Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:U RRITSH E LUMTUR MOJ LINNEA

Shko poshtë

AGIM GASHI:U RRITSH E LUMTUR MOJ LINNEA  Empty AGIM GASHI:U RRITSH E LUMTUR MOJ LINNEA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 03, 2012 3:04 pm

AGIM GASHI:U RRITSH E LUMTUR MOJ LINNEA

AGIM GASHI:U RRITSH E LUMTUR MOJ LINNEA  563063_10151061271343105_788430240_n

Diku larg në veri t´Botës
N´ Västeräs në Suedi,
N´dhe të huaj dy t´ri shqiptar
Lidhën fort një dashuri.

Gramshi është djali im
Leonora tash bija ime,
Rroftë e lumtur Linnea e vogël
E u rritë me shumë gëzime.

Tash e keni një mrekulli
Si burbuqe që ju erdhi n´jetë,
U rritë me babain edhe nënën
Me dashuri të vërtetë.

Sa u gëzue motra e madhe
Shqipja e bukur mbush hare,
U gëzue Valbonja dhe Diana
Po fillon një jetë e re.

E Besimi loz nga gëzimi
Bashkë me Lulen rrokë në valle,
Djalë e çikë i kan rrokë për dore
Po i dridhin fusha e male.

Nëna Minë nuk e ndal këngën
Që i erdhi mbesa në jetë,
Na u bë shumëherë gjyshe
Nga gëzimi kërcen përpjetë.

Janë gëzue gjithë familja
Edhe unë qaj pa u ndal,
Me i pa e përqafue
Të pakufishëm e kamë këtë mall.

Shumë Urime moj Leonora
Shumë Urime o Gramshi im,
Fillon jeta familjare
Paqit fat e paqit gëzim!

E Linnea si një gongje
Lëshoftë shtatë e bukuri,
U bëftë e menqur e fisnike
Dhe Mbretreshë në Susedi.

AGIM GASHI:U RRITSH E LUMTUR MOJ LINNEA  389324_10150732700203105_2101471360_nAGIM GASHI:U RRITSH E LUMTUR MOJ LINNEA  225450_10150204076553105_6782072_nAGIM GASHI:U RRITSH E LUMTUR MOJ LINNEA  524302_10151040492078105_242509234_n


03.09.12-Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi