Vetëvendosje padit drejtorin e arsimit në Prizren

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka deponuar sot kallëzim penal pranë Prokurorisë Komunale në Prizren ndaj Nexhat Çoçajt, Drejtor i Arsimit të Komunës së Prizrenit dhe Bekim Thaçit, mësimdhënës. Padia është bërë për keqpërdorim të parasë publike....
Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Nexhat Çoçaj dhe Bekim Thaçi u kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe rrjedhimisht kanë kryer disa vepra penale, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Vetëvendosjes, të apostrofuarit kanë kryer veprat penale: “Shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe i autorizimit”, “Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”, “Mashtrim në detyrë” dhe “Përdorimi i paautorizuar në detyrë”.
Po sipas saj, këto keqpërdorime kanë ndodhur me rastin e organizimit të “Javës së Remzi Ademajt”, manifestim ky për nder të dëshmorit në vitin 2011.
I gjithë ky keqpërdorim, sipas Vetëvendosjes, ka ardhur kur më datë 09.03.2011, Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, si pjesë e Administratës Komunale në Prizren, e udhëhequr nga drejtori Nexhat Çoçaj, paraqitën një propozim me të cilin kërkuan nga Kryetari i Komunës së Prizrenit t’ia lejojë shpalljen e tenderit për organizimin dhe shënimin e manifestimit “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë”.
Ndërkaq, Vetëvendosje shton se në mbledhjen e mbajtur të datës 15.03.2011, Kryetari i Komunës së bashku drejtorët e Drejtorive Komunale të Prizrenit, shqyrtuan dhe miratuan, propozimin e lartcekur.
“Kurse më datë 29.04.2011, Administrata e Komunale e Prizrenit transferoi në ProCredit Bank në xhirollogari të Bekim Thaçit 12 mijë euro për organizimin dhe shënimin e manifestimit të sipërpërmendur. Po i njëjti, Bekim Thaçi, me datë 06.05.2011 bënë tërheqjen e 3 mijë euro nga xhirollogaria e tij, për të cilat nuk dihet destinimi i shpenzimeve të këtyre mjeteve”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, në të njëjtën datë, Vetëvendosje thotë se Bekim Thaçi ia transferon në formë huazimi paranë publike Nexhat Çoçajt në xhirollogarinë e tij në ProCredit Bank, 9 mijë euro.
Duke marrë parasysh këtë, Vetëvendosje, në bazë të nenit 220 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës i ka propozuar Prokurorit Publik Komunal që të fillojë hetimin kundër Bekim Thaçit dhe Nexhat Çoçajt, pasi që ekziston dyshim i bazuar se këta kanë kryer veprat penale, duke u mbështetur në provat e paraqitura.
U.D e Kryeprokurorit të Qarkut të Prizrenit, Sylë Hoxha, tha se ende nuk e ka parë atë lëndë, por nëse ka baza ligjore, prokuroria do të nisë hetimet. Këto lëndë sipas tij kanë prioritet në këtë institucion.
Kurse shefi i Zyrës për informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, tha se komuna është e gatshme të bashkpunojë me organet e drejtësisë dhe të gjtha keqpërdorimet eventuale, nëse kanë ndodhur, përgjegjësinë e mbajnë personat të cilët kanë realizuar një gjë të tillë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arsimtari që vrau Drejtorin e Arsimit në Prishtinë mbrohet me heshtje në Gjyq
» Krasniqi padit Thaçin në gjykatë
» Padit e vjetruara Gjykatat i hedhin pa i shqyrtuar
» Bekim Haxhiu padit Florin Krasniqin
» Filmi anti-islamik, Egjipti padit 7 koptë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi