Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fahri Xharra:Serbisë , t’i bëhet e ditur se ...

Shko poshtë

Fahri Xharra:Serbisë , t’i bëhet e ditur se ... Empty Fahri Xharra:Serbisë , t’i bëhet e ditur se ...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 14, 2012 12:12 pm

Fahri Xharra:Serbisë , t’i bëhet e ditur se ...
Fahri Xharra:Serbisë , t’i bëhet e ditur se ... 1251_504848129548792_1675700763_n

Jam Shqiptar, shqiptar i Kosoves ,Zot e krenar, Zot e bujar,mbi këtë dhe,-mbi këtë kosovë që e kam si fe, e përmbi fe.E kam Vatan, e kam Atdhe. Që gjysh e stërgjysh,që brez pas brezi ,e që gjithëmonë.

Serbisë ti bëhet e ditur se ..” Se jam këtu kur s'kish njeri,kur s'kish kufi,as fqinjëri ” e serb jo që jo . Serbisë më në fund ti bëhet e ditur se “Se jam këtu kur nga një det në tjetrin det,isha zot vetë.Unë jam këtu nga moti,kur vetë Zoti e bëri fushën fushë,e malin mal.(M.Koteli)

Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujëshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek ” Kultura e Vinçës ” ,” Kultura e Komanit” dhe ” Shasi ilir i 365 kishave”.Ju bëjmë të ditur se pronar dhe trashigimtar të këtyre kulturave jemi ne . Dikur nja 45 shekuj para krishtit , Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj kan ardhur kulturat e neolitit të rinj, që e kan marrë emrin e Vinçës ( burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo. 7 mijë vjetë para Krishtit fillon ”optimumi klimatik” atëherë kur fillojnë shkrierjet e masave të akullta. Klima bëhët më e këndshme, më e nxehtë dhe fillon rritja e pyjeve gjetherënëse .

Edhe pse Vinça ,për herë të pare përmendet me 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhjek vëmendjen kolegëve të vetë për këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para , u vërtetua që aty pra në Vinçë( afër Beogradit) gjindet një lokalitet parahistorik.

E dini ju zotërinj që në atë kohë ju Serbia e kishit njëfarë autonomie nga turku dhe vepronit si shtet i pamvarur; dhe ju lejohej që në atë kohë të bëntit largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi e këtej , po ju në të njejtën kohë ju i kishit gjeologët ,historianët të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne? “Luftonim “ për mbijetesë ,të shpëtojmë shpirtin e gjallë . Sidoqoft ,ishte kohë e vështirë. S`ishte fryma në anën tonë. Kush kishte kohë nga ne ,të interesohej për Vinçën?

Jemi te Shasi .Jemi te 365 kishat e Shasit të cilat u munduat të na i përvetsonit .Ne keto vendbanime kemi te bejme me nje popullsi albane – shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, e formuar historikisht shumë shekuj përpara depërtimit sllav dhe atij osman në këto treva. Këto të dhëna te dorës së parë kundershtojne dhe hedhin poshtë hipotezat ”shkencore” dhe antishqiptare te disa autoreve te huaj e sidomos te atyre sllavë, te cilët mundoheshin të paraqitnin popullsinë shqiptare të kësaj ane si joautoktone, si të ardhur nga tokat e brendshme shqiptare më vonë, aty kah fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, pas luftrave austriako -turke (1683-1690). Edhe shumica e toponimeve te Anes së Malit janë dëshmi se ato i kanë emërtuar për herë të parë shqipfolësit, qe i kishte shenuar administrata e kohes, ne frymen e gjuhes shqipe.

Gjetjet arkeologjike e provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit.

Ju bëjmë të ditur dhe kot e keni që mundoheni të përvetësoni të huajat e gjetuara aty ku u vendoset me dhunë;Konstandini i madh ishe perandor ilir

Konstandini i Madh lindi ne Naissus (Nish) me 27 shkurt 272. Vdiq ne Ancyra (Ankara) me 22 maj 337. Perandor nga viti 306 deri ne vitin 337.

Babai i Konstandinit te Madh ishte Perandori Konstanci I, e ema Helena, e shpallur shejtore e cila u njihte boterisht si Shen Helena. Nga martesa e pare me Minervinen pati nje djale, Krispin; ndersa me gruan e dyte, Fausten, vajzen e Perandorit Maksimian, pati tre djem: Konstandini II, Konstanci II dhe Konstanti I, si dhe dy vajza: Konstantina dhe Helena.

Që të arsyetohen pushtimet e tokave , që të arsyetohet ardhja e juaj shumë e vonshme në këto anë ja se çka shkruani:

“ Ç`farë faktesh e arsyetojnë lidhëshmërinë historike në mes të Shqiptarëve dhe Ilirëve, a egziston ndonjë lidhje gjenetike në mes tyre? Asnjë . Nuk gjëndet asnjë dokument historik i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. e XI-të. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë.Të gjitha toponimet shqiptare verehen pas shekullit të mesëm ; ndërsa sipas formave të saja strukturore gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”.(Shqiptarët e Kaukazit…J.Deretiq.)

”Sipas studimeve të historianëve rus Artamanovit dhe Pletnjevit si dhe atyre serb Jovan Deretiqit ,Mihajlo Stanishiqit ; disa fise shqiptare ,dikur në mes të shekullit 8 -të e 9-të ,pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga territori i tyre i lindjës në brigjet e Liqenit Kaspik( në Azerbaixhanin e sotëm dhe në Dagestan) ,me anën e Arabëve mbërrijtën ne jugun e Italisë. Aty në atëkohë bëhej një luftë e ashpër në mes të Normanëve , Bizantinasve dhe Arabëve.Shqiptarët erdhën si ndihmë ushtarake për një kalifat arab. Nje pjesë e këtyre shqiptarëve në vitin 1043 mbërrijtën në tokat tona(serbisë-fxh) në brigjet e Adriatikut ; dhe në marrëveshje me serbët ata jetuan në male ,kurse serbët në rrafshira si bujq të mirë që ishin. … Dhe me kalimin e kohës e populluan Kosovën e Metohinë” . (Shqiptarët -Ilir të rrejshëm)”

Serbia të kotë e ka që të mashtron botën me ato çfarë u shkruan më lartë.

Serbët mundohen që me rrenat e tyre të certifikohen edhe në historinë e vjetër , nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kalarën e tyre (!)nuk lënë histori pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur.

“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. “”. (Johan Tunman, 1774, Leipzig).Kush e solli këtë mendim të zotit Tunman ? Serbët dhe turqit.

Për përshkrimin e ndërgjegjëshëm të pandërgjegjshërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetës ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.

Branko Vukosiq ,Mbi misterin Trojano-sllav, 2003 ,f.189)e mbronë qëndrimin se Troja dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ,por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav ,duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thot se Troja është në Luginën e Neretvës ,vendi i quajtur Gabela ,por duke shkuar edhe më largë : Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?). Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872 ,kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thot se trojanët ishin serb”. E bukur kjo, apo jo ?

Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon ” bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë ( fis pellazgë-iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë ( shqiptarë të sllavizuar ), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.E shifni pra zotëri të Serbisë se nuk vidhet historia dhe trashegimia e saj .

Ja edhe disa fakte :”J. Radonic, 'Rimska Kurija', 1950, "gati te gjitha Kishat ortodokse ne Kosove kane qene shume me pare atje, para qe serbet kane ardhur ne keto zona. Ato u ndertuan nga shqiptaret ne kohen e sundimit bizantin. Jane pra objekte kulti te nje kulture tjeter te cilat sot i ka pervetesuar Serbia dhe ia prezenton botes si monumente te veta historike. K. Jericek, 'Istorija Srba I', 1952. "sunduesit serb te Dinastise se Nemanjiqeve kane Rindertuar, apo zgjeruar mirepo nuk i kane ndertuar prej fillimit (themelit). P. Slijepceviq 'Ogledi', 1934, "serbet nuk kane pasur as mundesi as aftesi arkitektonike per te ndertuar Kisha te tilla, te cilat nuk ishin te tyre, por i takojne nje kohe ne te cilen ata as qe kane qene ne Kosove".


Fahri Xharra
08.12.12

Shikoni këtë dokomentar , një mrekulli e realizimit artistik.

https://www.youtube.com/watch?v=Vgqc10_pyWQ&feature=player_embedded
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi