Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sundimi i ligjit - thelbësor drejt BE-së

Shko poshtë

Sundimi i ligjit - thelbësor drejt BE-së Empty Sundimi i ligjit - thelbësor drejt BE-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 27, 2011 10:29 pm


Sundimi i ligjit - thelbësor drejt BE-së

Sundimi i ligjit - thelbësor drejt BE-së 28eshton-kermabo


“Përballja me çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit është shumë e rëndësishme, është vendimtare për të ardhmen e Kosovës, është vendimtare për të ardhmen e njerëzve dhe është thelbësore për ambiciet që keni për punën dhe zhvillimin me Bashkimin Evropian”, tha në Prishtinë shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton. Këto komente, ajo i bëri pas takimit me shefin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Ksavier de Marnak.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton, theksoi rëndësinë e trajtimit të çështjeve që ndërlidhen me sundimin e ligjit në Kosovë, gjë që, siç tha ajo, është vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe zhvillimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Pas një takimi të shkurtër me shefin e misionit evropian për sundim të ligjit, Ksavier de Marnak, Eshton siguroi mbështetjen e plotë të BE-së për këtë mision.

“Njëzeteshtatë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin plotësisht misionin dhe punën, të cilën ai po përpiqet ta bëjë. Përballja me çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, është shumë e rëndësishme, është vendimtare për të ardhmen e Kosovës, është vendimtare për të ardhmen e njerëzve dhe është thelbësore për ambiciet që keni për punën dhe zhvillimin me Bashkimin Evropian”, tha Eshton.

Në vizitën e saj të dytë në Kosovë, shefja e diplomacisë evropiane pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës. Një konferencë e përbashkët për media me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, është paralajmëruar të mbahet gjatë ditës në qytetin e Prizrenit.

Eshton bëri të ditur se në këto takime do ta diskutojë rëndësinë e së ardhmes së Kosovës. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të mbështetet puna, të cilën është duke e bërë EULEX-i në vend.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë ne ta mbështesim misionin, siç bëjmë ne në Bashkimin Evropian, dhe të njohim rëndësinë e punës që është duke u bërë”, u shpreh Eshton.

Dje, Eshton qëndroi në Beograd, ku zhvilloi një takim me presidentin serb, Boris Tadiq. Vizita e saj në Serbi koinçidoi me arrestimin e ish-gjeneralit serb gjatë luftës në Bosnjë, Ratko Mlladiq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi