Ksenofon M.Dilo:KUR I TREMBESHIN TE VERTETES
Faqja 1 e 1
Ksenofon M.Dilo:KUR I TREMBESHIN TE VERTETES
KUR I TREMBESHIN TE VERTETES |
Ksenofon M. Dilo
Pikërisht atë mëngjes nëntori të1984-tës,u dha rasti të njihej cila ishte Mimoza-nxënësja në klasën e gjashtë e shkollës 8 vjeçare Dobrushë.
Fjala mori dhenë: Mimoza Kapllani- bija e familes Kapllanajve shquar për patriotizëm, kulturë,bujari e fisnikëri por,goditur rëndë nga dhuna e laboratorit komunist – ka shkruar në hartim:..”Unë, Partine nuk e dua..”
Servilët ,frynin madheshtinë e tyre ! Si zjarri në kashtë përhapën fjalët e Mimozës. Tërë mllef shfrynte ndonjë që e mbante vehten si “ babai i marksizmit”..
Shpërtheu fortuna zë-çjerrëse kakaritëse…krra,krra :
-Si guxon kjo nxënëse të fyejë nënën Parti?!...
Ci thuaj kësaj?
Ci duhet bijës së reaksionarve të prashitë?!..të futë hundët në punët e Partisë?!..
Armiku punon, pa mëshirë të goditet..të linçohet. Derdhnin pikëllimin sherbëtorët e diktaturës… ç’do fjalë e njomnin me jargët e tërbimit kuqalash! të egërsisë njerëzore, të luftës klasave,që është më e tmerrshmja nga çdo legjendë .
C’i thuaj kësaj urrejtje ,si mund ti vësh emrin oshëtimës së saj, që këput e dërmon
jetë njeriu…!
E pikëlluar vrapon e gjora ,e vuajtura Nënë…aq e prekura në shpirt nga sëkëllditë.. dhimbjet e krijuara prej atyre që ,nuk kanë zëmer-njeriu..
Po..dhe..me një fëmijë u mbeti të mirren !?
-C’të jetë kjo!?!-thotë me vehte - Mema që,në dritë të syrit fëmijët vështron! E, zëmra gjak i pikon!
Shqetësimi i shndërrohet në rënkim… Eshtë Mëmë që, nuk i mjafton mundimi i krahëve,as djersa e ballit për ti ushqyer fëmijët e ,ndoshta i dërgon në shkollë dhe pa mëngjes,me bark-bosh! Po..kurrë..fëmijët e saj, s’e japin vehten e,ndër të paret në mësime e kudo!
Kujdes ! -u thotë - vuajtjet,hallet janë bërë për t’u kapërcyer…
Turp për ata që vuajtje shkaktojnë…mendon…, kane me vehte parimin shkel e shko që u thotë : trëmbuni nga e v ë r t e t a.
Metodë : gënjeshtrën,mashtrimin
Mjet-përbuzjen,poshtërimin e Njerit,shkatërrimin.. deri dhe te fëmija.Frika (nga e vërteta) ,nuk ua kursen dhe këtë marrëzi…
Bën kurajo !
E tillë është filozofi e tyre : Njeriu-ujk e Ujku –njeri !..
Tingëllim aktual tani ka, ai 5 maj i vititit 1954-tër kur,- Hallë- Sava,në Sheper të Zagorisë, - befasoi e alarmoi të deleguarit per festë nga Tirana e kuqe Vizitë në shtëpinë e saj ,plot bujë e krenari për ditët e mira që u harritën.., insistuan t’ja merrte dhe një kënge, kjo Mëmë e 2 dëshmorëve ,.. Por..,ç’ndodhi ? sa dëgjuan që buçiti shtëpia nga kënga labe e isua aprovonte fjalët e saj :
“.. Moj Rusi,moj bolshevike
Gjithë botënë e prishe
Shiko si na katandise”
NDALUAN këngën!...
-Aaa jo kështu Hallë Sava !… thane - Pse ?! ..u përgjegj Ajo,nuk po e shihni “vëndin që po e lini dhe pa një zog pule!”…Eh! Mor djem u foli-Hall Sava- të zëmëruarve.. . ,kot nuk kanë thënë të parët :“Rigoni – Lis nuk bëhet dot kurrë!” s’kini faj…
Dhe.. në Dobrushë ,mërzitësia përzihet me kënaqësinë. Eshte e VERTETA ,që forcon Njerinë.
Kapllanajt nuk kanë si bëjnë dot pa krenari !
- C’faj ka kjo fëmijë tani?
I dhëmb shpyrti për Babanë e burgosur politik ,për vëllezërit e tij , për njerëzit e shtëpisë keq-trajtuar . ..për të pushkatuarit pa faj.. Vetëm e vetëm këto se, janë shqiptarë e duan demokracinë. Nuk duan Shqipërinë vetëm me një”lule”..
Një gjaknxehtësi “fëmije”..-mendon Mëma-Një zëmërim që dhe bukën kur kafshon e lag me lot vajza…
Rritet dhe merr sulm shqiptarja…e, skraparlitja nuk bëkërka dot pa trimëri!
Thuaj si të duash, kur “thika vete në asht(kockë)” dhe dhëmbja të ndjek si hija trupin..nuk pyet më!.
MOZA në natyrë te saj vërteton: një jetë në dhimbje. Ajo jeton me dhimbje ,edhe ushqehet me dhimbje.
...Atë ditë dëgjonte në heshtje,vajza ballë-lartë me vështrim të qetë.., aty në bangën e 3-të të rrjeshtit të mezit të klasës së saj. Dukej ,sikur thoshte me atë ekuilibër shpirtëror te saj :Pse e mundoni vehten aq shumë? Ç’kini që bërtisni. ( më kujton Donikën e 7-të vjeçares, nxënëse që kundërshtoi mësuesit e saj: Sheperin e dogjën “çlimtarët” se,po të luftonin ,nuk fshiheshin me ne shpellave…ku, vetëm kakërdhi delesh kishte e jo gjermanë ,pastaj në pararojën gjermane kish dhe ish partizanë... ,ndryshe,nuk kish si futej armiku në këto gryka e të na digjte shtëpitë mor Jo?!..Veç ,Mësues siVangjel Kaso dinin të operonin me nxënësit tërë takt e maturi )
Vendosmëria-MOZE-dukej sikur thotë: Njeri,kryej detyrën tënde.
Mbledhja ..filloi.. ..“Moza armike populli” O ZOT-njeriu me vehte- ç’bënet kështu !?..
..Një kakofoni e çuditeshme zhurmoi… breshëri fjalësh: zëra nga e majta ,nga e djathta,nga afër,nga larg.Në veçanti ç’do zë një britmë.. si e një gruaje në lindje !Aty monologe,aty në kor zëra…në ç’do tre fjalë njera thuhej ARMIKE…krra,krra –ja e zakonëshme e diktaturës…
O trazirë e verber e rrëmetit ! S’mbeti kush pa marrë pjesë,në mos dhe shpirtërisht,pa dalë kallauz nga kjo çetë të zgjedhurish e këtyre njerëzve të ditës, që bëjnë pjesë në skenën e luftës së klasave..e lahen e lyen me formula bolshevike e enveriste për të luftuar shqiptarizmin. Varroset e verteta dhe me emërin e saj behet akoma krim.. !
Po..frikë dhe nga një fëmijë kanë.. !..
... Diçka e çudittëshme.E egër. Rrënqethëse… Njëkohësisht e zakonëshme si në lënçime..në 100vjetor Stalini …
Trëmbur nga e vërteta!.. Vezullon errësira e shpirtit “ kuqo” ..dhe ku?!
Në shkollë,në vëndin e dritës,diturisë,ku..do të rrezatonte madhështia e fisnikërisë së saj , bretkosat politike kakarisin :Nena Parti ka sjellë gjithë të mirat..Të punoje ku të thoshte ajo,e të paguante sa te donte ajo!” Elbete Partia të merrte dhe lekun e fundit popullit dhe ,ky ta falnderonte…
Shkojmë një jetë provizore e duhet pirë uji i budallajit:ke vesh e s’dëgjon,sy e nuk shikon… Kush tha se,kish qënë profet dhe parashikojë këtë” të keqe, te e keqja”…Ngado ,që sillesh ndjen dhimbje..duke ecur..,mbetet njeriu mbrapa..Kjo dhëmb dhe më shumë..
Ja si heqim e vuajmë…
Një zë pëshpërit vazhdimisht në vesh:
.. Njeri,ti nuk ke lindur për bishë, ngjitu pra lart tek ajo që është fisnike,tek ajo që e ka emrin virtyt shqiptari. C’vlerë ka jeta kur tjetrit i thuaj:vdis në dëshpërim se,nuk ke shpëtim po, e thenë shqip ”C’del nga macja gjuan mi”
Po Moza?
Moza që është lindur në vuajtje,ngjyen kafshatën e bukës në vuajtje , në shpirt e në trup vuan si rrallë kush tjetër . Tani.. me atë qetësinë e saj karakteristike dukej sikur thote :
Kam respekt për shokët e Partisë që erdhën e nderuan(si servilë) dhe ngriti zënë:
“Eshtë ashtu si e kam shkruar. Partinë NUK e d u a”…
..Heshtje..
Burrëria e të parve KAPLLANAJ reflekton:
U duk sikur vajza çoi fjalë te MUHARREMI(Muharrem Kapllani-akademik,oficer ballist që s’denjoi të qëlloi mbi shqiptarin,kurrë se bëri lojën e te huajit. Të vritemi-thosh-vetëm për SHQIPERINE)) te DERVISHIT që nuk pranoi “humanizmin” e hetusit të kuq po,çau barkun e me zorrët e tij në dorë..mbaroi.. ashtu si në Vlorë Leonidha Ruci (vallai i patriotit të madh Aristidh Ruci,që mbeshteti aq fuqishëm Ismail Qemalin,e,nga drejtusit kryesorë të luftës Vlorës më 1920 anëtar i qarkorit të Ballit, që,kërkoi”më shpini te shokët e mij,te të burgosurit politikë “)
..MOZA krenare,nuk lëviz nga e saja! Fjala e saj mbush me jetë mendimin e lirë në fshatin e Beshir e Ismet Dyrmishit,në vëndin e trimave ! Aq sa ,kur pritej të diskutonte tjetri-e shikon sikur thotë: shpejt se,filloi çfaqja ! Arbenit,”Xhites” Namikut,Fatmirit,..etj. nxënës nga të fisit saj … krenohen për kushërirën trime…e në sytë , që u shkëlqejnë lexohet :
Ja,mirrni shëmbull nga MOZA jonë dhe, mësoni si bëhet njeriu trim !
Me bisht të syrit e qetë,i vështron Moza , gjen ngushëllim në ta po,dhe më shumë forcë te e v ë r t e t a .
..Rrotullon sytë nga të tjerë, që ulërasin sa ngjirren herë pas here “Parti- Enver”.. e i ngjan sikur dhimbja pak sa e çliron… Duket sikur i mëson si ta bëjnë “mundimin” të lehtë, dhimbjen të këndëshme….komedianët që, flasin e flasin për të vërtetën,për lirinë,po deri sa vdesin gënjejnë dhe ,bile ndjen se komunistët,”gabojnë vetëm kur thonë të vertetën”
Habit kurajua e forca shpirtërore e kësaj Vajze ! Ja pra, ku qëndron dhe vlera e dhëmbjes…Pushteti i vjetëruar s’e ndjen vehten mirë… Sidoqoftë dikush do ta pësonte në shkollë..Ai…më i varfëri…nga biografia !
Të zezat e njerimet vijnë nga..burgosja e të vërtetës, të drejtës! Jeta dhe vuajtja marrin vlera dhe kuptim kur nuk i trëmbesh së vërtetës..
Krenari është,kush vuan për mungesë të d r e j t ë s i s ë , sa dhe i trëmbur ai që,ka mohuar e hedh balte te e verteta.
Vuajtjet kurrë nuk të lënë pa shpresë,pa ngushëllim,pa shpagim:Kuptim-plotë fjalët e poetit:”Të fala rininë, të fala dhe jetën
Po,të vërtetën,JO ! Kurrë nuk ta fal !”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ksenofon M. Dilo: Burri i vyer i kombit Petro Harito
» Ksenofon Dilo: Petro Harito, burrë i vyer i kombit
» Ksenofon M. Dilo: Një burrëreshë labe
» Ksenofon M. Dilo: Meditim për pensionistin
» Ylli M. Dilo:NE KUJTIM TE DESHMORIT TE ATDHEUT PANO XHAMBALLO/ SHKRIM NGA YLLI M. DILO
» Ksenofon Dilo: Petro Harito, burrë i vyer i kombit
» Ksenofon M. Dilo: Një burrëreshë labe
» Ksenofon M. Dilo: Meditim për pensionistin
» Ylli M. Dilo:NE KUJTIM TE DESHMORIT TE ATDHEUT PANO XHAMBALLO/ SHKRIM NGA YLLI M. DILO
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi