Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ZEF PERGEGA

Shko poshtë

ZEF PERGEGA Empty ZEF PERGEGA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 18, 2012 5:53 pm

“FJALA ME KANUN NUK BENTE MORT, OH SA TE RENDE E KA SOT ATE SHKOP…!”

ZEF PERGEGA Zef_pergega24



ZEF PERGEGA

Nuk kam qene asnjehere ne Kosove. As Prishtinen nuk e kam pare. Enderrat me parashute me kane hedhur ne balte. Jam ngritur deri tek enderrat , por ato me kane shtyre te qendroj ne radhe. Ne radhe per vendin tim?! Po po, se mbi enderren e lirise se shqiptarit rri ngrehur pushka e extrakomunitarit! Mu be njehere se rruga pertej kufirit, per te mberritur ne Prekaz e bera tri dite me kale. Nuk i rashe andej nga rruga e kombit se te mbysin skapamentat e lavdit me tym, por ndoqa rrugen e Gjergj Kastriotit, ku malet ende ruajne burrerine e fisnikeve dhe pushken e gjate e mbajne gjithmone mbi sup. Pse more burer i forte, kush ka qene ai sundues qe ka mundur me i nguc! Ndaj m’u duk vetja nje shpend i lire e ajri i tyre ma shkepi blozen e mallit ne pulmone. Atje pra ne Prekaz mu be se bac Ademi doli nga kulla e vet me flake, me trupa pa jete, si medalione qielli dhe mori nje grusht Dhe, pasi pastroi gezhojat e topit serb tha: ” Pa merri ere, ka vlug Shqiperie”

SI U THYEKAN ATO RREZE

Ne nje shesh te vogel te Prishtines permendorja e madhe e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Gjithmone mbi kale dhe me shpate. Gjergji i Beslidhjes Kombetare, ka ecur edhe ne kembe, ka bere kuvende odash e princash edhe i ulur ne sixhade te thurur kuq e zi me shiponje, ka marre edhe flamurin e principates se vet ku eshte betuar para betejes me turqit, duke rene ne gjunje para tij dhe Zonjes se Shkodres… Ai ka folur edhe me pleq, plaka, gra e te rinje, me njerez te mencur, poet, shkrimtar dhe parashikues. Ka folur edhe me prijesat fetar, se edhe ata ishin ushtaret dhe bekuesit e tij…

Diku mediat kosovare na paraqesin pallatin e qelqte te Prishtines. Pallati eshte blu. Duar i ka te gjata per t’u dukur nje me qiellin. Ndoshta tek ato thonj te pa prere eshte kufiri mes tyre. Godina e qelqte eshte e rrethuar me hekura. Disa te lyer me ngjyre blu te shperlare e disa boje ndryshku. Zgjas koken dhe hap syte. Pallati i gjate edhte rritur nga loti i nenave te te pagjeturit. Nga kockat e atyre qe humben ne varret masive. Shikoni more se diku gjoksi i tokes eshte i fryer nga fontana e gjakut! Ne ato hekura, qe rrethojne pallatin e qelqte mijra foto heronjsh te heshtur te zhdukur. Dhe nanat qe emrin e kane lot dhe dhimje luten para syve te tyre se mos pallati i heshtur i qelqte ka ndermend ti gjej. Te pakten te kene nje varr e ne gjakun e tyre te marterizimit te celin lulet e kujtimit. Permendorja e heroit hesht ne bronx, pushtetaret celin dritaret dhe mbushen me afsh kadifeje . Mburren, jane lart e Heroi poshte. E dine, Gjergj legjendari nuk zbret nga kali, ti terhiqte vec njehere prej kapistre qe te hingellinin… Nje anen tjeter tre mije shtepi te djegura nga lufta. Kallur flaka e kallur vatra, gure mbi te cilet hartojne Kosoven me lot e gjak e nuk shkrihen. Heronjte e ri jane shtuar ne bulevard me shlivovice e pite klline. Hej toke e bekuar, c’po te luan ajo thike pas shpine! Rradha e gjate ne dogane, kosovare mergimtare sjellin pare e sjellin mall, per te ngritur ato shtepi, po me pare duhet te paguash qindra mije. Te paguash ne token tende?! Ta blesh atdheun me EURO e marka gjermane?! Shkau ba bac! Rrezet e diellit, si po thyehen e kah po shkojne, kur bien mbi xhamat zais te pallatit te qelqte?!

VELLA E KAM NJE AMANET MOS MI LE KOCKAT SERBI ME MI TRET

C’ka kerkojne me teper te renet?! Vec rehatimin e kockave ne token e vet. Kam mendimin se eshte nje iluzion te jesh i barabarte para lirise dhe ligjit. Si mund te ndodhe kjo kur ka sundues dhe Maliqe?! Ne kete jete te pameshirshme je i barabarte vetem para Dheut tend. Madje edhe kete barazi qe e kemi prej prej perendise po na e shprishin burrat e kombit. Te gjithe do te kene ne jeten tjeter nje cope vend nga ky Dhe. Pa c’ka se dikujt ia mbulojne arkivolin me flamur e te shtena topash, apo dikujt, qe vetem percillet me lot mbi dheun e shkrifet. Lopatat e mbulimit i perdorin shpejt ato qe ne jeten e perdithme hodhen balte, apo i vrane pas shpine. Cuditerisht amanetin e te reneve e kane ne dore politikanet!.

Me ka rastisur te bisedoj me nje kosovar, drejtues e hero i gjalle i llogoreve te lirise se Kosoves. Si ne lufte, ia drejtova ato pytje. Po mua edhe sot e kesaj dite me ka mbetur ne mendje rrefimi I tij: “…Ishte perendim dielli kur syte e luftetarit te lirise ne krahun tim perenduan. Mori plage te renda dhe ashtu me gjysem zeri me tha: “Mos e ndal luften, po qello me shume sikur te isha une. Te mos mendoje armiku se eshte vrare shqiptari. Dhe nje amanet vella, mos e lejo qe serbi te na shkele mbi varre…Dha jete per Kosoven e Lire” Mu kujtua lufetari I lirise Binak Gashi, kur nje nate bujti ne banesen e prinderve te mi ne Shengjin, i cili kur pa gjendjen tone te veshtire me tha: “Mos u merakos, o jaran se per shtroje kam nje taban, rrenjet e te cilit ma mbajne drejt shtyllen kurrizore, per mbuloje kam flamurin, qe ma ndez ne zemer zjarrin e lirise, per jestek kam kondakun e pushkes dhe emblemen e UCK-se, pishtaret e udhes tone!”

Zgjas koken dhe hap fort syte prej lluksit te pallatit te qelqte. Atje ne sfond larg dalloj ushtaret e huaj, te armatosur, rreth komondantit Ramush Haradinaj, i denje per konvertime ne kenge e legjenda, te cilin e shoqerojne ne shtepine e vet qe te mos kembeje asnje fjale me popullin qe e pret. Po shqiptarin kurre nuk ka mundur njeri ta shoqeroje me pushke ne kullen e vet e ne token e vet ! E nderkohe ca sinjale me teheqin vemendjen. Makinat e bukura, si kontesha me kone per dore me mijra kordele ne elegance e shpifte. Vija ndarese, bodigarde qe ruajne me syte aty ku thyhet drita dhe bresheri i kristaleve nuk ben zhurme ne revolten e fshesagjinjeve te qytetit, qe dikur kumbonte nga zeri i vashes rrethur me flamur mbi tank. Tani keto zera jane relike bulevardi, ku ngjiten e shtypen cimcakizet, qe pertypin ushtaret e huaj. Zgjas koken qe te mos terheq vemendjen e turmes. Shikoj kamera te fikura dhe gazetar te ndrojtur. Diku me tej jane ngrehuar ne cadra revoltat e mbytyra te invaliteve te luftes, e Gjergj Kastrioti me shpate ne dohe hesht e nuk ndeshkon. Hesht Ai qe i nderonte heronjte e luftes! Po c’fare mund te besh para pallatit te qelqte, qe u ngrit diteve te entuziazmit te kashtes se lirise?!

Kortezhi i veturave me grilla te zeza, po del nga pallati i qelqte dhe eshte nisur pa navigator drejt bisedime per pace a per corbe me Serbine!

QE TE NDALET KOLLONA DUHE TE NDERROHEN BINARET

Dikush ka marr ushqim me vete. Sa per pijet, dehjen kane per ta gjetur ne slivovicen serbe dhe votken ruse. Dikush ua ben me dore per t’i ndalur. Ndoshta per t’u thene nje fjale me shume. Se Fjala ne kanun nuk bente mort, e besa kush del kunder te rende ne liri e ka ate shkop. Nje nga perfaqesuesit e akademise u del perpara. Ndaluni burra se kjo nuk eshte e mbara. Pa ngreh plugun s’ka si mbine fara. Kolona nuk ndalet... Drejt dheut e gureve ne barikadat e Ures se Ibrit. Me tutje kolonizimi ka hedhur themelet e pallateve te larta. Serb gdhihen aty pa ditur asnje emer vendi. Territori eshte me i rendesishem se banori i ardhur rishtas. Madje nentoka e dhe pasurite. Per te arritur kete qellim duhet ca serb me fryme edhe te mykur. Para kollones te pallatit te qelqte qe eshte nisur per bisedime politike me Serbine katermije banore shqiptar ne Mitrovice kane shpallur greven e zize, si dikur grevistet minatore te Trepces. Rruga e mbushur me militante te punesuar e ka bere te erret xhamin e pallatit te qelqte, per te riaktivizuar minjeren, punesuar dy mije nen toke, qe do te thote edhe njere apo dy me shume mbi toke. Po mbi toke jam une fisi e bajraku , kush cicerine si zogu ne kembe rri dajaku! Shqiptaret ne Mitrovice jane heronje se uren e kane ngritur mbi guximin dhe mbi shpatullat e tyre e ushqejne mbijetesen. Kur sebet dhe treqind ilegalet i sulmojne dhe i vrasin, televizioni shkon atje, kur nga pallati i qelqte niset telegrami me ngushellime.

Diku shoh nje grup poetesh qe i kane zene rrugen kollones se pallatit te qelte me nje grumbull me vjersha, poezi, dhe poema martiresh, per te lexuar ndonjeren para se te ulen ne sofren e ngrenies me Serbine. Ca bodogarde i marrin dhe ua hedhin ne kanal. Kolona nuk pyet edhe se gomat thyejne eshtra heronjsh!

More vella, po nje komb qe nuk degjon zerin e poetit, e ka pak ta shqyejne egersirat ne fund te detit!

Qe te ndalet kollona mbrenda kolones se shtate te qelqte, duhet se paku ti nderrohen binaret, te celen dritaret, per te nxjerr jasht mykun e kolltukut!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi