Fahri Xharra:“I përvuajturi i Serbisë”, “martiri” Gjorgje Martinoviç
Faqja 1 e 1

“I përvuajturi i Serbisë”, “martiri” Gjorgje Martinoviç
Nga Fahri Xharra
Shumë e zonja kjo Serbi!
Sa i çmon të “përvuajturit” e saj; asgjë nuk ia lë rastit. Nga çdo situatë, nga çdo ngjarje mundohet të gjejë dhe të përfitoj diçka. Janë krejtësisht të kundërt me ne. Ne nuk e pranojmë rrenën, e mohojmë, madje edhe të vërtetën, kurse serbët nga rrena krijojnë ngjarje, tragjedi; shkruajnë libra, kompozojnë himne, oda, ditirambe dhe mbesin përballë botës si “të përvuajturit” e Ballkanit. E bota iu zë besë! Dhe Europa e ndanë dhimbjen me ta; vajtojnë së bashku dhe vajtojnë e vajtojnë deri sa një rrenë e sajuar të ngulet në trurin e tyre dhe nuk harrohet kurrë. Serbët janë në gjendje për gjithçka, janë në gjendje edhe nxisin luftëra me një arsyetim të asaj gënjeshtre të krijuar nga vetë ata. E bota iu zë besë.
“Me Një Maj të vitit 1985, Gjorgje Martinoviq, një serb 56-vjeçar i Kosovës nga Gjilani, mbërriti në spitalin e qytetit me një shishe qelqi gjysmëlitërshe të thyer në rektumin e tij”, raportonte shtypi i kohës. Ai i fajësonte dy burra shqipfolës të cilët e sulmuan gjatë kohë sa ishte duke punuar në arën e tij dhe si pasojë e dhunës i mbeti shishja e qelqit e thyer në prapanicën e tij. Të mjerët shqiptarët se çka i priste filloi furtuna antishqiptare, për dy vjet e gjysmë ne s`mund të flinim, të ishim të qetë nga “derti” për prapanicën e Gjorgjit…
Ai u transferua menjëherë në Beograd për hulumtime dhe hetime te tjera. Rasti numër një në politikën antishqiptare të kohës të viteve 1985. Në duar u muarr nga A.M.U dhe aty u arrit përfundimi që nuk është rast që njeriu i bën vetes. Mjekët më në zë, një nga çdo republikë e Federatës Jugosllave duhej të sjellin përfundimin që plagosjet trupore: “ishin nga një futje me dhunë të një shisheje 500 ml, nga ana e fundit më të gjerë në rektumin e tij”, edhe që ishte e pamundur të bëhej nga vetë Martinoviqi. Ekipi mjeko-ligjorë erdhi në përfundim: “që dhuna është ushtruar nga dy apo tre e më shumë dhunues.” Pa dyshim mendohej, shënjohej, aludohej në shqiptarë. Kush do jenë ata të mjerë që në atë kohë kur ndihej miza duke fluturuar, ta kryen këtë vepër aspak të mirë.
“Martinoviqi e kishte vështirë të sillej deri te rruga nga se shishja e birrës që ishte thyer në anus. Dikush e barti deri në spitalin e Gjilanit dhe copat e shishes ia nxorën dy mjek shqiptarë dhe një serb. Lajmi heshtej. Ne nuk dinin asgjë, kur them ne mendoj në popullin e thjeshtë: duhej pritur vendimi se çka të thuhet. Zemrat e shprishura nacionaliste të pa skrupullta serbe, lajmin e dhanë më 4. Maj 1985, nga gazeta shtetërore Politika: Qytetari Gjorgje Martinoviq, i gjallë u ngul në hu në arën e tij Jaruga, dy kilometra larg Gjilanit. Këtë krim e bën terroristët shqiptar (shiptarski teroristi)( Politika).
Eu ç`na gjeti!
Grupi i intelektualëve dhe gazetarëve i shkruan me të shpejtë shtypit vendas dhe atij të jashtëm një not protestë të shkruar: “E vërteta e ngulur në hu”. Shkrimtari dhe Akademiku u Dobric Qosiç u angazhua në mënyrën e tij për këtë “krim”. Kuvendi Federativ diskutoi për “rastin Martinoviç” tetë herë. E ne në kohën e përmendur çka s`përjetonim.
Që në fillim kur e dërguan “të mjerin Martinoviq” në Beograd dhe u hesht për katër ditë për rastin e tij, në AMU të Beogradit ishte vërtetuar që “plagët ishin shkaktuar nga vetë Martinoviqi në tentim për vetë masturbim. Prokurori publik kishte shënuar se në një përfundim me shkrim, se ishte rast i vetëkënaqsimit me shishe të birrës”
Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës 2008, shkrimtarja serbe Svetlana Velmar-Jankoviç paska pas shkruar në një artikull autorial se “rasti” Marinoviq “i para tridhjetë vjetëve i kishte hapur të gjitha rastet e ardhshme të vuajtjeve dhe mjerimeve” të Serbëve. Popi Atanasije Jeftiçi paska pas shkruar; “se ky njeri i mjerë… një fotografi e gjallë e vuajtjeve dhe e zhbërjes së serbëve të Kosovës që nga koha e okupimit nazist 1941”
“I përvuajturi i Kosmetit (Kosovës dhe Metohisë)” s`ka të harruar, ai rikujtua edhe pas 15 vjetëve, kur ai vdiq nga vdekja natyrale në vitin 2000. “Shiptarski teroristi e ngulën në hu Gjorgje Martinoviqin” shkruhej përsëri në atë rast.
Pra rasti Martinoviq, sot mund të thuhet se ishte xixa nismëtare për shumëçka ndodhi më tutje në Kosovë dhe Jugosllavi, sipas tyre ” Gjorgje Martinoviq u bë simbol i së keqes, që Serbët duheshin pa tjetër ta duronin në Jugosllavi”!. Serbia ishte vendi i vetëm në botë që mund të fillonte edhe luftërat për shkak të një autopederi. Tmerr i njerëzimit.
“Aftonbladet”, gazetë prestigjioze norvegjeze me shkrimin e saj “Shishja që e nisi luftën në Jugosllavi”, e shkruar nga gazetari Peter Kadhamar, rrëfen: “Ajo çka kishte ndodhur me një maj 1985, nuk ishte vetëm tragjedi për familjen Martinoviq. Luftërat që pasuan, pasuan me 100.000 të vdekur dhe dy milion të shpërngulur ishin pasojë e drejtpërdrejt nga ajo që ndodhi në arat e Jarugës së Gjilanit”
“Pas deklaratës të cilën e dha në vitin 1987, televizionit të Lublanës, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë së asaj kohe, slloveni Stane Dollanc mediat nuk shkruanin më për “martirin” e Serbisë:
- Sa i përket rastit të Gjorgje Martinoviqit, është ndërprerë çdo hetim i mëtutjeshëm, gjykim nuk do të ketë sepse organet e mija të kriminalistikës e kanë vërtetuar që ai është vetë lënduar. Pastaj ai me në qeshje ironike shtoi: Më vjen keq që Gjorgje Martinoviqi, samuraji serb e ka kryer mbi vetveten një akt harakiri. Kjo deklaratë është ende në fuqi”, shkruanin gazetat e 1987-ës.”
Ç ka ndodhi në atë kohë?
Propaganda serbe “rastin Martinoviq” e shfrytëzoi si pretekst të heqjes së autonomisë se Kosovës dhe luftërave më tutjetjeshme. Analizat mjekësore në Lublanë, pas 5 ekspertizash të ndryshme në botë dhe Jugosllavi, vërtetuan që Gjorgje Martinoviqi, ishte lëshuar në akt vetë-homoseksual që të vetëkënaqej, por “puna nuk i vajti siç e deshi”.
Kjo ishte Serbia e viteve 1985-1987. Kjo ishte Serbia, po ashtu e njëjtë deri në vitin 1999. Po e njëjta Serbi është edhe sot! Martinoviçi së shpejti edhe ndoshta do të shpallët i shenjt.
Një qytetar i thjeshtë sa do i informuar që të jetë nuk mund të kuptoj qëndrimin Europian ndaj Serbisë, ndaj këtij vendi që është krijuar me rrena, që i ka përvetësuar dhe është rritur me toka në saje të gënjeshtrave. Si mundet Europa që të sakrifikon një komb të tërë, kombin shqiptarë vetëm nga rrenat dhe shpifjet e një garnitureje të mobilizuar në përvetësime vetëm në principin e rrenës.?
Me qëllim lundrova nëpër internet që të gjejë ndonjë rast të ngjashëm me atë të Gjorgje Martinoviçit që iu ka ndodhur serbëve në Serbi apo nëpër botë; të masturbosh apo të vetëkënaqesh seksualisht është krejt normale, por të krijosh presedan politik, të demonizosh një popull të tërë për shkak të një geji të çmendur është e padëgjuar.
“Prill 2009, një grua serbe kishte marrëdhënie seksuale me një boçë pisheje. Një grua seksualisht e pa ngopur e provoi të kënaqej me një boçë të madhe pisheje; aq të madhe se që u deshën dy orë operacion për ta shpëtuar. Këtë e vërtetonte operatori Dr. Sava Bojoviq”, në kryeqytetin serb Beograd. Rasti i dytë në SHBA. “Incidenti kishte ndodhur në mes të janarit dhe Marsit të vitit 2008 në shtetin Ohaio, kur serbi Radosllav Vojvodiç ishte filmuar duke bërë seks me tavolinën e tij në dhomën e tij. Vovodiçi ia kishte pranuar policisë se kishte pasur marrëdhënie seksuale me tavolinën e tij të piknikut dhe me plot krenari serbe deklaronte: “Një sjellje e tillë është normale për një serb.”!!!!
Pasi i lexova edhe këto dy lajme sa qesharake aq edhe të pakapshme për një njeri normal; m`u sollën ndërmend vitet 80-të në Kosovë. Të mendojmë se ç`na kishte gjetur neve shqiptarëve sikur të ndodhnin të tillat në Kosovë, te Serbet e ardhur në Kosovë, në vitet e 80-ta dhe 90-ta? Dhe Europa e vazhdon edhe në mijëvjeçarin e tretë dashamirësinë dhe bëhet ortak me rrenat, insinuatat dhe shpifjet serbe.
Gjorgje Martinoviqi
Shenjtërimi i Martinoviçit

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fahri Xharra:Serbisë , t’i bëhet e ditur se ...
» Fahri Xharra:Krimet e Serbisë, BE-ja dhe bisedimet
» Fahri Xharra:”Shenjtërimi” i Martinoviqit!
» Fahri Xharra:Mos të ngutemi me Palestinën?
» Fahri Xharra:T`lumt ne për shoqi sho`in!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi