Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doli nga shtypi libri më i ri i Lavdim Dushit "Gjurmë e etur"

Shko poshtë

Doli nga shtypi libri më i ri i Lavdim Dushit "Gjurmë e etur" Empty Doli nga shtypi libri më i ri i Lavdim Dushit "Gjurmë e etur"

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 26, 2013 11:26 pm

Doli nga shtypi libri më i ri i Lavdim Dushit "Gjurmë e etur"
Doli nga shtypi libri më i ri i Lavdim Dushit "Gjurmë e etur" Attachment.php?attach_id=adc001146d79c4fd0fc4456556341c30&mid=mid
Me këtë rast redaktori i librit Vilson Culaj shkroi:

ARTI SHPIRTËROR I LAVDIM DUSHIT

Doli nga shtypi libri më i ri i Lavdim Dushit "Gjurmë e etur" Attachment.php?attach_id=0af341cd719fb8a85aee93ee7de0e540&mid=mid

Dikur kritiku i njohur R. Rolan pati thënë: ,, Te krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen’’. Dhe aq tingëlluese e sugjeruese na sillet në kokë kjo maksimë e çmueshme kur kemi pran nesh poezitë dhe shpirtin frymëzues të autorit të ri por jo të pa përvojë Lavdim Dushit i cili për lexuesit tanë tanimë është emër i njohur. Autori Dushi përmes vargjeve të tij të ndertuara e plot shpirtë nuk tenton ta vras ,,vdekjen’’ por dhimbjet e padrejtësitë e botës dhe obskurantizmin e kohes qe po e jetojmë. I brumosur gjatë shtegut te tij jetësor me dhimbje e dashuri të pashëmbullta autori Dushi aq bukur di ti këndoj vargut poetik saqe shpesh here krijon një shkallë e model krijues krejtesisht unikat sa i përket frymëzimit, interpretimit, dhe materializimit të vargjeve të tij të cilat shpesh herë anojnë nga melankolia por edhe nga arti i mirëfillt intuitiv e plot mesazhe për një jetë me të mirë dhe shoqeri me humane. Vlerat e ti ideo – artisike shpesh herë anojnë nga një moralizim e idealizem i pastër i veshur me një lloj përshpirtërie qe di të heshte, por jo e pashoqëruar nga revolta e vargut dhe e shkronjës.
Vargu meditativ i krijuesit Lavdim Dushi shquhet për një model të veçant shprehes dhe model të thuash misionarik ku ballafaqe ndeshën dhëmbja me dashurinë, shpresa me enderrimin rinor, Biantinizmi ynë me idealizmin shprehës, konsumizmi me herezitë e shekullit, padrejtësia me thyerjet shpirtërore, sakrifica e heroit të Luftës me indiferentizmin modern, dhe ,, gjengji i harruar në mal’’ me ujqërit qe s’dinë e nuk duan të dijnë për dhimbjet e tjetrit. Tablloidi krijues i z. Dushit është i begat sa i përket tematikave qe ai përshkruan e shqyrton në vargjet e tij ashtu siç është i begatë edhe shpirti i tij frymëzues por ende i pa njollë. Aurori Dushi s’di të mallkoj më fjalë zemër as sy përballë destruktivitetit jetësor, por dhimbjen e dashurinë, faljen e shpresën e shquan si moralin e tij të brendshem, dhe mu në atë shteg ecen e rrjedh edhe modeli i tij jetësor e kreativ. Ky libër thënë figurativisht për Lavdimin është ,, Portë qielli’’ për të mu siç ngjanë shpirti i tij krijues me një qiell ende te pa eksploruar nga i cili ,, qiell’’ lexuesi ynë falë talentit te tij krijues do të ketë rastin të përfitoj ndriçime poetike edhe në të ardhmen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi