Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ceremoni përkujtimore për Nënë Terezën, në 100 Vjetorin e Pavarësisë

Shko poshtë

Ceremoni përkujtimore për Nënë Terezën, në 100 Vjetorin e Pavarësisë Empty Ceremoni përkujtimore për Nënë Terezën, në 100 Vjetorin e Pavarësisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 06, 2012 8:57 pm

Ceremoni përkujtimore për Nënë Terezën, në 100 Vjetorin e Pavarësisë



Ceremoni përkujtimore për Nënë Terezën, në 100 Vjetorin e Pavarësisë Largea_jozefina_topalli_06-09-20121346944647
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në kuadër të 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të Nënë Terezës. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e ka vlerësuar si nënën më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, që i shërbeu të varfërve dhe të sëmurëve. Ajo e cilësoi Nën Terezën si princeshën e dhembshurisë për të cilën janë dhënë 122 mirënjohje ndërkombëtare.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha vlerësoi kontributin e madh të Nënë Terezës në botë, si gruan e dytë pas Shën Mërisë më të njohur, më të dashur dhe më fisnike të krishtërimit dhe mbarë njerëzimit dhe që sot çdo shqiptar përulemi me nderim dhe krenari.

Ceremoni përkujtimore për Nënë Terezën, në 100 Vjetorin e Pavarësisë September-6-14-4-56

“Falënderimi i parë është për Zotin që i dha kombit dhe njerëzimti në shekullin e 20 një simbol kaq të fuqishëm të moralit njerëzor, të përkushtimit njerëzor të dashurisë njërëzore. Në këtë 15 vjetor të ndarjes së saj nga jeta çdo shqiptar përulet para saj me nderimin më të madh, për nderin madh që i bëri njeriut dhe njerëzimit në tërësi”- u shpreh Kryeministri Berisha, i cili theksoi se Nënë Tereza na dha nder kur nuk e kishim.

“Faleminderit Nënë Tereza, na dhe nder kur nuk e kishim. Kur nga një regjim barbar përcillnim lajmet më poshtëruese, kur rrënonim kisha, tempuj e libra të shenjtë. Faleminderit se kurrë nuk e mohove origjininë shqiptare”- vijoi Berisha, i cili shtoi se: “këto 20 vite kam takuar personalitet të mëdha shqiptare, që më kanë thënë se për ne ishte e pamundur të pohonim që ishim shqiptarë, sepse ishte bërë simbol poshtërimi e përçmimi, kurse Nënë Tereza nuk e mohoi kurrë origjinën shqiptare edhe kur diktatura e konsideroi humanisten rrezik kombëtar”.

Ceremoni përkujtimore për Nënë Terezën, në 100 Vjetorin e Pavarësisë September-6-14-5-151
Kombi në këtë 100 vjetor të Pavarësisë- tha kryeministri do të ishte jetim pa Nënë Terezën , por sot ndjehemi krenarë.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, në sallën e Kuvendit është shfaqur edhe një reportazh me fotografi të marra nga aktivitetet dhe takimet e Nënë Terezës.


Më 5 shtator 1997, zemra e Nënë Terezë pushoi së rrahuri. Trupi i saj u varros në Shtëpinë e Misionarëve të Bamirësisë,në Kallkutë të Indisë. Varrin e saj e vizitojnë shumëpersona nga e gjithë bota,duke e respektuar veprën e madhe të saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi