Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Tribuna Shqiptare viktimë e suksesit të saj

Shko poshtë

Ajet Nuro:Tribuna Shqiptare viktimë e suksesit të saj Empty Ajet Nuro:Tribuna Shqiptare viktimë e suksesit të saj

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 04, 2010 11:50 pm

Ajet Nuro:Tribuna Shqiptare viktimë e suksesit të saj 5312

Tribuna Shqiptare viktimë e suksesit të saj

Nga Ajet Nuro
Të nderuar vizitor të TribunaShqiptare.com
Të nderuar autorë e bashkëpunëtor të Tribuna Shqiptare
Para dy vjetësh, në një ditë të shënuar siç është Krishlindja, Tribuna Shqiptare që gjerë athërë ishte pjesë e albemigrant.com, u vendos në një adresë të re ajo që sot njihet shumë mirë nga shqiptarë nga e gjithë botahttp://tribunashqiptare.com/
2 vjet më pas me kënaqësi konstatojmë se TribunaShqiptare.com është bërë një nga faqet më të vizitueshme me rreth 2 mijë vizita në ditë dhe me një rrang që do t'a kishin zili organe shtypi të ngjashme që kanë një personel prej 10 vetësh në ekipin kolegjial. (shikoni alexa.com....) Por, ka edhe faqe të tjera që janë vizituara. E veçanta e TSH është serioziteti i saj dhe numri i bashkëpunëtorëve të saj që sot i kalojnë të 100 vetët. Është pikërisht ky sukses që e bënë TSH një viktimë.
Ndonëse kohët e fundit kemi patur edhe numrin më të madh të vizitorëve (rreth 2000 në ditë, shikoni imazhin e nxjerr nga statistikat e serverit por edhe nga statistikat e sitit alexa.com), unë personalisht e di se nuk kam respektuar angazhimet ndaj bashkëpunëtorëve tanë ose edhe atyre që kanë dashur të bshkëpunojnë me ne. Kështu, nga volumi i madh i materialeve të dërguara, nuk kam mundur të publikoj të gjitha materialet e dërguara duke bërë herë mbas here përzgjedhje jo të ndërgjegjëshme në mungesë të kohës për të lexuar materialet e ardhura. Ndonëse unë me asnjë nga bashkëpunëtorët nuk kam ndonjë kontratë, moralisht duhet ti respektoja të gjithë. Në këto kushte, ndihem jo mirë.
Ajet Nuro:Tribuna Shqiptare viktimë e suksesit të saj Tribunashqiptare_stat
Statistika të nxjerra nga serveri ku është vendosur TribunaShqiptare.com
Do t'a harroja një fakt të tillë sikur kohët e fundit, nga të gjitha anët të mos shigjetohesha unë dhe një nga bashkëpunëtorët e mi i cili dha dorëheqjen sapo emri i tij filloi të lakohej nga mesazhet apo dhe komentet. Do të doja t'iu sqaroj njëherë dhe përgjithmon një detaj që e kam thënë disa herë por që ose nuk kuptohet si duhet prej disave ose nuk u pëlqen të kuptohet.
Për ata që nuk më njohin le ta dinë që unë jam një njeri i hapur dhe në asnjë rast nuk e kam fshehur mendimin tim. Por, në misionin tim si publikues kam dashur të mos mbaj anën e njërit apo tjetrit. Fatkeqësish ditët e fundit kam marr mesazhe që më kërkojnë të mos publikoj njërit dhe të mos publikoj tjetrin. Misioni i TSH ka qenë të jetë një publikim ndryshe, ku njerëzit të mësohen të bashkëjetojnë me mendimin ndryshe. Duhet përtypur një opinion duke i shtuar një kundër opinion. I zënë me punë personale, me familjen dhe me publikimin e TSH kurr nuk kam mundur t'u jap përgjigje atyre që më kërkojnë llogari pse botoj njërin dhe pse botoj tjetrin. Në rregulloren e TSH që është e afishuar në krye të faqes është e qartës se ndalohet glorifikimi i regjimit të Hoxhës apo propaganda komuniste, të tjerat janë përgjegjësi e atyre që firmosin shkrimet. Por...
Ajet Nuro:Tribuna Shqiptare viktimë e suksesit të saj Tribuna_stat2
Rangu i Tribuna Shqiptare në shkallë botërore sipas alexa.com : 363,876
Unë jam shprehur hapur dhe qartë se dua të ndryshoj sado pak gjërat në atdheun tim dhe besoja tek TSH, kryesisht tek diaspora shqiptare që i shikon gjërat me një sy tjetër. Në këtë kuadër kam mbështetur, mbështes dhe do të mbështes çdo përpjekje për t'i dhënë fund gjakmarrjes në Shqipëri dhe për këtë kam angazhuar TSH në fushata konkrete. Ditët e fundit jam sulmuar me pa të drejtë se gjoja qenkam kundër Kanunit dhe edhe më keq se qenkam kundër kishës katolike. Duke e filluar nga kjo e fundit, duhet t'a dini se respekti im për kishën katolike pa i hyrë anës fetare është një respekt pa kufi. Le të shpjegohem. Nëse ka një grup kompakt që ka luftuar në bllok komunizmin në Shqipëri, ky grup është pjesa katolike e popullsisë dhe sidomos kleri dhe vetë kisha katolike. Vetëm ata që kanë sëmundje egoiste fetare mund të thonë të kundërtën. Nga ana tjetër, nëse ka një grup të dallueshëm që ka dhënë ndihmesë në kulturën dhe letërsinë shqipe, ky është kleri katolik shqiptar. Shqiptarët pa dallim duhet t'u jenë mirënjohës. Për këto dy arsye TSH i ka dhënë një vend të posaçëm njohjes së bëmave të atyre heronjëve që i përkasin besimit katolik, për liri dhe një Shqipëri pa skllavëri komuniste. Dhe këtë nuk e kam bërë në dëm të ndonjë besimi tjetër por me qëllimin e afrimit të shqiptarëve rreth vlerave të vërteta. Në këto kushte akuza se gjoja kam lejuar kritikat ndaj Kanunit për të denigruar kishën katolike, është një akuz qesharake. Duke qenë tek Kanuni po e përsëris, se unë personalisht në asnjë moment nuk kam hedhur poshtë vlerat kulturore të tij. Por, kjo nuk do të thotë se se ai ka vlera sot. Pikërisht kam qenë, jam dhe do të jem kundër përfshirjes së Kanunit në gjakmarrje sot, përdorimi si alibi për vrasjen e njërit apo tjetrit. Le të shkojmë më tej. Duke qenë nga Jugu i Shqipërisë, nuk kam dashur në asnjë moment ti jap hapsirë “jugistëve” por shqiptarëve pa asnjë kufi mes tyre. Duke qenë nga Jugu, për të respektuar angazhimin tim për të respektuar edhe atë që mendon ndryshe nga unë kam lejuar publikime që kritikojnë Jugun sepse kurr nuk kam dashur që të mbaj njerin që t'i bieri tjetri. Pra kam lejuar dy luftimin burrëror. Por edhe këtu, mesazhe kundër atyre që urrejnë Jugun, mesazhe kundër atij që publikon ata që urrejnë Jugun...
Që nga 2003 e këtej kam punuar papushim me intelektual shqiptarë nga të gjitha të katër anët e globit. Dhe kjo më ka dhënë një kënaqësi të jashtëzakonëshme. Ndonëse do të doja rezultate edhe më të mira, për kushtet në të cilat kam punuar besoj kam arritur diçka. Ndërkohë për 2011 kishim plane edhe më të mëdha si intervista, një çmim për autorin më të lexuar të vitetit etj etj...
Sot, më vjen keq që më duhet të marr një vendim që më dhemb në shpirt: pezullimin e publikimit të Tribuna Shqiptare. Do të kisha mundur t'i tejkaloja të gjitha pengesat veç asaj që më bëri të marr një vendim të till, gotitja nga ata që duhet të më ndihmonin. Bashkëpunimi, në radhë të parë është tolerancë. Mungesa e tolerancës ndaj të tjerëve krijon një klimë jo të mirë pune, gjë që unë nuk e duroj dot. Nuk mund të bëhem bartës i urrejtjes së njërit apo tjetrit. Ndershmëria dhe mbajtja e fjalës së dhënë janë të panegociueshme për mua. Nëse pezulloj TSH në ditët e saj më të mira, kjo edhe për faktin që le të mbahet mend kështu. Nëse do filloj dhe t'u përgjigjem njerëzve për një vendim apo për një tjetër, kjo nuk do të ndihmoj çështjen përkundrazi.
Ndërkohë, albemigrant do të jetë aty për ndonjë lajm apo si pikë takimi për emigrantët shqiptarë. Luteni mos të na dërgoni analiza, opinione, kritika letrare apo reportazhe.
Nëse një ditë gjendet një formul tjetër pune, një ekip drejtues, TSH do të jetë përsëri në linjë. Një media moderne dhe objektive u duhet gjithë shqiptarëve. Sidoqoftë, ajo nuk mund të bëhet vetëm nga një njeri.
Së fundi, kam marr shumë mesazhe në formë komentesh apo edhe mesazhe direkte. Nëse nuk jam përgjigjur kjo pse nuk kam patur kohë. I kam lexuar gjithë komentet dhe me mend iu jam përgjigjur dhe me gjithë shpirt iu kam falenderuar për komentet e shumta. Shumë prej komentet ua kam nisur autorëve përkatës.
Urimet më të mira pra lexuesve tanë besnik dhe gjithë atyre sa bashkëpunuan me ne në këto vite.

Ajet Nuro
Montreal, 4 dhjetor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi