Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:PO VARFËROHEN EDHE PLEHËRAT

Shko poshtë

Mentor Thaqi:PO VARFËROHEN EDHE PLEHËRAT Empty Mentor Thaqi:PO VARFËROHEN EDHE PLEHËRAT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 01, 2012 9:42 pm


Mentor Thaqi:PO VARFËROHEN EDHE PLEHËRAT 173193_100001091422316_927517179_nMentor Thaqi:PO VARFËROHEN EDHE PLEHËRAT 275246_100000582437455_2097760_n


Mentor Thaqi:PO VARFËROHEN EDHE PLEHËRAT

Fotografia inspiruese nga Halil Xani!

(përkushtim skamnor)
- T´falem Poet - H. X. -


O Njeri,
ti barrë e ndërgjegjes
së përgjysmuar,
ti pjellë e kohës së shkelur
nga të pamëshirët,
nga të pangopurit
me hajni,
pandershmëri,
mbaje plagën tënde,
pashë atë dhëmbje
deri nç´menduri ...!

Eh, ç´kohë
e mbarsuar me shëmti
që pjellë
varfëri,
po po
varfëri të skajshme
për qënie t´pafajshme

po varfërohen kontenerët,
po varfërohen
të varfërit
që paten asgjë
para se të humbnin
çdo gjë

paj,
a mbet gjë e kamur
nga ndershmëria
përveç skamjes
fisnike,
trashëgimi varfënjakësh,
tipike?!

na hëngri varfëria
o shpirtërat e përvuajtur
n´inati t´papërulur

segregacioni
u bë dukuri,
turpshablloni
masë për shëmti

u varfërua çdo gjë,
mendja,
shpirti,
ndërgjegja

me bollëk
hë për hë,
hajnia,
krimi,
lakmia
pangopësia,...
ku t´gjejmë përgjegje?!

u varfërua jeta,
shpresat,
po varfërohen plehërat
iu humbet ngjyra,
larushia,
varfëri nç´do cep,
..., medet!

Mentor Thaqi VS., 01.09.2012 (ad hoc)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi