Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën

Shko poshtë

Lugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën Empty Lugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 22, 2012 12:03 am


Lugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën


Lugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën F1_21presh1345532038


Prishtinë, 21 gusht – Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i bashkohen Kosovës.

Këtë synim ata mendojnë ta arrijnë duke u bërë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuara të fillojnë në vjeshtë.

Kryetari i Kuvendit të Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, vlerëson se pjesëmarrja e përfaqësuesve të asaj ane do ta ndihmonte delegacionin kosovar.

“Përfaqësuesit e popullit në këtë pjesë duhet të jenë pjesë në bisedime dhe ne kërkojmë që të jemi pjesë e delegacionit të Kosovës. Dhe natyrisht se ne do të ishim krah i fortë i zgjidhjes së problemit politik të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit”, ka deklaruar për “Kohën Ditore”, kryetari Musliu.

Ai thotë se në këtë vit kur shteti shqiptar kremton 100-vjetorin e themelimit të tij, çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të zgjidhet dhe se tri komunat shqiptare duhet t’i bashkohen Kosovës.

Kërkesën e Musliut për të qenë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet Prishtinë - Beograd, e përkrah edhe kryetari i shoqatës “Vatra”, nga Lugina, Sejdulla Kadriu.

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi