuar Thaçi.
Në lidhje me zërat se në vjeshtë mund të ketë një koalicion të ri të partisë së tij, PDK-së, me atë të Ramush Haradinajt, AAK-në, Thaçi ka përsëritur se koalicioni aktual është i qëndrueshëm.
Ai thotë se dëshiron që këtë çështje ta mbyllë për një kohë, sepse është vetëm spekulim mediatik, ndërsa ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare, siç ka thënë ai, të vullnetit të mirë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» INTERVISTË E ISA MUSTAFES DHËNË NË VITIN 1980 NË ZËRI
» Thaçi i dorëzon detyrën Mustafës
» Zëri i Amerikës e pyet për krimet e luftës, ja si përgjigjet Hashim Thaçi
» Jorgo Telo:BRENDA VETES (Shkeputur nga vellimi i pare poetik "EVE, MOJ, SI U GENJEVE?"- 1998)
» Lebit Murtishi: Kosova-pavarësia dhe realiteti…

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi