Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lulëzon biznesi i qymyrit
Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lulëzon biznesi i qymyrit
Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lulëzon biznesi i qymyrit
Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë fitojnë disa kompani të cilat fitojnë gjithmonë ankandet e shitjes së pemëve të djegura.
Asnjë vit këto kompani nuk kanë njohur krizë papunësie për shkak se çdo vit masivet me pyje në Pukë, Burrel, Shkodër, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan dhe veçanërisht në Korçë digjen.
Zjarret këtë vit janë në 90 përqind të rasteve të qëllimshme, thotë policia dhe një pjesë e tyre i kanë ndezur barinjtë për rinovimin e kullotave.
Por në zonat me pyje të larta, si në Pukë, Malësinë e Madhe, Lurë, në Korçë nuk ka kullota, por masive me pisha, lisa apo ahe të lartë shekullorë.
Në këto zona ushtrojnë veprimtarinë edhe disa kompani private që përdorin drurët e djegur për prodhim qymyri dhe për eksport. Por a ka ndonjë lidhje mes intensifikimit të zjarreve dhe këtij biznesi që nuk njeh krizë?
Të paktën në Korçë policia ndaloi dy persona për zjarrvënie të qëllimshme. Ata ishin punëtorë të një kompanie që shfrytëzon pyjet e djegura.
Ndërsa në Shkodër dhe Pukë, statistikat tregojnë se janë të njëjtat kompani që çdo vit fitojnë tenderat për shfrytëzimin e lëndëve drusore të mbetura nga pyjet e djegura.
Policia e Korçës njoftoi në datën 30 gusht se arrestoi dy shtetas që punonin në masivin pyjor të malit të Stratobërdhës, në vendin e quajtur Zhiger, në komunën e Vikthuqit, për prerjen e pemëve me qëllim prodhimin e qymyrit. Pak ditë më pas gjykata i liroi për mungesë provash.
Pylli në malin e Stratobërdhës po digjet. Duket qartë se sasia e qymyrit të prodhuar me djegie dhe drurët e prerë që janë grumbulluar për t’u shndërruar në qymyr do të jetë e madhe.
Top Channel ka filmuar në mënyrë të fshehtë kantierin e prodhimit të qymyrit, i menaxhuar nga një prej kompanive, që bëri të pamundurën për të penguar grupin e xhirimit.
Pjesa më e madhe e drurëve të djegur ikën për eksport në Greqi dhe në doganën e Kapshticës zyrtarisht thuhet se kalojnë 4 deri në 5 kamionë në ditë me lëndë drusore të dëmtuar nga zjarret.
Ato përdoren për prodhim qymyri dhe lëndë e parë për materiale për mobileri. Së fundmi në këtë qark është duke u djegur masivi pyjor i Bosdovecit, një park kombëtar me pemë të larta.
Zjarri, sipas policisë, është cilësuar i qëllimshëm dhe sasia e madhe e drurëve të dëmtuar është një minierë e mirë për ata që ushtrojnë biznesin e shfrytëzimit të lëndëve drusore të pyjeve të djegur.
Më mirë të shuajmë zjarret se të ripyllëzojmë
Fatura financiare për shuarjen e zjarreve është më e ulet se ajo që duhet shpenzuar për ripyllëzimin e të njëjtës sipërfaqe të djegur. Specialistet e pyjeve thonë se vetëm për një hektar pyll te djegur kërkohen 1000 deri ne 1500 dollarë, ndërsa për rimbjellje dhe rigjenerimi të tyre kerkohen disa dhjetëvjeçare.
Specialisti i Pyjeve, Genti Kromidha sqaron se prej shume vitesh ne Shqipëri nuk është kryer një fushatë e mirëfilltë pyllëzimi, pasi me paratë e buxhetit të shtetit përballohen vetëm pagat e punëtoreve të pyjeve.
“Ka vite që qeveria nuk investon për pyllëzime të mirëfillta në zona të tjera, por edhe për pyllëzimin në zonat e djegura, përsa kohë që gjithnjë buxheti i pyjeve është i vogël, për të mos thënë që është thjesht për pagat e atyre punonjësve që kanë mbetur”, thotë Kromidha.
Në vendin tonë, Instituti i Pyjeve nuk ka më as fidanishte, çka rrit koston për ripyllëzimin e sipërfaqeve të djegura apo të prera. Specialistët mendojnë se në kohë krizash, pasuritë natyrore shfrytëzohen në mënyrë barbare nga të gjithë dhe për dëmet nuk mendon askush.
“Kostoja për një pyllëzim të mirëfilltë, të plotë do të ishte rreth 1500 dollarë për hektarë, gjithnjë në varësi të vlerës së fidanit që zë peshën kryesore, po të kemi parasysh që vitet e fundit janë shkatërruar edhe fidanishtet pyjore që ishin pranë shërbimit pyjor, që mund të reduktonte goxha ndjeshëm shpenzimet, pra duke prodhuar fidanët vetë. Nga qeveritë në përgjithësi, pyjet janë parë si valvula e vetme e shfryrjes së varfërisë”, tha Kromidha.
Gjate këtij vitit parqet kombëtare pësuan goditje të mëdha. Lura po digjet sërish për të disatin vit radhazi, duke shkretuar përfundimisht bukurinë më të madhe të natyrës shqiptare. Po ashtu edhe Parku i Bozhdovicës në Korçë apo Mali i Dajtit në Tiranë. Rigjenerimi i tyre në rrugë natyrore kërkon dekada dhe është i pamundur fare në disa krahina.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova
» DIGJEN GJASHTË SHTËPI NË GJAKOVË
» Milionerë nga biznesi apo politika?
» Shqipëri: Në ndërrimin e viteve, digjen dy të moshuar
» Ministria menaxhon tenderët e jo pyjet
» DIGJEN GJASHTË SHTËPI NË GJAKOVË
» Milionerë nga biznesi apo politika?
» Shqipëri: Në ndërrimin e viteve, digjen dy të moshuar
» Ministria menaxhon tenderët e jo pyjet
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi