Halil Matoshi: Vrasësi virtual
Faqja 1 e 1
Halil Matoshi: Vrasësi virtual
Halil Matoshi |
Vrasësi virtual
Kolegu im Ilir Mirena, në shkrimin “Gajret, Halil” është i ndershëm me mua, së paku për faktin se shkruan me emër dhe mbiemër, mirëpo ndershmëria e tij profesionale bie në humnerën e errësimit të mendjes, kur ai fshihet pas ndonjë “gallapi” nga korpusi i konspiracionit të thellë armiqësor, ose pikëtakohet me mendësinë e tillë kolektiviste të kulturës së sekretit dhe vrasjes.
Nga Halil Matoshi
Tema e vrasjes është biblike. Kaini dhe Abeli. Dhe njeriu është i mishëruar me këtë ves hyjnor. Më kanë pas vrarë njëherë virtualisht, në vitin tashmë të largët 1990 derisa isha në azil politik në Lubjanë dhe një gazetare e vjetër do ta ketë pyetur në konferencë shtypi Dr.Ibrahim Rugovën se a ishte i vërtet lajmi për vrasjen time?
Përgjigja e tij kishte qenë e shkurtë: “Ai është shëndosh e mirë.”
Dhe, “më vranë” përsëdyti më 1999 si peng lufte diku në Serbi, kur familja ime kishte rrotulluar kafka në varreza masive për të gjetur një shenj a nishan nga unë, që isha pak më parë njeri i gjallë!?
Dhe, “më vranë” përsëdyti më 1999 si peng lufte diku në Serbi, kur familja ime kishte rrotulluar kafka në varreza masive për të gjetur një shenj a nishan nga unë, që isha pak më parë njeri i gjallë!?
Së treti, është kjo vrasja ime virtuale e përcjellë me një lajm gazete si hyrje në një shkrim që mëtonte t’i bënte një apologji qeverisjes së vendit. Pra, kam bashkëjetuar me vrasjen time virtuale gjatë kohë, sa që u bë pjesë e ankthit dhe makthit të përditshmërisë, u dyzuam unë dhe vdekja, bashkëjetuam “në paqe”, pa u ngucur ndërsjellët, sikur e lidhem një marrëveshje të heshtur: unë vazhdoja të jetoja virtualisht i vdekur, vdekja vazhdonte të pulsonte, e pacenuar, e pashmangshme, e pakontestueshme paralelisht me mua. Po ta parafrazoj kolegun tim Arben Idrizi, ky ishte ai tregimi i Madh i Zgripit, edhe pas fundit të metatregimeve (tregimeve të mëdha.)
Dhe, kur po shkruaja këtë përgjigje kolegut tim tjetër, e vrisja mendjen gjithnjë për zgripin: si të them diçka për vrasjen time virtuale dhe të mbetem njeri, madje secilën ditë njeri më i mirë seç isha dje ose seç jam sot. Që të mos zihem kot me tjetrin (kolegun) për temën e vdekjes, e cila e bënë punën e saj nëpër mileniume, pa luhatje, pa rend, pa asnjë pyetje paraprake.
Ilir Mirena në rolin e Ombudspersonit të Qeverisë e ka bërë një gabim fillestar, e ka relativizuar aq shumë fjalën vrasje, (me vra!?), me lehtësi të padurueshme e ka futur në “menynë” e përditshme si makiato pa plum (bile cool’erat e shehrit janë kujtuar ta theksojnë fjalën ‘pa plum’.)
Ilir Mirena ka krijuar me shkrimin e tij një masë kritike, të domosdoshme dhe të bollshme për ta ushqyer linçin publik ndaj secilit që mendon ose shkruan ndryshe nga bindjet e tij politike e shoqërore, e kësaj here ndaj kolegut të tij që në këtë rast jam unë!
Dhe jam në zgrip, se si ta bëjë një ‘kundërthënie në bisedë” (në shkrim) e të mos e cenoj tjetrin. Gianni Vattimo thotë se, nëse flas DUHET t’i respektoj disa rregulla, e para së gjithash, rregullin e epërm që dikton t’i njihen bashkëbiseduesit tim të njëjtat të drejta dhe i njëjti dinjitet që i jap vetvetes. Paçka se tjetri e ka cenuar dinjitetin tim.
T’i përdor të njëjtat mjete, t’ia fyej dinjitetin, do ta plotësoja dëshirën time për mujshi, për ta mund tjetrin, por ky ligjërimi do të ishte kontaminues, për shumë tjerë, ndoshta edhe për shumë breza, sepse gjuha e kontaminuar është më e rrezikshme se bomba bërthamore, thotë Amosz Osz.
Se çfarë konotimi gjuhësor ka marrë “kryelajmi” i Mirenës për “atentatin” ndaj H.M. dhe vdekjen e tij nga plagët në QKUK të cilin ai e mbyllë me një O.K. morbide dhe fundësisht joetike, qoftë edhe për një vrasës virtual, për këtë lexoni komentet e shfrenimit masovik, të pasuesve të Ilirit, shumë vrasësve virtualë, kur gjuha që përdorin i shpreh vet ata, si racistë të pashpresë që janë, nevojat e tyre psikologjike për vrasje, linç publik etj.
E për këtë Iliri ua ka përkujtuar ‘gishtin tregues” si shigjetë parake që e ka drejtuar, përmes një loje gjuhësore, nga unë.
E për këtë Iliri ua ka përkujtuar ‘gishtin tregues” si shigjetë parake që e ka drejtuar, përmes një loje gjuhësore, nga unë.
Sikur ua ka rikujtuar “kthetrat” Canettiane (mundësinë dhe të drejtën e vrasjes në emër të një miti, ideologjie, partie, shteti) dhe lexuesi i shkretë, dëgjon, lexon dhe i kqyrë duart, bah, i duken se po i rriten kthetrat dhe ndjen njëfarë kënaqësie për me vra!?
Por ka edhe të tillë që duke e konsumuar lajmin e Ilirit si të vërtetë, ngarendin përmes komenteve, që kanë vërshuar në internet, për ta hequr fajin nga vetja, sepse i bren ndërgjegjja, se mund t’ua përshkruajnë vrasjen, të cilën s’e kanë bërë, por ja që e paskëshin dashur!?

Dhe kështu krijohet babeli postmodern i një vrasjeje të paralajmëruar që në fillet e qytetërimit tonë. Babeli është zhvendosur në tjetër rrjedhë, jo denoncimi i krimit si asgjë tjetër veçse një shfaqje e domosdoshme e një mendjeje të sëmurë (Nietzsche) por tash diskutimi bartet tek pasojat, se kujt do t’i mbetet faji dhe cili do të jetë dënimi.
Çka të thuhet më shumë për shprehjet “rrufeja nuk gjuan në hitha” (por bëka në lisa, pra!?), “Halilit u dashtë moti me ia hjek flamën” (!?) ose “është dashur të përjashtohet nga shoqëria” etj. Pra kolegu im, e ka gatuar brumin, ose e ka shtruar udhën (infrastrukturën mendore) me karafila të kuq, për ta goditur H. Matoshin.
Sëpari, Ilir Mirena e ka bërë një gabim fillestar, sepse raportin e “Freedom House” e redukton vetëm në lirinë e shtypit, që s’është, ndërkaq e vërteta është se ky raport përthekon shumë sfera të jetës në joliri në Kosovë, ndërkaq që liria e shtypit është vetëm një “margaritar” në kurorën e palirive tjera edhe më mizore, si p.sh. liria ekonomike.
Sëdyti, Iliri harron se “rrenat” e Freedom House ishin përsëritur (mbase me intervenimin e ndonjë armiku imagjinar!?) edhe në raportin e State Departament’it, ku u ngjizën planet për çlirimin e Kosovës dhe ku u ndanë nja 12 miliardë US $ për ta lëvizur makinerinë luftarake të NATO’s kundër fashizmit serb.
Së treti, po ashtu Iliri harron se kur Amnesty International, Helsinki Watch, Freedom House e të ngjashme bënin raporte të tilla për Serbinë që na rrihte e torturonte, ne ngroheshim diqysh, nuk ndiheshim të braktisurit e botës. Shihnim një dritë shprese në fund të tunelit. Por atëherë, ishim ne viktima dhe Freedom House e organizma si ajo kishin të drejtë.
Nuk thoshin rrena. Tash na mytën tu’ rrejt, sepse nga të qenit viktima, kemi krijuar mbifuqi dhe pushtet, dhe nuk (bashkë)ndiejmë për viktimat e mundshme të radhës. Dhe vetëm ne e dimë të vërtetën mbi lulëzimin e demokracisë dhe lirisë në vendin tonë, ku s’do të lejojmë të na përzihet kush në punët e brendshme!?
Nuk është thënë kot se përgjatë një konflikti, viktima e parë rëndom është e vërteta.
Dhe çka është më e keqja Iliri harroi se pothuajse të njëjta na dolën nja pesë a gjashtë raporte të shteteve, organizatave dhe agjencive të ndryshme anë e kënd globit.
Iliri preferon që të mos ndreqemi, të mos bëhemi secilën ditë më të mirë, duke i marrë seriozisht kritikat, por të barrikadohemi përreth “instancës legjitime të së vërtetës”, “Bastijës” sonë legjendare!

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Halil Matoshi: Vrasësi virtual
Pra Mirena nuk e ka lexuar drejt se ç’thotë raporti sepse as që i ha palla fort për të, por i dhemb Argjentina (si “njeri” i Qeverisë) dhe liria e shtypit (e qysh mos me pasë liri shtypi pasi që Iliri është vet gazetar!?).
Kur kam shkruar për tre liritë themeltare roosewltiane, nuk e kam pasë parasysh fare frikën nga një vrasje e pabesë, por mungesën e lirive civile, para së gjithash asaj ekonomike. Sipas raportit të FH, në këtë grup ngat Kosove, përfshihen vendet jo të lira, ku mungojnë të drejtat bazike politike, e ku, po ashtu, të drejtat civile janë gjerësisht e sistematikisht të mohuara.“
Pra, në Rusi gazetarët vriten, në Kosovë s’guxojnë, ndërkaq që ata qytetarë që guxojnë të thonë e humbin punën ose nuk e gjejnë kurrë një punë, pra nuk i realizojnë kurrë liritë ekonomike, së këndejmi “... të drejtat civile janë gjerësisht e sistematikisht të mohuara.“
Lexoni komentin në Express Online në shkrimin tim “Argjentina mbron Kosovën” të nënshkruar nga Petriti (Alpet Shqipëtare): 13.04.09 në ora:04:51 dhe fundin e shkrimit të Mirenës dhe plotësohet mozaiku konspirativ për Halil Matoshin si “i pavlerë që të vritet” dhe paranojak!, përndryshe, po të ishte një lis i madh do ta gjuanin rrufetë që moti!?
Por ja që ka qëlluar shtatvogël dhe nuk ia vlen të vritet.

Gjuhë më linçuese s’keni për të gjetur as në Ruanada!? Kot e kërkoni!
Ndonëse rastin tim e kam vënë në krye të shkrimit për Argjentina Grazhdanin sa për ta konkretizuar frikën e qytetarit të rëndomtë kosovar, e jo që të shfaq vetën si i kërcënuar, sepse kurrë s’kam menduar për kërcënimet seriozisht dhe as që kam kohë të mendoj për to. Po të lexohen dy komente, ky i Ilirit tashti dhe ai i “Petritit” poshtë shkrimit tim, kjo është dëshmia më e miri se ku është katandisur dhe kah po shkon shoqëria kosovare, shoqëria civile në këtë vend dhe vetë shtypi i lirë.

Petriti (Alpet Shqipëtare): 13.04.09 në ora:04:51: “Mos u tutë he `burrë`. Nuk vret reja në hitha. Nuk je ti ndonjë kalibër ku do qonte dorë kush në ty. (...)!”
Ndërkaq ky Ilir Mirena (me emër e mbiemër) shkruan sipas të njëjtës recetë: “Besoj se shanset më të mëdha i kemi të na qëllojë rrufeja sesa të qëllohemi nga plumbat e pushtetit ose ndonjë të pakënaquri. (…) Ndoshta jemi hithna ku nuk vret reja, ose ndoshta edhe ky vend është i lirë për të folur atë që mendon. (...)
Prandaj, kush s’na vret. Mos t’i bihet në qafë Argjentinës, por rrenave të FreedomHouse.”

Kështu e përfundon apologjinë e tij ndaj Argjentinës dhe modelit të qeverisjes së Kosovës kolegu im, gazetar dhe opinionist.
Dhe më duket se e ka përnjëmend. Mendon kolektivisht.
Kjo është mendja e instrumentalizuar që ngjiti në pushtet nacizmin dhe legalizoi kampet e përqendrimit (të cilat i kam njohur dhe prekur vetë), kjo është ajo “hapësira për jetë të zhveshur” e Agambenit, që rezervohet për ata që nuk mendojnë sikur na!

Në këtë hapësirë për jetë të zhveshur jam dhe këtë e ndjej edhe sot dhe këtë nekrologun cinik të fillimit të shkrimit të I. Mirenës e lexoj çdo ditë, jam i mishëruar më të.
Sepse është fatum i secilit njeri që mendon dhe lypë më shumë liri. Halil Matoshi ç’është e vërteta edhe nuk është “ndonjë lis” që e merituaka rrufenë (!?) por nuk është së këndejmi armik, antikombëtar dhe “hithi”, por ai mendon. Mendon ndryshe.
Dhe jeton në një shoqëri që prodhon armiq, pa të cilët nuk mund të funksionojë.
Rrënohet brenda 24 orëve.

Sepse mendësia e tillë është e mishëruar me të keqen universale.
Prandaj rezistoj. Rezistoj pra jam – do të thosha. Kjo është rezistenca ime qytetare e përmasave të një buzëqeshjeje refuzuese. Pa ekzagjerim, pa vetë-krekosje, pra me një buzëqeshje absolute! Sepse ajo për çka unë kam shkruar, nuk ekziston. Nuk ekziston këtu as shoqëri civile as qytetari dhe as interesa publike qytetare, nuk ekziston këtu komb i shtetit që mbështetet në parime demokratike dhe liberale, sepse këndejpari nuk ekziston kurrfarë demokracie dhe as liberalizmi dhe asnjë koncept për të, pos miteve dhe përrallave për kalamaj mbi kalin e Skënderbeut dhe disa interesave biologjike, me e mbush barkun dhe me u shumue!

Kjo shoqëri vegjeton dhe nuk jeton si homo sociologicus! E të shkruash e të flasësh për këto “çuda” në këtë vend, vërtet është ashtu siç shprehet Iliri: “Në të gjithë këto, unë nuk di të ketë pësuar dikush nga komuniteti i gazetarëve. Mund të kenë marrë ndonjë kërcënim të parëndësishëm, si ato kërcënimet që na vijnë prej fqinjëve kur u bëjmë shumë zhurmë natën vonë.”
Por një gjë e di, se sikur unë dhe bashkëqytetarët e mi, ashtu edhe Iliri ka me rritë këtu fëmijë, të cilët, nesër, do t’i thonë: “Babë, pse nuk ke folur, pse nuk ke bërtitur..., pse nuk ke rezistue...”
Them e di, sepse kështu ka ndodhur pas rënies së çdo instance supreme të së vërtetës së pakontestueshme, që e ka legjitimuar vetën të jetë interpretja e vetme e saj.
Si nacizmi dhe komunizmi.
Si nacizmi dhe komunizmi.
Sidoqoftë, nisur nga morali im që përkon me atë që thotë Vattimo, se dua ta ndërtoj jetën time si një vepër koherente arti. Unë nuk i besoj legjitimitetit të instancës së të vërtetës supreme dhe moralit revolucionar që e përfaqëson Ilir Mirena në këtë rast. I kthehem sërish shkrimit! Sepse, thotë Vattimo shpëtimi i qytetërimit tonë post-modern mund të jetë vetëm një shpëtim estetik, prandaj e kundroj vdekjen dhe i shikoj të tjerët (edhe Ilirin) me një vështrim më estetik. Dua të mbetëm njeri normalë së bashku me Ilirin, nëse ekziston diçka që mund të quhet ‘normalitet’, pra joçmenduri.
Kush e di dhe e ka supremacinë “legjitime” ta thotë të vërtetën supreme, të vërtetën e pakontestueshme dhe cila është ajo instancë?
Cila është ajo forcë inteligjibile, unë këtë nuk e di. Dhe nuk ia rrasi!
Nëse qytetari përjashtohet nga pjesëmarrja në krijimin e të vërtetës, sepse ka kush mendon për të, kjo e vërteton tezën e Sartor’it katërcipërisht, se ata (qytetarët) do të shndërrohen në një masë amorfe, të nënshtrueshme, ndërkaq që legjitimohet instanca supreme e të vërtetës: Qeveria e Kosovës me mendjen e instrumentalizuar të Ilirit.

E përsëris për fund Sartori’n që thotë se atje ku ekziston frikësimi, ku, po të shmangesh prej ortodoksisë mbizotëruese, të marrin me sy të keq (në mos të lënë fare mënjanë), liria e shprehjes ngurtësohet dhe, rrjedhimisht, shtrembërohet edhe vetë liria e mendimit. Duke përjashtuar ndonjë hero të vetmuar, kush trembet të thotë atë që mendon, arrin të mos mendojë më atë që s’mund ta thotë.
Fiton fuqia e idesë së delegjitimimit të instancës supreme të të vërtetës, mendimi i së ardhmes, që po vjen... Liria nga frika! Shpresa...
Gazeta Express
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halil Matoshi: Halil Matoshi: Uji: Sfida globale e shekullit 21. Këtë analizë ma rikujtoi komenti i Adnan Mustafës në B92, po ashtu më 2007
» Halil Matoshi: Mjerimi i parlamentarizmit
» Halil Matoshi: Shteti i 51-të
» Halil Matoshi: Shuplaka
» Halil Matoshi-Shtëpia mbahet me miq!
» Halil Matoshi: Mjerimi i parlamentarizmit
» Halil Matoshi: Shteti i 51-të
» Halil Matoshi: Shuplaka
» Halil Matoshi-Shtëpia mbahet me miq!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi