Ismet KRASNIQI:Takim letrar në 60 vjetorin lindjes së letrarit Prend Buzhala
Faqja 1 e 1
Ismet KRASNIQI:Takim letrar në 60 vjetorin lindjes së letrarit Prend Buzhala
Ismet KRASNIQI:Takim letrar në 60 vjetorin lindjes së letrarit Prend Buzhala
Në Llukë të Ulët të komunës së Deçanit, u mblodhën shkrimtarë nga pesë qendra komunale të rajonit të Dukagjinit dhe Llapushës, më 1 nëntor 2011, me rastin e 60-vjetprit të lindjes së shkrimtarit, kritikut letrar, publicistit Prend Buzhala. Tubimin e organizuan Drejtoeria Komunale për kulturë e komunës së Klinës dhe Shtëpia e Kulturës “Jusuf Gërvalla” e Deçanit. Takimi letrar u mbajt në kullën-muze të Ali Gecit (trashëgimi nën mbrojtjen e shtetit). Ali Geci është poet, (epror ushtarak gjatë luftës së UÇK-së dhe TMK-së), vëlla i dëshmorit të UÇK-s – Elez gecit, familje që kishte të burgosur politikë (është i njohur publicisti e veprimtari Tahir Geci) dhe tradicionalisht familje atdhetare. Kulla është e vjetër qindravje♪5are dhe është renduar pas luftës. Në hapësirat e saj ka një muze të pasur.
Në kët ambiente, u takuan shkrimtarët. Fjalën e rasrtit e mbajti Hajdin Morina, stuiues letrar e poet nga Klina. Kurse krijimet e tyre i lexuan:
Nga Deçani: dr. Haki Shehu, Ali Çufaj,
Nga Gjakova: Tahir Bezhani e Sylejjman Lokaj (aktor që deklamoi edhe vargje të P. Buzhalës),
Nga Malisheva: Izet Shala, Mehdi Krasniqi, Mudtafë Kastrati, Agim kastrati
Nga Peja: Sejdi Berisha, Mehrije Daci e Agim Desku
Nga Klina: Gjon Gjergjaj, Ismet Krasniqi, Mahir Morina, hajnin Morina.
Muzeut iu dhuruan libra nga Sejdi Berisha, nga krijuesit malishevas etj, kurse Idriz Berisha dhuroi një eksponat me vlera të trashëgimisë materiale shqiptare.
Supas tarditës shqiptare, mikpritësi shtroi edhe një drekë tradicionale shqiptyare.
Ambientet ku u mbajt TAKIMI LETTAR, iu ngjanin dasmave shqiptare dhe frymës së antikitetit, ku rëndom mbahen takime të tilla anembanë Evropës...
-=====================
PAK FJALË PËR VEPRIMTARINË ATDHETARE, PEDAGOGJIKE DHE LETRARE TË PREND BUZHALËS
( Lexuar në takimin letrar me rastin e 60- vjetorit të lindjes së shkrimtarit Prend Buzhala, në Llukë të Ulët të Deçanit, në Kullën historike të Ali Demë Gecit, më 1 nëntor 2011 )
Shkrimtari Prend Buzhala u lind sot e 60 vjet më parë, më 1 nëntor 1951, në fshatin Çabiq të Klinës. Shkollën fillore e mbaroi në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, kurse Fakultetin Filozofik-Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Prishtinë. I ndoqi edhe studimet posdiplomike, por regjimi i kohës ia ndërpreu ato, ashtu siç ia ndaloi edhe botimin e shkrimeve, për shkak të burgosjes politike më 1982.
Prendi qysh në moshë të hershme ka reflektuar orientime të shëndosha njerëzore, kombëtare dhe letrare. Puna e tij e palodhshme dhe përkushtimi për të lexuar literaturë letrare bënë që Prend Buzhala qysh si i ri të kishte njohje solide për rrjedhat e letërsisë sonë dhe në përgjithësi për artin dhe kulturën tonë kombëtare.
Pas mbarimit të Fakultetit punoi si mësimdhënës i gjuhës shqipe në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës, prej vitit 1976 deri më 1882 dhe prej vitit 1992 deri më 1996. Ishte ndër mësimdhënësit më të dalluar. Ishe mësues reformator. Metoda e tij e punës dhe entuzuziazmi i një shkalle të lartë bënë që ai të realizonte kërkesat e mësimdhënies, duke arritur që nxënësit të formoheshin në pikëpamje edukative, atdhetare dhe estetike. Të gjithë nxënësit, mësimdhënsit dhe rrethi më i gjerë shoqëror që merrej me veprimtari kombëtare, tek Prend Buzhala gjetën mbështetje të sigurt dhe frymëzim e motivim për të punuar më shumë në shërbim të lirisë së Atdheut. Agjentët e sigurimit serb dhe spiunët e tyre vazhdimisht e patën nën vëzhgim veprimtarinë edukative dhe kombëtare të profesor Prend Buzhalës, por ai nuk ndalej. U burgos më 1982, përjetoi tortura të tmerrshme në qelitë e burgut të Pejës, por edhe pas lirimit nga burgu, edhe pse kurrë nuk iu lejua puna me nxënës, nuk e pushoi për asnjë çast veprimtarinë në shërbim të shkollës shqipe dhe në shërbim të lirisë së Kosovës.
Në vitet e stuhishme ’80 dhe ‘90 ishte i përfshirë në lëvizjet nacionale dhe politike të kohës dhe dha kontribut të konsiderueshëm në veprimtaritë që zhvilloheshin për lirinë e shqiptarëve.
Në vitet 1995-1999 ishe kryetar i Këshillit Komunal të Arsimit, ku në mënyrë profesionale dhe atdhetare bëri ndryshim në arsimin e Komunës së Klinës, me gjithë vështirësitë dhe pengesat e shumta që vinin nga ana e shtetit dhe pushtetit serb, me gjithë vështirësitë financiare dhe mungesën e kapaciteteve të nevojshme me të cilat ballafaqohej arsimi shqip në Republikën e Kosovës.
Në vitet 2001-2003 Prend Buzhala dha kontribut të çmueshëm si zyrtar arsimi, kurse tash është drejtor i bibliotekës komunale “Kongresi i Manastirit” ku ka bërë dhe po bën punë të madhe për përhapjen dhe promovimin e librit. Ishte korrespondent i gazetave dhe revistave më të njohura në Kosovë, para dhe pas lufte, kurse gjatë luftës së fundit ka raportuar për disa medie nga zonat e luftës.
Prend Buzhala ishte dhe është në ballë të organizimeve dhe të zhvillimeve të të gjitha ngjarjeve kulturore në komunën e Klinës, por edhe jashtë saj, në ballë të veprimtarisë botuese qoftë në kuadër të Klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko”, qoftë jashtë këtij kuadri. Ka ndihmuar shumë krijuesit e rinj, ka orientuar drejt ata, i ka avancuar dhe i ka promovuar. Ka redaktuar qindra libra letrarë të autorëve klinas, por edhe të të tjerëve.
Ashtu siç është i veçantë kontributi i tij atdhetar, pedagogjik dhe kulturor, i veçantë është edhe kontributi letrar i Prend Buzhalës. Deri më sot ka botuar shumë vepra letrare zhanresh të ndryshme, duke e profilizuar portretin e tij krijues si kritik dhe studiues të mirëfilltë të rrjedhave dhe të proceseve letrare në letërsinë shqiptare. Ka ndriçuar veprimtarinë e shumë shkrimtarëve të periudhave dhe të tendencave të ndryshme letrare, duke përfshirë edhe shumë shkrimtarë të letërsisë së sotme. Stili i tij i veçantë krijues me format e ligjërimit dhe me gjuhën simbolike ka bërë sot që shumë lexues të përjetojnë dhe të çmojnë lart poezinë, kritikën letrare, prozën dhe publicistikën e shkrimtarit Prend Buzhala.
Në 60- vjetorin e lindjes, Prend Buzhalës i uroj shëndet dhe krijimtari të begatshme, sepse çdo vepër e tij sjell prurje të reja dhe të rëndësishme në letërsinë dhe në kulturën tonë kombëtare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Takim letrar në 60 vjetorin lindjes së letrarit Prend Buzhala
» PREND BUZHALA:NË VEND TË HOMAZHIT NË 70-VJETORIN E LINDJES SË IBRAHIM RUGOVËS
» Prend BUZHALA- Për dëshmorët Mujë Krasniqi, Beqir Gashi e Ali Krasniqi
» PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së
» PREND BUZHALA:NË 140-VJETPORIN E LINDJES SË ÂT GJERGJ FISHTËS, (ZGJEDHJE SHKRIMESH)
» PREND BUZHALA:NË VEND TË HOMAZHIT NË 70-VJETORIN E LINDJES SË IBRAHIM RUGOVËS
» Prend BUZHALA- Për dëshmorët Mujë Krasniqi, Beqir Gashi e Ali Krasniqi
» PREND BUZHALA: NË 14-VJETORIN E EPOPESË SË MARKALLESHËVE NË LUFTËN E UÇK-së
» PREND BUZHALA:NË 140-VJETPORIN E LINDJES SË ÂT GJERGJ FISHTËS, (ZGJEDHJE SHKRIMESH)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi