Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: Azem Hajdari ishte zëri i një demokrati të vërtetë

Shko poshtë

Topi: Azem Hajdari ishte zëri i një demokrati të vërtetë Empty Topi: Azem Hajdari ishte zëri i një demokrati të vërtetë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 12, 2010 9:13 pm

Topi: Azem Hajdari ishte zëri i një demokrati të vërtetë

Topi: Azem Hajdari ishte zëri i një demokrati të vërtetë 846887

Presidenti i Republikës, Dr. Bamir Topi vizitoi sot paradite familjen e Azem Hajdarit me rastin e 12-vjetorit të ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të njërës prej figurave më të shquara të vendosjes së pluralizmit politik dhe rilindjes së demokracisë në Shqipëri.
Presidenti Topi, gjatë bisedës me zonjën Hajdari, fëmijët dhe të afërmit, përkujtoi me nderim e emocion të veçantë kontributin e vyer dhe të patjetërsueshëm të udhëheqësit të Lëvizjes Studentore 1990-91 dhe njërit prej politikanëve më të spikatur të demokracisë shqiptare. Për vlerat e tij të pamohueshme historike dhe patriotike, kreu i shtetit shqiptar e ka nderuar Azem Hajdarin, pas vdekjes, me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dy vjet më parë.
Familjarët e heroit të demokracisë, pasi falenderuan Presidentin Topi për respektin dhe përkujtimin me nderim të të dashurit e tyre, ndanë së bashku disa prej kujtimeve më të veçanta e të paharrueshme të jetës, punës, veprimtarisë dhe miqësisë personale me Azem Hajdarin.
Në përfundim të vizitës përkujtimore, Presidenti Topi shprehu edhe njëherë vlerësimin për këtë figurë të papërsëritshme të historisë së demokracisë shqiptare nëpërmjet një prononcimi për mediat e pranishme: “Vijmë si çdo vit për të respektuar figurën e Azem Hajdarit. Natyrisht sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e vlerësojmë figurën e Azem Hajdarit. Një njeri me një shpirt të lirë, një demokrat i lindur, një njeri shumë luajal në politikë, me kolegët e tij, por edhe një njeri antikomformist që do të thotë që zëri i tij, ishte zëri i një demokrati të vërtetë.
Kështu që figura e tij, me kalimin e viteve, jam i bindur që gjithmonë do të vijë duke u ridimensionuar në kuptimin e zmadhimit real të figurës së tij. Edhe njëherë sot, shpreh edhe para medias, konsideratën e lartë që kam pasur për të përsa kohë kemi bashkëpunuar”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Topi: Azem Hajdari ishte zëri i një demokrati të vërtetë Empty Mbushen sot 12 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 12, 2010 9:20 pm

Mbushen sot 12 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

Topi: Azem Hajdari ishte zëri i një demokrati të vërtetë 543221

Mbushen sot 12 vjet nga ekzekutimi pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë të Azem Hajdarit, simbol i pluralizmit në Shqipëri, udhëheqës i Lëvizjes Studentore të vitit ’90 që solli rrëzimin e diktaturës komuniste dhe i hapën rrugë sistemit shumë partiak politik. Mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, deputeti demokrat humbi jetën në një atentat. Azem Hajdari mbetet ndër figurat më të spikatura të politikës në vitet 1990-1998. Ai ishte nënkryetar i parë në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit në katër legjislatura.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi