Fatmir Minguli:RUAJTSJA E KOHES-Tregim
Faqja 1 e 1
Fatmir Minguli:RUAJTSJA E KOHES-Tregim
RUAJTSJA E KOHES
Tregim nga Fatmir Minguli
E quajnë Vito ,gruan që ruan kohën.Ajo është vjehrra e një shokut tim dhe them se e njoh mirë.Mosha e saj duhet të jetë diku te të tetëdhjetat ,ndoshta dhe më shumë.Por aspak nuk ka të bëjë mosha e saj në “zanatin”e çuditshëm,atë të ruajtjes së kohës.Vito ,me pensionin e saj dhe me disa dërgesa në të holla që i vinë nga djemtë që janë shpërndarë nëpër botë,jeton mirë në krahasim me shumë bashkëmoshatare të saj.Eshtë e fiksuar mbas punëve të shtëpisë dhe si rrjedhim dhe të një pastërtie shumë të madhe.E natyrisht mbi të gjitha është rregulli i jashtëzakonshëm në vendosjen e gjërave që ka një shtëpi.Gruaja që merr me mëditje për pastrimin e shtëpisë e njeh mire mentalitetin e Vitos dhe zbaton me përpikmëri çdo urdhër që Vito jep.Tek shkruaj këto radhë sepse më kujtohet personazhi i Kreshencës ,guvernantes në një tregim të Cvajgut.Me siguri është ngjashmëria e rregullores që zbatojnë të dy këto gra,njëra reale dhe tjetra virtuale.Shtëpia e madhe me pesë dhoma nuk e pengon Viton të kontrollojë çdo çast të gjitha koordinatat e dhomave.
Ajo është një ruajtse skrupuloze e kohës që shkoi.Po, e kohës që shkoi ,duke I zgjatur antenat e interesit të saj deri në dy shekuj më parë.Vito ruan gjithçka që ndodhet në shtëpinë e saj dhe kjo ruajtje si koncept nuk ka të bëjë as me esencën e punës së atyre që merren me antikuare dhe as me metodikat e koleksionistëve.
Nëse antikuarët i japin vlera sipas moshës së objekteve me të cilat ata jetojnë duke i shitur dhe vjetërsia nuk është më e rëdësishme se sa vlera e tyre,koleksionistët bëjnë tjetër gjë,ata klasifikojnë kohën e objekteve të vjetra dhe nuk ka rëndësi për ta ruajtja e kohës,por e objektit.
Ndërsa gruaja e moshuar ,Vito nuk bën pjesë as në grupin e antikuarëve e as në atë të koleksionistëve,ndonse dikush në shikim të parë do ta fuste pa ngurrim në një nga grupet e mësipërme.Vetë Vito nuk do të pranonte të grupohej diku në çdo lloj kategorie zanatçinjsh që merren me sendet e vjetra.
Objektet që Viton e bëjnë të ruaj kohën janë fotografitë e familjes,sidomos nga dega e origjinës së saj se nga ana e burrit pak foto janë të ruajtura.Përveç fotografive janë letrat e postuara ndër dhjetra vite,janë bizhuteri të mbajtura nga gjyshja dhe stërgjyshja,janë veshje të ndryshme të të parëve të saj që ajo i ruan në një sunduk nga ata që e kanë kapakun të veshur me shirita argjendi plot reliefe të çuditshme.Por ajo që është më e rëndësishmja është kujtesa e Vitos,kujtesë që zë vendin e parë midis gjithë këtyre sendeve apo objekteve.Eshtë kujtesa e saj fenomenale që ndërton piramidën e kohës dyqindvjeçare.Pa këtë kujtesë të gjitha objektet e ruajtura do ktheheshin në kokrra rëre dhe piramida do të rrëzohej menjëherë.
Midis këtyre objekteve Vito më shumë çmon letrat e shkruara andej e këtej botës dekadë pas dekade,sepse ajo mendon se ato ,letrat janë më domethënëse ,janë më të sakta në komunikimin e kohës kur janë dërguar.—Këto janë koha vetë—thotë Vito duke u tërhequr pak si zvarrë për shkak të një dhëmbje të gjurit të majtë tashmë të vjetruar më shumë se gjuri tjetër.
--Ja e shikoni këtë letër,këtu poshtë ka datën 8 gusht 1887,ka dhe vëndin ku është shkruar,Bukuresht,Rumani.—u thotë shoqeve të pallatit që vinë çdo mëngjes për të bërë adetin e pirjes së kafes.
E tek shprehet kështu,sytë i mbeten te data e shkruar në atë letër të verdhë apo kafe e hapur.Shoqet e kuptojnë se ajo kështu kalon nëpër mendje vitet e shkuara ,se imagjinon vitet që kanë qenë para saj e nuk janë pak .Ajo kalon nëpër gishtat e mëndjes gati dyqind vite ashtu ,njëri pas tjetrit.
-- Gjyshi im punonte pranë një reviste në Bukuresht—thotë Vito—ai shkruante shumë artikuj në “Albanezul” që do të thotë” Shqiptari” dhe shpesh kur vinte ,na sillte ndonjë numur të asaj reviste.Kohë më parë ,ndoshta para një muaji një kushërirë që banonte në Bukuresht ,i kishte thënë se edhe tani kjo revistë botohet normalisht…
Vito ngazëllehet tek krahason njerzit,ngjarjet e tanishme me ato të shekujve të kaluar.Kjo ndodh sepse fotografitë apo relike të ndryshme ajo i kalon nëpër duar çdo ditë.Një herë mori fotografinë e gjyshes së saj, fotografi e bërë në Stamboll,dhe duke ngulur vështrimin si sondat në planetin Mars,i dukej sikur ishte ajo,Vito ,aty ,dhe jo gjyshja e saj.Ishte e veshur me rroba modernë për atë kohë,një bluzë bezhë me jakë të bardhë të rrumbullakët e me një fund të errët ,të gjatë që ia mbulonte paksa këpucët e bardha.Me flokë të shkurtra e të ndara anash,me njërën dorë mbështetur mbi një tavolinë.Shikimi I Vitos përqëndrohej në sytë e gjyshes dhe në një çast ndodhte saldimi i shikimeve.Atëherë ,Vito tronditej,dridhej e për pak momente lëkundej sa para mbrapa.Ishte një lloj séance spiritualizmi e të tilla ndodhnin shpesh jo vetëm me fotografinë e gjyshes.
Shpesh ,fill mbas këtyre seancave disa sekondëshe ,ajo duke u fuqizuar si një anije hapsinore që punon me energji kozmike,vinte vërdallë nëpër dhomat e shumta deri sa të dëgjohej zilja e derës e të hynin nipër apo mbesa,por dhe stërnipër që ta shihnin Viton.Ajo tek fuste duart në disa sirtare që hapeshin me vështirësi,ata të vegjëlit prisnin ndonjë qerasje të veçantë por nënë Vitoja nxirrte fotografi të e vjetra ,shumë të vjetra ku kishin dalë fëmijë ,djem e vajza të atyre kohëve,pastaj u drejtohej me një ton
solemn:
--Ja se si e ruaj kohën ,me këto fotografi ku keni dalë dhe ju!- e qeshte duke iu drejtuar nipit që jetonte në Amerikë:
--Ja ku je more Eno,shiko sa bukur ke dalë e shiko sa kaçurele të mëdha ke patur!-
Fëmijtë kureshtarë shikonin ngjashmërinë e Enos me djalin e fotografisë e nuk mund të llogarisnin se ai djalë i fotografisë ishte stërgjyshi i tyre.Vetja u dukej si në një sallë kinemaje tre dimensionale.Por shpejt kuptonin se përveçëse trillit të gjyshe Vitos ishte dhe një realitet:Ata ngjanin shumë me parardhësit e tyre.
Jo më kot Viton kishin filluar ta quanin grua misterioze.E quanin kështu vetëm ata miq apo të afërm që nuk i’a dinin sekretin e ruajtjes së kohës.Vetëm djali më i vogël që jeton në Itali mund ta kuptojë plotësisht trillet e saj shumëvjeçare,duke u dalluar dukshëm nga vëllezërit e tjerë të cilët i quanin këto sjellje si tabjate pleqërie.Por krejt ndryshe nga ata ,Beni ,më i vogli ,ka nisur të shkruaj një roman problematik ku realja dhe surealja bashkëjetojnë diku në disa qytete të vogla të Shqipërisë moniste.Por Vito e cila i ka lexuar disa kapituj të fillimit u thotë plot mburrje shoqeve të saj të kafes së mëngjesit:
--Ai qerratai i vogël më ka vjedhur motive nga jeta ime!—e pastaj pa marrë ndonjë përgjigje vazhdon:
--Po le ti marrë motivet ,ai në fund të fundit vazhdon trillet e mia.Pse a nuk e quan ai vetë romanin e tij “triller”?Mund të jetë ndonjë fjalë angleze po unë mendoj se ky emërtim e ka origjinën nga gjuha shqipe,nga fjala “trill”.
Kështu kalojnë ditët ,javët e muajt e kur befas vjen Viti I Ri e atëhere Vito bën bilancin e llogarive të kohës.Koha sipas saj futet në një magazine dhe kontrollohet sa herë që ajo të dojë si dikur në monizëm bëheshin inventare të papritura.Në rini të saj Vito ka punuar llogaritare e kështu sot ajo di ta administrojë kohën që ruan.Ajo nuk del shpesh nga shtëpia vetëm kur ka datën për të marrë pensionin.Furnizimet e ndryshme me ushqime apo sende të tjera ja bën vajza e komshiut.Kështu Vito eviton daljet lartë e poshtë dhe ruan koncentrimin në detyrën e saj misterioze –ruajtjen e kohës-.
Por sa më shumë kalonte koha kujtesa fillonte dhe linte nga pak po pikërisht këtu ndodhte çudia;Të gjithë njerzit të afërm ose jo filloi t’i ngatërronte,fytyrat e tyre i reflektonin pamjet e së kaluarës e po i ngatërronte emrat e tyre.Kur takonte Adrin i thërriste Asaf,kur takonte Miriamin i drejtohej me “zonja Meriban” e kështu me radhë,po nuk ja merrte njeri për të keq.Shumë veta që ja dinin sekretin kishin shumë dëshirë të shihnin të ngjashmin e tyre njëqind vjet apo dyqind vjet më parë.Disa e anashkalonin duke I dhënë një buzëqeshje të lehtë.Vetëm njëri nga nipat,piktor I njohur në mozikët artistikë që jeton në Firence,e inkurajon dhe I thotë se:
--Ti ke shumë të drejtë nënë Vito që gjen kaq shumë figura të ngjashme ,e me këtë veprim ti jo vetëm që e ruan kohën ashtu si ka qënë ,të padeformuar, por dhe e pasuron botën shqiptare si gjenezë origjinale.Fytyra e Mikael Shumakerit ndodhet në një afresk të pikturuar në mesjetë në San Ludoviko të Francës!—
Këto lloj dyzimesh e kënaqnin pa masë Viton e cila në një farë mënyre ishte kthyer në psikologe të kohës,duke e ruajtur e duke e studjuar.Kjo kënaqësi e shoqëruar me komoditetin e të jetuarit vetëm,ishte kthyer në hobi por si çdo lloj hobie edhe kjo e Vitos ka tekat e veta.Jo rrallë mërzitej nga sugjerimet e djemve të tjerë të saj,përjashto të voglin që po shkruan romanin.
Një ditë djali që jetonte në Spanjë i thotë në telefon:
--Ç’janë këto budallallëqe që bën moj mama.Shko e dil me ato shoqet e tua andej nga Fly-i e bëj muhabet sa të duash,e ç’tëduhen ty studimet psikologjike apo antropomorfe!—
Vito ,tek e dëgjonte të birin, ligështohej më shumë nga që nuk e kuptonte fjalën”antropomorfe’ se sa nga ofendimi telefonik.
Vito vazhdon jetën e saj ashtu si e ka nisur që kur burri e la dhjetë vjet më parë.Nuk mërzitet sepse e kupton se diçka të mirë po bën.Në një emission televiziv dëgjoi se dy shkencëtarë historianë intersoheshin për shqiptarët e pare që emigruan nëpër botë.Po kështu gëzohej me romanin e djalit të vogël,djalë që mezi i ‘a kish duruar prapësitë e tij deri sa u martua e u bë me fëmijë.Seç i shkon ndër mend për përmbajtjen e romanit të tij,sikur ai po tregonte misterin e saj për ruajtjen e kohës e ndërkaq një nur i bukur i binte mbi fytyrë…i dukej se ajo po vepronte mirë për deri sa kishte përkrahës e simpatizantë ..në ruajtje të kohës.
--Nuk bëj gjë tjetër—thonte shpesh Vito,--thjeshtë ruaj kohën e shqiptarëve.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Minguli: Portreti i poetit vendoset në Muret e Kohës
» FATMIR MINGULI:RRUGA
» Fatmir Minguli:Promovimi i një libri të veçantë
» Fatmir Minguli:Meditime dhe ekzistencializëm për moshën e tretë
» Fatmir Minguli:Nëpër labirinthet e shpirtit poetik
» FATMIR MINGULI:RRUGA
» Fatmir Minguli:Promovimi i një libri të veçantë
» Fatmir Minguli:Meditime dhe ekzistencializëm për moshën e tretë
» Fatmir Minguli:Nëpër labirinthet e shpirtit poetik
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi