Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reeker: Javët e ardhshme kritike për Shqipërinë

Shko poshtë

Reeker: Javët e ardhshme kritike për Shqipërinë Empty Reeker: Javët e ardhshme kritike për Shqipërinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 06, 2012 9:02 pm

Reeker: Javët e ardhshme kritike për Shqipërinë



Reeker: Javët e ardhshme kritike për Shqipërinë Largea_berisha-riker1346939827
SHBA-të i shohin javët e ardhshme kritike, por edhe vendimtare për Shqipërinë. Mesazhi i shkurtër por shumë i qartë Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, fton palët të tejkalojnë interest e ngushta politike dhe të mendojnë për interesin e vendit.


Në konferencën për shtyp me kryeministrin Berisha, zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA-ja do mbajë nën vëzhgim Shqipërinë.
"Uashingtoni do ta ndjekë Shqipërinë vitin e ardhshëm nga shumë afër. Shpresojmë të shohim përparim në reforma dhe respektim të pavarësisë së institucioneve demokratike. Javët e ardhshme janë veçanërisht kritike. Janë kritike në të demostruarit e reformave dhe seriozitetin e qëllimeve që shkojnë përtej politikës e që pasqyrtojnë interesin më të mirë dhe dëshirat e popullit shqiptar” tha ai.


Duke shprehur angazhimin për realizimin e reformave dhe falenderimin për kontributin amerikan ndaj shqiptarëve kryeministri Sali Berisha ftoi Washingtonin që në zgjedhjet e ardhshme të jetë fuqimisht prezent si monitorues i procesit.

“Unë e njoha zotin Reeker me të gjitha reformat e ndërmarra, me problematikën që ne përballemi dhe që ekziston, me vendosmërinë e qeverisë për të merituar statusin e vendit kandidat dhe me vendosmërinë e qeverisë për të bërë çdo gjë për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe ftesën time ndaj qeverisë dhe institucioneve të Shteteve te Bashkuara, për një prani sa më të gjerë të tyre në zgjedhjet e ardhshme ” shtoi kryeministri.

Në vizitën e parë në Tiranë që prej një viti kur është emëruar në detyrën e tij në DASH, ambasadori Riker ka pasur një axhendë të ngjeshur e cila ka nisur me një konferencë për Rolin e ardhshëm të NATO-s dhe BE-së në Evropën Juglindore që u mbajt në Durrës.


Zyrtari i DASH pati një takim edhe më ministrin e Jashtëm Edmond Panariti ndërsa gjatë pasdites do të qëndrojë në zyrën e kreut të shtetit Bujar Nishani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi