Hyqmet Hasko:Duke lexuar përmbledhjen poetike “Frikë nga atdheu” të poetit të Skënder Buçpapaj
Faqja 1 e 1
Hyqmet Hasko:Duke lexuar përmbledhjen poetike “Frikë nga atdheu” të poetit të Skënder Buçpapaj
Hyqmet Hasko:Duke lexuar përmbledhjen poetike “Frikë nga atdheu” të poetit të Skënder Buçpapaj
Akti poetik si terapi kolektive
Nga Hyqmet Hasko
Skënder Buçpapaj është një nga emrat më të përveçëm të poezisë së re shqipe. Ai erdhi në poezinë shqipe para tre dekadave, duke sjellë një frymë të re, një mendim të ri poetik, figura dhe trajta të reja të artit të shkrimit të poezisë. Poet, gazetar, kritik
letrar, një individ i njohur në fushën e letrave, Buçpapaj ka mbartur në rrugën e tij të gjatë më se tridhjetëvjeçare si krijues i talentuar jehonat e një bote të virgjër dhe të pasur jo vetëm si natyrë, por mbi të gjitha si kumt dhe shpirt njerëzor, të njërës nga trevat më epike dhe më trandenshente të botës shqiptare, Tropojës, të mbiquajturës Malësia e Mirë.Skënder Buçpapaj, krahas disa poetëve të tjerë nga Tropoja dhe nga Veriu si Hamit Alia, Mehmet Elezi, Ndoc Papleka, Ndoc Gjetja etj. hoqën nga qarkullimi poetik i kohës fjalët e keqpërdorura të peizazheve industriale, si shtylla tensioni të lartë, zhavorr, betonarme, gizë e marka çeliku special, etj. me të cilat qe mbushur dëng poezia e angazhuar e kohës dhe i zëvëndësuan me fjalët e natyrës së pasur të maleve shqiptare, si gurë, drurë, blir, ahishte, pemishte, erë, ketra, lepuj, gushkuq, thëllënza, arinj, drenuesha, orë e zana mali, etj. Kthimi në natyrën e pastër dhe virgjine në poezinë e tyre do të vinte bashkë me shamngien nga devijimet e tjera jashtëpoetike, duke bërë një tentativë serioze për ta kthyer poezinë në identitetin e saj tradicional, por duke e pasuruar me elementë të rinj të modernitetit. “Frikë nga atdheu“ është përmbedhja më e fundit poetike e Skënder Buçpapajt, një dëshmi estetike, gati hyjnore, e zërit të vetëdijes etnopsikike të vendlindjes, të raporteve mes indivdit të lirë dhe kujtesës së të gjallëve dhe të së vdekurve. Mesazhet që burojnë nga poezia e tij, nga teksti, nënteksti, figurat dhe trajtat poetike, përcjellin botën e një malësori të cilit bota moderne dhe qytetërimi global nuk kanë arritur t’ia vrasin dot palcën e dashurisë, atë botë të tejndezur pasioni dhe ëndrrash, me të cilat ai popullon vargjet e tij dhe hapësirën e mallit midis tij si indivdi dhe kryesisht si poet dhe lexuesve të shumtë, që e ndjekin me dashuri udhëtimin e tij poetik. Një apoteozë vigane për nënën e tij, hap vëllimin brilant, ku gëlon një botë e pastër dhe plot sharm jete. Nëna e tij, siç thotë diku poeti, nuk është nëna e Artur Rembos, i cili qysh adoleshent iku rrugëve të botës në kërkim të aventurës, por nëna e Skënder Buçpapajt, e Mujë Buçpapajt, e Flamur Buçpajat, tre poetë, gazetarë, njerëz të letrave, tre misionarë të dashurisë, në një botë që ka aq shumë nevojë për dashuri njerëzore. “Në 27 maj 2007, ndërroi jetë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, Gjylë Buçpapaj, nënë, gjyshe, stërgjyshe… “ Kështu e nis Buçpapaj ttugëtimin e tij poetik, në këtë libër ndër më të rëndësishmeit e karrierës së tij të shkëlqyer poetike, të mbushur me risi dhe zbulime befasuese. Nëna e tij i ka mësuar alfabetin e dashurisë, atë alfabet të shenjtë e të patjetërshueshëm nga asnjë lloj moderniteti, i cili përbën themelin e ngrehinës së një bote të mundshme, që vetëm zemra e nënës mund ta bënte më të mirë, të paktën më të pranueshme. Brendia e poezisë së Skënder Buçpapajt ka një shtrirje të gjerë e të thellë, ngritur në artin poetik me figura të freskëta, me struktura vargjesh që iu përgjigjen vlimeve shpirtërore vullkanike të poetit. Leksiku dhe figura shumë e pasur, e bëjnë poezinë e Buçpapajt që të na përcjellë ndjesinë e zbulmit të një bote sensacionale, të sunduar nga mitologjia moderne, nga shpirtëzimi i gurit, drurit, hënës, lumit, nga komunikimet eterike dhe transhendente mes botës së gjallë dhe jot ë gajllë, duke i shkrirë dhe unifikuar kufijtë në planin simbolik dhe metaforik. I konceptuar nga shtatë cikle ku përfshihen 210 poezi, libri “Frikë nga atdheu” është një udhëtim mbresëlënës në shpirtin e mitit dhe të historisë së maleve, në ato ura që lidhin popujt dhe qytetërimet, në ato pika konvergimi ku bashkohen ndjesitë për të bukurën dhe të madhërishmen, të cilat në botën e maleve janë të zakonshme dhe të përditshme. Larmia e peizazhit tematik dhe gama e gjërë e përfshitjes së Buçpapjat në shqyrtimet poetike e bëjnë udhëtimin e tij unikal, një udhëtim në kërkim të arkitipeve mitologjike, historike dhe shpirtërore të poetit, një depërtim në vetë shpittin e kohës dhe të bashkëkohësit modern. Buçpapaj shikon përtej dukjeve të gjërave, përtej formave vizatimore dhe fotografike, kqyrë në atë botë të tejndezur dhe plot dritë-hije, ku qarkullojnë mesazhe të forta dhe përcillen trajta poetike befasuese. Realisht, çdo cikël në këtë libër, për shkak të konceptimit strukturor mund të qëndronte si një libër më vete, pasi nga cikli në cikël ka një ngritje të temporitmit poetik, të gjërësisë dhe thellësissë së shqyrtimeve esstetike, të mjeteve dhe teknikave, me të cilat operonpoeti për të ndërtuar poezitë. Protagonist lirik i poezisë së Buçpapajt është vetë autori, uni i tij, raportet e tij famijare, shoqërore, etike, kujtesat me të cilat ai rron në këtë botë të tejngarkuar me emocione njerëzore, malli i mërgimtarit për dheun mëmë, trillet dashurore, erotike, eterike, idilike etj. Jo vetëm e thjesht nga ky vëllim, por duke parë tërë krijimtarinë e Skënder Buçpapajt, thënë troç dhe pa asnjë mëdyshje, është një nga poetët më të kompletuar dhe më të rëndësishëm në poezinë e botës shqiptare, me një gamë të gjërë trajtash dhe këndvështrimesh poetike, me një fuqi tronditëse fantazie dhe formëzimi të artit të shkrimit të poezisë. Akti i tij poetik është një akt shpërthyes, që buron nga kataraktet e shpirtit të ndjeshëm e fin dhe përplaset në honet e brengës soë kolektive, të anktit të përditshmërisë sonë, në raportet e njeriut bashkëkohor me mitin dhe historinë, me modelet dhe trajtat fillestare të motvimit psiko-etik të njeriut bashkëkohor. Në poezinë “Rrugës së ashtës“, Buçpapaj na përcjell një peizazh sa intim e mbresëlënës, aq dhe të qashtër poetik, kur shkruan: “…Rrugës së ashtës / kam shkuar shpeshherë / pa më vënë re…të takoj… popullin e ashtës,..ketrat, arinjtë, zogjtë, zvarranikët, krimbat…”. Poezia e Buçpapajt ka shumë lëng jete brenda, ka shumë ritëm dhe temporitëm, shumë sharm dhe thyerje; gjetjet e goditura, gjendjet flu, figurat krejt të veçanta nga poetët e tjerë, e bëjnë poezinë e tij të lexohet me një frymë, duke pasur në çdo rresht të lexuar ndjesinë e një zbulimi të bukur. Duke lexuar disa herë këtë përmbedhje aq sinjifikative, duket se S. Buçpapaj ka zgjedhur të jetë në shtjellën e asaj që projekton dhe ndërton, qoftë si ëndërr, si iluzion, qoftë si realitet jetësor, si kredo dhe mënyrë jetese, pasi duket se ai beson në atë që shkruan, jo për hir të ndonjë mode, por për hir të vetë ekzisetencës së tij poetike, të vetëmjaftueshme për të qenë e plotë dhe unike në llojin e vet. Gjithçka duket se merr frymë dhe pulson jetë të gjallë në poezitë e ti: guri, lumi, mali, fusha, pylli, nënpylli, rudinat, era, shkretëtirat, lugjet, shkëmbi, ujëvara, kataraktet etj, përmbajnë konvencione njerëzore dhe janë pjesë e vizatimeve të tij poetike me dorë të lirë. Gjithashtu, ujku, kaprolli, ariu, gjarpri, korbi, krokodili, milingonat, fluturat etj. janë më shumë se konvencione njerëzore, duket se poeti ka krijuar me to marrëdhënie jetësore të drejtpërdrejta, duke e zhvendosur këtë botë të egër në planin e emocionit dhe simbolikës njerëzore.Duke lexuar librin “Frikë nga atdhue” të duket sikur përballesh me efektet e një kure teraupike, pas një mpirje të gjatë dhe ankthi sindromik dhe ky është efekti i poezisë së vërtetë, të të freskojë shpirtin dhe të të bëjë të ndihesh me mirë me veten dhe me të tjerët, në një botë të pa përkryer dhe stresante, siç është bota jonë, të cilës Buçpapaj i bën një autopsi të thellë poetike, të denjë për penat më të mira të artit poetik, në të gjitha kohët.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato:DOLI NGA SHTYPI LIBRI I RI I POETIT HYQMET HASKO
» Mentor Thaqi:VOJSA E POETIT (përgjigje poetike poetit - s. rr.)
» Alfred Papuçiu: Duke lexuar veprën e Mitro Çelës dhe çështja kombëtare
» Pilo Zyba sjell për JU:HESHTJA SI METAFORË - duke lexuar poezinë e ALBINA IDRIZIT - Sabit Rrustemi
» Hyqmet Hasko
» Mentor Thaqi:VOJSA E POETIT (përgjigje poetike poetit - s. rr.)
» Alfred Papuçiu: Duke lexuar veprën e Mitro Çelës dhe çështja kombëtare
» Pilo Zyba sjell për JU:HESHTJA SI METAFORË - duke lexuar poezinë e ALBINA IDRIZIT - Sabit Rrustemi
» Hyqmet Hasko
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi