Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohen Sami Hamiti, Agim Ademi dhe Muharrem Rama

Shko poshtë

Arrestohen Sami Hamiti, Agim Ademi dhe Muharrem Rama Empty Arrestohen Sami Hamiti, Agim Ademi dhe Muharrem Rama

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 8:04 pm

Arrestohen Sami Hamiti, Agim Ademi dhe Muharrem Rama

Arrestohen Sami Hamiti, Agim Ademi dhe Muharrem Rama F1_12eulex1347444113


Prishtinë, 12 shtator - Policia e EULEX-it ka arrestuar kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës Sami Hamitin dhe dy biznesmenët Agim Ademin dhe Muharrem Ramën nën dyshimin për korrupsion. Njoftimin e ka dhënë EULEX-i por nuk ka bërë publik emrat e të arrestuarve.

“Gjatë një operacioni, sot policia e EULEX-it arrestoi tre persona, në mesin e tyre një zyrtar të lartë të komunës së Prishtinës. Të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsion. Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përzier i prokurorëve vendorë dhe të EULEX-it”, ka thënë EULEX-i.

Komuna e Prishtinës nuk e ka komentuar rastin. Zëdhënësi i Komunës, Asdren Osaj, ka thënë për KTV-në se nuk janë në dijeni nëse i pari i Asamblesë Komunale është arrestuar. Sami Hamiti ka qenë zyrtar i lartë i komunës edhe në mandatet e kaluara. Hamiti, i cili është një figurë e rëndësishme e LDK-së, gjithashtu ka qenë edhe kryeshef ekzekutiv i Komunës së Prishtinës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi