Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Janë bërë përgatitjet për shënimin e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur

Shko poshtë

Janë bërë përgatitjet për shënimin e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur Empty Janë bërë përgatitjet për shënimin e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 09, 2012 12:02 am

Janë bërë përgatitjet për shënimin e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur


Janë bërë përgatitjet për shënimin e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur Largea_nb41347119239
Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se mbi 150 mysafir ndërkombëtarë si dhe një numër i konsiderueshëm i delegacione shtetërore të niveleve më të larta do të jenë pjesëmarrës në këtë ngjarje.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi duke folur lidhur me ngjarjet e organizuara nga institucionet e Kosovës të hënën dhe të martën rreth shënimit të fundit të pavarësisë së mbikëqyrur, tha se ky do të jetë organizimi më i madh që ka bërë ndonjëherë Kosova.


”Dita e parë është ditë formale e seancës solemne të Parlamentit të Kosovës. Në të do të flasë presidenti Ahtisari, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi. Ndërsa në ditën e dytë do të filloj një konferencë ndërkombëtare ku do të ketë mjaft mysafir nga mbarë bota. Do të kemi me një videolink edhe presidentin Bill Clinton dhe eurodeputeten Ulrike Lunacek”, ka thënë Selimi.

Selimi, ka bërë të ditur se për pranimin e mysafirëve do të angazhohet edhe Garda e Forcës së Sigurisë të Kosovës, duke shtuara se numri i mysafirëve do jetë mbi 150 të përfshira në rreth 35 delegacione të niveleve të ndryshme shtetërore.
“Po presim që mbi 150 persona nga mbarë bota të vijën për këto dy ditë në Kosovë. Miq të Kosovës, të gjithë ndërkombëtarë. Prandaj është numri më i madh i mysafirëve më të cilët është ballafaquar ndonjëherë protokolli i MPJ të Republikës së Kosovës”, theksoi ai.


Zëvendësministri Selimi, ka treguar se një numër i madh i gazetarëve nga bota do të përcjellin ngjarjen e përmbylljes së pavarësisë.

Selimi gjithashtu ka bërë të ditur se mbrëmjen e 11 shtatorit në Prishtinë do të jepet edhe një koncert me bende nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi