Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ksenofon M. Dilo: Edhe sikur gjithë lulet të priten...

Shko poshtë

Ksenofon M. Dilo: Edhe sikur gjithë lulet të priten... Empty Ksenofon M. Dilo: Edhe sikur gjithë lulet të priten...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 11:11 am

EDHE SIKUR GJITHE LULET TE PRITEN…

“Te kondisma-obelisk
Mall e dhimbje ngjizur fort.
Pèrkujotn AJO njè Fis”…
Jorgo Telo
Nga Ksenofon M. Dilo
Në luftë nuk jemi dhe luftojmë me jetën .Kudo ka krizë , tek ne Krisma dhe Korupsion( më i hidhuri né drejtesi) , edhe pse e njohim njeri-tjetrin si paranë e kuqe !Kjo, vetem e vetëm se na mungon shtylla e fortë:Drejtësia ! Padrejtësia ka kaluar zenithin e saj inkurajuar me Femi Avdij,që kërcënohet edhe shpresa jonë me ë çmuarshme Demokracia.
Krimi , nyja e çështjes.!Terrori i kuq ,armë kryesore komuniste.- Këtu rrënjët e ngatërruara të historisë janë akoma gjallë.Vrasja e burrit të nderuar topovit né pranverë të 1943-shit ,vetëm e vetëm se ish djalë ministri(i atij Kostikë,që tërë jetën ,shquajti mirësia e burrëria tij ), zë vënd të parë né këtë fillesë ! Luftë pastaj,pa qënë né luftë “-luftë klase”na e quajtën vazhdimësinë ! Né tranzicion”forca të errata” -ua vunë emrin pokriminelët ishin kudo ,né shtet,né hetusi, gjykatë, prokurori. !! Hapësirë e tërë kjo që,ka një emërues të përbashkët : çmëndurinë komuniste ! Né këtë gjykim , barbari e pashoqe ne shtetin e vetquajtur demokratik ! Mijra e mijra njerëz né tranzicion u vranë!?-Kur ,vdekjen duhet ta bejmë vetëm po qe nevoja për idealet e Atdheut.! Drejtësia katandisur një azil padrejtësie,mizorie! Poeti burrëror zagorit Jorgo Telo me të drejtë ngre zërin e thotë: “..Po kur vdekja vjen nga krimi”
”Na ndihmo o Zot ç’té themi…?” . Nuk t’a nxë goja terrorin e pabesinë në. njé vënd si yni të ndodhin këto!ku- me pak qetësi mund t’ja lexojme njri-tjetrit pusullen né xhep!- Më i padrejti ,ai që nuk ka kurajon ta pranojë ë,na nxjerr né shesh gurra të panjohura arësyesh sa”mbarsin malin e né fund pjellin një mi” Kolonjari i persekutuar,poeti Piro Kuqi (për vrasjen makabre né Sheper të Zagorisë në atë përvjetor Lenini,po dhe të shoqit të saj, shkurtoua jeta né linçim me rastin e 100 vjetorit Stalinit!) thotë me dhimbje:
”O, kjo kasaphanë
Si një rrufe mbi Brigjet (mbi familjet e Medha-né numër e virtyte-,po,dhe né vende madheshtore )
Kur pyesim për krimin ,
Na mbyllen gjithë shyigjet”. e kriminelët vinë rrotull, v a m p i r ë né për p o p u ll né Shqipërinë tonë që ,komunizmi dalloi nga ç’do vënd né botë: – hoqi fenë(mohoi Zotin,bile po të mundëte edhe bomba do ti hidhte qiellit për ta vrarë) dhe erdhien né fuqi dhe me ndihmen e perëndimit…
Apostojt e mashtrimit , harrijnë të na thonin dhe absurdin-argument!..”Forcat e errata” ?! na i bejnë këto vrasje, gjëma né familjet e persekutuara!…nuk ishin e janë né gjëndje ata( që shihnin dhe qimen né vezë te i deklasuari) , t’ i “dallonin dot!!”(akoma drejtesisë i duhet heshtja ) veç.,për vehte u duhet të vishnin “Kapardina të Bardha” thuaj si t’i kishin né modë.. ! .. Ndodhi pikërisht kjo, që kish kristalizuar né mëndjen e saj, Ajo Mëmë”Këmbëngulëse si zagoritet ,sovrane si Dilajt” né Sheper të Zagorisë, më23 janar 1991-shit tha:
,.. ”Mos beso që luftën e klasave do ta heqin
Këta bëjnë kurdoherë të kundërtën e asaj që thonë
Mos prit nder nga ata që nder s’meritojnë
Kur s’ua ditën prindërve të tu , ç’presim Ti e Unë! Ik!
Me mua plakën trimëri do tregojnë ! Ik !
(Etien Dilo “Një botë që lind e nuk lind dot fq.103)
Fjalët e saj për kodin e të kuqve: “.. bejnë të kundertën e asaj që thonë…”vulosën dhe fatin e saj…Kish jetuar gjatë me dimrin,që nga rinia né pleqëri,e, si lëvizte asgjë né zëmër,Kostandines së besës sé Madhe ,Mëmë Kaliopit ,që mbante me frymën e saj gjallë dhomat e shkretuara te Ilia Dilo Sheperit,Jani Dilo-s,amanetin e burrit të saj- Male Dilo-Për shqiptarin qëllimi i jetës është të jetojë me vy r t y t e Po,për kuqo-dopingët u ndje nevoja për një nga krimet më makabre né tranzicion. sa,…dhe. .mbetjet i kish sakatuar acidi..Një jetë e bazar vetëm tek vetëmohimi ..mori fund ..nga pabesia.. Vdekja tragjike ,pasojë e atij genocidi sistematik ,nuk e mohoi dot cerëmoninë mortore edhe pse shteti i mbrojti dorasit e vet.…U përcoll né të pahapshim arkivol, ngriturtur né supe nga ata që kish rritur né jete e tani , i rritëte né nder…Shumë ngjarje indinjuese,tronditëse janë parë por,né këtë mbahet përgjegjësi si për veprimin dhe mosveprimin nga drejtësia !.Asnjë fjalë e gjuhes shqipe nuk ka mbi vete më tepër mallkim se fjala” terrorist” ,-për ata- besnike të struktures komuniste, të vlefshëm vetëm për krime .
Dhe,terroristët ë kuq me histerinë e diktatorëve më të egër(siç udhëzonte Hitleri besniket:”Ju vrisni te Zoti përgjigjem unë”! apo Stalini edhe më cinik”Një vdekje është një fatkeqësi; një mijë vdekje -një statistikë”!) vepruan te familjen Dilo ,ku njera vrasje s’ngjan me tjetrën, gjer te kjo Mëmë viktimë që né atë kollonë të gurtë “rri e ngrirë né mrmer /për gjithë fisun rri e vuan / se s’u lodhën duke prerë/forcat e tmerrit/” që ndërtuan këtë drame. ,për të ç’dukur dhe gjurmën e fundit né këtë shtëpi .që ish kundër pushtetit . ”Shteti komunist duke qënë vetë autor,natyrisht e bëri te vetën ! Masakrën e pa parë e dëgjuar dhe gjyqin si gjykim hijesh ,larg vëndit të ngjarjes ,… që, dhe popullit i thoshte :….”Rrini urtë, unë të vras! Unë s’jam Rumani! Mirini nga ne dhe”demokraci!”- “Me krimin ndjehen trima gjithë frikacakët”-thotë Shekspiri shqiptar- Kadare.
Nevoja për të mbrojtur të keqen , nuk i kursente vehtes turpe të tjera edhe pse dashi i kopesë tregoi plakje e kopeja u duk e çoroditur . Skandali…një gjueti për të deklasuarin..I komunistizuari fshatar,që thellë né lëkurën e tij fshihet gjaku i të parve të tij né atë masakër të Hormovës ,festoi e gëzoi shtatzaninë e tij staliniste, ulëriti si një grua né linde:Të zhdukim dëshmitë! Të mos lëmë pikë referimi të Demokracisë perëndomore shtëpinë Dilo
Kaloi ca..”Tragjikisht ikuVasili/Po kështu edhe Etieni/”. duke mbajtur librin e tij të papërfunduar né çantë.. Po.. makina bëri punën e vet,aksidentalisht (!).. gjer 5Om tutje ,Etieni shtrirë me fytyrë nga qielli si i rregulluar nga Zoti!.Nipi i denjë i Ilia Dilo Sheperit u shtyp aksidentalisht(!) .. ....”.Veç,Zoti të na ndihmoje ç’të themi”!? –për Etienin që,”Ishte burrë-burrë i besës/ Ishte fjala-maturia/Ishte i drejtë,i ditur/ Ishte vetë MIRESIA!” thotë me gjithë shpirt Eduardi.. ..
Drejtësia vrau drejtësinë né atë makabritet ..te Mëma é tij!.Peng e mori këtë padrejtësi. për atë gjyq komedi të Gjirokastër sa nuk ju lejua dhe avukat mbrojtes viktimes . Akoma i patharë gjaku te pragu i shtëpisë Ilia Dilo Sheperit e( ngjan sikur do ngrihet përsëri nga varri - për atë valle makabre hequr né shtëpinë e tij...) mbeten vetëm me përgjigjen: - Ke të drejtë!.. sa poeti sheperjot thotë
”:Kërkova drejtësi
atë s’ma dhanë,
më thanë :
“s’të takon,se ke të drejtë.” …
Dërgova letra presidentëve,
kryeministrave…
Ata mu përgjegjën:
“Neve vetëm shokëve tanë komunistë
u besojmë.”…
( “Paradokse shqiptare” Eduard Dilo)
Shkrimtari Agim Shehu shkruan “Kaliopi Dilo ose një padi që nuk shuhet e një martirje “ për sadizmin kriminal komunistëve né fuqi kundër nacionalistëve..që,”Nuk dihet nëse hordhitë e hunëve e barbarëve do kenë bërë edhe mbi te vdekurit gjera më me llahtar se ato të diktatures komuniste mbi vëllezrit e tyre të gjakut !... ” Njerëzit ngado pyesin: Akoma mashtrimi, e pallogjikshmja ..do vazhdojë të triumfojë né drejtësi?Kur do fitojë arësyeja mbi taktikat partiake?!”Ajo që i zëmëron në këtë varavingo është : e D r e j t a gjëndet ende e B u r g o s u r. Shqiptari i vërtetë i duhet të hap gojen e të gëlltisë thelbin e antishqiptarizmit si ndonjë aspirinë! Helmohet atmosfera shqiptare e mbetet pyetja: sa larg mund të shkoi barbaria e komunistëve?
Arroganca ka ndryshuar vetëm tonin, formën.Shëmtohet ç’do gjë e bukur shqiptare ,i tillë misioni i kësaj industrie çnjerëzore.Në plan të pare ,të lëftojë popullin e vet . Patriotë të pushkes e të penes , strategë të luftës ,si Hysni Lepenica e Jani Dilo,luftëtarë,njerëzorë,burrërorë që dinin të falnin ,akoma denohen me heshtje! Nukduan ta ushqejnë kete popull me qumeshtin e vet.!
Monument i ngrënë gënjeshtrave e krimit ramizjan.Shqetësim,si mund ta freskojnë,këtë monument Një gjë nuk lëviz: ,kostantja dominuese është çnjerëzorja !
Luajnë me krime,me çfaqje terrori dhe e vendosin vehten në një llogore me kriminelët ordinerë.Po u fute né llucë me derrin –thote mënçuria e popullit -fiton derri.Në këtë rezonancë mjerimi..ka ngrirë buzëqeshja..sindrome dëshpërimi..Flasin shumë Hiroshimat shqiptare..Gërdeci,., .. mali me gropa..lënë fare në harresë! Gomonet ..e mbytura etj.I pritet koka të pafajshmit,si t’ja shkurtojnë bishtin hardhuckës!Më rrebel- mllefi mbi familjet fisnike,demokrate të vërteta perëndimore Ja ç’do me thënë çmënduri komuniste!
F a t t r a gj i k i Njeriut f i s n i k ! Vëç, plaga dhe dhimbja ia zbukuron më tepër fisnikërinë se,njerëzit lexojnë jetën e nderëshme që lë pas në trashëgim . Për fisnikët shqiptarë poeti,sheperjoti Anastas Duka qysh né vitin 1959-të do thosh me emocione e dhimbje po,plot optimizëm , si një imazh Homerik hapte me fuqinë e shpirtit : rri drejt ose vdis se, .. “ “Sado ndjekur e përndjekur
Mirë e di ç’fitore kam
Kur të ngrihem do të njihem
Qe jam unë ai që jam .”
Burrit të trimërisë sé urtë,.më shumë se jeta i peshon nderi :liria –demokracia,e drejta:Keshtu na i lanë të parët tanë :Ilia Dilo Sheperi, -Cajupi ,Jani Dilo, Aristidh Ruci etj..këtë Sheper, jo si një histori të vdekur,por si një trup të gjallë., që i deklasuari e familja e tij ka nderin që armiqtë e vet qenë dhe armiqtë e Shqipërisë Për këtë arësye,kjo madhështi né dhimbje,te plaget e pafund., vuan më tepër dhimbjen e Atdheut.,pa ngatërruar fat-keqët me fajtorët ; se, “fajtorët duhet ti marri drejtesia, e gabimet i merr historia” Tani situatë remi! Sugjerim:kthimi né metaforën .”Prapa ktheu!”,nuk ka. , Shqipëria né NATO..
Këtë tregoi heshtja,dëshpërimi i të magjepsurve të kullës kuqe ?! Akoma nuk duanin të kuptojnë që dielli i se vërtetes,qytetërimi njerëzor ,e shkriu akullin siberjan e llogjika komuniste vdiq !? S’duhet të ndodhi më., braft një dolli e vogël me shkëndi shprese…Kambanat e alarmit bien,thëngjijtë do marrin flakë…e strukturat e drejtesisë të mbeten te ngrira e,të veprohet akoma si ai zjarrfiksi që kerkon ta shuajë zjarrin me benzinë.! Vepra të atij lloji,një pasqyrë që tregon “kush e shikon vehten si majmun,nuk mund të reflektojë si një apostull”! Fakt ky,që nuk duhet anash-kaluar.
Muaji i mjaltit i atyre që i kthejnë kurrizin drejtësisë s’duhet të zgjatë më! Çështja ka marrë pamjen.”Të jesh a të mos jesh”Diskutimet janë toleruese,përfundimet dekurajuse.Ne këtë disipline të trishtueshme thuhet se jetohej,po gënjehej.Del dhe ndonjë bejte:”Jeto me përralla,bjeru pas ëndrave!” S’di- nte i vuajturi shqiptar as të qeshë,as të pikëllohet ,as të trëmbet para një hëne gjaku
Afroi koha e zgjedhjeve,vota e lirë kërkon më shumë se çdo tjetër: Drejtësinë. Atje ku nuk ka drejtesi s’ka dhe nuk mund të ketë Liri .Nuk presim të na bëjnë të zgjedhurit mrekullira,po të vendosin Drejtësinë e, të kenë fjalën fjalë e punën –punë!Ky është thelbi i vyrtyteve shqiptare ,kjo le të jetë dhe fjalë programmi qeveritar për të qetësuar kete popull shpirtërisht.
Afrohet tani i persekutuari dhe vetëm një pyetje dëgjon të thotë.”SA !” “Edhe sa do të vazhdojnë?!” Një pasiguri e zakoneshme ne shpirtin e tij,që shumëzon mërzitjen e herëshme. Një parandjenjë e errët e mundon….edhe prona që nuk vete tek i zoti tregon …rreziku përgjon. Fusha e zyres sé Drejtesisë,akoma e minuar. Egërsi e dyzuar :luftë klase dhe diktaturë rruge, një lidhje martesore,që nuk është né krizë.Antikorpi i demokracisë vështron ç’ka duhet të fshehë,jo ç’ka duhet të thotë.Me habi Europa fërkon sytë.Asgjë shqiptare né natyrën e krimeve.
E shëmtuar shumë të shënosh numurin e viktimave se,një njeri të pafajshëm të vritet,njësoj si të gjithëve të na shkelet e drejta e jetës! E tillë dhe vrasja makabre né Leusë të Përmetit,e të burgosurit politik Fore Pocoli me të shoqen. I mjeri Fore mendonte të shkonte të takonte motrën n’Amerike..e..drejtësisë i duhet akoma heshtja. Konsiderohen njerëzit si objekte që duhen të shkatërrohen Zotëria që e mban vehten si sherif i zi s’vuan dënimin për vrasje, dëmin moral,ekonomik të viktimave!!! Dhe vazhdon akoma instikti mjeran enverist që luftën e nderëshme e shndërroi né luftë me familjaret..Po,të vrarët si Kaliopi Dilo,Fore Pocoli me shokë kanë dhe drama pabesie dhe shkëlqmin e p a t r i o t i t
Pasojat, e kesaj lufte burracakërie me familjarët ( harritur deri dhe né çvarrimin eGjergj Fishtës, Ilia Dilo Sheperit që, për shqiptarin ish një sakrilegj,për komunistin ish një progres! ) flasin kudo…Drejtësia e hutuar nga korrupsioni né emër të jetës e ka bërë jetën të padurushme.Komunistet po,gabojnë vetem kur thonë të vërtetën.Veç njeriu,deri sa të jetë njeri,kërkon e ndjek të vertetën dhe,prej saj udhëhiqet fuqishëm drejt të mires morale, ndryshe , mbetetet të marri pjesë ne funeralin e tij d.m.th. të kërkojnë me dëshirë vet-vrasje.Ndaj dhe mbetet të themi:DREJTESIA DO OKSIGJENIN E DUHUR Gjithë brënda vehtes e kanë këtë “fëmijë të lumtur” por,pak e lënë të jetojë!
E vetmja mundësi që i jepet klasës politike,të ketë kurajon të ndezi dritën e shpirtit për të pastruar jetën e saj, për të fituar atë që lekët nuk e blejnë dot,ndryshe do jenë të mjerë edhe pse milionerë! Të shfytëzojë fatin kjo kastë,të nxjerrë mësime nga e kaluara,”duke kthyr kokën pas jo për të marrë hak,por për të rregulluar punen né të ardhmen”(Jani Dilo)Vetëm kështu nuk do te përserisë gabimet e sé kaluares dhe kriminelet do trajtohen si kriminelë,pa thote mënçuria zagorite “EDHE SIKUR TERE LULET TE PRITEN PRANVERA PERSERI VJEN”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi