Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkelzen Maliqi:Sundimi i mediokritetit

Shko poshtë

Shkelzen Maliqi:Sundimi i mediokritetit Empty Shkelzen Maliqi:Sundimi i mediokritetit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 10:49 pm

Shkelzen Maliqi:Sundimi i mediokritetit Photo_5
Sundimi i mediokritetit
A është dashur të shkarkohen ministrat e dështuar? Cili duhet të jetë autoriteti i Kryeministrit në krizën e disa segmenteve të administrimit të vendit?

Nga Shkelzen Maliqi

Hezitimet e Kryeministrit Hashim Thaçi rreth bërjes së vlerësimit të punës të ministrive dhe ndërmarrja eventuale e ndryshimeve, siç i sugjerohet edhe publikisht, më duken të kuptueshme, edhe pse jo edhe të arsyetueshme.
Të kuptueshme, të paktën, për tri arsye.

E para, ai nuk e sheh të udhës, ose nuk ka sinjale të sakta për pasojat, që të bëjë furtunën në pushtetin ekzekutiv, përderisa koalicioni me LDK-në është krejtësisht i patrazuar dhe i sigurt. Pse do të sfidonte këtë rehati që ka, duke rrezikuar provokimin e ndonjë sherri në PDK dhe sidomos me LDK-në?

E dyta, partner i koalicionit, LDK-ja, është në një gjendje të ekulibrava tejet të brishtë të brendshëm, dhe të prekësh cilindo nga ministrat e kësaj partie në Qeveri do të mund të nxiste edhe një ortek të ri përçarës, e kjo si pasojë do të kishte vetëm forcimin dhe ridaljen në skenë e atij krahu të pakënaqur të lidershipit të LDK-së, që ka qenë shumë më i lumtur në koalicionin me AAK-në dhe hapur ose tinëz manifeston pakënaqësi me koalicionin aktual qeveritar. Kryeministri Thaçi andaj edhe është i vëmendshëm që të mos bëjë asgjë të parakohshme dhe të panevojshme, që ia çon ujin në mullirin e kundërshtarit të tij të vetëm serioz, Ramush Haradinajt. Kalimi i ish “reformistit” të LDK-së Blerim Kuçi në taborin e Haradinajt, e bën këtë mundësi dhe brengë jo vetëm të kuptueshme por edhe të prekshme.

Arsyeja e tretë është paksa më spekulative, e ndoshta edhe nuk artikulohet qartë në formën që unë do ta parashtroj në këtë koment. Brenga e radhës e Thaçit ka të bëjë me problemin e zëvendësimit të ministrave. P.sh. le të supozojmë se Kryeministri tashmë i ka bërë vlerësimet e punës të të gjithë ministrave dhe se ka vendosur edhe masën ndëshkuese për ata që nuk e kanë marrë notën kaluese, që t’i shkarkojë nga detyra. Ky edhe do të ishte një epilog i pritur dhe i merituar për disa ministra që vërtet nuk kanë treguar as vullnet e as aftësi që të ndalin avazin e problemeve dhe ngecjeve të mëdha, të dukurive dhe proceseve të shumta negative dhe të dëmtimeve serioze dhe të patolerueshme të interesit publik.

Por, në momentin e vendimit për shkarkim, Kryeministri do të duhej të ballafaqohej menjëherë me problemin e emërimeve zëvendësuese. A ka zëvendësime cilësore për ministrat që konsiderohen të dështuar? Edhe pse në Kosovë ushqehet bindja se kemi mjaft kuadro profesionale dhe që i plotësojnë kriteret për poste të larta shtetërore të profileve të larta, unë nuk jam shumë i sigurt se kjo bindje mund të argumentohet. Kosova, në tri dekadat e fundit, ka pasur dëmtime shumë serioze në krijimin dhe ‘mirëmbajtjen’ e lidershipit dhe burokracisë shtetërore dhe të stafeve profesionale për shërbimet publike. Në të gjitha fushat e qeverisjes, kemi ngecje, degradime dhe atrofinë e autoritetit. Kjo shprehet, të marrim vetëm tre shembuj të krizave që tashmë janë bërë kronike, në sistemin shëndetësor dhe në kulturë, dhe ndoshta për një shkallë më e ulët, edhe te sistemi i arsimit.

Më konkretisht, dilema është kjo: nëse ka qenë evidente për opinionin se Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi nuk ka bërë pothuajse asgjë për të ndryshuar gjendjen e mjerë të shërbimeve shëndetësore, madje kemi pasur po ato afera dhe probleme që kanë qenë prezente edhe me qeveritë e mëparshme, cila do të ishte alternativa për këtë sëmundje kronike të shëndetësisë? Të gjesh një ministër tjetër në vend të Gashit?
Në qarqet shëndetësore sigurisht se ka edhe njerëz të ndershëm dhe me aftësi profesionale, por kjo zakonisht nuk është kriter kualifikues për t’u bërë ministër i suksesshëm, sidomos jo në vendet në fillimet e tranzicionit, siç është Kosova. Për profesionistët të aftë nuk ekzistojnë rrethanat promovuese të tyre; përkundrazi sistemi është kundër tyre. Mediokrit dhe matrapazët që sundojnë klinikat dhe institucionet shëndetësore nuk lejojnë avancimin e atyre që kanë talente profesionale, e edhe më pak të atyre që kanë edhe talente për menaxhim dhe lidership.

Ndërkaq instanca vendimmarrëse politike, në këtë rast Kryeministri, parimisht nuk është në gjendje që të ndërhyjë me autoritetin e tij politik, në një segment të ndjeshëm ku ka nevojë për autoritet të administrimit medicinal. Të zëmë se Kryeministrit i vijnë në tavolinë 10 emra zëvendësues për Ministrin e Shëndetësisë, me rekomandime të ndryshme “profesionale” dhe “politike”. Por, ajo nga çka lëngon sistemi aktual qeverisës është mungesa e një autoriteti të ndërmjetëm i cili do të garantonte se përzgjedhja nuk është mediokre dhe arbitrare. Pa këtë autoritet të ndërmjetëm që e kanë shtetet e zhvilluara dhe ato që mund t’i quajmë shtete normale, Kryeministri Hashim Thaçi nuk mund të jetë aspak i sigurt se mos po e shkarkon Alush Gashin, ose cilindo ministër tjetër, me një tjetër i cili do të jetë vetëm klon i atij të zëvendësuar, sepse edhe kandidatët zëvendësues duhet të janë produkte të sistemit ekzistues, si inkarnacione të krizës dhe mediokritetit.

Shumë më ashiqare sundimi i mediokritetit vërehet në Ministrinë e Kulturës, që e ka drejtuar edhe personi që ka deklaruar publikisht se nuk i ka lexuar as dy libra në jetën e tij. Por, kriza e vetë sistemeve që duhet menaxhuar bllokon punën edhe të ministrave ose zyrtarëve që në dukje janë më të aftë, ose të paktën më profesionalë. Kështu, Ministri Valton Beqiri, apo Rektori Enver Hasani, në fillim kanë lënë përshtypjen se janë më premtues dhe se kanë vullnet për ndryshime, por edhe ata i ka gëlltitur inercioni i krizës, sundimi i mediokritetit dhe mungesa e autoritetit të pakorruptuar.
Këto “arsyetime objektive” për hezitimin e Kryeministrit, për të cilin thuhet se megjithatë në seancën e mbyllur i ka qortuar fort ministrat e dobët, duke i kërcënuar se herën tjetër nëse vazhdojnë avazin, nuk do të ketë më debate por vetëm shkarkime, nuk mund të merren si fakte që ia sigurojnë alibinë e pafajësisë. Si bartës i autoritetit qeverisës për vendin, atij i bie pesha e të gjitha dështimeve në sigurimin e interesit publik.
Nëse Kryeministri heziton që të përdorë autoritetin, rrezikon që të bëhet edhe vetë Kryeministër i mediokracisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi