Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD, përkujton 14-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

Shko poshtë

PD, përkujton 14-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit Empty PD, përkujton 14-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 11:23 am

PD, përkujton 14-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit


PD, përkujton 14-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit Largea_hajdari1347437420
Partia Demokratike përkujton sot vrasjen e deputetit Azem Hajdari, 14 vjet më parë në qendër të Tiranës.
Kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli dhe përfaqësues të së djathtës priten të zhvillojnë edhe homazhe në bustin e ngritur për nder të "Pishtarit të demokracisë" Azem Hajdari pranë selisë së Partisë Demokratike.
Azem Hajdari ishte një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste. Ai u qëllua për vdekje pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 shtator të 1998 së bashku me truprojën e tij Besim Cerja. Azem Hajdari u shqua për vetitë e tij, që në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990 për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes edhe Urdhri i lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi