Kristaq F. Shabani;Me shpresa konstruktova Oazin e Pritjes
Faqja 1 e 1
Kristaq F. Shabani;Me shpresa konstruktova Oazin e Pritjes
LNPSHA “Pegasi” Albania
Prezantim krijuesish
Një cikël poetik i poetes dhe gazetares
Hatixhe Xani
Kosovë
Me shpresa konstruktova Oazin e Pritjes
Nga Kristaq F. Shabani
Gjatë kontaktimeve krijuese, apo veprimtarive pegasiane, natyrisht, kontaktoj me njerëz të moshave të ndryshme , të cilët derdhin nektarin e tyre figurative, secili sipas natyrës së vet dhe synimi i tyre është të shfaqen, kur e dinë dhe e kuptojnë brendësisht talentin…
Njëra prej syresh është dhe Hatixhe Xani, e cila në këtë cikël shpreh botën e saj plot lulesë
Dhe përligj korsimin në këtë fushë të bukur të poezisë. Është një pasion i kahershëm, i cili fanitet në këta “diej” të vegjël, të cilët me dashamirësi përcillen te dashamirësit e poezisë për të dhënë mendimet e tyre… po natyrshëm.
Hatixhja ka një shpirt plot çiltërsi dhe sinqeritet, i cili demostrohet edhe në këtë cikël …, por edhe në gjithë kreaturën e saj .
1. Lulegjaku në gjoksin tim
Si ta shuaj mallin?!
Shpirti m`u dogj…
Si ta mbijetoj dhimbjen?!
A mund të përballohet
pa praninë tënde!
Në këtë pranverë bisqeprerë,
Si ta pres lulëzimin?
Ç`t`i them Donjetës së vogël?!
Të kërkon
me këmbëngulje fëmije!
Plagët e zemrës zezës
si t`i shëroj?!
Keq më lënduat
Në Rininë time të këputur (!)
E ç`mund të bëj e vetme?
Po kërkoj nëpër
hapësirën e mendimit tim
të bardhë , të gjej një ngushëllim…
Ndoshta duhet të këpus
një lule gjaku?!
Ta fsheh ...
Thellë në gjirin tim të ngrohtë
Dhe të mbështet
kokën e vogëlushes Don+ jetë?
2. Jam një planet plot dritë reflektuese
Nënës sime
Më linde,
më nxore
në dritë, të rritesha si selvi…
të bukuroja mes shoqeve...
Më rrite
me kujdesin tënd ëngjëllor,
më edukove
me librin tënd të jetës,
me vite…
Tashmë duke flatruar
në të dy krahët,
me dy zemra të njëjta ,
me dy shpirtra,
ta fal e ma fal Jetën,
Buzëqeshjen...
Ngrohtësinë e zemrës,
Shpirtmadhësinë e kraharorit...
...buroj natyrshëm.
Gjithçka të bukur
që i duhet një bije kam..
Dhe e përcjell
te ”ardhmëria” ime.
Kujtimin e ruaj thellë,
në zemër e shpirt...
Dhe kjo më duket pak,
fare pak…
përpara hapësirës tënde,
aq të madhe të përkujdesjes,
O nënë shumëdritëshe !
T ë ndjej përherë e më shumë
brenda vetes ,
brenda vetes...
... rritem
me kujtesën tënde
shpirtbardhë e zemërmirë !
Jam një planet plot
dritë reflektuese
në shpirtrat e njerëzve ...
3. Mall,… larg diellit
Më bren shpirtin
Një ndjenjë malli,
Vetminë time
E pagëzova me emrin tënd!
Jetoj në ëndrra,
Unë mbeta vetëm,
Zhuritur për dashurinë tënde…
Për një çast fatomorgana
Më shfaq imazhin tënd,
Zgjat dorën të të arrij,
Por dora më është mpirë.
Dëshiroj të të thërras,
Zëri më është mekur,
Të lus me shikim,
Të më afrohesh,
Por ti pse ikën larg diellit.
Më mbetën vetëm lotët
Dhe shpresa…
Me lot ujita rërën
Me shpresa
Konstruktova Oazin e Pritjes.
4. Eja, ç’pret, iluzioni im?
Sa herë të thirra sonte,
Por kotësirë
Ti ngele në botën tënde
të mjegëlluar
Unë ngushëllohesha
Me parandjenjat e mia
Se ëndrramira
do të të sjellë tek unë…
Largohu nga bota jote,
Se shpirti më është ftohur.
Nga zjarri i mallit
Fjala më ngeli në fyt
Prej ngashërimit
Nga dhembja e vetmisë,
Shpirti po fundoset
Në pellgun e lotëve…
Eja, ç’pret, iluzioni im?
5. NJË “HAP” VIT PAS
Pranverë e trishtë troket në derë
Ura lidhëse e brigjeve krisi mu në hark,
Thyerja në mes e marsit u krye me poterë!
Jeta e tillë qenka, përzier lot e gaz,
(E) Thërret të kthehet marsi dhe një here,
Somnabul endës në këtë jetë skëterrë!
S`u ngushëllua dot një zemër tek ther.
(Në mëdyshje) :
Është, apo s’është ky një fund i mjerë?!
Pranverë e trishtë, kjo pranverë me shi,
Aromë bari bie në këtë burg të zi,
Robërit thyejnë prangat për takim të ri…
Është apo nuk është kjo një mrekulli?!
6. Përkufizimi im për jetën ..
Si një gjeth në pyll,
Në detin e gjerë, si një varkë
Si një zog në kaltërsinë e pafund,
Lumit si një pikë uji…
Një jetë ndër miliona
Jetë mbi tokë.
Si një mall i pashuar ,
Si një dëshirë e mbetur
në paplotësim...
Si një plagë që s`shërohet…
Jeta qenka e e tillë,
Kur s`di të jetohet!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:NJOFTIM PRESTIGJIOZ-KRISTAQ SHABANI "NJERIU I VITIT 2011" I SHPALLUR NGA INSTITUTI AMERIKAN I BIOGRAFIVE IBA
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» KRISTAQ SHABANI:SHPALOSET SURPRIZA...
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-KRISTAQ F.SHABANI ALBANIA
» Kristaq F. Shabani
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» KRISTAQ SHABANI:SHPALOSET SURPRIZA...
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-KRISTAQ F.SHABANI ALBANIA
» Kristaq F. Shabani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi