ZEF PERGEGA : KAH PO NA ÇOJNE JARANAT BACA ADEM!
Faqja 1 e 1

Thellë në palcën e eshtrave të martirizimit, të lidhura strall në prushin e dheut të bardhë të tokës tone, çeli petale lulja e bukur e lirisë.
Kur një popull nuk e mbron lirinë me drejtësi dhe këngën e shpirtit dhe nuk e ngjyen ate me gjakun e martireve, udha e tij është e deshtur dhe gropa e greminës është fundi i tij. Respekti dhe mirënjohja ndaj gjakut të derdhur nuk është një buçetë me lule për ditën e deshmoreve, as përthyerja pak e kurrizit me një minut jo të plotë me heshtje, as pamja e fytyrës së vrazhdë në bronx të zyrtarit, sikur babën dikush ia ka vrarë, as ngritja e një pllake përkujtimore apo vënja e emrit të një rruge a shkolle. Eshtë diç me tepër jaran! Eshtë çurja në fund e amanetit të tyre!. Sepse deshmorët nuk u flijuan për spaleta e yje lavdi mbi ta, as për kolltuk parlamentari dhe as për parti. Ishte i kthjellët si loti kumti i brëndshëm, ku leviz qeliza e gurit dardan!
Ti baca Adem kë qenë prej perëndisë në anën e malit dhe me shikimin tënd vizionar përtej mizorisë së armikut shoven, ke parë një re baroti me gjarpërime, që si një shami e zezë kërkoi t’ia zinte sytë Dardanisë tënde dhe helmin ta shprazte mbi llogorët e tokës e t’ia digjte lekurën. E krisma jote e parë e mori në shënjë dhe i’a këputi kokën.
E di se e ke marrë vesh pak vonë, baca Adem, se kështu e kanë lajmetaret e sotëm të rremë që sytë ia kanë nxjerrë të vertetës së flurudhës që qëlloi korbat dhe ende pa mbledhur mirë gëzhojat nga fëmijët e Prekazit e t’i shkrinin në këmbana për kushtrime të reja, ca llogoras shkundën kapotat dhe u nisen me turr. Turrin me hap të gjatë, duke shkel edhe varre edhe kocka, si njerëz të uritur për këmbë karrikesh me lugë në brez të babzitur, pa qenë kurrën e kurrës të përtypur!
Rrugës, kur rrokulliseshin shpatesh i ndërruan kostumet pa ditur marken që i kishte prerë dhe pa matur masen hodhën çantën e shpinës bukë thatë dhe grabitën valixhen e diplomatit, pa ditur së ç’shkresa e vendime u kishin shkruar për të firmosur pa mbaruar lufta. Gjithë ora e re ku ua caktuan vendet u lidh me kollare të kuqe. Nata e zjarreve ndjeu t’kurrje dhe në flakën e vobektë të saj xhezvja e tamlit të fëmijëve u ftoh. Nata e korbave e ka kaluar urën e Drenicës me valëvitjen e flamurit të strukturave paralele, duke shkelur mbi gjakun e lirisë së kosovarit dhe idealit tënd, pasha bukën baca Adem!
Baca Adem! Dikush që bën një foto para bustit tënd nuk mund të quhet trim dhe atdhetar! Kam ndodhur një ditë në festën e pavarësisë së Kosovës në Detroit, që u zhvillua në disa restaurante të Amerikës me bollek dhe sallatë mburrjësh. Kur u këndua hymni i Amerikës gjaku me vloj në dammar, mishi mu rrënqeth dhe fijet e flokut mu ngritën përpjetë. Fuqia e dheut të butë të kësaj toke të bekuar mi dha hov gjunjëve dhe dorën e djathtë ma vuri mbi zemër. Hymni i flamurit i kënduar me zjarr mi solli të gjallë heronjtë pa bujë dhe zani im u bë një me zanin e tyre. Me pas u lajmerua hymni i shtetit të ri të Kosovës. Kërciten mikrofonat, si në betejen e Kosharës. Fjala e rastit ngriu në telin e korentit dhe yjet ranë prej flamurit. I kanë qepur me zor bacë! Një burrë i fortë kosovar me afrohet e me thotë: “Mos u ligështo, o shqipe, se këtë flamur e kemi të huaj e për të huaj!”
Kur u shpall pavarësia e Kosovës, baca Adem, të gjithë brohoritem edhe ne këndej “Çoju baca Adem se u krye!” Dhe ti heshte. Ishe ngritur lart për të parë ç’farë po ndodhte edhe kur midis Prishtinës e ndamë tortën! Ajo bardhësi mbi tokën dardane nuk ishte majsa e tamlit të zanave të Kosovës! Po krem nga këshilli i Europës!
Një shqiptar në New-York fluturoi në 37 vende të botës të prezantonte lirinë me flamur të ri. Me beso nuk ishte faj i tij se i mungonte shqipja. Ai aeroplanin e ktheu në shqipe, por në bord mungonte ministri i jashtëm i Kosovës, ndërsa ushtarët e Euleksit kishin do punë të vjetra etnike me arrestimin e Albinit prej kullës së baca Kurtit! Bre burrë i fortë asnjë nuk është bash ashtu hapur kundër prezencës ndërkombëtare, por po me duket se Kosova është kthyer në një koloni e UMNIK-ut dhe të Euleks-it!
A mund të quhet shtet i lirë dhe i pavarur Kosova kur vellau me vella komunikon me doganë e duhet të pyes ushtarin e huaj edhe për dasëm! Kur nga portarja e çarë hyjnë e dalin derra e dosa çetnikësh?! A mund të quhet shtet i kosovareve kur ministri i jashtëm nuk mund të lobojë për miqësi e krushqi të reja? A mund të quhet shtet i të drejtës kur të drejtën e gjykon ushtari i Euleks-it?! Ç’farë denojnë dhe ç’farë gjykojnë gjykatat lokale?!
Tash baca Adem kamerat e prodhura jashtë nuk japin lajme po batallje. Kjo ndosh baca Adem se urat që lidhi pushka jote janë dhënë me tendera. S’po duan bre bacë me ngrit një themel, siç e kishin JASHARET, por një pite klline, siç po e ngjeshin dhe po e pjekin serbo-komunitaret!
Tash që po flas me ty nga dritarja e hapur katër kanatash e kalasë së demokracisë Amerikane, po me kujtohet themeli në dritën e flakës së pushkës së ushtarit të lirisë.
“…Unë ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre”
Heronjtë
Vdesin për Dheun e Atit
Gjaku i pastër për liri
Polirikanet
Sakrificat edhe famën
Në kupë u pijne për lavdi!
Çoju bacë nuk është kry!
zefpergega434@hotmail.com
http://kosova.albemigrant.com/?p=19487#more-19487

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Na iku Baca Adem Berisha
» Baca Rifat: Kufirin shqiptaro-shqiptar të parët e thyen Sali Çeku e Adem Jashari VIDEO
» Agim gashi:Lamtumirë Baca Adem!
» Suzana Zisi:Baca im, Adem Berisha...
» AGIM GASHI:VETEN E PAÇ NË QAFË O BACA ADEM!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi