Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së

Shko poshtë

PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së Empty PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 26, 2012 11:48 pm

PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së 574006_1599663696_510119547_n
PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së


Shkruan: PREND BUZHALA

Në këtë betejë ranë Mark T. Lleshit (1926-1998) e Kolë Gjon Lleshit (1967-1998). Ndërkaq, më 27 janar 1999, në afërsi të Bishtazhinit, tek Ura e Terzive, serbët kishin zënë pusie në përleshje me ushtrinë serbe vriten vëllezërit Memë Lleshi e Prend Lleshi.

***

Tek lartësohet në përjetësinë e dëshmorëve, lapidari monumental 12 metra i gjatë, në hyrje të kodrës që qëndron si karakoll i fshatit Vraniq; tutje shpërndahen arat, mali, kodrinat dhe përroi, që e ruajnë dëshminë e asaj lufte legjendare që e bëri kjo familje më 7 gusht të vitit 1998, kundër pushtuesve serbë. Kjo luftë lidhet me familjen Lleshi, e cila në luftërat e njëpasnjëshme mori pjesë aktivisht. Në këtë betejë ranë Mark T. Lleshit (1926-1998) e Kolë Gjon Lleshit (1967-1998). Ranë në vijat e para të frontit.


Vajza që vrau oficerin serb

“Krahas pleqve e djemve, luftuan edhe gratë, motrat e vajzat tona, si Pashkja, Dranja, Zoja etj” thotë krenarisht Pjetri. Kjo e fundit, Zoja, vret oficerin serb, që tentoi ta zë të gjallë atë. Mbetën të shkatërruar dy pizgauerë përplot me policë serbë. Ndërkaq, më 27 janar 1999, në afërsi të Bishtazhinit, tek Ura e Terzive, serbët kishin zënë pusi. Mbasi vriten dy luftëtarë, të tjerët ishin të vendosur të shkonin për të marrë armë në Shqipëri. Më 28 janar ata bien sërish në pritë në Goden. Në përleshje me ushtrinë serbe vriten vëllezërit Memë e Prend Lleshi.

Lapidari - sintezë e simbolikës shqiptare dhe e solidaritetit ndërkombëtar

“Tash këtu nuk janë muri i përparshëm e as shtëpitë e kulla, sepse ato Sërbia na i shembi me topa, na i dogji e na i shkatërroi krejt çka patëm”, thonë mikpritësit Zef Lleshi, prind i dy dëshmorëve, Gjon Lleshi, prind dëshmori dhe Pjetër Lleshi, ish luftëtar e djalë i dëshmorit Mark LleshiLapidari monumental e ka pamjen e një arkitrau antik. I rrethuar me 19 flamuj të shteteve të NATO-s, me flamurin kombëtar e me emblemën e UÇK-së në mes, ai lartësohet në kodrën e Vraniqit, aty ku qenë zhvilluar beteja të përgjakshme e të lavdishme çlirimtare. Kjo lartësi simbolizon traditën historike kombëtare të bashkimit të 12 fiseve shqiptare. Maja e lapidarit simbolizon majën e Shkëlzenit. Lapidari është i kthyer kah perëndimi e Amerika, me falënderimet e këtij populli: Faleminderit NATO, faleminderit Amerikë! Dy vrimat në lartësi shënjojnë dy besimet fetare ndër shqiptarë, po me një ide të përbashkët, kurse vijat e shpërndara nëpër shtylla simbolizojnë shtrirjen kudo nëpër viset e Atdheut të luftarëve të UÇK-së. Janë flamujt e 19 shteteve, që simbolizojnë bashkimin historik në krye me SHBA-të. Kështu i shpjegonte simbolikën dhe idenë e këtij lapidari Gegë Lleshi, edhe vetë komandant lufte. Një sintezë e rrallë e simbolikës shqiptare dhe e asaj të solidaritetit ndërkombëtar. Dhe, mbi të gjitha, lapidari lartëson katër dëshmorët e kësaj familjeje:

Dëshmorin Kolë Lleshi që u lind më 15 nmars 1967 në Vraniq. Prindët e tij, Gjon e Prene Lleshi, kishin gjashtë fëmijë, tre djem e tri vajza. Kola ishtye më i riu. Filloren e kreu në Doblibare, të mesmen në Gjakovë, sutidimet I ndërpreu për shkaqe personale. La pas një vajzë. I ndjekur nga policia serbe, më 1990 mërgoi më Gjermani. Kur plas lufta, kthehet në vendlindje, vesh uniformën e UÇK-së, merr pjesë në aksione të UÇK-së kundër pozocioneve serbe;

dëshmorin Mark Tunë Lleshi u lind më 23 mars 1926. Për 50 vjet kjo familje ishte në përcjellje të sigurimit serb. Prandaj arrestohet e keqtrajtohet në ato vite edhe Marku. La 11 fëmijë. Kreu vetrëm katër klasë të fillores. Jetën e kaloi si bujk i vyeshëm. I moshuar, po u radhit në UÇK, bën rezistencë të armatosur dhe bie heroikisht në luftë;

dëshmorin Memë Zef Lleshi u lind më 22 shkurt 1973. Ishte fëmija i katërt me radhë i Zef e Hana Lleshit. Filloren e kreu në vendlindje, të mesmen tregtare në Gjakovë. I kyçur në radhët e UÇK-së, ai vazhdimisht përballonte frontin e afurnizimit me armë, me suhqime etj. Raportet më të mira i kishte me Shëeklzen Haradinajn. Mea ishte lidhja më e sigurtë mes Gllogjanit e Anadrinit dhe

dëshmori Prend Zef Lleshi, i lindur më 19 mars 1964, vëlla i Memës, u shkollua në vendlindje, të mesmen e kreu në Gjakovë. Ka punuar teknik bujqësie në Bec. Më 1986 shkon në Zvicër. Angazhohet në çështjen kombëtare, kurse bëhet më vonë përgjegjës i fondit “Vendlindja thërret”. Në dhjetor të vitit 1998 kthehet në vendlindje për ta ndfihmuar luftën. Mori pojesë në shumë beteja. Së bashku me të vëllanë, Memën, bien dëshmorë në Goden, më 28 janar 1999.


Një betejë që lë vulë në kujtesën shqiptare

Ndërsa pleqtë thonë se rënia e djemve të tyre ishte borxh për Kosovën. Në luftën e 7 gushtit ishin shumica e anëtarëve të familjes. Kjo luftë pati zgjatur rreth katër orë. “Ne e dinim se do të përballeshim me vdekjen. Vendosëm të qëndrojmë në shtëpitë tona. Armët i kishin dorëzuar. Krismat e para u dëgjuan rreth orës 15 e 15 minuta. Rrethimi ishte vënë kah ora 15 në rrugën Bec-Lug Bubar-deri te Kodra e çerkezëve. Vëreheshin kolonat armike me ushtarë e me njësi tjera të shumta të makinerisë serbe. Rrethi i dytë i hekurt përbëhej nga njësi të blinduara. Qëndronin mbi vreshtat tona, nga i cili pozicion shihet gjithçka, si në pëllëmbë të dorës. Rrethi i tretë ishte krejt afër nesh: në tetë hektarë të pronës sonë, na futën si në një katror: kishte në çdo dy metra ushtarë armiq. Një rrethim tjetër armik shtrihej tek vendi ku qëndron lapidari sot, mandej tek mali Mllaka i Vraniqit e deri tek shtëpia e Pjetër Nushit” i evokojnë ato çaste axha Zef, axha Gjon e Pjetri. “Së pari u dëgjuan krismat nga arma e Martinit”, thotë plaku Zef Lleshi. Martini ishte me dy vajzat, Kristinën e Valbonën. Snajpersitët serbë gjendeshin në kodrat mbi shtëpi, në mallet në mes Becit e Vraniqit, te vendi i quajtur Mavra. Dëshmitarët e kanë vërejtur Pero Deliçin me djalin e tij Drashko,nga Lugbunari. “Ata janë të bijtë e mixhës së komandantit serb për Dukagjinin, Bozhidar Nikolla Deliq, oficer i ushtrisë jugosllave, i cili kërkohet për Hagë. I kam njohur vetë në këtë rrethim Simonoviqët, fqinjtë tanë serbë, mandej Radojqiqët, po ashtu nga Vraniqi. Me ta ishin udbashë të pensionuar si Pavli (nga Gjakova), me instruksionet e ish udbashëve nga ky fshat, Rade e Dragolub Çoliq e Camoviq, të cilët e drejtonin ushtrinë, ua tregonin atyre rrugicat e pronat tona. Kishte edhe paramilitarë me pamje të egërsuar e çnjerëzore., Njëi ri 14-vjeçar i familjes, Agimi, pyeti se çka të bënte pa armë. Lleshi e nxori një revoletë tijë e ia dha”, shkëput Pjetri kujtime nga ajo luftë.

Nika shtini në ta me mitraloz. Toma erdhi e zuni përronnin, ku nuk gjendeshin forcat serbe. I gjuajti pas shpine armiqtë. Lufta përfundoi. U ndalën Nika e Gega me ushtarët e UÇK-së.. Me Serbinë s’kemi mujtë me bashkëpunue asnjiherë. I larguam gratë e fëmijët. Një vajzë, Dranja, i pau tanket në kodër. Topat e ushtrisë serbe na i gjujtën shtëpitë e na i shembën të gjitha. Ishin 13 gjyle që u gjuajtën mbi shtëpinë time. Ishim katër djem e dy pleq. Nika shtini në ta me mitraloz. Toma erdhi e zuni përronnin, ku nuk gjendeshin forcat serbe. Serbët gjujshin me topa edhe nëpër arat me misër.” Ndërsa pindi i dëshmorit, Gjoni, shton se krahas mashkujve luftuan të gjitha gratë. Serbët bërtisinin pëtrmes megafonit që të dorëzoheshim. Banorëve tjerë të katundit iu thoshin se kanë punë vetëm me familjen Lleshi. Edhe prindi i dëhsmorit Kolë Lleshi, Gjoni, thotë se në këtë betejë ishte më gruan er tij, me djalin e madh, Nikollën e me nipin Ilirin, me të renë, Lulen,, me vajzën e Nikollës, Vjollcën. “Kola, mbasi I kishte përcjellë gratë e fëmijët që nuk mund të lëviznin, erdhi e fut në këtë luftë. Shkoi në drejtim të familjes së Zefit për me tregue se jemi të rrethuar e mandej hyri në arën me misër. Serbët gjuanin prej të gjitha armëve. Kola u vra me pushkë në dorë”, thotë prindi për djalin e tij dëshmor.


Rrëfimi i luftëtarit

“Familja Lleshi gjithmonë ishte në ballë të rezistencës për të mirën e kombit në forma të ndryshme të cilat i kërkonte koha, qoftë me mjete paqësore qoftë me armë dhe kjo praktikë është përcjellë prej gjeneratave të vjetra në gjeneratat e reja, duke mos u ndalur në as një periudhë kohore,dhe kjo traditë është ruajtur me fanatizëm të gjenerate e reja dhe është zbatuar gjithmonë kur populli ynë ishte në rrezik dhe gjithmonë kur ishte e nevojshme të sakrifikohet për të mirën e atdheut tonë Kosovë. Familja Lleshi kurrë nuk ishte pajtuar me regjimin serbo sllav, dhe për këtë arsye gjithmonë ishte në shënjestër të regjimi serb gjatë gjithë shekullit të XX” thotë ish luftëtari Gegë Lleshi. Shekulli XX-të për familjen Lleshi ishte një shekull vuajtjesh, sakrificash, mospajtimesh dhe mospërkuljesh për lirinë e Kosovës. Ne shekullin e XX-të familja Lleshi i fali kombit 5-dëshmorë:

“I pari është dëshmori Dedë Pashkë Lleshi i cili si ushtar i Ballit Kombëtar u flijua në Tropojë, duke luftuar kundër regjimit komunist të kohës, u flijua në moshën 23-vjeçare. Deda ishte djali i vetëm i Pashkë Markë Lleshit. -I dyti është dëshmori Markë Tun Lleshi i flijuar si ushtar i UÇK-së me 7. Gusht .1998 në Vraniq të Gjakovës gjatë luftimeve të familjes Lleshi me forcat serbe. I treti është dëshmori Kole Gjon Lleshi i flijuar si ushtar i U.Ç.K-së me 7. Gusht .1998 në Vraniq të Gjakovës gjatë luftimeve të familjes Lleshi me forcat serbe. Marku dhe Kola ishin në vijat e para të luftimeve për ta thyer rrethimin e forcave serbe,që e kishin rrethuar familjen Lleshi. I kateti është Dëshmori Mëmë Zef Lleshi i flijuar si ushtar i UÇK-së me 28.Janar.1999 në Goden të Hasit të Gjakovës të kufiri në mes Kosovës dhe Shipëris. I pesti është Pren Zef Lleshi i flijuar si ushtar i UÇK-së me 28. Janar.1999 në Goden të Hasit të Gjakovës të kufiri në mes Kosovës dhe Shqipërisë.”, thotyë me krenarai Gega. Mëma dhe Preni ishin duke i prirë kolonës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për në Shqipëri. Mëma ishte i pari dhe Preni ishte i dyti në ballë të kolonës.

Kyçja e familjes Lleshi në radhët e UÇK-së është në Janari e vitit 1998. Ishte një vizitë e shkurtër e z.Ramush Haradinajt në familjen Lleshi, ishte ditë e premte më 9 jana.1998, kur në derën e familjes se Zef Lleshit duket një djalosh me një pamje ushtaraku, i cili nuk pranon që të futet brenda, por e kërkon Gegë Lleshin, dhe ky djalosh ishte shoku i klasës dhe i bankës, Ramush Haradinaj.

Gega rrëfen: “U takova me Ramushin dhe e luta që të urdhëronte brenda, por e refuzoi duke thënë do të vij herën tjetër, se kësaj radhe i kemi do punë tjera. M’u lut që ta shoqëroj deri te vetura e tij që ishte të shkolla e Vraniqit,dhe unë e shoqërova dhe gjatë rrugës më tregoi për të gjitha veprimet e armatosura që do të pasojnë deri në çlirimin e Kosovës. Ramushi me tha se kjo luftë nuk do të zgjat shumë,por pasojat do të janë të rënda,dhe këtë luftë do ta mbështesin edhe Evropës edhe Amerikës,i thash Ramush ne si familje jemi të gatshëm për një barrë të tillë,por unë llogaris vetëm në ju dhe në forcat tuja,dhe me premtoj se gjithmonë kur është e nevojshme ndihma me forca ushtarake do të janë në shërbimin të familjes Lleshi .Dhe gjer sa po shkonim të vetura, Ramushi më premtoi se çdo individ dhe familje mbas çlirimit do të vlerësohet në bazë të kontributit dhe sakrificës që e tregon në këtë luftë. Personat që nuk do të kontribuojnë në këtë luftë për çlirimin e Kosovës nuk do të ketë vende në formimin e shtetit të Kosovë.”

Pas vizitës se Ramushit familje Lleshi u mobilizua e tëra, në fillim për sjelljen e armatimit nga Shqipëria dhe pas kësaj gjetja e personave të besueshëm dhe të aftë për të shërbyer në detyra luftë dhe mobilizimi e të rinjve. Ishte dëshira e çdo pjesëtar të familjes që të japin maksimumin për çlirimin e vendit. Organizonin vullnetarët dhe i dërgonin në Gllogjan për armatim, bënin furnizimin e shtabit të Dukagjinit me gjëra ushqimore dhe karburante për nevojat e luftës, gjenin rrugë të sigurta për lëvizjet e kolonave të UÇK-së nëpër rajonin e Dushkajes, Anadrinit, Hasit. Familja Lleshi natën ishin nëpër vijat dhe frontet e luftëtarë dhe ditën dikush kryente punën e arsimtarit nëpër shkolla e pjesa tjetër e punonin tokën. E gjithë kjo lëvizje pa u zbuluar nga forcat serbe.

Pas Marsit 1998 familja Lleshi ishte e armatosur shumë mirë për atë kohë, por arma më e fortë dhe më e fuqishme ishte vendosmëria dhe vullneti i lartë që mbizotëronte në këtë familje për ta luftuar regjimin serb që kishte ngritur mitin për pathyeshmërinë e vet. Kur filluan luftimet frontale në Anadrini më 12 maj 1998, për familjen Lleshi ishte edhe një detyrë tjetër për ta mbështetur këtë zonë lufte në të gjitha drejtimet e nevojshme, pasi armatimi ishte i pakët në zonën e Anadrinit, dhe ishte nevojë urgjente për armatim. Mbështetje e parë për këtë front ishin pesë pushkë automatike (kallashnikov) të familjes Lleshi për betejën e re të luftës.

“Familja Lleshi ishte urë lidhje ndërmjet zonës se Anadrinit me qytetin e Gjakovës dhe gjithmonë kur lëvizjet ishin të vështira për pjesëtaret e UÇK-së për bartjen e gjërave ushqimore, barnat dhe medikamentet mjekësore për nevojat e luftës, atëherë ketë detyrë e merrnin përsipër e familja Lleshi. Familja Lleshi ishte urë lidhje edhe për ushtaret e U.Ç.K-së që kalonin nga Anadrinia në zonën e Dukagjinit” nënvizon Gega. Ai thotë se në vëren e vitit 1998 regjimi serb kishte mobilizuar forcat e shërbimi inteligjent dhe kishte nisur një front të ri për ta ndaluar dhe shkatërruar sa ma shumë rrugën e lirisë dhe luftën e çlirimtare. “Shërbimi sekret serb tani në frontin e ri kishte për qellim ndasitë në baza fetare (përçaj dhe sundo) dhe kjo lëvizje më së shumti u përqendrua në rrethinën e Gjakovës ku ishte i përqendruar më shumë komuniteti katolik dhe pasi të krishterët çdo ditë e më shumë po i bashkohen UÇK-së, kjo e kishte tronditur diktatorin Milosheviq pas marrjes së informatave se shumica e fshatrave të krishterë e kishin mbështetur luftën dhe ishin armatosur për luftë. I kishin formuar shtabet lokale së bashku me vëllezërit të besimit islam, kundër regjimit serb. Dhe ky bashkim shqiptar, ku të krishterë dhe islamë po mobilizohen kundër të njëjtit armik, ishte një goditje e papërballueshme për armikun e kësaj toke. Kjo pengesë e pakapërcyeshme e hedhtë poshtë çdo propagandën serbe se në Kosovë ushtria dhe policia serbe po e lufton terrorizmin islamik” thotë për “Focus” Gegë Lleshi. Familja Lleshi në të një kohë luftonte në dy fronte: njëri front ishte lufta e armatosur kundër njësive speciale serbe ,ushtrisë e policisë serbe dhe trupave paraushtarake serbe dhe serbëve vendorë. Fronti i dytë ishte kundër shërbimeve sekrete serbe dhe në veçanti kundër propagandës serbe, se forcat serbe janë duke e luftuar vetëm terrorizmin islamik në Kosovë. “Realiteti ishte se forcat serbe po vrisnin shqiptarë të krishterë dhe islam pa dallim, po vrisnin dhe masakronin gra, fëmijë, të rinj, pleq e plaka, aktivistë politikë, po digjnin shtëpi, shkatërronin pasuri të pa tundshme, serbët luftonin çdo gjë që ishte shqiptare. Për fatin e keq, pas dy muajsh kjo propagandë në masë të madhe do të ndikojë te popullata dhe te këto shtabe lokale të posaformuar që t’i dorëzonin armët dhe kështu në fund të muajt korrik dhe fillimi të gushtit 1998, shumica e këtyre fshatrave e dorëzuan armatimin dh shumë individë e lëshuan Kosovën. Disa u arrestuan nga forcat serbe dhe u burgosën e disa të tjerë u bashkuan me UÇK-në” evokon ato ngjatje Gega. Pas dorëzimit të armatimit nga popullata, familja Lleshi i largoi fëmijët dhe nënat e tyre nga shtëpia dhe po e prisnin nga dita ditës sulmin e forcave serbe. Pikërisht më 7 gusht 1998, ditë e premte në orën 15, rrethohet familja Lleshi nga forca të shumta policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia kishte formuar tre rrathë rrethimi të hekurt: rrethimi i parë ishte vendosur rreth mureve të oborreve me këmbësori dhe me autoblinda, rrethimi i dytë buzë malit me praga dhe minahedhës dhe rrethimi i tretë ishte vendosur mbi mal,ku ishte i rrethuar i tërë fshati Vraniq .Qëllimi i rrethimit ishte që të kapen të gjithë familja Lleshi, pra ishte përgatitur një zhdukje e familjes Lleshi,dhe kjo të jetë si mësim për të gjitha familjet tjera që e kundërshtojnë këtë regjimi dhe ta dinë se çka i pret. Luftimet ishin shumë të ashpra dhe në afërsi, të shtënat e armikut vinin nga çdo anë dhe nga të gjitha llojet e armatimit,por zemra e luftëtare çlirimtar nuk ligat por i kundërvihet me të gjitha armët që i posedonim,duke luftuar djem dhe vajza,grua dhe burrë krah për krah njëri tjetrit. “Detyra e parë ishte thyerja e rrethimit ,dhe për ta arritur këtë qëllim ne u ndamë në dy grupe, në njërin grupe Markë Lleshi dhe Gjon Lleshi me familjet e tyre dhe grupi i dytë Zef Lleshi me familjen e tij. Të parët që e thyen rrethimin ishte Toma , Mema, Iliri, Nikolla, Vjollca, Dr.Lulja dhe Nika, rrethimi së pari është thyer nga grupi i dytë mu në fillim të betejës,dhe lufta ishte se kush e merr prronin e fshatit e kishte edhe përparësi në terën,pas dhjetë minutash luftime, prroni i fshatit kontrollohet nga luftëtaret e familjes Lleshi. Pasi qëllimi i armikut ishte që të vriten sa ma shumë luftëtar të familjes Lleshi, ne kishim vendosur që të kemi sa më pak humbje në radhët tona. Në fillim armiku kishte tentuar që të futet brenda mureve në oborre, por ishte tërhequr nga zjarri i luftëtareve çlirimtar,luftimet po ashpërsonin nga çasti në çast ,nga njëra anë lufton familja Lleshi për mbijetesë dhe për lirinë vendit. Pas tri orë luftimesh me ndihmën e Tomës dhe të Nikës, nga rrethimi dolëm edhe unë Gega me prindit e mi Zefin dhe Hanën. Pas tri orë luftimesh dolën nga rrethimi edhe grupi i parë ku ishin Gjoni, Martini, Lleshi, Drejtoni, Agimi, Zoja, Dranja, Pashkja dhe Pjetri, kurse nuk arritën që të thyejnë rrethimin Marku dhe Kola të cilë me gjakun e tyre po e fillonin një epokë të re, por kësaj radhe shumë të ndritur për fatin e Kosovës. Pasi ne u tërhoqëm nga rrethimi, u larguam në drejtim të zonave më të lira të Anadrinit, dhe pas kësaj forcat serbe u futën nëpër oborre tona dhe i vunë zjarrin kullave dhe shtëpive dhe çdo gjejë të gjallë” rrëfen ish luftëtari.

Kjo betejë e familjes Lleshi e ka treguar më së miri shpirtin e vendosur të kosovarit, dëshirën e madhe të shqiptarit për të jetuar të lirë. “Vetëm falë Zotit në qiell, të drejtës në tokë,pushkës në dorë dhe vendosmërisë e guximit tonë, shpëtuam nga një masakër e përgatitur nga forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe ndaj familjes Lleshi. Familja Lleshi në këtë betejë luftuan të vetmuar, nuk kishim as një ndihmë qoftë nga Zona e Dukagjinit, qoftë nga Anadrini, por ne si familje nuk u dorëzuam, para armikut nuk u ligëm dhe nuk u koritëm, por u flijuam për trojet dhe të drejtat tona. Menjëherë pas i larguam prindit së bashku me Tomën në drejtim të Dobidolit-Anadrini, unë dhe vëllai Nika u kthyem të kullat që ishin duke u djegur dhe arritëm që t’i fikim disa zjarre. Dhe në mesnatë edhe në kemi shkuar në Dobidol te familja Gashi. Nga Dobodoli shkuam në Ratkoc. Në Ratkoc u vendosëm te familja Krasniqi dhe vazhduan me përgatitjen e njësive për sulme kundër forcave serbe” përfundon rrëfimin e kujtimet e tij Gega. Beteja e 7.Gushtit 1998 ishte edhe një frymëzim për ta ndjekur rrugën e dy dëshmorëve Kolë dhe Mark Lleshi. Familja Lleshi e vazhdoi edhe më fuqishëm angazhimin për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb,deri në mbarimin e luftës.


(Botuar te gazeta javore FOCUS e Prishtinës, gusht 2007 dhe te libri Prend BUZHALA: “Muza e kujtesës”, 2007.

PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së 221831_4085895717960_1222802136_n


PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së 530910_4085897037993_376938670_n

Dëshmori Mark T. Lleshi (1926-1998)

PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së 557408_4085898398027_2017646592_n

Dëshmori Kolë Gjon Lleshi (1967-1998

PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së 538393_4085904038168_1941812560_n

Dëshmori Memë Zef Lleshi (1973- 1999)

PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së 553791_4085907838263_1600089369_n

Dëshmori Prend Zef Lleshi 1964-1999)

PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së 375856_4085913278399_1233418812_n

Zef Lleshi, prind i dy deshmorëve

PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së 419940_4085916358476_117107133_n

Gjon Lleshi, prind i deshmorit Kolë Lleshi

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi