FATMIR MINGULI:RRUGA
Faqja 1 e 1
FATMIR MINGULI:RRUGA
FATMIR MINGULI:RRUGA
Megjithëse është dhjetor ,dimri nuk ka filluar akoma.Koha është ftohur pak, bie pak shi,por është shumë ngrohtë.Vetëm qielli i vrejtur është i pranishëm cdo ditë. Vranësira në ngrohtësi. Çdo ditë kështu .Qetësi, në rrugë nuk ka njerëz ,nuk dëgjohet ndonjë zhurmë makine ,as dhe një fëmijë nuk po bërtet.
Ç'bëhet kështu?
Eci rrugës dhe më duket vetja jo real.Kjo rrugë nuk ndodhet në ndonjë shkretëtirë,po dhe as fshatrave.Eshtë fare pranë qytetit.Nuk fryn as erë ,ajri që thith nuk e ka lagështirën ,atë lagështirën që ndjell shiun.
Nuk do bjerë shi;Nuk ka zhurmë,nuk ka njeri gjëkundi ,nuk bën ftohtë.
Atëhere ç'po ndodh?
U bënë kaq ditë ,ndoshta javë kështu.Ubë pikërisht si kjo rrugë ,e njëjta rrugë ,po ajo, e shtruar me zift gri,si ky qiell ,si ky shpirt kaq suspens,si kjo heshtje e shurdhët.E megjithatë unë eci nër këtë rrugë.Ecjen nuk e komandoj unë,më komandon trotuari ,biles aty ku asfalti është i prishur ,kuptohet ka ndonjë gropë ,është trotuari që shmang këmbët e mia dhe më thotë:Vazhdo ,ki besim te unë ,ne jemi miq të vjetër!Unë dëgjoj sa dëgjon shurdhi.
--Hej tundu,pse nuk të kujtohet shumë vite më parë ,kur mbiu për herë të parë ai bari anash meje,hej ,të kujtohet,qindra metra gjatësi me bar të ri.Pse harrove se si mëngjeseve me atë diellin e pastër ,në freskinë mëngjesore ti rrije duke parë fijet e holla të barit !Ishin delikate ,të drejta ,paralele me njëra tjetrën,të holla fare ,me atë jeshilen e ëmbël.Po vesa e hollë ,që e përqafonte çdo fije dhe nën rrezet e dritës
e vishte me një tis argjendi!Bulat e vogla ,të vogla që jetonin çaste të lumtura me fijet e barit.
Për një moment vi në vete ,dëgjoj zhurmën e një makine që kalon aty pranë .Bari ,fijet e brishta,vesa,pak çaste qëndronin bashkë ...Trotuari vazhdon të më drejtojë.Kam kohë që eci,ndoshta e kuptoj nganjë lodhje e lehtë e këmbëve.Hedh sytë anës trotuarit dhe shoh një bar të rritur,mbuluar me pluhur,fijet janë ngatërruar njera me tjetrën .Lodhjen e këmbëve po e ndjej më tepër.Befas sytë më shkojnë në rrugën e gjerë ,aty ku ecin makinat.Eshtë me të vërtetë rrugë e gjerë dhe e gjatë .Ja vlemn të mendosh për të.
Tani më vjen në mëndje se kam dashur të shkruaj dikur për të ,por punët ,gjërat e tjera të jetës ...!
Eshtë një rrugë e mirë,por dhe e keqe,është e dashur dhe e bezdishme,nganjëherë e gjatë ,shumë e gjatë,e gjatë në mërzitni.Eshtë një rrugë pa emër ,megjithëse është tridhjetvjeçare.Rruga e çuditshme ,e ndryshueshme ,sikur të ishte një masë plastike stërmadhe që ndjen temperaturat e ndryshme,ndryshimet e motit.Eshtë një rrugë pa emër.Kam një shok që e bën çdo ditë me biçikletë ,dhe sa herë që e takoj ,vetëm këtë rrugë ka në gojë.Si është e mundur ,çdo ditë ,o do dalë një gropë e re ,o do të përplasem me një gungë të mallkuar!
Por ai nuk e kupton që kjo rrugë është një gjallesë .Ajo merr frymë.Ajo ndjen shtypje,fryrje,ajo avullon.Ajo shfryn.
Ajo shfryn.Ajo gjallon.
E njëjta rrugë është ndryshe kur ecën mbi të në këmbë,është ndryshe kur ecën me autobuz lluksoz,është ndryshe kur ecën vetëm,ndryshe kur ecën i shoqëruar dhe kuptohet ,krejt ndryshe me biçikletë. E,biçikleta është ajo që të njeh më mirë me tekat e kësaj rruge.Ajo të fut në trysninë e saj dhe kjo trysni vjen ngado:Nga poshtë gropat dhe gungat e reja që lindën nga nxehtësia e një dite më parë,nga lart nxehtësia e diellit dhe pesha imagjinare e degëve të pishave që i ka sipër kokës.Një degë palme e përthyer ,kush e di se si,të përplaset fytyrës krejt papritmas,anash makinat kalojnëme inat të pakuptueshëm,zhurma është volumore shumëdrejtimshme,pluhuri është shumë ofendus.
Presioni i rrugës është i plotë,por kjo ndodh në kulmin e ditës në jetën e plotë,se ka dhe momente fantastike të ecjes me biçikletë drejt një pafundësie...
Kjo ndodh mbas dite të djelave,nganjëherë...
Kjo rrugë është abstrakte ,nuk ka kuptim kur ke hypur mbi autobuz luksoz,nuk ndjen asgjë.
Ajo hakmerret .Ajo qetëson.
Mjafton të lidhesh me të.Herët në mëngjes?Në prag të muzgut?
Bisedo me këtë rrugë dhe diçka do të ndodhë në brendësinë tënde.,në qenjen tënde.Bisedo vetëm në këto dy periudha ,sepse në këto dy periudha ajo të shfaqet e pastër.Sidomos kur je në këmbë ,sidomos kur je vetëm .Po qe se je me një tjetër mos e merr mundimin t'i kërkosh asaj ato që ajo nuk do të t'i japë.Ajo të do vetëm!VETEM!
E ke vënë re ndonjë gur të ngjyrosur në jeshile ,një gur të hedhur atje tej,në trotuarin e kësaj rruge?Me atë gur fëmijtë këputën boçet e pishave që zbukurojnë gjithë rrugën .E pra ,kur nuk je vetëm ,rruga nuk të jep më shumë se ky gur.
O rrugë e muzgut,pas teje është deti.Det që ti e fsheh kaq bukur!Pra kam të drejtë që them se ti nuk je si rrugët e tjera.Ti fsheh detin.
Epabesueshme,por bukuria këtu qëndron.Je një rrugë që në gjithë gjatësinë tënde fsheh detin,kështu që njeriu ,kur mbaron rrugën e gjatë ,ashtu i lodhur me një lodhje të kënaqëshme ,papritmas shfaqet deti,jo një copë det ,siç thonë poetët ,por deti.
Eshtë gusht,shumë nxehtë.Ecja në prag të perëndimit të diellit është e veshur gjithmonë me ca mendime të çuditshme ,dielli megjithëse nuk duket që nga rruga ,ti e ndjen ,e "shikon" se si po zhytet thellë e më thellë në atë fushë horizonti misterioz,diku mbas kësaj rruge...
Dhjetor 1990 gusht 1992
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmir Minguli:Promovimi i një libri të veçantë
» Fatmir Minguli:Meditime dhe ekzistencializëm për moshën e tretë
» Fatmir Minguli:RUAJTSJA E KOHES-Tregim
» Fatmir Minguli:Nëpër labirinthet e shpirtit poetik
» Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA
» Fatmir Minguli:Meditime dhe ekzistencializëm për moshën e tretë
» Fatmir Minguli:RUAJTSJA E KOHES-Tregim
» Fatmir Minguli:Nëpër labirinthet e shpirtit poetik
» Fatmir Minguli:ERA ,KJO BASHKËUDHETARE E POETIT ADEM ZAPLLUZHA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi