Baki Ymeri: Shqiptarët e Maqedonisë në veri të Danubit
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Shqiptarët e Maqedonisë në veri të Danubit
Shqiptare nga Bukureshti e provinca ne varrezat shqiptare |
Shqiptarët e Maqedonisë në veri të Danubit
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Dihet se përgjatë historisë, krahas grekëve, bullgarëve dhe serbëve, janë vendosur në veri të Danubit edhe shumë shqiptarë, arumunë dhe turq. Ekzistojnë disa motive të shpërnguljes. Vijnë në rradhë të parë motivet sociale. Shquhen me këtë rast lidhjet ndërmjet familjeve pasanike rumune e hebreje, dhe shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Derisa korçarët njiheshin si pronarë vreshtash, restorantesh dhe deposhë me verëra sortimentesh të ndryshme, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë i gjejmë si ëmbëltorë, muratorë, zdrukthtarë, bukëpjekës, manifakturantë apo rojtarë. Ata japin kontribut për themelime shoqatash, për sponsorizime manifestimesh kulturore, për publikime librash e revistash, madje edhe për themelimin e Shoqatës Maqedo-Rumune në Bukuresht (1879). Pokështu veprojnë edhe arumunët me prejardhje nga Maqedonia. Dimitrie Bolintineanu, Doktor Shunda dhe Petru Vullkani, shkruajnë me admirim për kombin shqiptar. Nga intelektualët tanë me prejardhje nga perëndimi i republikës, shquhen Ibrahim Temo, Neofit Simeoni, Lazim Rexhepi, Xhelku Maksuti, Asllan Saliu, etj.
Sterjo Stelidi, Aleksandrina Joanidhi, Sterie Kozma dhe disa filoshqiptarë me prejardhje vllahe, japin kontribut për botime gazetash, abetaresh dhe librash shkollare shqipe. Rexhep Novosella shtron dreka e darka për hirë të Ismail Qemalit, me rastin e kalimit të tij nëpër Rumani (1912). Idriz Islami, Asllan Rexhepi, Doktor Topa, do shqiptarë me prejardhje nga Shipkovica, Liseci, Novo Sella, Llakavica, Reçani., Zajazi, ndihmojnë Asdrenin, Mitrush Kutelin dhe Lasgush Poradecin, për botimin e librave të tyre, në Bukuresht e Konstancë. Disa nga bashkatdhetarët tanë, për të krijuar admirim te bota e krishterë, paraqiten me pseudonime. Kështu, Jusuf Hamzain e njohim si Gjorgje Ivënesku, Kadri Selimin si Gogu Rëdulesku, Sabri Selmanin si Nenea Mishu, Ramadanin e Muhedinit si Domnul Radu.
Në këtë kontekst, meriton të përmendet edhe dr. Petro Janura (1911-1983), intelektual i shquar shqiptar, ekonomist, shkencëtar, profesor universitar. U shkollua në Rumani dhe pas rikthimit në Shkup, krahas preokupimeve universitare, dha kontribut të denjë edhe për për afirmimin e kulturës shqiptare. Pos monografive dedikuar historisë së alfabetit shqip dhe Migjenit, shquhen studimet e tij mbi Asdrenin dhe artikujt që i botonte në shtypin shqiptar të Konstancës, me pseudonimin Mefistofeles. Në artikullin Mbi frymën mediterane në Ballkan (Shqipëria e Re, 1937), bën fjalë mbi autonominë e popujve të siujdhesës. Një mërgimtar tjetër që jep kontribut për çështjen shqiptare, është Shita i Hamitit me prejardhje nga Liseci i Tetovës. Ishte shqiptari që sa herë që vjente në vendlindje, e sjellte deri te bektashinjtë e Arabati Teqesë, korrespondencën e Ismail Qemalit, Dervish Himës dhe Ibrahim Temos.
Rumania përkrah idetë të rilindjes kombëtare në vendet ballkanike. Bukureshti shndërrohet në qendër të kulturës shqiptare, dhe jo vetëm të saj. Shquhet Komuniteti i shqiptarëve të Rumanisë si komuniteti më aktiv në kuadrin e diasporës shqiptare anembanë botës. Admirimi ndaj tij, madje, ishte më i madh se sa admirimi ndaj komunitetit shqiptar të Amerikës. Jo më kot, pas kthimit të tij në Boston, Fan Noli i lut përmes një korrespondence shqiptarët e Bukureshtit, t’ia gjejnë një priftëreshë shqiptare për nuse. Dy aspekte janë ato që tërheqin vëmendjen: shqiptarët e rëndomtë që kanë vepruar në trojet rumune, dhe personalitete të shquara shqiptare që janë afirmuar në Bukuresht, Konstancë, Krajovë e gjetiu. Bukureshtin e konsiderojnë intelektualët tanë si qyteti që mban emrin më bujar të të folurit shqip, (Lasgush Poradeci), qendër e kulturës dhe letërsisë shqiptare (Latif Berisha), qyteti më i bukur në botë (Vehbi Bexheti). I priste me të njëjtën përzemërsi, shqiptarët ngado që ishin, dhe paralelisht me ta, edhe bullgarët, maqedonasit, grekët, arumunët, serbët, hebrenjtë. Njëri nga kërçovarët e këtushëm, Dr. Xhelku Maksuti, pasi afirmoi 30 vjet me rradhë relacionet rumuno-shqiptare, fill pas Revolucionit Antikomunist të Dhjetorit (1989), themeloi Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (1990), botoi 100 numra të serisë së re të revistës Shqiptari/Albanezul, dhe u bë i njohur, që nga Kërçova e deri në Amerikë.
Kostume Shqiptare nga Gostivari |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Majmunizmi maqedonas dhe shqiptarët e Rekës shqiptare
» Baki Ymeri: Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre
» Shkrime të Baki Ymerit
» Blendi Fevziu: Shqiptarët e pafuqishëm të Maqedonisë!
» Ahmeti: E ardhmja e Maqedonisë varet nga shqiptarët
» Baki Ymeri: Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre
» Shkrime të Baki Ymerit
» Blendi Fevziu: Shqiptarët e pafuqishëm të Maqedonisë!
» Ahmeti: E ardhmja e Maqedonisë varet nga shqiptarët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi