Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja

Shko poshtë

Halit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja Empty Halit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 29, 2012 10:59 am

Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja

Libri “Antalogjia e dhembjes poetike”- (101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2012. Nebih Bunjaku. Dalja e këtij libri nga poetët e mirrnjohur: Nebi Bunjaku dhe Naim Kelmendi, nënë përkujdesin e redaktorit Pren Buzhala, është një ngjarje më rëndësi në zbardhjën e opusit të poetit tonë më te njohur gjithandej shqiptaris.

Halit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja 0_130x159_images_stories_2012_halit_elshani


Nga Halit Xhemë Elshani




Halit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja 0_280x378_images_stories_2012_kopertina_Antologjia_e_dhembjes_poetike_per_Ali_PodrimjenHalit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja 0_280x378_images_stories_2012_kopertina_Antologjia_e_dhembjes_poetike_per_Ali_Podrimjen
Kopertina e librit “Antologjia e dhembjes poetike”, për Ali Podrimjen nga autori Naim Kelmendi


Kjo sepse është berë nga profesionistët, poetët e njohur si para lufte po ashtu edhe pas saj. Në këtë libër, të titulluar: ”Antalogjia e dhembjes poetike” -(101 përkushtime Podrimjes), zënë vend 101 poetë me poezitë e tyre për poetin e madh kombëtar Ali Podrimja, i cili në muajin gusht ndërroi jetë në një qytet të Francës, në Lodve, gjatë pjesëmarjes së tij në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Paralajmrimi I me hershëm në veb faqe dhe në feltonin e gazetës Kosova sot se do dal liber më poezi kushtuar Pdrimjes dhe do promovohët më 28 gusht në Prishtinë është një degradim i llojt të vet. Ishte një lajm i pa presedencë dhe jo kopetent nga një njeri më të meta psiqike, jo valid, mendoj une. Akademik Ali Podrimja nuk ka mbet qe ta shkruej një libër një njeri i retraduer. Nga një përson qe pa fije turpi duel ne shtyp dhe uzurpoje në një menyrë a tjetrën njerzitë kopetent.

Pra vetëm poetët e mirfillt, Akademikët mund dhe jen të mirëseardhur, kopetent të shkruejnë liber me plot profesionalizëm më të cilët edhe e ka kalue një pjesë të jetës Ali Podrimja, tashmë i ndjer.

Paralajmrimi në Kosova sot se gjerë më tani kan mbrri në imelin e tij 400 poezi është një rrenë e kulluar!Vetëm njeri psikopat dhe më përcjellje të detyrueshme nga konziljumi I mjekve në belgjikë shfrytzon këso tragjedish në njivel familjar dhe kombbetar. Te deklamosh institucionët, Akademin dhe poetet e mirnjohur të Republikës se Kosovës, të Shqiperisë është thjesht një lajm qe për prapavi ka zhvatjën siq ka veprue terë jetën.

Të shfletojmë rradhazi. Kur u vra Vehbi Ibrahimi në Bruksel, kush më përpara se ai do të përfitonte nga tragjedija dhe nga paturpesia e tij! Në fillim donte të dinte kush kishte bashkpune më të-listën! Për çka ju lutëm e kërkoni këtë, nuk ka nevojë ti të futesh këtu i tha njeriu qe për herë të parë fliste më te.

Më vonë në shkrimët e tija Vehbiun do ta quente terrorist. U mundue më berë film,por nuk i shkojë për dore Kur u kthyën eshtrat e Vehbis nga Emin Kastrioti në Uglare të Gjilanit, ai i pari më Musë Hotin e zbuluën bustin. Pa dhënë as një kontribut! Njeriu qe kishte veprue më të mbeti siq thuhët më gishta në gojë. U desht vëllau i Vehbis t’ia ndrrojë vëndin, diku prapa rreshtave të parë, rast ky i pa presedent! A ka më sinigatve se në prezencë të masës i vëllaj i Vehbis të kërkoj qe ai mos të jëtë në rendin e parë!

Rasti tjtër ishte vrasja e Kadri Zekës dhe Bardhosh e Jusuf Gervalla. Po u garantojë lexuesve më jetë së Jusufin kurr nuk e ka takue, kurr nuk ka qenë ai në Bruksel. Kurr nuk ka bashkëpunue më të!

Dramën Procesi vet e ka pregaditë më shokët e Idriz Seferit dhe vet nuk e ka shfaq në Bruksel.Përse?…

Këto janë insinuancat e andrrave të një njeriu që për vete është në gjendje më berë siq thot populli, mizen bull. Është ky far kalaveshi i pa parashikuar tek ne. Dhjetë vjet më vonë ndodhi vrasja makabre e Enver Hadrit.

Shiqoni trakën e varrimit, organizimin e ceremonies mortore, as kun nuk shifët, as nuk lëxon ndonjë referat as edhe ndonjë poezi.

Ky farë “shoku” postmortum, genjën sepse ata nuk janë gjallë. Mue vet me ka thënë une nuk kam guxoft as më u afrue gjatë ceremonies në Sharlua të Belgjikës e lene të lexoja diq! Shifej më një mantill të supovcave duke u mundue më zanë vend. Ky filloj të ben filmë në emër të vajzes se vet dhe ta shes nëpër Evropë.

Është ky përfitim mbi gjakun e derdhur të Herojt Enver Hadri !?

Ky njeri u pasurue edhe në Kosovë duke përfitue pas lufte!Në feltonin nr.1.04 gusht 12, faqe 35 një paralajmrim për neser më titull: ”Ku takoheshin Enver Hadri dhe Ali Podrimja”? Dhe nuk mundët të bind lexuesin sepse Ali Podrimja kurr nuk është takue më Envr Hadrin në Bruksel. Nuk ka qenë lehtë më u takue më një armik të përbetuar t ë ish Jugosllavis të cilsuar ”Lisica koja govori”, veprimtari qe ia luajti trollin nënë këmbë Beogradit, dhe të kthehesh pa pasoja në Kosovë:Me lejoni një rast tua përkujtojë:


POROSIA E XHAVIT NIMANIT





Halit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja 0_300x317_images_stories_2012_halit_elshani_ali_podrimjaHalit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja 0_300x317_images_stories_2012_halit_elshani_ali_podrimja
Halit Elshani dhe Ali Podrimja

Genc Nimani dhe Bajram Bytyqi vijnë në një vizitë zyrtare në Bruksel. Para se të vijnë, Xhaviti e thërret Gencin dhe e porositi:
- Të takohesh me Enver Hadrin dhe t’i thuash që ta ndërpresë urgjentisht tërë veprimtarinë e vet armiqesor ndaj ish Jugosllavisë! -Genc, pasi po shkon në Bruksel zyrtarisht , shko dhe takoje së pari Mehmet Shoshin, kryeshefin e policisë në Prishtinë. Vetëm thuaj se të dërgova unë, e din ai. Mehmeti, kushëri i Enver Hadrit, më tha: -Thuaj Enverit, nipit tim, se e ka tepruar me aktivitetin e tij kundër Jugosllavisë.

Thuaj le të qetësohet për një kohë. Së shpejti, ndoshta më së largëti, për një muaj do t’ia jap pasaportën gruas të tij sëbashku me fëmijët në Pejë dhe ajo me fëmijët munden të shkojnë në Bruksel dhe të bashkohen me Enverin (Këtë gjë Mehmeti edhe e ka bërë, brenda muajit).

Takimi mbahet në Skarberg, në kafenenë më xhama te përfolur shumë nga mërgimtarët, në të cilën ka frekuntuar më së shumti mërgata e vjetër në krye me korronel Muharrem Bajraktarin. Pas një bisede Enveri nuk bindet gjegjësisht nuk pranon që ta ndërpresë punën për çështjen shqiptare në Kosovë. Ndahen …

Kur kthehen Bajram Bytyqi e denoncon Genc Nimanin se është takuar, se ka ndejtë me Enver Hadrin në mjediset e një kafeneje në Skarberg.Kjo gjë përhapet me të madhe. E qorton edhe Mazllum Nimani se është duke ndejtë me tradhëtarë.Genci shkarkohet nga detyra pa pasë mundësi që aso kohe as vetë Xhavit Nimani t’i del në ndihëm!

Bajram Bytyçi, pas takimit tim me Enverin, në mbrëmje në hotelin Sheraton të Brukselit, menjëherë, pasi ka shkuar Enveri, e ka thirrë Ambasadën Jugosllave në Bruksel dhe ka kërkuar prej tyre menjëherë të më deportojnë në Jugosllavi. Ambasada i ka thënë se kjo nuk është punë e tyre, por të më lajmërojë kur të kthehemi në Beograd.

Posa kemi mbërri në Beograd, Bajrami më ka lajmëruar për aktivitete dhe shoqërime me njerëzit, veprimtarët në Bruksel qe veprojnë kundër Jugosllavisë. Pastaj më ka lajmëruar në SPM në Prishtinë, Suharekë dhe Prizren.

Në „Ballkan“ e ka thirrë mbledhjen e partisë dhe ka kërkuar të më përjashtojnë prej partisë. Kur i thashë Bajramit që unë nuk jam anëtar i partisë ai i tha sekretarit të LKJ që të më anëtarësojë aty për aty dhe menjëherë të më përjashtojnë nga partia!

Sekretari i partisë, Filip Mihajloviq, nga Mushetishta, në “Ballkan” i tha Bajramit se përderisa kjo është çështje e policisë, partia nuk mundet të marret me të.Në mbledhje Bajramit i thashë:

-Bajram, ti je njeri aqë i pafëtyrë dhe aqë i poshtër saqë tani nëse edhe të pështyej në fytyrë ti ke për të thënë se po bjen shi …

Brenda ditës, pas telefonatës time, ka ardhur Mehmet Shoshi, në “Ballkan” dhe i ka thënë Bajramit: Ke gabuar shumë, ti nuk je vetëm kundër Gencit por je kundër Xhavitit, Mehmetit. Mos gabo më me u marrë me këtë punë, se së shpejti, jo vetëm që s’ke për të udhëtuar jashtë shtetit por edhe nuk do të jesh më drejtor në “Ballkan”. Shumë shpejt pas kësaj, emërohet Drejtor i Ballkanit Remzi Kolgeci.

Bajramin e dërgojnë të punojë në Prishtinë në Odën Ekonomike… -Mua Xhaviti më tha të rri në Ballkan edhe një muaj dhe pastaj të kaloj në „Printeks“ në Prizren. Kështu mbaroi kariera ime, por edhe e Bajramit në “Ballkan” të Suharekës!

Duhet sqaruar se në “Ballkan” të Suharekës aso kohe ka vepruar grupi i quajtur “Këmishë zezët”, grup ky atdhedashësish shqiptarë të cilët deshte t’i shkatërrojë Bajrami, por duke i falënderuar, Ukë Gashit, djalit të Bajram Ukës, i cili ishte Kryeshef i policisë në Suharekë, këta patriotë nuk kanë pësuar.

Më vjen keq qe këto vargje të përkthyera nga Enver Hadri nuk janë përfshi në këtë liber për shkak se une nuk kam pasë njohuri qe po pregaditët ky liber shumë i mirë, ne kohë të duhur dhe në një mënyrë është përgjegjeje ndaj atyre qe po i përvetsojnë përsonalitët e njohura për të ngritë imixhin e vet dhe për të zhvatë aq sa mund të zhvatët!


ALI PODRIMJA

Au-delà de la douleur

Je suis une branche cassée, tombée d’un nuage sur ton corps vendu;
Kosove.
Tes maisons tombent en ruine jasques dans leurs fondements ,
les ailes de mon oiseau tué, l’amour de mes gens mourant de soif.
Je me suis enroulé comme un serpent autour de ton corps
Pour rallumer le feu dans tes foyers éteints,
pour avoir pieds et poings liés au fil de tes léegendes,
car je ne te lacherai pas, tant que je serai vivant,
sams baigner de mon sang chaque pouce de ton corps,
sans laisser ma peau et donner ma vie pour toi,
sans rallumer le feu dans tous tes foyers …
Je suis une branche cassée, tombée d’un nuage sur ton corps vendu
pas ces sinistres fusils,
ces fusils invisibles …
Quel sera mon dernier chant, le cri de mon peuple ?
On a brulé le peuplier de devant ma maison, où reposer mes regards
où éteindre cette soif de toi, Kosove ?



Epika

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur.
Me shekuj kam hëngër veten
E ditur s’kam të qesh me veten e tepruar …
Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet! [1]
Des siècles durant j’ai vendu mon sang
et j’ai grandi en le vendant.
des siècles durant j’ai grignoté ma propre v
et je n’ai jamais ri de ce qu’il m’en resëtait …
Amis,
la Kosove est mon sang qui ne se donne jamais!






Halit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja 0_300x358_images_stories_2012_a_podrimja_broshura_programitHalit Xhemë Elshani:Doli nga shtypi libri i parë për Akademik Ali Podrimja 0_300x358_images_stories_2012_a_podrimja_broshura_programit
Broshura për mbajtjen e programit për poezinë, muzikën si dhe për Arkitekturën e Kosovës – Kullat.


Me anë të kësaj ekspozite duke e njohtuar popullin në Bruksel sensibilizonte për gjenezën e shqiptarëve, kullat që simbolizojnë qëndresën historike shekullore, kulturën e tij, me të arriturat në kulturë, si edhe përmes klubeve shqiptaro-belge, ekspozitave, radios që e udhëheqte vetë gjithnjë duke prezentuar kështu me dinjitet popullin shqiptar të cilit i përkiste, dhe dëshirën e tij për liri e pavarës

Vërtet imponohet pyetja: Zoti Enver Hadri sa orë punoi? Sa orë ia kushtoi familjes? Sa orë pushoi?!! Ai punonte shumë, shumë orë në ditë pandërprerë. Fatkeqësisht, i preokupuar nga problematika e çështjes së pazgjidhur të Kosovës mbetej që familjes së vet t’ia kushtojë shumë pak kohë, shumë më pak se që aqë shumë dëshironte t’ia ofrojë dhe dhurojë. E për pushim gati sa s’kishte kohë fare.

Për të thuajse ishte e shpikur motoja “Punë, punë nat’e ditë që ta nxjerrim Kosovën në dritë!”[2]

Pa dyshim, në bazë të këtij prezentimi, kësaj njohjeje, bëri që t’i hapen dyert e parlamentarëve dhe Parlamentit Evropian sikur të kishte kredenciale të vërteta nga shteti i Kosovës, të cilën flijimisht e deshti e punoi për të gjer në vdekje. Këto prezentime, kjo veprimtari e begatshme e tij ka lenë gjurmë në kujtesën e kombit liridashës shqiptar, sidomos e atyre militantëve… E kombi që përkujton kësi veprimtarë të denjë nuk do të vdesë kurrë!

Dinijitetin e kombit dhe të vërtetën e tij nuk ka kush ta mbrojë më mirë se bijtë e vet! Këtë e ka vërtetuar historia e të gjitha periudhave tek mendjet e ndritura të kombit.

Në bazë të disa dokumenteve, dëshmive që janë gjetë në diasporë, e që nuk janë të pakta, mund të pasqyrohet puna e Enverit edhe si përkthyes. Ai bën programin, përkthen poezi në frëngjishte të ”L inconnue des Balkanas – La Kosovë” – poesi la Kosovë”, ku përfshin poetët (e njohur) si Esat Mekulin, Din Mehmetin, Ali Podrimen, Sabri Hamitin, Agim Gjakovën, Enver Hadrin.

Lidhur me Festivalit Mesdhetar në Bruksel “L’inkonnue des Ballkanas – La Kosovë” është deklaruar njëherë për Enver Hadrin organizatori i Festivalit, zoti Philippe Preux, duke thënë se:

- Enveri e kryente punën që premtonte. Më vjen shumë keq që bashkëpunimi i ynë përfundoi me vrasjen mizore të tij! Vrasja e tij ishte diçka e papritur!

„L’INCONNUE DES BALKANAS“ (në gjuhën frënge e përktheu nga shqipja Enver Hadri).


Halit Elshani, kryetar i Shoqatës” Miqtë e TMK-ës, përkatësisht i Shoqatave të dala nga lufta me seli në Bruksel

Riza Budakova, kryetar i ”RKSHK”-ësë me seli në Bruksel.

Bruksel, 11.08.12

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi