Maqedoni, shuhet Arbën Xhaferri
Maqedoni, shuhet Arbën Xhaferri
Maqedoni, shuhet Arbën Xhaferri
Kryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe intelektuali i njohur shqiptar Arbën Xhaferri, ndërroi jetë të mërkurën pasdite në Klinikën e Shkupit, pas një goditje celebrale që pësoi javën e kaluar në banesën e tij në Tetovë.
Lajmi u konfirmua nga mjekët në klinikën neurokirurgjike, ku ndodhej i shtruar Xhaferri. Sipas mjekut Vlladimir Mirçevski, Arbën Xhaferri ka pasur trajtim të posaçëm dhe ishin ndërmarrë të gjitha masat, mirëpo tentativat për të shpëtuar rezultuan të kota.
“Përkundër të gjitha përpjekjeve të ekipit të mjekëve dhe ekipit profesionist, si rezultat i përkeqësimit sekondar të një dite më parë, zoti Arbën Xhaferri ndërroi jetë sot në ora 15:50 minuta”, deklaroi Mjeku Mirçevski.
Të mërkurën e kaluar Xhaferri u dërgua në Klinikën e Shkupit në gjendje të rëndë kome, pas një problemi në tru që kishte përjetuar. Edhe përkundër ndërhyrjeve mjekësore, gjendja e tij nuk u përmirësua.
Me rastin e vdekjes së zotit Arbën Xhaferri nesër më 16 Gusht 2012, në ora 12.00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet mbledhja komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30 për në varrezat e qytetit.
Kryetari i parë i PDSH-së disa vite me radhë ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit. Në vitin 2007, për shkak të gjendjes shëndetësore ai u tërhoq nga posti i kreut të PDSH-së, pasi kishte udhëhequr këtë parti për 12 vite me radhë.
Arbën Xhaferri ka lindur në Tetovë më 24 janar të vitit 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë, ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri në vitin 1990 ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor.
Në vitin 1994, në zgjedhjet e dyta parlamentare në Maqedoni për herë të parë u zgjodh deputet në Parlamentin e Maqedonisë. Në cilësinë e kryetarit të PDSH-së, Xhaferri në vitin 2001 ishte mes nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit. Arbën Xhaferi është çmuar si një nga intelektualët më të mëdhej shqiptarë në trevat shqitpare.
Nishani: Xhaferri, mjeshtër i dialogut politik
Nga Tirana lidhur me lajmin e hidhur ka reaguar presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili e vlerëson Xhaferrin si “një udhëheqës vizionar që do të na mungojë të gjithëve”.
“Arbën Xhaferri vuri në dispozicion idealet për t’i shërbyer shqiptarëve dhe demokracisë”, thotë Nishani në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Kreu i shtetit shqiptar thotë më tej se, Xhaferri përdori me mjeshtëri dialogun për të zgjidhur me qetësi problemet politike të pashpresa.
Berisha: Humbja e Xhaferrit, pikëllim për shqiptarët
Edhe kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së mendimtarit të madh shqiptar, për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“Ndarja nga jeta e Arbën Xhaferrit solli pikëllim dhe trishtim tek mbarë shqiptarët”, shprehet Berisha në telegramin e tij.
Kryeministri vlerëson më tej se, me ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferrit shqiptarët kanë humbur një prej personaliteteve më të shquara.
“Kontributi i Arbën Xhaferrit është një trashëgimi tejet e çmuar që meriton mirënjohje”, shprehet shefi i ekzekutivit shqiptar.
Rama: Humbje e madhe për botën shqiptare
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur hidhërimin e tij lidhur me vdekjen e Xhaferrit, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter.
Rama është shprehur se, Arbën Xhaferri ishte nje shqiptar jotipik, që tha të vërteta të mëdha e hapi rrugë të pashkelura me trimëri të jashtëzakonshme intelektuale!
“Vdekja e tij është një humbje e madhe për botën shqiptare në disa përmasa që veç Arbën Xhaferri i mishëronte në një njeri të vetëm. U prehtë në paqe”, thotë Rama.
Topi: Xhaferri, politikan me profil perëndimor
Ndërsa ish-presidenti Bamir Topi, në mesazhin e tij ka vlerësuar klasin e Arbën Xhaferrit në botën e politikës mbarëshqiptare.
Sipas Topit, Xhaferri ishte një intelektual me profil perëndimor dhe humbja e tij përbën një humbje kombëtare.
“Shqiptarët janë të trishtuar për humbjen e qytetarit, filozofit, mendimtarit dhe politikanit Arbën Xhaferri”, shprehet Topi.
AK: Humbëm një rilindas të madh
Nuk ka munguar ndërkohë edhe ngushëllimi nga ana e Aleancës Kuqezi, e cila i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të Xhaferrit.
Në telegramin e saj, AK shprehet se shqiptarët humbën të vetme “mendje të kthjellët” që synonte bashkimin e trojeve të tyre.
“Sot u nda nga jeta dhe nga ne rilindasi i madh. Arbën Xhaferri ishte mendja më e kthjellët e trojeve shqiptare. Lamtumirë Arbën Xhaferri, amaneti i bashkimit të shqiptarëve”, thuhet në telegramin e Aleancës.
Ngushëllime edhe nga Prishtina
Telegrame ngushëllimi për familjen dhe mbarë popullin shqiptar për vdekjen e publicistit dhe intelektualit të shquar shqiptar Arbën Xhaferri kanë ardhur edhe nga liderët shtetërorë të Kosovës.
Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, përmes një telegrami ngushëllimi shkruan se: “Vdekja e Arbën Xhaferrit do të lërë një boshllëk të madh jo vetëm për ju si familjarë dhe për bashkëpunëtorët e tij në subjektin politik që e themeloi dhe me të cilin qëndroi i lidhur gjithë këto vite, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan qëndrimin e tij politik”.
Kryeministri Hashim Thaçi në ngushëllimin e tij për familjen shkruan se: “Arbën Xhaferri ishte profil i lartë i politikanit, mendimtarit dhe vizionarit që la gjurmë të ndritura dhe kontribut të çmuar në jetën politike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë hapësirën shqiptare”.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi thekson nga ana tjetër se, “Arbën Xhaferri do të kujtohet për guximin, sakrificën dhe mprehtësinë intelektuale, me të cilën i dha mençuri politikës shqiptare në plan mbarëkombëtar”.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se Arbën Xhaferri do të mbahet mend përherë për veprën e madhe në shërbim të kombit”.
Ndërkohë, shqiptarët e Maqedonisë pritën me hidhërim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të politikanit dhe mendimtarit, Arbën Xhaferri. Për analistin Kim Mehmeti, shqiptarët e Maqedonisë, humbën njeriun që i bëri ballë presioneve të qarqeve intelektuale maqedonase ndaj popullsisë shqiptare. Mehmeti vlerësoi rolin vendimtar të Arbën Xhaferrit në fazën e fundit të konfliktit të 2001-it duke qenë një ndër nismëtarët e Marrëveshjes së Ohrit.
Selia e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, që Arbën Xhaferri kryesoi për 12 vjet, e së fundmi mbante postin e Presidentit të Nderit, është në zi dhe ka nisur përgatitjet për përcjelljen për në banesën e fundit të liderit të saj.
Analisti dhe Drejtori i Zyrës së Top Channel në Shkup, Kim Mehmeti shprehu ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e madhe, shtoi nevojën që shqiptarët, jo vetëm në Maqedoni, duhet të mësojnë se si të vlerësojnë vlerat e tyre. Dhe Arbën Xhaferri është një vlerë kombëtare, tha zoti Mehmeti, dhe për nderimin e veprës së tij është i nevojshëm një bashkëpunim mes Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit.
Varrimi i Arbën Xhaferrit pritet të mbahet ditën e enjte në orën 13:00.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arbën Xhaferri: Serboleks... Euleks
» Enciklopedia problemATIKE.SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritëse
» Arben Llalla:Emrat e fshatrave shqiptar ortodoks në Maqedoni
» Bilal Xhaferri:BALADE ÇAME
» Mëhilli: Rama fsheh pasuritë e tij

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi