Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmeti: Vdekja e Xhaferit, humbje e madhe për mbarë shqiptarët

Shko poshtë

Ahmeti: Vdekja e Xhaferit, humbje e madhe për mbarë shqiptarët Empty Ahmeti: Vdekja e Xhaferit, humbje e madhe për mbarë shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 15, 2012 9:06 pm

Ahmeti: Vdekja e Xhaferit, humbje e madhe për mbarë shqiptarët


Ahmeti: Vdekja e Xhaferit, humbje e madhe për mbarë shqiptarët AliAhmeti-15
Vetëm pak orë pas lajmit për vdekjen e kryetarit të nderit të PDSH-së, Arbën Xhaferi, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dërguar telegram ngushëllimi.
Ahmeti shpreh konsideratat dhe vlerësimet e tij për tashmë të ndjerin, ndërsa vdekjen e tij e cilëson si një humbje të madhe për politikën dhe mendimin intelektual shqiptar.
“Me keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të respektuar, Arbër Xhaferit. Gjatë tërë këtyre viteve ka pasur situata jo të lehta me të cilat jemi përballur duke filluar që në ditët e luftës së popullit tonë për liri që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit e deri në këto ditë të implementimit të saj. Ka pasur gjëra për të cilat jemi pajtuar por edhe shumë gjëra për të cilat kemi pasur qëndrime të ndryshme, por ajo të cilës i jemi përmbajtur gjithnjë, ka qenë niveli njerëzor i komunikimit tonë personal dhe politik. Duke u bazuar në këto vlera konsideroj se largimi nga kjo jetë e Arbër Xhaferit, është një humbje për politikën dhe mendimin intelektual shqiptar jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. Prandaj me lejoni që në emrin tim personal por edhe në emër të subjektit që unë përfaqësoj të Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, ka shkruar Ahmeti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi