Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flori Bruqi:Lamtumire o "Njeriu i Mire" Valter Lazeri !

Shko poshtë

Flori Bruqi:Lamtumire o "Njeriu i Mire" Valter Lazeri ! Empty Flori Bruqi:Lamtumire o "Njeriu i Mire" Valter Lazeri !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 18, 2012 10:45 pm

Flori Bruqi:Lamtumire o "Njeriu i Mire" Valter Lazeri ! 186553_525644907_6451492_n

Flori Bruqi:Lamtumire o "Njeriu i Mire" Valter Lazeri !


Flori Bruqi:Lamtumire o "Njeriu i Mire" Valter Lazeri ! 483269_3685060597507_1653993232_n

Lajmi i kobshem mori dhene,por ja qe une nuk doja te besoja,por ja qe qenka pra e vertete. U nda sot nga nga ne nje mik ,nje vella,nje emer i letrave shqipe. U shkeput nga vargoni yne miku yne Valter. Ai qe themeloi liste kaq te njohur shqiptare "Sterkala " .

Kjo liste na sillte gjithnje edhe me prane vendelindjen tone te dashur. Ne keto liste lexoja dhe komunikoja me miqte,me vargun e embel shqip,qe kaq shume na mungonte ketu ne mergim.

Dhe nder mesazhet e shumta ishin edhe ato te "Njeriut te Mire",sic e quaja une perhere ,mikun tim Valter. Me dergonte poezi here pas here,qe une ato i ruaj edhe sot e kesaj dite ne arkivin tim,sepse jane poezi me vlera,jane produkt i mergimtarit ,qe mendjen e zemren e ka atje ne vendlindje,por halli e ka detyruar te shtegtoje larg, shume larg deri ne Ameriken e largen,per tju krijuar femjeve nje jete me te mire,qe ato e rriten te lumtur,te studiojne e te behen te zotet e vetvetes.

Dhe vjen nje dite e rende qe e len te gjitha pas krahve dhe merr me vete kujtimet e hidherimet e kesaj jete e ketij migracioni,qe na lodhi na dermoi shpirtrat tone. Dhe si nje metastaze gjigante i gerryn keto shpirtra duke na larguar larg nga njerzit tane te dashur e te shtrejte,ashtu sic u largua dhe miku yne Valter.
Jetoi ne kohen e kiametit dhe erdhi nje dite qe te gezoi lirine, por nuk qe e shkruar qe te shohe edhe me tej. Ju keputen enderrat dhe deshirat ne mes duke lene nga pas vetem dhimbje dhe shume mall. Mall qe nuk shuhet kurre, per njerun e letrave shqipe Valter Lazeri. Birin e Sarandes qe e lindi dhe e rriti dhe e Ameriken e larget i mbylli syte.
Eh jete o jete mizore qe na more shokun e mikun tone me te mire.
Por i dashur Valter,ti do jesh me ne ne kujtimet tona,sepse ke lene nje emer te mire,ke lene vepren tende te shkuar,ke lene vargun tende qe do te lexohet nga te rinj brez pas brezi. Ke vene nje gur ne kalane e madhe shqiptare,ndaj emri yt eshte i skalitur ne kete kala me shkronja te arta.

Lamtumire o vella !

Lamtumire o shok e mik Valter !

Lamtumire o " Njeriu i mire" Valter Lazeri !

Te kjofte i lehte dheu !

U prefte ne paqe shpirti yt !


Luigj Shkodrani

Danimarke


To: luigji_61@hotmail.com
Subject: cikel poezish nga valter lazeri
From: lazerivalter@aol.com
Date: Fri, 13 Aug 2010 11:11:56 -0400

Shenim; I dashur Lugji Te uroj shendet te plot dhe mos u tremb nga vitet.Une po vete 54-re. Jetuam dhe do plakemi patjeter.
Keto poezi po ti nis per shqip d.k

LUCIERGANA

Sonte qe hena
zhdukur fare
s`i thele e zeze
nata pus, ne pus;
ku syt
as zemrat s`shohin fare...!
...eja luciergana....!

Sonte qe nata ka vargonje.
E shpresat tremben erresires.
Gris e cirre me xixa
c`mund te cash,
t`i nina nina........
Eja Luciergana!.....!

valter-usa

Shenim ; Luciergana ne ( spanjish Xixellonje)
nina nina ne (kecua -gjuhe e vjeter amerika Latine xixellonje)
 
Thash.......!

Thash per nje cast ...
se isha tek ti.
Ashtu trazuar ne lule e palma.
...dhe det kishte plot
gjithe ajo bukuri.

Ngjajne me ty Sarande.
Endrrova,
po se munda dot largesin.

valter Maiami FL 2009
 
Vrapo
Ne se ke mbetur ne endrren time
dhe fle,sic thua,me te
,me nje cader tela thyer,
rrobe shpuar, zbuluar,
mbuluar,pres te vish te me gjesh.
Nese mesdita s`qesh,fillo kerko,
si me kerkoje atehere.
Po ke mbetur
ne endrren time,
Vrapo,
te me gjesh!
 
Lirike

Une nje drite
qe po dridhem
valezes
vello bardhe,

ti thermuar
neper shkemb`
shuar une
neper dallge.
Une nje lum
qe vrapoj
ti nje det`
qe me perpin.
Une Sterkala
mbi Sarande
ti pinella
pa nje ngjyre.
Une pelhure
permbi vale
ti nje storme
qe gllsberin.
...............
Une nje dritez
qe humbas
ti nje valez
ne lundrim...
 
Zbraze mbi mua
Mbush nje shami me yje
me balte,
me det
dhe eja!
eja, mbi djersen time,
merzine,
lodhjen.
Zbraze mbi mua dhe ik!
ik
e qofsh mire!
Valter lazeri-usa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi