Ahmeti: E ardhmja e Maqedonisë varet nga shqiptarët
Faqja 1 e 1

‘Pas Enciklopedisë së Maqedonisë qëndrojnë forca që nuk kanë kuptuar se e ardhmja varet nga raportet e shqiptarëve dhe maqedonasve’, thotë Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Pyetje: Zoti Ahmeti, Enciklopedinë e keni quajtur “pamflet politik” që rrënon karakterin multietnik të shtetit. Atëherë, sipas jush, kush qëndron pas gjithë kësaj?
ALI AHMETI: Pas këtij pamfleti politik qëndrojnë forca ende të pareformuara, që nuk e kanë kuptuar realitetin në Maqedoni, të cilat ende nuk e kanë kuptuar realitetin që e ardhmja e Maqedonisë varet nga marrëdhëniet mes dy komuniteteve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve. Këto forca ende nuk e kanë kuptuar faktin se ky shtet u takon edhe shqiptarëve dhe përgjegjësitë i kanë dy komunitetet më të mëdha.
Pyetje: Zoti Ahmeti, megjithatë Enciklopedia është botuar me mjete të Qeverisë, ndërkohë kryeministri Gruevski ende nuk ka bërë një prononcim, ku qartë do të distancohej nga kjo enciklopedi. Si e komentoni ju këtë?
ALI AHMETI: Nuk do të doja të besoja se pas kësaj politike mund të qëndrojnë autoritetet shtetërore, sepse nëse qëndrojnë autoritetet shtetërore, atëherë mendoj se është një e keqe trefish më e madhe sesa kjo që ndodhi, ky provokim me zotin Bllazhe Ristevski në krye të Këshillit redaktues të Enciklopedisë. Për atë arsye besoj se autoritetet politike duhet të prononcohen sa i takon kësaj paraqitjeje në Enciklopedinë maqedonase, që të hiqen dilemat, qoftë te komuniteti ndërkombëtar, qoftë tek ai shqiptar, qoftë dhe te fqinjët tanë si Shqipëria dhe Kosova, se pas këtyre teksteve kaq provokuese dhe kaq përçarëse nuk qëndrojnë autoritetet politike të vendit dhe të shtetit.
Pyetje: Sa mund t’i prishë Enciklopedia raportet brenda koalicionit qeverisës, pjesë e të cilit është partia që ju drejtoni, BDI?
ALI AHMETI:Tash nëse, po them në mënyrë hipotetike, dikush nga Qeveria e Maqedonisë, ose dikush nga pjesëtarët politikë, është pjesëmarrës në hartimin e këtyre teksteve, sigurisht që kjo do të ketë pasoja, por përderisa nuk kemi argumente, ne nuk mund ta akuzojmë dikë pa fakte. Ne, deri më tash, konstatojmë që ky tekst është hartuar nga një pjesë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë me qëllime tendencioze dhe vlerësimet e mëtejme presim të bëhen jo vetëm nga shkencëtarët shqiptarë, por edhe nga ata maqedonas, sepse këtë situatë duhet ta tejkalojmë bashkërisht.
Pyetje: Zoti Ahmeti, opozita shqiptare në vazhdimësi ju ka akuzuar për pozitën inferiore të BDI-së në pushtet. Ju, jeni të kënaqur me dinamikën e realizimit të premtimeve parazgjedhore?
ALI AHMETI: Sa u takon projekteve dhe premtimeve që ne i kemi bërë, në radhë të parë them se po respektohet përfaqësimi i drejtë i komuniteteve jo shumicë në Maqedoni. Tash unë nuk dua të kapem për shifra konkrete sa avancime janë bërë për shqiptarët, por di që brenda këtij viti janë punësuar diku mbi 1200 shqiptarë në administratën publike, në Parlamentin e Maqedonisë është votuar ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e Parlamentit, edhe në lëmin e arsimit ka mjaft përparim, gjithashtu edhe në kulturë. Do të thotë bëhet fjalë për të arritura që nuk duhet të përmenden dhe që ne nuk duhet të jemi mirënjohës për avancimin e këtyre çështjeve, megjithatë ka edhe shumë punë për t’u bërë, nevojitet një vullnet nga të dy palët, në veçanti nga komuniteti maqedonas, ngase ne nuk kërkojmë të marrim asgjë që nuk na takon. Ne, gjithçka që dëshirojmë është ajo që u takon shqiptarëve, sepse ky është dhe vend i tyre, dhe lojaliteti i qytetarëve shqiptarë do të varet dhe nga lojaliteti i shtetit ndaj shqiptarëve.
Pyetje:Jeni optimist se së shpejti do të zgjidhet çështja e emrit me këtë të debllokohet dhe procesi i integrimit të vendit në BE dhe në NATO?
ALI AHMETI: Mendoj se zgjidhje duhet të ketë, sa i takon kontestit me Greqinë, dhe në këtë moment duhet të jemi pak më të shkathtë në drejtim të arritjes së një zgjidhjeje përfundimtare për këtë çështje, ngase çdo vonesë mund të hapë dhe konteste tjera. Andaj, sa më parë që të mbyllet ky problem, ne në atë moment do të jemi brenda NATO-s. Unë jam i bindur se kjo çështje do të zgjidhet edhe me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, në veçanti do të theksoja dy forcat më të mëdha, atë të SHBA-së dhe të BE-së, që do të inkurajojnë palët e përfshira në këtë kontest që kjo çështje të mbyllet sa më parë.
Pyetje: Tashmë pothuaj një vit pas njohjes së Kosovës ende nuk janë vendosur marrëdhëniet diplomatike. Kush e bllokon këtë?
ALI AHMETI:Mendoj se është një çështje që do të ketë një zgjidhje, bëhet fjalë për disa konteste të vogla në pjesën veriore të kufirit. Komisionet dypalëshe janë duke punuar në kontinuitet dhe besoj se ato pjesë të vogla kontestuese do të mbyllen dhe së shpejti do të vendosen marrëdhënie diplomatike me Kosovën, sepse përsëri e them kjo është në të mirën e të dyja vendeve.rel

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fadil Sulejmani: Shqiptarët janë rrënjët e Maqedonisë
» NATO: Shqiptarët përbëjnë 40% të popullsisë së Maqedonisë
» Blendi Fevziu: Shqiptarët e pafuqishëm të Maqedonisë!
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» Baki Ymeri: Shqiptarët e Maqedonisë në veri të Danubit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi