Tahiri mori pjesë në shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë në Stamboll

Me ftesë të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Ermal Muça, zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Stamboll.
Zëvendëskryeministrja Tahiri mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë së bashku me zëvendësministren për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi. Të pranishëm gjithashtu ishin edhe autoritetet e larta të Stambollit si Prefekti i Stambollit, z. Huseyin Avni Mutlu, Kryetari i Komunës së Bajram Pashës, z. Atila Aydiner, deputetet e Kuvendit të madh të Turqisë, kryetarët e të gjitha shoqatave të shqiptarëve të shpërngulur në Turqi, si dhe shqiptarë të ardhur nga shumë pjesë të Turqisë.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në fjalimin e saj vlerësoi rëndësinë 100 vjetorit si një ngjarje historike për kombin shqiptarë duke thënë se shekulli njëzetë ishte një shekull i ndarjes dhe shprehu bindjen se shekulli njëzetenjë do të jetë një shekull i bashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve. Më tej ajo tha sa historinë tonë tragjike nuk do ta harrojmë asnjëherë por do të punojmë që e ardhmja të jetë në anën e shqiptarëve duke shprehur mirënjohjen për shqiptarët në Turqi të cilët asnjëherë nuk e harruan origjinën e tyre. Zonja Tahiri foli për të arriturat kapitale të kombit shqiptar, për Kosovën e pavarur dhe sovrane të njohur, për Shqipërinë demokratike dhe anëtare të NATO-së, për shqiptarët në Maqedoni, Luginën e Preshevës, Malin e Zi dhe Çamëri.
Znj. Tahiri gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat tashmë janë krijuar në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Turqisë duke konstatuar se gjërat e përbashkëta të trashëguara nga e kaluara, do të na ndihmojnë dhe shërbejnë gjithashtu për të ndërtuar edhe të ardhmen tonë në familjen euroatlantike.
Gjatë kësaj vizite në Stamboll, Zëvendëskryeministrja Tahiri mori pjesë edhe në Konferencën për Lider të organizuar nga Istanbul Aydin Unversity. Fillimisht znj. Tahiri u prit në takim të veçantë nga Presidenti i Istanbul Aydin Unversity dhe Unionit të Universiteteve të Euroazisë, Dr. Mustafa Aydin dhe Rektorja e këtij universiteti, Prof. Dr. Yadigar Izmirli. Më pastaj vizitoi kampusin i këtij universiteti me ç’rast vlerësoi standardet e larta arsimore dhe ambientin inspirues të cilën e ofron ky universitet, i konsideruar si një ndër universitet kryesore private në Turqi.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri mbajti një ligjëratë para të ftuarve të shumtë, studentëve të këtij universiteti dhe profesorëve e studiuesve. Znj. Tahiri në ligjëratën e saj foli për progresin e shtetit të Kosovës në kuadër të vizionit euro-atlantik, për proceset demokratike, zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme mirëqenie sociale.
Një pjesë të ligjëratës ia kushtoi marrëdhënieve Kosovë-Turqi duke i vlerësuar si të shkëlqyeshme si dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thelluar bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët. Zonja Tahiri edhe me këtë rast përmendi se shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë pasurojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në kuadër të aktiviteteve në Stamboll, Zëvendëskryeministrja Tahiri mori pjesë në Konferencën për 100 vjetorin e Shqipërisë të organizuar nga BALKANSIAD dhe Konsullata e Shqipërisë. Në kumtesën e saj me titull “Shqiptarët në shekullin 21” zëvendëskryeministrja Tahiri u fokusua në historinë e ndarjes tragjike të shqiptarëve, arritjet kryesore të shekullit njëzetë si dhe foli për vizionin e një kombi lider në rajon të cilën shqiptarët e meritojnë dhe duhet ta realizojnë.
Në këtë konferencë të pranishëm qindra studentë shqiptarë që studiojnë në Turqi, ndërsa Konferencën e përshëndetën edhe dy konsujt e përgjithshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Kryetari i Komunës së Bajram Pashës, z. Atila Aydiner, deputetja e Parlamentit Turk znj. Gulay Dalyan dhe udhëheqës të Shoqatave të shqiptarëve në Stamboll.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Krasniqi mori pjesë në manifestimin kushtuar 113-vjetorit të Kuvendit të Lidhjes së Pejës” Besa-Besë”
» Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit Obama
» Janë bërë përgatitjet për shënimin e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur
» Presidentja Jahjaga mori pjesë në takimin vjetor të Clinton Global Initiative
» Jahjaga mori pjesë në varrimin e Havelit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi